mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahen takimet monitoruese në fushën e prokurimit publik

09.07.2021

Më 8 e 9 korrik organizata Syri i Vizionit ka mbajtur takimet monitoruese në fushën e prokurimit publik. Këto takime kanë trajtuar monitorimin e kontratave publike së bashku me kryetarët e këshillave lokal në Rahovec dhe Gjakovë. 

Takimet monitoruese kishin për qëllim të zgjeronin njohuritë e kryetarëve të këshillave lokal në mënyrë praktike që ata të jenë në gjendje të mbikëqyrin kontratat publike të projekteve të cilat realizohen në lokalitetet që përfaqësojnë si dhe realizimin e punëve në mënyrë sa më të duhur nga ana e kompanive përfituese të këtyre projekteve.

Këto takime janë vazhdimësi e trajnimit “Prokurim publik”, duke i ndihmuar kryetarët e këshillave lokal me monitorim praktik të kontratave publike. Aktivitetet si kjo kanë ndikuar në aktivizimin e kryetarëve të këshillave lokal si dhe në nxitjen e kureshtjes së institucioneve për monitorimin nga qytetarët duke rritur kështu bashkëpunimin, transparencën dhe llogaridhënien.

Përfitues të këtyre aktivitete janë kryetarët e këshillave lokal nga Rahoveci dhe Gjakova ku edhe po zbatohet projekti “Qytetaria aktive dhe komunat përgjegjëse në Kosovë” nga organizata Syri i Vizionit në komunat e rajoneve të Pejës dhe Prizrenit.

Organizatat joqeveritare Syri i Vizionit, Communication For Social Development, EC MaNdryshe dhe Democracy Plus kanë lidhur aleancë për zbatim të këtij programi i cili mbështetet financiarisht nga Olof Palme International Center. Ai synon përfshirjen dhe pjesëmarrjen sa më të gjerë të qytetarëve në vendimmarrje.