04.12.2017
Termat e Referencës
Agjenci marketingu/kreative qëtë ofrojë shërbimet për të mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e edukimitshëndetësor/fushatave për promovimin e shëndetit
Organizata Syri iVizionit (SiV) është regjistruar zyrtarishtsi OJQ lokale në Shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë më herët qënga 1999 si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në Regjionin e Pejës.
Përgjatë viteve tëfundit, OJQ “Syri i Vizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me njëspektër të gjerë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhefaktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe Ballkan si: Komisioni Evropian, Save theChildren në Kosovë, Olof Palme International Centre, Solidar Suisse, VolkshilfeSolidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSCE, etj.
Informata të përgjithshme
Syri i Vizionit, nëpartneritet me Save the Children zyra në Kosovë, tash e pesë vite është dukepunuar në programe mbi monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve nëKosovë, që kanë për qëllim respektimin e Konventës ndërkombëtare për të drejtate fëmijëve, në kuadër të të cilave ka zhvilluar projekte për të forcuarmekanizmat e parandalimit të dhunës, ndëshkimit trupor dhe raportimit të rasteve të dhunës në shkolla tëkomunave Pejë, Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan dhe Gjakovë.
Në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen- Mbrojtja e Fëmijëve dheQeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, do të punohet në parandalimin e dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve nëçdo ambient, krijimin e mekanizmave apo instrumenteve miqësore dhe të besueshëm ndaj fëmijëve për të raportuarrastet e dhunës si dhe rritjen e vetëdijes së institucioneve dhe gjithë shoqërisëpër Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës dhe denoncimin e rasteve të tilla.
Syri i Vizionit do të punojë në zhvillimin e mjeteve miqësore për fëmijëtnë raportimin e dhunës në shkollë dhe të cilat do të zhvillohen në bashkëpunimme fëmijët, mësuesit, prindërit dhe drejtorët e shkollave. SiV beson se mjetete raportimit duhet të vijnë nga vetë fëmijët dhe kjo është arsyeja pse SiV dotë kryejë një hulumtim për të marrë pikëpamjet e fëmijëve për mjetet/mekanizmatqë ata preferojnë dhe që i bëjnë ata të ndjehen të sigurt për t'u përdorur përtë raportuar dhunën brenda shkollës.
Qëllimi
Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një agjenci/ kompanimarketingu/kreative (“Agjencia/ Komponia”) për realizimin dhe implementimin enjë kampanjë vetëdijësuese katër vjeçare mbi ndalimin e ndëshkimit truporë ndajfëmijëve. Kjo kampanjë synonë që të rrisë vetdijës e gjithë shoqerisë kosovarembi rendesin e ndalimit të ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve në cdo ambient, duketargetuar fëmijët, prindërit, institucionet dhe gjithë qytetarët e Kosovës.Duke bërë qe brenda katër vitetve të rritet vetëdija e gjithë shoqerisë mbirendësin e ndalimit të ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve dhe raportimit e rastevetë tilla.
Scope
Fushëveprimi përfshin, por nuk kufizohet, në detyratkryesore të paraqitura më poshtë.
Agjencia/Kompania do të:
• Punojë bashkërisht me Syrin e Vizionit dhe Save the Children-zyra në Kosovë, në hartimin e planit katër vjeçar të fushatës dhe në realizimin e saj, duke u bazuar në stratëgjinë “Lokal to Global”;
• Zhvillojë një propozim teknik për të demostruar kuptueshmërinë e detyrës dhe duke dhënë një shpjegim të detajuar, strategji dhe ekzekutim kreativ të fushatës sipas strategjisë së “Lokal to Global”;
• Përshtatë mesazhet e fushatës për audiencat e ndryshme të synuara, nivelet e shkrim-leximit, gjuhën lokale dhe kanalet e komunikimit, duke përdorur gjetjet për Njohurinë, Qëndrimet, Praktikat dhe Sjelljen (NjQPS) dhe përmes testimit paraprak me një varg të gjerë audiencash;
• Zhvillojë një dizajn të fushatës mediale televizive me cilësi të lartë për projektin “Detyrimi ynë për të Ardhmen- Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili do të përdoret për të gjitha fushatat e vetëdijësimit dhe ndërgjegjësimit, me materiale mbështetëse, si:
- Radio spote
- Billborde, banerë, afishe
- Materiale për informimin e fëmijëve, prindërve, mësimdhenësve (fletëpalosje/ broshura, një DVD - program,për edukimin e prindërve, dhe mesimdhenësve e cila do të shfaqet në lokacionete ndryshme –shkolla, qendra te mjekësisë familjare dhe media lokale enacionale)
- Video të shkurtra për media sociale
- Materiale promovuese si banerë, afishe, bluza e te tjere.
