02.12.2020
Termat e Referencës
Numri i referencës: RFQ/2020/KS/022
Agjenci marketingu/kreative për realizimin e kampanjës së “Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe mbrojtjene fëmijëve nga dhuna”
Organizata Syri i Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarisht si OJQ lokale nëShtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë më herët që nga 1999 si Organizatëe Bazuar në Komunitet (CBO) në Regjionin e Pejës.
Përgjatë viteve të fundit, OJQ “Syri i Vizionit” kazhvilluar partneritete të shumta me një spektër të gjerë të organizatave lokaledhe ndërkombëtare, komunave dhe faktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe Ballkansi: Komisioni Evropian, Save the Children në Kosovë, Olof Palme InternationalCentre, Solidar Suisse, Volkshilfe Solidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CAREInternational, OSCE, etj.
Informata të përgjithshme
Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children zyranë Kosovë, tash e gjashtë vite është duke punuar në programe mbi monitorimindhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, që kanë për qëllimrespektimin e Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, dhe fuqizimine mekanizmave në parandalimit të dhunës, ndëshkimit trupor.
Në kuadër të programit tematiknë fushën e mbrojtjes së fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen- Mbrojtja e Fëmijëve dheQeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, do të realizohet fushata vetëdijësuesee ndërgjegjesuese mbi pasojat e dhunës ndaj fëmijëve dhe Ndëshkimit trupor sidhe promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.
Materialet e fushatës duhet jenë kreative, lehtë të kuptueshmedhe me mesazh të qartë, qoftë për fëmijët, prindërit, institucionet dhe gjithë shoqërinëduke i përfshirë edhe mediat duke sensibilizuar gjithë shoqërinë që dhuna dhe ndëshkimi trupor ndaj fëmijëve ështëi pa pranueshëm dhe qe duhet denoncuar tek institucionet përgjegjëse.
Qëllimi
Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një agjenci/ kompanimarketingu/kreative (“Agjencia/ Kompania”) për realizimin e kampanjës vetëdijësuesepër periudhën (Janar 2021 – Dhjetor 2021), mbi ndalimin e ndëshkimit trupor dhedhunës ndaj fëmijëve. Me qëllim të ngritjes së vetëdijes së institucioneve dhegjithë shoqërisë mbi pasojat që shkakton dhuna dhe ndëshkimi trupor ndajfëmijëve dhe promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës duke rriturpërgjegjësinë institucionale në krijimin dhe fuqizimin e mekanizmave ligjor nëmbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe ndëshkimi trupor në çdo ambient.
Oferta e Kompanisë
Agjencia/Kompania e marketingut duhet të dorëzojë ofertën e saj financiare dhe metodologjinë e punës në realizimin e materialeve dhe realizimin e fushatës duke ubazuar në materialet e cekura në tabelë (AneksiA):
Syri i Vizionit është përgjegjëse për:
Ndarjen e planit të strategjisë me Agjencinë/Kompaninëme qasje të shpejtë në të gjithë materialin përkatës të tematikës së mbrojtjessë fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve dhe akterët tjerë;
Sigurimin e informata specifike për t'upërfshirë në secilin aktivitet;
Sigurimin i informatave në kohë për çdokërkesë të Agjencisë lidhur me një aktivitet/program pune/publikim;
Miratimin e të gjitha produkteve të prodhuaraAgjencia para lëshimit të tyre;
Të drejtën autoriale dhe shpërndarjen e materialeve/resursevetë krijuara nga Agjencia nëse është e nevojshme.
Specifikat e Agjencisë/Kompanisë:
Agjencia/Kompania do të:
Agjenci/Kompani kombëtaremarketingut/kreative me reputacion dhe ekspertizë të dëshmueshme në ofrimin eshërbimeve të specifikuara në këto Terma të Referencës;
Ketë përvojë të dëshmueshme në sigurimin ematerialeve të cilësisë së lartë, të përshtatshme në aspektin kulturor nëgjuhën shqipe dhe serbe si dhe në prodhimin e materialeve të cilat janë tëpërshtatshme për të gjithë qytetarët që kanë shkathtësi të kufizuar/ janëanalfabetë e nëse kërkohet edhe në gjuhe të tjera përpos gjuhëve zyrtare;
Përvoja e mëparshme në zhvillimin e mesazhevedhe materialeve me përmbajtje sociale ose arsimore, është një aset;
Demonstrojë se burimet njerëzore me përvojëmund të mobilizohen sipas nevojave (stafi i brendshëm dhe rrjeti ikonsulentëve);
Përvojë të dëshmueshme në fushatat avokuesedhe vetëdijesuese;
Përvojë të dëshmueshme në sigurimin qëfushatat të janë të ndjeshme në aspektin gjinor dhe etnik;
Punojë në mënyrë efektive për afate tëshkurtra;
Mos përdorë materiale të mbrojtura me tëdrejtë autori;
Kohëzgjatja e Kontratës
Agjencia/Kompania do tëkontraktohet përmes një kontrate të veçantë me SiV, për të ofruar shërbime sipasaneksit A, për periudhën (08 Janar 2021 – 31 Dhejtor 2021) në marrëveshje me Agjencinë / Kompaninë.
