mendo globalisht,
vepro lokalisht

Angazhimi i një trajner/e në fushën e monitorimit dhe evaluimit

05.09.2018

Termat e Referencës
Trajner/e në fushën e monitorimit dhe evaluimit
Organizata Syri i Vizionit (SiV) është  regjistruar zyrtarisht si OJQ lokale në Shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë më herët që nga 1999 si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në Regjionin e Pejës.
Përgjatë viteve të fundit, OJQ “Syri i Vizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me një spektër të gjerë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhe faktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe Ballkan si: Komisioni Evropian, Save the Children në Kosovë, Olof Palme International Centre, Solidar Suisse, Volkshilfe Solidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSCE, etj.
Informata të përgjithshme
Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children zyra në Kosovë, tash e pesë vite është duke punuar në programe mbi monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, që kanë për qëllim respektimin e Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, dhe fuqizimin e mekanizmave në parandalimit të dhunës,  ndëshkimit trupor.
Në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen- Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”,  Syri i Vizionit do të angazhoj një trajner/e në fushën e monitorimit dhe evaluimit, që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve  të Organizatës SiV në këtë fushë.
Qëllimi
Angazhimi i trajnerit/es për realizimin e trajnimit për ngritje të kapaciteteve të stafit për hartimin e instrumenteve monitoruese dhe vlerësuese të programeve dhe të organizatës në përgjithësi.
Kualifikimi i nevojshëm:
• Dokumentimi i përvojës së punës në ofrimin e trajnimeve dhe realizimit të tyre që kanë të bëjnë me fushën e monitorimit dhe evaluimit;
• Shkathtësi trajnuese, zhvillim kapacitetesh, këshillimi dhe mentorimi
• Shkathtësi të shkëlqyeshme TI [Microsoft Office] dhe softuerë tjerë statistikorë,

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Nga trajneri/ja i/e angazhuar pritet:
• Zhvillojë materialin e trajnimit dhe instrumentet në fushën e monitorimit dhe evaluimit
• Përgatisë materialet e nevojshme shtesë për trajnim duke përfshirë prezantimin në power-point të trajnimit, agjendën për trajnim, si dhe pyetësorët para dhe pas trajnimit, në konsultim me stafin përgjegjës të SiV-it  dhe Save the Children për rishikim dhe aprovim paraprak;
• Dorëzimi i draft dokumentit me instrumentet dhe metodologjinë mbi monitorimin dhe evaluimin
• Dorëzimi i raportit narrativ final tek SiV jo më vonë se pesë (5) ditë pune pasi të ketë pranuar komentet e mundshme nga SiV dhe SCiK.

Angazhimi i Trajnerit/es:
Trajneri/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim me Syri i Vizionit- nën koordinimin e Menaxherit të Financave dhe Administratës. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.
Detyrat  dhe kohëzgjatja:
Përgatitja e metodologjisë dhe instrumenteve në fushën e monitorimit dhe evaluimit, duke përfshi agjendën, pyetësorët si dhe materiale të tjera të nevojshme.
Përgatitja dhe dorëzimi i raportit narrativ - dhe dokumenteve përkatëse
Kushtet e Pagesës:
Pagesa e trajnerit/es do të bëhet sipas faturës përkatëse për kryerjen e shërbimeve, që do të lëshohet nga trajneri, ose do të përgatitet nga SiV e do nënshkruhet nga Trajneri/ja. Pagesa do të realizohet përmes  transaksionit bankar në valutën Euro.  Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të të modulit të trajnimeve dhe dorëzimit të raportit narrativ të aprovuar nga SiV. 
Në bazë të ligjit të Kosovës, Syri i Vizionit është po ashtu i obliguar që të paguajë tatimin (taksa dhe pension) prej 10% të shumës bruto. Shpenzimet e ushqimit do t’i mbulojë organizatori.

Dokumentet dhe procedura për aplikim:
• Metodologjinë e punës, duke  përfshirë planifikimin e procesit të zhvillimit të materialeve për trajnim  dhe mbajtjen e trajnimit;
• Curriculum Vitae (CV).
• Propozimi financiar.
Oferta  financiare duhet të jetë e detajuar për secilën punë që do të realizohet, këtu duhet të përfshihet, zhvillimin i modulit dhe materialet e trajnimit, mbajtja e trajnimeve, shkrimi i raportit dhe zhvillimi i dokumentit me instrumentet në fushën e monitorimit dhe evaluimit.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: [email protected] ose [email protected] me subjektin Aplikacioni për Mbajtjen e trajnimit mbi fushën e monitorimit dhe evaluimit.  Apo edhe përmes postës në adresën e organizatës  OJQ: “Syri i Vizionit”, Rr. Isa Demaj, nr. 14, 30000 Pejë, Kosovë. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 14 Shtator  2018, ora 16:00.

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!