mendo globalisht,
vepro lokalisht

Thirrje për aplikime

21.09.2021

Thirrje për aplikime

Kjo thirrje bëhet nga “Fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave të tjera të pafavorizuara në pesë komuna të Kosovës”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga OJQ Syri i Vizionit, The Balkan Forum si dhe Komuna e Istogut. Thirrja e tanishme synon të ofrojë grante të në shkallë të vogël për 20 kompani të ndryshme pesë komunat e Kosovës (Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik) për të zgjeruar krijimin e vendeve të punës për komunitetet e pafavorizuara si të rinjtë, gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe ata nga grupet etnike pakicë (boshnjakë, serbë, romë, egjiptianë, ashkali), veçanërisht ata të moshës 15-30 vjeç.

Projekti EEE (Pajisimi, fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave të tjera të pafavorizuara në pesë komuna të Kosovës) ka filluar më 26 tetor 2020 dhe përfshin një varg të gjerë aktivitetesh të cilat do të zbatohen gjatë një periudhe dyvjeçare.
 
Thirrja e tanishme përmban një pjesë. Propozimi sipas kësaj thirrje mund të paraqitet në:


Pjesa 1: Grante në shkallë të vogël për kompanitë në zhvillim për të zgjeruar krijimin e vendeve të punës për komunitetet e pafavorizuara si të rinjtë, gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe ata nga grupet etnike pakicë (boshnjakë, serbë, romë, egjiptianë, ashkali), veçanërisht ata të moshës 15-30 vjeç.

Aplikuesit mund të paraqesin më shumë se një aplikacion. Aplikuesit nuk mund t'i jepen më shumë se 1 grant (a) sipas kësaj Thirrje për grante.

Shuma e përgjithshme treguese e vënë në dispozicion sipas kësaj thirrje për propozime është 70,000.00 euro.
Cilido grant i kërkuar nën këtë thirrje për propozime duhet të jetë midis shumave [minimale dhe] maksimale të mëposhtme:

•    shuma minimale: 2,500.00 euro
•    shuma maksimale: 3,500.00 euro


Të gjithë aplikuesit e interesuar mund të shkarkojnë dokumentet në vegëzen në vazhdim, ose duhet të shkruajnë tek Syri i Vizionit në [email protected] në mënyrë që të marrin formularin e projektit.

Projektet duhet të dërgohen me formë elektronike në adresën e-mail: [email protected]
dhe/ose shërbimin postar të regjistruar tek:


“Syri i Vizionit”
Isa Demaj 14
30000, Pejë, Kosovë


Afati i fundit: Ideja e projektit duhet të arrijë deri më 01 nëntor 2021.

Aplikacioni mund të shkruhet në gjuhën shqipe ose serbe.

Kjo thirrje për aplikime është bërë me ndihmën e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e kësaj thirrje për aplikime është përgjegjësi e vetme e Syri i Vizionit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të vlerësohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
 

Shkarko:

1. Udhëzime për aplikuesit në grante

2. FORMULARI I APLIKIMIT