Syri i Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarisht si organizatë joqeveritare lokale në shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë edhe më herët, që nga viti 1999, si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës.
Që nga themelimi, motoja e organizatës ka qenë: “Mendo globalisht, vepro lokalisht”, parim të cilit SiV i ka qëndruar vazhdimisht besnik në punën dhe angazhimin e saj.
Vizioni ynë: Organizatë që realizon veprime lokale të bazuara në praktikat më të mira
Misioni ynë: Mbështetja e komunitetit përmes informimit, avokimit, vetëdijesimit dhe ngritjes së kapaciteteve të individëve, grupeve joformale, organizatave, institucioneve, rrjeteve dhe donatorëve.
Vlerat tona: Respektimi i të gjithëve pa dallim, puna në ekip dhe ndihma ndaj njëri tjetrit, hapësira e veprimi për vullnetarët, besimi dhe përgjegjshmëria, qasja bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirja
- Informata të përgjithshme
Në kuadër të programit tematik “Fuqizimi i Fëmijëve për Ndryshim Politikash dhe Pjesëmarrje”, Syri i Vizionit (SiV), në partneritet me Save the Children – Zyra në Kosovë (SCiK), punon për të mbështetur institucionet publike në hartimin dhe përmirësimin e politikave dhe shërbimeve sociale qe prekin interesin me të mirë të fëmijës.
Në kuadër të angazhimeve për ngritje të kapaciteteve të institucioneve lokale e qendrore, SiV do të angazhojë një Trajner/e për zhvillimin e një trajnimi për rreth 30 zyrtarë lokalë dhe nga niveli qendrorë.
Trajnimi do të fokusohet në:
- mbledhjen e të dhënave të ndara sipas gjinisë dhe aftësisë së kufizuar;
- analizën e politikave bazuar në standarde ndërkombëtare;
- përmirësimin e raportimit dhe vendimmarrjes së bazuar në dëshmi.
Pjesëmarrës do të jenë:
Sekretarët e Ekipeve për të Drejtat e Fëmijëve;
Zyrtarë përgjegjës nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal-MAPL, Zyra e Kryeministrit -Zyra për Qeverisje të Mirë-ZQM dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit-MASHTI.
Shkarko dokumentin e plotë: ToR-per-Trajnimin-per-Sekretaret e Ekipit per te Drejtat e Femijes