Titulli i Projektit: Botimi i revistës “Kronika”
Kohëzgjatja: 4 muaj (janar -prill 2005)
Vendi: Komuna e Pejës
Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit" në partneritet me Qendrën Rinore "ZOOM" në Pejë
Buxheti: 8.340 € Donatori: "Trentino con il Kossovo"
Qëllimi i projektit: Ky projekt është vazhdimësi e projektit për shkollën e Gazetarisë që është mbajtur në dy vitet e kaluara dhe ka pasur për qëllim që pjesëmarrësve të këtij kursi t’u mundësojë zhvillimin e shkathtësive në gazetari përmes përgatitjes dhe botimit të një reviste.
Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejtë (direkt) janë 25 të rinj që kanë shkruar dhe botuar artikuj në këtë revistë; në një kuptim më të gjerë përfiton gazetaria dhe informimi i të rinjve në rajonin e Pejës.
Realizimi i projektit: Të rinjtë që kanë dalë nga Shkolla e Gazetarisë të udhëhequr nga Syri i Vizionit kanë realizuar katër numra të revistës për të rinj “Kronika”. Revista është përgatitur tërësisht me punimet e tyre dhe u ka krijuar atyre mundësinë që përvojat teorike që i kanë marrë gjatë trajnimeve t’i bartin me punë konkrete në revistë. Në dhjetëra artikuj janë trajtuar tematika të ndryshme të jetës në Pejë, probleme që duhen zgjidhur dhe çështja tjera aktuale të ndara në rubrikat përkatëse të revistës.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Përgatitja dhe publikimi i dhjetëra artikujve me tema të ndryshme nga Peja dhe me gjerë
• Botimi dhe shpërndarja e katër numrave të revistës
• Krijimi i mundësisë për të zhvilluar aftësitë gazetareske për gazetarët e rinj
• Informimi i publikut dhe ngritja e tematikave të ndryshme në dhjetëra artikuj
Titulli i Projektit: Koordinimi i rrjeti të OWPEJL-së për Kosovë
Kohëzgjatja: 12 muaj (janar – dhjetor 2005)
Vendi: Kosovë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 11,700 €
Donatori: Unimondo/Hivos
Qëllimi i projektit: Përkrahja dhe promovimi i fushave të programit të OWPEJL (projektet dhe nismat) me fokus në krijimin e përmbajtjes së materialeve për publikimin në gjuhën shqipe si dhe menaxhimin e rrjetit/përfaqësimin për Kosovë të OWPEJL-së. Koordinimi i aktiviteteve do të bëhet përmes rrjetit të OneWorld në rajonin e Evropës Juglindore.
Përfituesit: Përfitues të kësaj ndërmarrjeje janë të gjitha ato vende që i qasen përmes internetit OWPEJL dhe kështu njoftohen në mënyrë të shpejtë për zhvillimet që ndodhin në rajonin që mbulon OWPEJL si dhe në gjuhët e veçanta të lexuesve të këtyre vendeve.
Realizimi i projektit: Ky projekt bazohet në ofrimin e përkrahjes përmes shkëmbimit të informatave dhe materialeve online dhe të shtypura që kanë të bëjnë me fushat e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë dhe informimit të publikut. Përveç kësaj, OWPEJL u mundëson lexuesve të marrin informata në lidhje me zhvillimet e ndryshme sociale, ekonomike dhe politike në vendet që mbulon. Komunikimi në mes anëtarëve të rrjetit bazohet në partneritetin, ku çdo organizatë shkëmben informatat dhe materialet për shpërndarje të koordinuar.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Mbajtja dhe mbulimi i portalit në gjuhën shqipe të OWPEJL
• Publikimi i më tepër se 100 temave/çështjeve dhe publikimi në gjuhën shqipe. Këto informata më tej përkthehen edhe në gjuhët e vendeve ku shtrihet OneWorld;
• Angazhimi i rregullt i një personi (menaxher rrjeti) dhe redaktor;
• Ngritja e diversitetit të informatave të ofruara për vendet që mbulon platforma OWPEJL.
