mendo globalisht,
vepro lokalisht

“FAME Decor” - edhe një biznes i ri në Pejë i cili drejtohet nga vajzat

22.07.2022

Qytetit të Pejës i është shtuar edhe një biznes i cili drejtohet nga vajzat e reja.  “FAME Decor” është emri i biznesit i cili do të ofrojë shërbime dekorative për ceremoni apo ngjarje të ndryshme zyrtare e festive për biznese e familje.

Marigona Syka, një vajzë e re, tashme pronare e këtij biznesi,  thotë: “Gjithmonë e kam pasur ëndërr të kem një biznes si ky për dekorime, pavarësisht edukimit tim në një fushë tjetër. Falë përkrahjes nga OJQ Syri i Vizionit në kuadër të programit me BE-në, kjo ëndërr që kisha për hapjen e tij më është bërë realitet”. 

 

Ndryshe, “FAME Decor” është një biznes i ri i cili krijon kushte dhe mundësi të kapaciteteve për bizneset e vogla dhe krijimin e vende të reja të punës për komunitetet e pafavorizuara si të rinjtë, gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe ata nga grupet etnike pakicë.

Kompania e dekorimeve “FAME Decor” është themeluar përmes komponentit të granteve për ndërmarrje fillestare (start-up), në kuadër të programit “Fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave dhe grupeve tjera në nevojë në pesë komuna të Kosovës” i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian i cili zbatohet nga Syri i Vizionit në partneritet me organizatën “The Balkan Forum" si dhe Komunën e Istogut, në komunat Pejë, Klinë, Deçan, Junik dhe Istog.

FAME Decor.