26.04.2021
Emërtimi i kontratës: Furnizimi me pajisjeve të kuzhinës, në funksion të kryerjes së praktikes profesionale në drejtimin e hotelerisë dhe turizmit në 3 shkollat e mesme ekonomike në Komunat e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit
No. Ref.: SIV_SE.3.3.5/21
1. Organizata “Syri i Vizionit” dhe Volkshilfe Solidaritat janë duke e realizuar programin “Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit – SEED faze e tretë” i cili mbështetet financiarisht nga Agjencioni Austriak për Zhvillim ADA, dhe ka për qëllim që të kontribuojë në zhvillimin strategjik të tregut të punës, një kontribut për uljen e varfërisë dhe barazinë gjinore dhe fokusohet në nxitjen e partneritetit të qëndrueshëm që shtyn në krijimin e një kornize aktive të tregut të punës në nivel lokal dhe në qasjen në punësim formal. Një vëmendje e veçantë u është dhënë të rinjve dhe grave përmes: mbështetjes në punësim, lehtësimit në mes sektorit publik dhe privat, forcimit të organizatave partnere, ekspertizës dhe transferimit të njohurive, promovimin e punësimit ose vetëpunësimit.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi janë krijuar 3 kabinete të kuzhinës në 3 shkolla të mesme profesionale ekonomike në komunat e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit, përkatësisht në shkollën e mesme ekonomike “Ali Hadri” Pejë, shkollën e mesme ekonomike “Kadri Kusari” Gjakovë dhe shkollën e mesme profesionale ekonomike “Ymer Prizreni” Prizren.
Me krijimin e kabineteve të kuzhinës brenda shkollave të lartpërmendura krijohen kushtet e përshtatshme për realizimin mësimit teorik dhe praktik në lendet e hotelerisë dhe turizmit për nxënësit.
Përshkrimi i furnizimeve:
Oferta parasheh furnizimin me pajisje të kuzhinës sipas përshkrimit të ofruara për shkollat e mesme ekonomike: “Ali Hadri” në Pejë, “Kadri Kusari” në Gjakovë dhe “Ymer Prizreni” Prizren. Me kompletimin e kabineteve të kuzhinës krijohen kushte të përshtatshme për nxënësit e drejtimit hoteleri dhe turizëm që krahas mësimit teorik në klasë të zhvillojnë edhe mësimin praktik në kuzhinë, rrjedhimisht të jenë me të përgatitur për punë praktike dhe punësim në biznese.
2. Kriteret minimale për kualifikim të ofertuesve janë:
• Dëshmi për ofrimin e të gjitha produkteve të parapare në ftesën për ofertë;
• Regjistrimi ligjor i firmës nga autoritetet lokale
3. Ofertuesit e interesuar që plotësojnë kriteret minimale për kualifikim të cekur më lartë janë të ftuar të aplikojnë me ofertat e tyre duke përplotësuar ofertën e bashkëlidhur ku është i cekur specifikimi i hollësishëm teknik së bashku me afatet dhe kushtet e tjera.
Shkarko:
Ftesën për Ofertim
Kushtet dhe Specifikat e furnizimeve