Aleanca për Qytetari Aktive takohet për organizimin dhe funksionimin e këshillave lokal
13.05.2022Prishtinë - 13
maj - Aleanca për Qytetari Aktive ka mbajtur takim lidhur me organizimin dhe funksionimin
e këshillave lokal në nivel komune sipas Udhëzimit Administrativ Nr.02/2019 për
organizimin, funksionalizimin dhe bashkëpunimin e komunave me fshatrat,
vendbanimet dhe lagjet urbane.
Qëllimi i
këtij takimi ishte bashkërendimi i veprimeve të përbashkëta me 19 drejtoritë komunale
të administratës ku shtrihet projekti dhe Ministrinë e Administrimit të
Pushtetit Lokal për plotësim-ndryshimin e rregulloreve komunale, zgjedhjen dhe
funksionalizimin e këshillave lokal dhe planifikimin e mjeteve buxhetore për
kompensimin e kryetarëve të këshillave.
Nga takimi doli
që komunat janë në proces të plotësim-ndryshimit dhe miratimit të rregulloreve
komunale në pajtim me Udhëzimin Administrativ si dhe organizimit të proceseve
zgjedhore për zgjedhjen e këshillave lokal. Po ashtu, u tha se ky është një mekanizëm
shumë i rëndësishëm për komunat i cili ndikon dhe ndihmon në komunikimin më të
mirë, transparent dhe më të afërt me qytetarë.
Ky takim pune është organizuar nga organizata joqeveritare Syri i Vizionit në kuadër të Aleancës për Qytetari Aktive dhe në bashkërendim me Ministrinë e Administrimit te Pushtetit Lokal. Ai është pjesë e programit “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë” i cili zbatohet nga Syri i Vizionit, Communication For Social Development, EC Ma Ndryshe dhe Democracy Plus që kanë lidhur aleancë për zbatim të këtij programi i cili mbështetet financiarisht nga Olof Palme International Center.