mendo globalisht,
vepro lokalisht

Edhe 300 pako ushqimore për familjet e komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali

11.06.2020

Organizata Syri i Vizionit në bashkëpunim me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), kanë ndihmuar rreth 300 familje të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali në lagjen “7 Shtatori” dhe fshatin Vitomiricë të komunës së Pejës me pako ushqimore, duke lehtësuar kështu sadopak gjendjen e tyre ekonomike e sociale në tejkalimin e situatës me pandeminë.

Shpërndarja e pakove emergjente është bërë derë me derë nga personeli i organizatës sonë.

Rëndësi shumë e veçantë gjatë gjithë kohës i është kushtuar zbatimit në përpikëri të të gjitha rregullave, si mos-grumbullimi i personave, mbajtja e distancës sociale dhe përdorimit të pajisjeve të duhura - dorëza, maska e dezinfektues, duke ruajtur kështu si personelin tonë ashtu edhe përfituesit e këtyre pakove. 

Rreth 400 familje të këtyre komuniteteve janë ndihmuar edhe më herët nga Syri i Vizionit dhe KFOS me 1.100 pako emergjente për fëmijë nga mosha 0-3 vjeç dhe familjet në nevojë në këto dy lokalitete. 

Lajm i ndërlidhur: 

Rreth 400 familje nga komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali ndihmohen me pako emergjente për familje dhe fëmijë