mendo globalisht,
vepro lokalisht

SHPALLJE PER VEND PUNE - Profesionist për mbështetje psikosociale – Psikolog/e

26.09.2017

SHPALLJE PËR VEND PUNE

Pozita: Profesionist për mbështetje psikosociale – Psikolog/e
Kohëzgjatja e angazhimit: 1 vjeçare me mundësi vazhdimi


Syri i Vizionit ka për qëllim promovimin e demokracisë lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në Kosovë. Në përpjekjet e vazhdueshme për praktika demokratike, “Syri i Vizionit” i ka dhënë rol të veçantë promovimit të qeverisjes së mirë, përgjegjësisë, transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje.
Syri i Vizionit kërkon të punësojë një profesionist për mbështetje psikosociale – Psikolog, në kuadër të projektit “Mbështetje në integrim dhe fuqizim të të kthyerve Romë, Egjiptianë dhe Ashkalinj përmes Zhvillimit të Kapaciteteve në Edukimin Bazik, Kosovë”,  i cili përkrahet nga GIZ – Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe implementohet nga “Syri i Vizionit. Në kuadër të këtij programi parashihet edhe roli i një profesionisti (Psikolog/e), i cili do të punojë me fëmijët në klasat e Mësimit Plotësues, që veprojnë pranë 6 shkollave fillore të komunave të Pejës, Klinës dhe Istogut, dhe  i cili do të merret me identifikimin e nevojave psikologjike dhe sociale të nxënësve pjesëmarrës në mësimin plotësues, trajtimin dhe raportimin e rasteve të veçanta si dhe me ofrimin e mbështetjes psikosociale për këta nxënës. 

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Komunikon dhe bashkëpunon ngushtë me stafin e “Syri i Vizionit”, përkatësisht me personat përgjegjës të projektit të Mësimit Plotësues rreth aspekteve të ndryshme që kanë të bëjnë me veprimtarinë për mbështetje psikosociale nëpër 6 klasa të mësimit plotësues;
- Komunikon dhe bashkëpunon ngushtë me Edukatoret/Tutoret që punojnë në kuadër të klasave të Mësimit Plotësues nëpër 6 shkollat fillore, në identifikimin e nxënësve me specifika dhe nevoja psikologjike dhe sociale;
- Komunikon dhe bashkëpunon me stafin drejtues të shkollës dhe mësimdhënësit nëpër 6 shkollat fillore ku zhvillohet Mësimi Plotësues në vlerësimin dhe raportimin e nevojave specifike psikosociale dhe edukative të nxënësve në mësimin plotësues.

Në mënyrë specifike, Psikologu/ia bën:
- Identifikimin e nevojave specifikave psikologjike dhe sociale të nxënësve që marrin pjesë në klasët e Mësimit Plotësues;
- Vlerësimin dhe raportimin e rasteve të veçanta tek stafi drejtues i shkollës, mësimdhënësit, kujdestarë dhe prindërit;
- Trajtimin/ofrimin e mbështetjes psikosociale në bazë të nevojave të identifikuara, në bashkëpunim me edukatoret/tutoret dhe stafin drejtues të shkollës, mësimdhënësit kujdestarë dhe prindërit;
- Dokumenton rastet e identifikuara dhe të trajtuara;
- Ofron këshilla profesionale edukatoreve/tutoreve, stafit të mësimdhënësve në lidhje me specifikat dhe trajtimin e rasteve të veçanta;
- Ofron këshilla profesionale për prindërit në lidhje me specifikat dhe rastet konkrete;
- Organizon seanca konsultuese dhe dëgjimore me mësimdhënës, prindër dhe nxënës;

Kualifikimet dhe përvoja:
- Diplomë universitare Psikologji;
- Njohuri mbi zhvillimin e fëmijës, që nga koha e lindjes e deri në fund të adoleshencës;
- Njohuri në zhvillimin e lëndëve pedagogjike;
- Njohuri në punën me prindër dhe institucionet profesionale në fushën e ofrimit të shërbimeve psikosociale dhe pedagogjike;
- Njohuri në organizim të aktiviteteve dhe raportim; 
- Aftësi dhe përvojë në fascilitimin e grupeve në mënyrë dhe gatishmëri për të ofruar sesionet/këshilla me fëmijë, prindër, mësimdhënës, etj.
- Aftësi në punë ekipore dhe vet-iniciativë;
- Gjuha Angleze në të shkruar dhe folur, gjuha serbe apo boshnjake e preferuar;
- Zotërimi i programeve kompjuterike  (Word, Exel, Power Point, Outlook)
- Të mos jetë i dënuar apo nën hetime për vepra penale;
- Patentë shoferi, kategoria B.

Preferohet

- Përvojë pune në ndonjë organizate jo-qeveritare apo të ngjashme.

Mënyra e Aplikimit
Aplikacionet në gjuhën shqipe ose angleze (që përfshijnë një letër motivuese dhe Europass CV) mund të dërgohen përmes postës në adresën: OJQ “Syri i Vizionit”, Isa Demaj 14, 30 000 Pejë, ose në formë elektronike tek: [email protected], deri më datë: 06 tetor 2017, ora:17:00.

Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që do të  futen në listën e ngushtë.