Syri i Vizionit dhe Komuna e Pejës nënshkruan marrëveshje

Pejë, 03 korrik - Në një ceremoni solemne të mbajtur sot, e martë, është bërë nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të organizatës Syri i Vizionit (SiV) dhe Komunës së Pejës. Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori i organizatës Veton Mujaj dhe i pari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.
Kjo marrëveshje është arritur lidhur me programin dyvjeçar “Fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave, dhe grupeve tjera në nevojë në pesë komuna të Kosovës” i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian, i cili ka nisur të zbatohet nga SiV në partneritet me organizatën The Balkan Forum dhe Komunën e Istogut.
Projekti synon të ofrojë masa shtesë aktive për
tregun e punës, të tilla si sigurimi i mbështetjes për trajnime
specifike, trajnime në vend të punës, ofrim të praktikës në punë dhe
vetë-punësimin e grupeve të cenueshme në Kosovë, në mënyrë specifike në
komunat Pejë, Istog, Deçan, Klinë e Junik.
Projekti në fjalë po ashtu do të mbështesë zhvillimin e ndërmarrjeve të reja për të krijuar perspektivën e punësimit për grupet të cilat janë veçanërisht të rrezikuara në tregun e punës.