Aranzhimet kontraktuale dhe mbikëqyrja
Agjencia/Kompania e marketingut do të kontraktohet sipaskushteve të Syri i Vizionit vetëm për qëllim të ofrimit të shërbimeve sipasAnexi A dhe do të mbikëqyret nga Udhëheqësi i projektit dhe tematikes sëmbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes më të drejtat e tyre, si dhe përgjegjësi përkomunikim nga Syri i Vizionit dhe Save the Children zyra në Kosovë.
Procedurae Aplikimit
Agjencia/Kompania e marketingut duhet të dorëzojnë:
- Metodologjinë e shkurtër të punës për realizimin e materialevete përcaktuar në tabelën Anex A (jo me shumë se 2 faqe A4, duke ilustruar edhe idenëe dizajnit te materialeve dhe kampanjës se planifikuar, ku target grup janë fëmijëtnga mosha 0-18 vjeç dhe prindërit).
- Tabela Anex A e plotësuar nga kompania pa ndërhy ne përmbajtjevetëm duke plotësuar të dhënat që kërkohen (çmimin për secilin produkt);
- Kopjet fizike të mostrave (shembuj) për produkte tështypura më parë (poster A4 në ngjyrë, broshura 2 shembuj, TV spot ne CD).
- Lista dhe CV-të e personelit kyç të propozuar përrealizimin e fushatës, duke theksuar kualifikimet dhe përvojën në fushata tëngjashme;
- Metodologjinë e planit të monitorimit dhe vlerësimi tërezultateve të pritura të fushatës;
- Referencat e punës (të paktën 3).
- Propozimi financiar pa TVSH (duke u bazuar në tabelënAnex A)
- Aplikimet (propozimet teknike dhe financiare se bashkume mostrat e produkteve) pranohen vetëm në formë fizike përmes postës.
Treguesite performancës për vlerësimin e rezultateve do të bazohen në Kriteret si nëvijim:
KRITERET THEMELORE: Të gjithë ofertuesit duhet t’i përmbushinkriteret themelore
Kriteret | Po/Jo |
Propozimi teknik i ofertuesit për metodologjinë e zhvillimit dhe para-testimit të materialeve | |
Oferta financiare e ofertuesit dhe konfirmimi i përshtatshmërisë së Ofertuesit me Kushtet e Tenderit (nën Përgjigjja e Tenderuesit ndaj Tenderit) | |
Regjistrimi i ofertuesit në shtet / Përshtatshmëria profesionale
Ofroni: Kopjen e Certifikatës se Regjistrimit, përfshirë edhe informatat për biznesin; |
|
Kapacitetin ekonomik dhe financiar të ofertuesit:
Ofroni: - Qarkullimin Vjetor për vitet: 2017, 2018, 2019 dhe 2020 të Raportit Vjetor të Kompanisë dhe/apo Pasqyrat e Audituara Financiare - Ofroni kopjet e minimum tri (3) kontratave e kërkuara për fushën e njëjtë apo të ngjashme. |
|
Ofroni:
Minimum 3 referenca. Përvoja e mëparshme me organizatat ndërkombëtare /OJQ-të është një përparësi. |
|
Përvoja e stafit në zhvillimin e spoteve televizive, radio porosive, porosive në Facebook, projektimin, paraqitjen dhe shtypjen e produkteve në versione të shumë gjuhëve – monitorim dhe vlersim të mbulimit të popullatës së synuar
Ofruesi i Shërbimeve duhet të propozojë strukturën dhe përbërjen e ekipit që do t'i dedikohet realizimit të kësaj kampanje dhe të tregojë numrin e viteve të përvojës për anëtar të ekipit në këtë fushë Ofroni: CV të udhëheqësit të ekipit dhe stafit me eksperiencë që do të angazhohen. |
KRITERET E PREFERUARA
Kriteret | Pikët |
CV të udhëheqësit të ekipit dhe stafit me eksperiencë që do të angazhohen | 20 |
Propozimi teknik i ofertuesit për metodologjinë e zhvillimit të fushatës. Subjekti i fushatës duhet të jetë ngritja e vetëdijes për ndalimin e ndëshkimit trupor dhe krijimi i një mjedisi për zero tolerancë. | 15 |
Cilësia e dizajnit, paraqitjes dhe shtypjes së produkteve
(ofroni një minimum prej 3 produkteve të mostrës - TV Spot (në CD), broshura, posterë dhe/ose raporte) Vërejtje: Ofrimi i më shumë se një shembulli është një përparësi |
25 |
Çmimet e ofertuesit | 40 |
Shkarko dokumentet:
Oferta duhet të dërgohen përmes postës, dhe postes elektronike:
OJQ “Syri i Vizionit”, Adresa: Isa Demaj 14, 30000Pejë-Kosovë, NRF 600238077, NRB 5101044-2, Nr TVSH 330148892.
Afati i fundit për aplikim, datë 11 Janar 2021 (E Hënë), ora:16:00.
Vetëm Agjencia/Kompania e marketingut e suksesshëm do të ftohen.
Për informata shtesë mbi procedurat e aplikimit mund tëna kontaktoni përmes e-mail në: info@syriivizionit.org,ose vlora.latifi@syriivizionit.org; apo ne tel.039 423 240.