mendo globalisht,
vepro lokalisht

Thirrje e Hapur për të rinjtë e komunës së Pejës: Program trajnimi për të rinjtë “Shkathtësitë jetësore dhe punësueshmëria”

19.01.2021

Thirrje e Hapur për të rinjtë e komunës së Pejës: Program trajnimi për të rinjtë “Shkathtësitë jetësore dhe punësueshmëria”
Organizata Syri i Vizionit ju bënë thirrje të gjithë të rinjtë e komunës së Pejës nga të gjitha komunitetet qe jetojnë në Pejë të aplikojnë për të qenë pjesë e grupit e të rinjve të cilët do të trajnohen dhe përgatitën për të zhvilluar shkathtësitë e tyre jetësore dhe të punësueshmërisë

Kush ka të drejtë të aplikojë?
Të gjithë të rinjtë e margjinalizuar nga mosha 16- 34 vjeç, nga të gjitha komunitetet qe jetojnë në komunën e Pejës,.

Çfarë do të përfitoni?
Ju do të përfitoni një pako të trajnimeve nga metodologjia "Shkathtësitë e jetës dhe punësueshmësia , përmes gjashtëmbëdhjetë moduleve me qëllim qe secili/a nga ju të  zhvillojë aftësitë ndër njerëzore dhe të përgatiteni  për tregun e punës, duke krijuar kështu mundësi më të lehta dhe më të shpejta për punësim dhe tregun e punës. Mentorim individual, mundësi për punë praktike apo punësim.  

Mënyra dhe afati i aplikimit
Të plotësoni formën online të aplikimit (shkarko këtu), ose duhet vini në zyre tona për të plotësuar në formë fizike, zyrat tona ndodhen në Rr. “Isa Demaj” nr.14, Pejë

Afati i fundit për të aplikuar është deri më datën 12 Shkurt, 2021.

Nëse keni nevojë për udhëzime shtesë ju lutem na kontaktoni në numër të telefonit +383 44 143 098 apo në emal adresën [email protected].

Ju mirëpresim!

Me respekt,
OJQ Syri I Vizionit