Hapur për aftësime profesionale për 40 të rinj, gra dhe persona me aftësi të kufizuara si dhe komunitetet pakicë (ashkali, boshnjak, egjiptian, rom dhe serb) nga zonat rurale e urbane të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik.
Kjo thirrje mundësohet në kuadër të projektit “Fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave dhe grupeve tjera të pafavorizuara në pesë komuna të Kosovës” një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian i cili zbatohet nga Syri i Vizionit, The Balkan Forum dhe Komuna e Istogut
Syri i Vizionit, The Balkan Forum dhe Komuna e Istogu fton të gjithë rinjtë, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara si dhe komunitetet pakicë (ashkali, boshnjak, egjiptian, rom dhe serb) nga zonat rurale dhe urbane të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik të aplikojnë për të qenë pjesë e grupit për aftësim profesional që do të ndihmojnë në përgatitjen tuaj profesional për të qenë të gatshëm për tregun e punës me mundësi punësimi dhe vetë-punësim.
Kush ka të drejtë të aplikojë?
Të gjithë të rinjtë, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara si dhe komunitetet pakicë (ashkali, boshnjak, egjiptian, rom dhe serb) nga zonat rurale e urbane të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik.
Çfarë do të përfitoni?
Ju do të përfitoni kurse profesionale dhe certifikim në qendrat për aftësim profesional në Komunën e Pejës dha Gjakovës, të cilat do t’u ndihmojnë të zhvilloni aftësitë tuaja profesionale dhe të përgatiteni për tregun e punës, duke krijuar kështu mundësi më të mira dhe më të shpejta për të gjetur një vend të punës, si dhe mundësi vetë-punësimi sipas mundësive dhe përgatitjeve tuaja që përputhen me tregun e punës në komunën tuaj.
Mënyra dhe afati i aplikimit
Të gjithë ju që jeni të interesuar mund të aplikoni online duke plotësuar formularin këtu: https://forms.gle/3bBqYVrp4uSEsYAx7 apo mund të vini në zyre tek ne për ta plotësuar në formë fizike. Zyrat tona ndodhen në rrugën Isa Demaj 14, 30000 në Pejë.
Afati i fundit për aplikim është deri më datën: 15, prill 2022, (e premte), ora 17:00.
Për ndihmë dhe informata shtesë ju lutem na kontaktoni çdo ditë punë (e hënë - e premte) nga ora 08:30 deri në 17:30, me anë të telefonit +383 39 423240 apo në e-mail adresën office@syriivizionit.org
Ju mirëpresim!