• Zhvillojë një plan për përfshirjen e bizneseve në shpërndarjen e mesazhit vetëdijësues për ndalim të ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve:
• Zhvillojë një Plan të detajuar Monitorimi dhe Vlerësimi (M&V), për çdo fushatë me qëllim që të vlerësohet mbulimi dhe ekspozimi i fushatës tek grupet e targetuara të fushatës (fëmijët, prindërit, shkollat institucionet tjera në nivel loakal dhe nacional);
• Përgatisë dhe zbatojë planin e hollësishëm të aktiviteteve të medias dhe afatet kohore për çdo fushatë
• Të dorëzojë të gjitha projekt-konceptet, dizajnet, tabelat e tregimeve, fotografitë, video pamjet, transkriptet e radios dhe prototipat tek Syri i Vizionit dhe Save the Children për miratim para se të zhvillohen dhe/ose të publikohen;
• Testimi në terren/para-testimi i të gjitha materialeve të draftit për të siguruar se ato plotësojnë nevojat e popullatës/target grupeve së synuar, janë të përshtatshme dhe miqësore;
• Aranzhojë transmetimin/publikimin e materialeve audio-vizuale përmes mediave kombëtare e lokale në Pejë, Prishtinë,Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Klnë;
• Aranzhojë shpalljen e mesazheve përmes mediave sociale/facebook dhe monitorimin e ekspozimit e mbulimit të masës/target grupit;
• Identifikojë një Person Kontaktues i/e cili/cila do të jetë përgjegjës për bashkëpunimin e përditshëm me Syrin e Vizionit dhe Save the Children-zyra në Kosovë;
• Sigurojë që standardet e stratëgjisë dhe kritereve që kanë Syri i Vizionit dhe Save the Children zyra në Kosovë të përmbushen.
Programet e punës
Gjatë periudhës së kontratës, Syri i Vizionit do tëmiratojë këtë vit Planin e punës dhe stratëgjinë e fushatës për katër vite, ndërsavitet në vijim do të miratojë programet e punës me Agjencinë bazuar në kostotpër njësi të siguruara nga Agjencia për:
• Dizajnimin, prodhimin dhe testimin e një reklame televizive;
• Transmetimin e reklamës në rrjetet televizive kryesore kombëtare;
• Transmetimin e reklamës në rrjetet televizive lokale në Pejë, Prizren, Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan dhe Ferizaj;
• Dizajnimin, prodhimin dhe testimin i disa radio reklamave;
• Transmetimin e reklamave në rrjetet kombëtare të radiove;
• Transmetimin e reklamës në rrjetet e radiove lokale në tetë komunat e projektit (Pejë, Prishtinë, Klinë, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren, Gjakovë dhe Gjilan)
• Dizajnimin, prodhimin dhe testimin e një billboard reklame
• Reklamimin e billboardit në pesë komunat e projektit (Pejë, Klinë, Prizren, Gjakovë dhe Gjilan)
• Dizajnimin, prodhimin dhe testimin e një video mesazhi të shkurtër dhe reklamimin me anë të mediave sociale/Facebook;
• Transmetimin i video mesazhit të shkurtër me anë të mediave sociale;
• Dizajnimin, prodhimin dhe testimin e videove të informacionit të cilat do të përdoren nga stafi për edukimin e prindërve;
• Dizajnimin, prodhimin dhe testimin i informimit të fëmijëve, prindërve dhe shkollave i) fletëpalosje, ii) broshura, iii) afishe etj.
Shënim: Shpenzimet njësi për njësinë e shtypjes 12duhet të identifikohen veçmas. Kjo duhet të jetë shtypje me definicion të lartënë lloje të veçanta letre (të petëzuara, të ricikluara, normale dhe me pesha tëndryshme).
Rezultatet dhe të dalat kryesore
Agjencia/Kompaniae marketingut/kreative do të japë rezultatet e mëposhtme për çdo fushatë:
• Propozimin teknik të metodologjisë për zhvillimin dhe para-testimin e TV/radio reklamave dhe materialeve tjera;
• Planin e veprimit dhe afatin kohor (javë, muaj, vite)
• Planin e mediave;
• Planin M&V (Monitorim&evaluim);
• Prototipat për afishe, fletëpalosje, broshura dhe materiale të tjera të shtypura;
• Video skriptet e mediave;
• Dosjet me rezolucion të lartë të të gjitha materialeve të zhvilluara;
• Dorëzimin e të gjitha projekt dokumenteve, dizajneve, tabelave të tregimeve, skriptet, fotografitë, prototipat tek Syri i Vizionit dhe Save the Children për miratim përpara se ato të zhvillohen dhe/ose të publikohen.