Titulli i Projektit: Pjesëmarrja e publikut në Komunën e Klinës dhe të Istogut
Kohëzgjatja: 5 muaj (janar – maj 2005)
Vendi: Klinë dhe Istog Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit" organizatë lidere në bashkëpunim me OJQ-të Eurovizioni, Klinë dhe "Iniciativa Kosovare për Respekt dhe Edukatë", Istog
Buxheti: 7.460 € (3,730 + 3,730) Donatori: Fondacioni për Iniciativa Demokratike (FID)
Qëllimi i projektit: Ky projekt kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes qytetare dhe informimin e tyre për të drejtën për të marrë pjesë në proceset vendim-marrëse brenda komunës ku jetojnë, me theks të veçantë në komunën e Klinës dhe të Istogut. Nga kjo është hartuar një draft rregullore mbi qasjen në dokumentet zyrtare për Komunën dhe është bërë lobimi për aprovimin e saj si dhe monitorimi i zbatimit më pas.
Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejtë të këtij projekti janë të gjithë banorët që jetojnë në rajonin e Pejës (komunat Klinë dhe Istog). Pjesë tjetër e rëndësishme e përfituesve janë edhe gazetarët që kanë qasje më të lehtë në dokumentet zyrtare.
Realizimi i projektit: Rregulloret për qasje në dokumentet zyrtare janë hartuar pas një numri të madh takimesh dhe debatesh në të cilët janë përfshirë njerëz dhe grupe të ndryshme të interesit, bazuar në moshë, gjini dhe grupet e pakicave pjesë të komuniteteve që jetojnë në komunat Klinë dhe Istog. Shtrirja tek popullata është bërë përmes media të shkruara dhe elektronike, fletushkave, posterëve, dhe radio dhe TV emisioneve në mediat lokale. Për të diskutuar rreth pjesëmarrjes së qytetarëve ën hartimin e kësaj rregulloreje janë mbajtur edhe debate publike me qytetarë. Pas hartimit ajo është analizuar edhe me grupin e gazetarëve, me OJQ-të dhe zyrtarët komunalë. në formën përfundimtare rregullorja është dorëzuar në Kuvend Komunal në Klinë dhe Istog për miratim.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Hartimi dhe miratimi i rregullores në Kuvendin Komunal të Klinës dhe Istogut.
• Organizmi i dhjetëra takime dhe debateve me qytetarë, gazetarë, OJQ, etj për krijimin e variantit përfundimtar të rregullores
• Dizajnimi, shtypja dhe shpërndarjen e 4,000 fletushkave (1,000 në gjuhët boshnjake-serbe dhe 3,000 në gjuhën shqipe) në vendet më të dukshme në Klinë dhe Istog dhe 1/3 e tyre është shpërndarë përmes gazetave ditore nëpër Kosovë;
• Dizajnimi dhe shpërndarjen e 2 llojeve të posterave (gjatë fazës paraprake dhe pas miratimit të rregullores);
• Realizimi i një hulumtimi me 500 respondentë me mbulim Klinën dhe Istogun;
• Organizimi i 4 radio emisioneve në radiot lokale në këto dy komuna
Titulli i Projektit: Krijimi i projekteve për fazën e tretë dhe sqarimi i projekteve për fazën e dytë
Kohëzgjatja: 2 muaj (gusht – shtator 2005)
Vendi: Kosovë, Mal i Zi dhe Serbi
Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit" organizatë lidere në partneritet me "Helping People in Need" Rozhajë, Mal i Zi
Buxheti: 18,783 €
Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP)
Qëllimi i projektit: Projekti në fjalë është bërë për të siguruar një vazhdimësi të përshtatshme të planeve strategjike të hartuara nga OJQ-të pjesë e KIP rrjetit me rastin e fazës së parë të takimit të KIP-it. Në mënyrë konkrete, takimi i rrjetit të KIP-it organizohet me qëllimin që me ndihmën e trajnerëve/konsulentëve profesional të hartohen katër projekt propozimet gjithëpërfshirëse për t'u zbatuar gjatë fazës së tretë brenda Komponentës së Zhvillimin Rinor.
Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejtë (direkt) janë 17 anëtar të rrjetit të KIP-it, pasi përfaqësuesit e tyre kanë marrë pjesë na takim – nga 2 përfaqësues prej secilës organizatë, në veçanti personeli që punon në forcimin e partneriteteve në mes të komuniteteve dhe brenda organizatave.
Realizimi i projektit: Një këtë takimi ndër-kufitar ishte rasti për të hartuar dhe përfunduar 4 projekte në detaje në fushat kryesore me interes të përcaktuara nga Rrjeti, brenda Komponentës së Zhvillimit Rinor të KIP-it. 1. Rrjetëzimin me organizata/grupet jashtë Rrjetit të KIP-it: 2. Pjesëmarrja e rinisë – organizimi i debateve nëpër shkollat fillore me theks në kthim dhe re-integrim dhe 3. Brenda fuqizimit të rinisë dhe mobilizimit – krijimin e një Fondi të vogël të Hapur për nxënësit e shkollave fillore me qëllim të rritjes së përfshirjes së tyre në procesin e kthimit dhe përmbushjes së standardeve në Kosovë.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Përgatitja e materialeve të trajnimit dhe organizimi i ngjarjes;
• Organizimi i takimit të Rrjetit, që ka zgjatur 3 ditë me pjesëmarrje të 17 OJQ-ve të Rrjetit të KIP-it;
• Dorëzimi i 4 projekt propozimeve pranë donatorit;
• Kompilimin e punës gjatë trajnimit në një Buletin dhe publikim në tri gjuhë duke përfshirë edhe planet për të ardhmen e Komponentës Rinore.
Titulli i Projektit: Plani i Veprimit për Re-integrim në lagjen "7 Shtatori" (faza I)
Kohëzgjatja: 6 muaj (maj – tetor 2005)
Vendi: Komuna e Pejës
Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit" organizatë lidere në partneritet me "Vision 02", Istog dhe Helping People in Need- Rozhajë, Mal i Zi
Buxheti: 34,408 € Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP)
Qëllimi i projektit: Ky projekt ishte faza e parë e angazhimit me qëllim të krijimit të kushteve për kthim dhe re-integrim të qëndrueshëm të 25 familjeve të komunitetit rom e egjiptian në vendin e tyre të origjinës në Kosovë, në lagjën "7 Shtatori" në komunën e Pejës.
Përfituesit: Aktivitet në këtë projekt janë koncentruar në lagjen "7 Shtatori" në Pejë, ku pritej të bëhet kthimi i 110 personave nga Mali i Zi në Kosovë, përkatësisht nga kampi ku atëherë jetonin si të zhvendosur (Konik 1 dhe Konik 2 në Mal të Zi).
