mendo globalisht,
vepro lokalisht

Ftesë për ofertë

11.10.2022

Emërtimi i kontratës: Riparimi i kuzhinës dhe furnizimi e montimi i pajisjeve të kuzhinës në spitalin e Pejës

Nr. Ref.: SIV_HUM.1004/22

1. Syri i Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarisht si OJQ lokale në shtator të vitit 2001, por ka filluar të veprojë në komunën e Pejës që nga viti 1999 si Organizatë e Bazuar në Komunitet (OBK).
Që në fillim, motoja e organizatës ishte “Mendo globalisht, vepro lokalisht”, të cilës i qëndroi besnike. Misioni i organizatës është “zhvillimi i komunitetit të njerëzve, grupeve joformale, organizatave, rrjeteve, institucioneve dhe donatorëve përmes avokimit, shkëmbimit të informacionit dhe ndërgjegjësimit” dhe SiV përmes veprimit tij dëshmon se është një organizatë e cila realizon veprime lokale bazuar në praktikat më të mira.

Qëllimi i projektit Humedica në Kosovë është të përmirësojë ofrimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit të Pejës, Kosovë, duke zhvilluar dhe zbatuar standarde të ushqyerjes dhe aktivitete plotësuese për të përmirësuar aftësitë e personelit spitalor përmes trajnimeve dhe punëtorive të përshtatura.

Nëpërmjet këtij projekti, spitali do të jetë në gjendje të organizojë katering dhe mbështetje ushqimore me të gjitha shërbimet e tjera në një spital si dhe të ofrojë kujdes të duhur ushqimor për të gjithë pacientët në të gjitha departamentet/njësitë.

Po kërkojmë një kompani vendore për riparimin e kuzhinës në spitalin e Pejës dhe furnizimin me pajisje sipas përshkrimit/para masës te specifikuar ne kërkesën e kuotimit, me te cilën spitali i Pejës do të rris kapacitetet logjistike për përgatitjen e ushqimit duke krijuar kushte më të mira për stafin e spitalit dhe ushqim cilësor për pacientët.
Përshkrimi i punimeve/furnizimeve:
Oferta parasheh riparimin, furnizimin dhe montimin e pajisjeve të kuzhinës sipas para masës të ofruar për spitalin e Pejës. Me riparimin dhe furnizimin me pajisje të kuzhinës krijohen kushte të përshtatshme për stafin dhe pacientët e spitalit të Pejës.

2. Kriteret minimale për kualifikim të ofertuesve janë:
•    Dëshmi për kryerjen e punimeve të ngjashme;
•    Regjistrimi ligjor i firmës nga autoritetet lokale.

3. Ofertuesit e interesuar që plotësojnë kriteret minimale për kualifikim të cekur më lartë janë të ftuar të aplikojnë me ofertat e tyre duke përplotësuar ofertën e bashkëlidhur ku është i cekur specifikimi i hollësishëm teknik së bashku me afatet dhe kushtet e tjera.

Shkarko kërkesën për kuotim