• Marrjen e çdo miratimi të kërkuar nga institucionet kombëtare, Ministria e Arsimit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Drejtësisë , Drejtoria e Arsimit etj.
Syri i Vizionit është përgjegjëse për:
• Sigurimin e Agjencisë/Kompanisë me çasje të shpejtë në të gjithë materialin përkatës të tematikës së mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes më të drejtat e fëmijëve dhe akterët tjerë;
• Sigurimin e Agjencisë/Kompanisë me informata specifike për t'u përfshirë në secilin aktivitet;
• Sigurimin i informatave në kohë për çdo kërkesë të Agjencisë lidhur me një aktivitet/program pune/publikim;
• Miratimin e të gjitha produkteve të prodhuara Agjencia para lëshimit të tyre;
• Shpërndarjen e resurseve të krijuara nga Agjencia, veç shpërndarjes së specifikuar në Seksionin 4 më lart.
Specifikat e Agjencisë/Kompanisë:
Agjencia/Kompaniado të:
• Jetë një agjenci/Kompani kombëtare marketingut/kreative me reputacion dhe ekspertizë të dëshmueshme në ofrimin e shërbimeve të specifikuara në këto Terma të Referencës;
• Ketë përvojë të dëshmueshme në sigurimin e materialeve të cilësisë së lartë, të përshtatshme në aspektin kulturor në gjuhën shqipe dhe serbe si dhe në prodhimin e materialeve të cilat janë të përshtatshme për të gjithë qytetarët që kanë shkathtësi të kufizuar/ janë analfabetë;
• Përvoja e mëparshme në zhvillimin e mesazheve dhe materialeve me përmbajtje sociale ose arsimore, është një aset;
• Demonstrojë se burimet njerëzore me përvojë mund të mobilizohen sipas nevojave (stafi i brendshëm dhe rrjeti i konsulentëve);
• Përvojë të dëshmueshme në fushatat M&V dhe përmbajtjet shoqërore e arsimore;
• Përvojë të dëshmueshme në sigurimin që fushatat të janë të ndjeshme në aspektin gjinor dhe etnik;
• Punojë në mënyrë efektive për afate të shkurtra;
• Mos përdorë materiale të mbrojtura me të drejtë autori;
Kohëzgjatja e Kontratës
Agjencia/Kompania do të kontraktohet për të ofruar shërbime vetëm për përudhen 1 mujore të hartimit të planit dhe strategjisë me mundësi për vazhdimin e kontratës për 4vite të tjerë. gjatë kësaj periudhe do tëhartohet strategjia dhe plani veprues dhe implementues i fushatës katërvjeçare, duke u bazuar në strategjinë “Local to Global”. Ndërsa për katër vitet e ardhshme strategjia do tëidentifikojë fushatat fushata të ndryshme me tematika dhe akterë të ndryshëm nëfushën e mbrojtjes dhe parandalimit e ndëshkimit trupor dhe poshtërues ndajfëmijëve.
Aranzhimet kontraktuale dhe mbikëqyrja
Agjencia/Kompania e marketingut/kreative do të kontraktohet sipas kushtevetë Syri i Vizionit vetëm për qëllim të ofrimit të shërbimeve të mësipërme dhedo të mbikëqyret nga Udhëheqësi iprojektit dhe tematikes së mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes më të drejtat etyre, si dhe pergjegjesi për komunikim nga Syri i Vizionit dhe Save theChildren zyra në Kosovë.
Procedura e Aplikimit
Aplikantëve u kërkohet të dorëzojnë:
- Metodologjinë e shkurtër të punës për hartimin estrategjisë dhe planin e fushatës për katër vite;
-Metodologjinë për çasjen dhe zbatimin e planit për vitine parë dhe planifikimin për tri vitet e ardhshme;
- Metodologjinë e një plani monitorimi dhe vlerësimi të rezultateve të pritura të fushatës;
- Lista dhe CV-të e personelit teknik kyç të propozuar përkëtë projekt, duke theksuar kualifikimet dhe përvojën në projekte të ngjashme;
- Referencat e punës (të paktën 3).
- Propozimi financiar (vetëm për hartimin e strategjisëdhe planit të fushatës për katër vite)
- Propozimet (propozimet teknike dhe financiare) duhet tëdorëzohen në formë elektornike e-mail: info@syriivizionit.org,
Oferta duhet të dërgohen edhe në formë fizike përmes postës:
OJQ “Syri i Vizionit”, Adresa: Isa Demaj 14, 30000Pejë-Kosovë, NRF 600238077, NRB 5101044-2, Nr TVSH 330148892.
Afati i fundit për aplikim, datë 18 Dhjetor 2017 ( E Hënë),ora:16:00.
Vetëm kandidatët e suksesshëm do të ftohen.