mendo globalisht,
vepro lokalisht

Angazhimi i një trajner-profesionist

21.05.2018

Termat e Referencës

Trajnim: “Procedurat e regjistrimit te mëvonshëm të fëmijëve” dhe “Identifikimi dhe përcaktimi i llojeve të dhunës, përfshirë dhunën psikologjike dhe emocionale” 
Hyrje
Organizata Syri i Vizionit (SiV) është  regjistruar zyrtarisht si OJQ lokale në Shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë më herët që nga 1999 si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës.
Përgjatë viteve të fundit, OJQ “Syri i Vizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me një spektër të gjerë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhe faktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe Ballkan si: Komisioni Evropian, Save the Children në Kosovë, Olof Palme International Centre, Solidar Suisse, Volkshilfe Solidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSCE, etj.

Informata të përgjithshme
Syri i Vizionit (SiV) në partneritet me Save the Children zyra në Kosovë (SCiK), tash e disa vite janë angazhuar në monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, bazuar në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës. Në kuadër të këtij partneriteti, SiV dhe SCiK kanë zhvilluar projekte për të fuqizuar mekanizmat e parandalimit të dhunës, ndëshkimit trupor dhe raportimit të rasteve të dhunës në shkolla. Në kuadër të programit të mbrojtjes së fëmijës “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, është duke u punuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale të institucioneve që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve dhe ofrimin e shërbimeve sa më profesionale dhe me kohë.

Objektiva
Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një trajner-profesionist me përvojë (se paku 5 vjecare) në ngritjen e kapaciteteve për ofrimin e shërbimeve sociale për fëmijë, për profesionistë të punës sociale,  në këto dy tema:
1. Procedurat e regjistrimit te mëvonshëm të fëmijëve, dhe
2. Identifikimi dhe përcaktimi i llojeve të dhunës, përfshirë dhunën psikologjike dhe emocionale.
Trajnimet kanë për qëllim të ngrisin kapacitetet e zyrtarëve të Qendrave për Punë Sociale (QPS), me qëllim të ofrimit të  shërbimeve sociale sa më profesionale dhe me kohë për fëmijë dhe familje, për të identifikuar, parandaluar, dhe  reaguar ndaj rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe në menaxhimin e këtyre rasteve sipas procedurave ligjore duke mbrojtur interesin më të lartë të fëmijës.
Përfitues të trajnimit do të jenë zyrtarët përkatës nga 5 komuna (Pejë, Klinë, Gjakovë, Prizren dhe Gjilan) në të cilat Syri i Vizionit dhe Save the Children janë duke zbatuar programin e mbrojtjes së fëmijës dhe qeverisjes së të drejtave të fëmijës.

Kualifikimi i nevojshëm:
• Diplomë universitare në Psikologji, Punë Sociale,  apo fushë tjera të shkencave sociale (kualifikimi Master dhe edukimi profesional/joformal në këtë fushë është përparësi);
• Dokumentimi i përvojës së punës në ofrimin e trajnimeve dhe realizimit të tyre që kanë të bëjnë me fushën e mbrojtjes së fëmijëve ;
• Njohuri për standardet minimale të punës sociale në Kosovë dhe parimet e të drejtave të fëmijëve të bazuara në Konventen Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve;
• Aftësi të larta ndërpersonale;
• Shkathtësi të larta analitike.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Nga trajneri/ja i/e angazhuar pritet:
• Zhvillojë modulin e trajnimit , në konsultim me stafin përgjegjës të SiV-it  dhe Save the Children për rishikim dhe aprovim paraprak;

• Përgatisë materialet e nevojshme shtesë për trajnim duke përfshirë prezantimin në poëer-point për secilin modul të trajnimit, agjendën për trajnim, si dhe pyetësorët para dhe pas trajnimit, në konsultim me stafin përgjegjës të SiV-it  dhe Save the Children për rishikim dhe aprovim paraprak;

• Udhëheqë trajnimin me profesionalizëm, sqaron dhe shtjellon tematikën dhe termet përkatëse të Procedurave të regjistrimit të mëvonshëm të fëmijëve dhe Identifikimin dhe përcaktimin e llojeve të dhunës, përfshirë dhunën psikologjike dhe emocionale.

• Dorëzimi i draft raportit narrative të angazhimit, përfshirë objektivat, realizimin e punës, dhe të dalurat nga pyetësorët, jo më vonë se pesë (5) ditë pune pas mbajtjes së trajnimit;

• Dorëzimi i raportit narrativ final tek SiV jo më vonë se pesë (5) ditë pune pasi të ketë pranuar komentet e mundshme nga SiV dhe SCiK. 


Angazhimi i Trajnerit/es:
Trajneri/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim me Syri i Vizionit- nën koordinimin e Menaxherit të Financave dhe Administratës. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.

Detyrat  dhe kohëzgjatja:
Përgatitja e metodologjisë së punës për trajnim (Moduli/metodologjia, agjenda, pyetësoret para dhe pas trajnimit dhe materialet tjera të nevojshme) - 1 ditë
Mbajtja e trajnimit me zyrtarët e QPS-ve nga pesë komuna ( Pejë, Prizren, Klinë, Gjakovë dhe Gjilan) - 2 ditë
Përgatitja dhe dorëzimi i raportit narrativ - 1 ditë
Gjithsej: 4 ditë
   
Kushtet e Pagesës:
Pagesa e trajnerit/es do të bëhet sipas faturës përkatëse për kryerjen e shërbimeve, që do të leshohet nga trajneri, ose do të përgatitet nga SiV e do nënshkruhet nga Trajneri/ja. Pagesa do të realizohet përmes  transaksionit bankar në valutën Euro.  Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të të modulit të trajnimeve dhe dorëzimit të raportit narrativ të aprovuar nga SiV. 
Në bazë të ligjit të Kosovës, Syri i Vizionit është poashtu i obliguar që të paguajë tatimin (taksa dhe pension) prej 10% të shumës bruto. Shpenzimet e ushqimit do t’i mbulojë organizatori.

Dokumentet dhe procedura për aplikim:
• Kopja e Diplomës Universitare (ndonjë Certifikatë e Lincencimit nga institucioni përgjegjës konsiderohet përparësi);
• Metodologjinë e punës, duke  përfshirë planifikimin e procesit të zhvillimit të materjaleve për trajnim  dhe mbajtjen e trajnimeve;
• Një letër motivuese ku përfshihet përvoja e punës dhe ekspertiza  qe ai/ajo mund te ofrojë në fushën e Procedurave të regjistrimit te mëvonshëm të fëmijëve dhe Identifikim dhe përcaktimi i llojeve të dhunës, në veçanti dhunës psikologjike dhe emocionale apo dokumenteve të ngjashme e qe kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijeve apo të ngjashme;
• Një planë tentativë të punës;
• Curriculum Vitae (CV)
• Propozimi financiar*

*Oferta  financiare duhet të jetë e detajizuar për secilën punë që do të realizohet, këtu duhet të përfshihet, zhvillimin e modulit dhe materjalet e trajnimit, mbajtja e trajnimeve, shkrimi i raportit dhe

Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: [email protected] ose [email protected] me subjektin Aplikacioni për Mbajtjen e trajnimit me zyrtarët e QPS-ve.  Apo edhe përmes postës në adresën e organizatës  OJQ: “Syri i Vizionit”, Rr. Isa Demaj, nr. 14, 30000 Pejë, Kosovë. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 31 Maj  2018, ora 17:00.

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!