mendo globalisht,
vepro lokalisht

Angazhimi i një kompanie/eksperti për: Hartimin e Modulit për trajnimin e mësimdhënësve për Parandalim dhe Identifikim të llojeve të dhunës në shkolla

23.04.2018

Termat e Referencës: Hartimi i Modulit për trajnimin e mësimdhënësve për Parandalim dhe Identifikim të llojeve të dhunës në shkolla

Hyrje

Organizata Syri i Vizionit (SiV) është  regjistruar zyrtarisht si OJQ lokale në Shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë më herët që nga 1999 si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës. Përgjatë viteve të fundit, OJQ “Syri i Vizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me një spektër të gjerë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhe faktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe rajon si: Komisioni Evropian, Save the Children në Kosovë, Olof Palme International Centre, Solidar Suisse, Volkshilfe Solidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSCE, etj.

Informata të përgjithshme
Syri i Vizionit (SiV) në partneritet me Save the Children zyra në Kosovë (SCiK), tash e disa vite është duke punuar në programe mbi monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, që kanë për qëllim respektimin e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, në kuadër të të cilave ka zhvilluar projekte për të fuqizuar mekanizmat e parandalimit të dhunës, ndëshkimit trupor dhe raportimit të rasteve të dhunës në shkolla. Në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijës “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, po punohet në ngritjen e kapaciteteve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në parandalimin dhe identifikimin e llojeve të dhunës ndaj nxënësve, përmes ngrtijes së kapaciteteve profesionale të mesimëdhënësve dhe fuqizimit të mekanizmave ekzistues të shkollave.

Objektiva
Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një kompani ose ekspert/profesionist të lincencuar në ofrimin e trajnimeve për Hartimin e një moduli të trajnimeve në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, me theks të veçantë në paranadalimin dhe identifikimin e llojeve të dhunës në shkollë, për mësimëdhënës në shkolla fillore të mesme të ulëta në pesë komuna: Pejë, Prizren, Klinë, Gjakovë dhe Gjilan, përkatësisht shkollat Ramiz Sadiku dhe Xhemail Kada në Pejë, Zekeria Rexha dhe Yll Morina në Gjakovë, Ibrahim Fehmiu dhe Haziz Tolaj në Prizren, Motrat Qiriazi dhe Ismet Rraci në Klinë, si dhe Selami Hallaqi dhe Thimi Mitko në Gjilan. Ky modul synohet të akreditohet nga Ministria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjisë-MASHT, duke ofruar mësimëdhënësve trajnime profesionale në fushën e mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna në shkollë.


Kualifikimi i nevojshëm:
•    Licencimi i Kompanisë/Ekspertit-es në ofrimin e trajnimeve për mësimëdhënës;
•    Diplomë universitare në Departmentin e Pedagogjisë apo Psikologjisë, apo fushë të ngjashme në shkenca sociale (kualifikimi Master dhe edukimi profesional/joformal në këtë fushë është përparësi);
•    Dokumentimi i përvojës së punës në hartimin e moduleve të trajnimeve dhe realizimit të tyre që kanë të bëjnë me fushën e mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe/ose fushën e arsimit;
•    Njohuri për parimet e të drejtave të fëmijëve të bazuara në Konventen Nderkombetare për të Drejat e Fëmijëve;
•    Shkathtësi të larta analitike;
•    Shkathtësi të larta në të shkruar dhe të folur të gjuhës shqipe dhe angleze.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Nga Kompania apo eksperti/ja  i/e angazhuar pritet:
•    Përgatitja e Modulit të trajnimeve duke u bazuar në nevojat dhe situatën aktuale në shkolla duke u bazuar edhe në  të gjeturat e “Baseline Study” dhe “Mekanizmat miqësor në shkollë për raportim të dhunës ndaj fëmijëve” të zhvilluar nga SiV;
•    Hartimi i metodologjisë së trajnimeve me mësimëdhënës sipas këtij moduli;
•    Mbajtja e trajnimeve në pesë komunat me mësimëdhënës të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta ku SiV dhe SCiK është duke punuar;
•    Realizimi i pyetësorëve vlersuese para dhe pas trajnimit;
•    Dorëzimi i draft raportit narrativ, përfshirë objektivat, realizimin e punës, dhe të gjeturat nga pyetësorët, jo më vonë se pesë (5) ditë pune pas mbajtjes së trajnimeve;
•    Dorëzimi i raportit narrativ final tek SiV jo më vonë se pesë (5) ditë pune pasi të ketë pranuar dhe inkorporuar komentet e mundshme nga SiV dhe SCiK. 

Rezultatet:
Moduli  duhet të përmbajë:
•    Hyrje-Përmbledhja ekzekutive (1-2 faqe)
•    Objektivat e modulit të trajnimit (1 faqe)
•    Kapitulli I - Metodologjia (1 faqe)
•    Kapitulli II – Programi i trajnimit (1-2 faqe)
•    Kapitulli III – Formulari vlerësimit (1-2 faqe)
Moduli i trajnimeve duhet jetë i qartë dhe real për mësimëdhënësit e të gjitha cikleve dhe lëndëve mësimore dhe me situatën në shkolla. Kompania/Eksperti-ja duhet të punojë së afërmi për rishikim me organizatën Syri i Vizionit dhe Save the Children gjatë përpilimit të modulit  të paraparë me këtë ToR.

Angazhimi i Kompanisë/Ekspertit-es:
Kompania/Eksperti-ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim me Syri i Vizionit- nën koordinimin e Menaxherit të Financave dhe Administratës. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument

Kushtet e Pagesës:
Pagesa e kompanisë/ekspertit-es do të bëhet sipas faturës përkatëse për kryerjen e shërbimeve, që do të leshohet nga ai/ajo, ose do të përgatitet nga SiV e do nënshkruhet nga Kompania/Eksperti-ja. Pagesa do të realizohet përmes  transaksionit bankar në valutën Euro.  Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të Modulit dhe trajnimeve dhe dorëzimit të raportit narrativ të aprovuar nga SiV. 

Në bazë të ligjit të Kosovës, Syri i Vizionit është poashtu i obliguar që të paguajë tatimin (taksa dhe pension) prej 10% të shumës bruto. Shpenzimet e ushqimit do t’i mbulojë organizatori.

Dokumentet dhe procedura për aplikim:
•    Kopja e Certifikatës së Lincencimit nga institucioni përgjegjës;
•    Një draft propozim mbi metodologjinë e punës për këtë angazhim, përfshirë planifikimin e procesit të zhvillimit të dokumentit përkatës dhe mbajtjen e trajnimeve;
•    Një letër që përfshinë ekspertizën dhe përvojën në fushën e hartimit të moduleve trajnuese apo dokumenteve të ngjashme e qe kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijeve apo të ngjashme;
•    Curriculum Vitae (CV) për stafin e përfshirë në realizimin e mdulit dhe trajnimeve;
•    Propozimi financiar*
*Kërkesa financiare duhet të jetë e detajizuar për secilën punë që do të realizohet, këtu duhet të përfshihet, burimi i informatave, procedurat dhe teknikat e hartimit të modulit, mbajtja e trajnimeve, shkrimi i raportve dhe një planë tentativë i punës;


Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: [email protected] ose [email protected] me subjektin: "Aplikacioni për Hartimin e Modulit të trajnimeve për mësimëdhënës në shkolla fillore të mesme të ulëta", apo edhe përmes postës në adresën e organizatës:  OJQ “Syri i Vizionit”, Rr. Isa Demaj, nr. 14, 30000 Pejë, Kosovë.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 21 Maj 2018, ora 17:00.

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen.