mendo globalisht,
vepro lokalisht

1 Qershori - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

01.06.2020

Sot është 1Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnësot vëmendjen e prindërve dhe institucioneve përgjegjëse, vet shtetit, që tëofrojë më shumë kushte dhe mundësi për gëzimin e të drejtave dhe mbrojtjen etyre. Kjo Ditë jo vetëm që është kthyer në një ditë festive, por edhe në njëditë sensibilizimi, ku fëmijët janë ata që vet ngritin zërin për t’i thënë jodhunës e ndëshkimit trupor ndaj tyre.

Organizata jonëvazhdon të punojë çdo ditë së bashku më fëmijë, prindër dhe institucione përgjegjësepër të bërë Kosovën një vend ku gjithherë prioritet të jetë interesi më i mirëi fëmijëve. Sot, kërkojmë nga institucionet të angazhohen çdo ditë përpërmirësimin e jetës dhe mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve të tyre si dhezbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.

#RriteMeDashni

#1QershoriDitaNdërkombetareeFëmijëve

#LigjiPërMbrojtjeneFëmijës

#NdaloNdëshkiminTruporndajFëmijëve