Fillon faza e tretë e programit SEED

Më 26 e 27 shkurt
2020 në Vjenë, Austri, është mbajtur takimi fillestar i programit SEED faza e
tretë, ku kanë marrë pjesë të gjithë partnerët. Programi do të zbatohet në
Kosovë dhe në Serbi për tre vitet e ardhshme, 2020 - 2022.
Si pjesë e
strategjisë dalëse/përmbyllëse, SEED në fazën e tretë do të fokusohet në
qëndrueshmërinë e rezultateve të arritura deri më tash, ngritjen e kapaciteteve
të këshillave lokal të punësimit, do të ofrojë grante për nisma inovative dhe
start-ups, do të krijojë mekanizma e infrastrukturë bashkëkohore për shkollat
profesionale si dhe do mbështes bashkëpunimin ndër-komunal, rajonal duke
krijuar rrjete të bashkëpunimit.
Programi SEED zbatohet nga Syri i Vizionit në Kosovë në bashkëpunim me organizatën Austriake “Volkshilfe” dhe mbështetje nga Agjencia Austriake për Zhvillim – ADA.