Realizimi i projektit: Projekti në fjalë përmbante kryesisht aktivitete të dialogut përmes takimeve në fokus grupe dhe disa aktiviteteve tjera për ngritje të vetëdijes në mediat lokale. Gjithashtu, projekti ofronte trajnime në fusha të ndryshme për komunitetin pritës dhe të zhvendosurit që jetonin në 7 Shtatori. Përveç kësaj, u organizua një hulumtim, disa trajnime, u krijuan fokus grupet, u hartua një Plan veprimi si dhe një numër i radio emisioneve u realizohen në Kosovë dhe Mal të Zi.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Hulumtimi me 200 pjesëtarë të komunitetit pritës dhe 110 pjesëtarëve të komunitetit të zhvendosur;
• Realizmi i katër (4) radio emisioneve në nivel lokal në Radio Peja, Radio Dukagjini, dhe Radio Rozhaja dhe një artikull në veb portalin One World Southeastern Europe në lidhje me këtë projekt
• Organizimin dhe udhëheqjen e tre trajnimeve si dhe organizimin e dy takimeve të përbashkëta me komunitetet me qëllim që të bëhet përzgjedhja e grupit kryesor prej 36 qytetarëve në mesin e të zhvendosurve dhe komunitetit pritës dhe përfshirjen e tyre drejtpërdrejtë në përgatitjet për kthim në kuadër të këtij projekti;
• Organizimin e 20 takimeve me fokus grupet, me komunitetin pritës dhe me të zhvendosurit në Mal të Zi, takime të ndara dhe të përbashkëta;
• Organizimi e një serie prej 6 vizitave shkëmbyese ndër-kufitare (6 burra, 6 gra dhe 6 të rinj) për t’iu bërë vizitë një ditore të zhvendosurve nga komuniteti rom e egjiptian në Mal të Zi;
• Organizimi dhe lehtësimi e tre fokus grupeve për komunitetin e zhvendosur për të vizituar shtëpitë e tyre në formën "Shko dhe Shiko" në koordinim me DRC-në dhe institucionet tjera relevante të Kosovës;
• Organizimi i tre sesioneve të trajnimeve me fokus grupet nga të dy komunitetet në temat: Aftësitë komunikuese, Ndërmjetësimi, Menaxhimi i konflikteve, dhe Të drejtat e njeriut; një trajnimi për hartimin e planit të veprimit për rininë në lagjen "7 Shtatori"; një trajnimi për të nxjerrë projekte në shërbim të komunitetit pas kthimit; një trajnimi në Podgoricë me fokus grupin e komunitetit të zhvendosur
Titulli i Projektit: Ngritja e kapacitetit për veprim në fshatin Bellopojë
Kohëzgjatja: 4 muaj (qershor - shtator 2005)
Vendi: Rajoni i Pejës
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 9,408 €
Donatori: Perspektiva Evropiane
Qëllimi i projektit: Ky projekt ka synuar ngritjen e kapaciteteve të banorëve të fshatit Bellopojë, me qëllim që t’u ndihmohet atyre për të iniciuar brenga dhe kështu të përmirësojnë koordinimin dhe vetë-fuqizimin për nevojat e fshatit në përgjithësi dhe për banorët në veçanti. Gjithashtu, ky projekt ka ndihmuar në lehtësimin e lirisë së lëvizjes të këtij komuniteti dhe krijimin e kontakteve me institucionet lokale dhe shoqërinë në përgjithësi. Konkretisht, gjatë këtij projekti është formuar një trup përfaqësues i këtij fshati dhe janë organizuar një seri e trajnimeve për të ngritur kapacitetet e tyre. Në fund është hartuar një listë me brengat e këtyre banorëve që i është dorëzuar institucioneve komunale në Pejë.
Përfituesit: Banorët e fshatit Bellopojë kanë qenë përfituesit primarë të drejtpërdrejtë (direkt) nga ky projekt. Ndërsa, pjesa tjetër e fshatit kanë përfitojë në një apo mënyrë tjetër nga promovimi që ky trup ka bërë duke përfaqësuar dhe të arriturat dhe përfitimet që janë marrë nga institucionet lokale në përmbushje të kërkesave të tyre.
Realizimi i projektit: Kjo përfshin krijimi e një trupi të fshatit të përbërë prej 6-7 personave, të cilëve u është ofruar një seri e trajnimeve në Menaxhimin e konflikteve, Të drejtat e njeriut dhe pakicave, Planifikim strategjik dhe Lidershipi i bazuar në vlera. Për më tepër, janë organizuar takime me institucionet lokale për të diskutuar për nevojat e këtij komuniteti.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Krijimi i trupit të fshatit i përbërë nga shtatë anëtarë të zgjedhur nga komuniteti dhe një koordinator;
• Organizimi dhe mbajtja e trajnimeve për 5 ditë në temat e sipër-përmendura;
• Hartimi i listës bashkërisht prej tetë prioriteteve për t’ia adresuar Komunës;
• Organizimi i tetë takimeve me institucionet relevante për të diskutuar nevojat prioritare të përcaktuara nga komuniteti;
Titulli i Projektit: Buletini informativ avokues – Kasneci/Glasnik
Kohëzgjatja: 6 muaj (prill 2005 – shtator 2005)
Vendi: Rajoni i Pejës (komunat: Pejë, Klinë, Deçan dhe Istog)
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 14,800 €
Donatori: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)
Qëllimi i projektit: Përmes publikimit të një serie të buletinit informativ, ky projekt synon të ngrisë vetëdijen e publikut dhe pushtetit lokal në rajonin e Pejës. Gjithashtu, mëton përmirësimin e kualitetit të jetës dhe efikasitetin e veprimeve qytetare, si rrjedhojë, llogaridhënien dhe performancën e strukturave komunale.
Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejtë të kësaj ndërmarrjeje janë të gjithë ata që shprehin brengat, zëri i të cilëve dëgjohet (nga të gjitha komunitetet), dhe që si rrjedhojë mund të rezultojë në përmirësimin e kushteve si infrastrukturore ashtu edhe jetësore. Gjithashtu, të gjithë atë të targetuar si të rinjtë dhe të moshuarit përfitojnë nga informacioni i thuktë që ofrohet. Më gjerësisht, qytetarët e rajonit të Pejës (duke përfshirë Pejën, Deçanin, Istogun dhe Klinën) përfitojnë nga informacioni i ofuar nga një perspektive ndryshe (të shoqërisë civile) prej asaj që janë mësuar të marrin nga burimet zyrtare në këtë rajon. Për më tepër, individë të rinj dhe të talentuar kanë mundësinë të marrin pjesë në këtë publikim duke ofruar shkrimet e tyre.
Realizimi i projektit: Botimi i "Kasnecit" bëhet i mundur nga mbledhja e informatave dhe hartimi i shkrimeve nga ekipi i gazetarëve, dhe pas redaktimit dhe dizajnimit, gazeta shpërndahet falas për qytetarët në më se 100 pika të frekuentuara nëpër qytete dhe fshatra. Gazeta botohej në gjuhën shqipe dhe boshnjake-serbe. Kasneci ka ndihmuar në krijimin e urave lidhëse në mes të qytetarëve dhe strukturave komunale përmes përkrahjes, monitorimit, aktiviteteve të avokimit dhe krijimit të rrjeteve formale apo jo-formale në komunën e Pejës. Me dy faqe për komunitetet pakicë dhe botimin dygjuhësh, "Kasneci" ka ndihmuar dialogun ndëretnik dhe kontaktin e ndërsjellë mes komuniteteve. Në këtë fazë gazeta ka angazhuar gazetarë profesionistë. Politika redaktuese mbështetej në tri linja: funksionimi i institucioneve, aktivitetet e shoqërisë civile dhe pasqyrimi i jetës së qytetarëve.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Publikimi i 6 numrave të Kasnecit nga 12 faqe secila në gjuhën shqipe dhe boshnjake-serbe (4000 për numër në shqip dhe 400 në boshnjako-serbe);
• Ne secilin numër publikimi i rreth 30 artikujve që trajtojnë probleme të jetës së qytetarëve, funksionimit të institucioneve dhe aktiviteteve të shoqërisë civile
• Mbulimi me nga dy faqe me 3-4 artikuj për secilën komunë Pejë, Deçan, Klinë dhe Istog dhe dy faqe për komunitetet pakicë
• Punësimi i tetë gazetarëve
• Ngritja e problemeve dhe avokimi për çështje të ndryshme të komunitetit. Ka pasur mjaft raste kur shkrimet në gazetë kanë nxitur veprim nga ana e autoriteteve
• Ngritja e vullnetarizmit në mes të grupeve rinore dhe shkrimit të artikujve
• Publikimi i një faqe me letra të qytetarëve
Titulli i Projektit: Vetëdijesimi dhe ngritja e kapaciteteve tek komunitetet në Gorazhdec dhe fshatrat përreth
Kohëzgjatja: 4 muaj (maj- korrik 2005)
Vendi: Komuna e Pejës
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 5,000 € Donatori: CARE International
Qëllimi i projektit: Ky projekt ishte i përbërë nga disa aktivitete që kanë për qëllim kryesor ngritjen e vetëdijes së grupeve multietnike në fshatrat Gorazhdec, Poçestë, Vragoc dhe Kërstovc, që së bashku të adresojnë nevojat dhe kërkesat e tyre tek institucionet lokale. Kjo është arritur përmes përkrahjes dhe organizimit të takimeve të përbashkëta si dhe ngritjes së kapaciteteve përmes trajnimeve mbi organizimin e punës në komunitet. Fokus grupet (gra, burra dhe të rinj) të të gjitha komuniteteve kanë punuar së bashku në hartimin e listës së prioriteteve për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës.
Përfituesit: Projekti ka angazhuar target grupet me të cilën "CARE" ka punuar në të kaluarën. Grupi multietnik i burrave i përbërë nga 11 anëtarë të bordit në të cilin marrin pjesë katër fshatrat; grupi multietnik i grave dhe i të rinjve janë poashtu nga të njëjtat fshatra dhe i tërë grupi përbën afërsisht 35 persona.
Realizimi i projektit: Projekti është zbatuar në tri faza të ndryshme dhe ka përfshirë fshatrat Gorazhdevc, Poqestë, Vragoc, dhe Kërstovc. Organizata ndërkombëtare që kishte punuar më parë me qëllim që të rris dialogun ndëretnik në katër fshatrat e sipër-përmendura kishte krijuar grupet multietnike të grave, burrave dhe të rinjve. Ky projekt i ka angazhuar këto grupe që të punojnë drejtpërdrejtë në ngritjen e kapaciteteve përmes trajnimeve, ngritjes së vetëdijes dhe organizimit të takimeve/forumeve për diskutime të përbashkëta. Kjo është arritur përmes takimeve të përbashkëta të komuniteteve nëpër grupe.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Organizimi i pesë sesioneve të dialogut ndër-etnik me grupet e grave serbe dhe shqiptare në Gorazhdec dhe fshatrat tjera përreth;
• Organizimi i një vizite ndër-etnike të grupit të grave nga fshatrat e Gorazhdec, Poçestë dhe Kërstovc;
• Organizimi i katër takimeve të përbashkëta me grupet e burrave nga komuniteti shqiptar dhe serb dhe një takim multi-etnik të burrave me institucionet, përkatësisht me Administratorin e UNMIK-ut;
• Organizimi i shtatë takimeve të përbërë me grupe multi-etnike të grupeve të të rinjve të Gorazhdec-it dhe fshatrave përreth;
• Organizimin dhe mbajtja njëkohësisht të pesë trajnimeve me grupet e të rinjve me nga 50 pjesëmarrës nga komuniteti shqiptar dhe serb në temat si në vijim: Menaxhimi i konflikteve, Të drejtat e njeriut, Menaxhimi i OJQ-së, Planifikimin strategjik dhe Lidershipi i bazuar në vlera;
• Realizimin e 30 intervistave me komunitetin shqiptar dhe serb të fshatrave Gorazhdec, Poçestë, Vragoc dhe Milovanc për të matur qëndrimet dhe nivelin e bashkëpunimit në mes komuniteteve;
• Ndihma në hartimin e Statutit dhe rreth procedurave të regjistrimit të një OJQ-je për të rinjtë e Gorazhdecit;
• Ndihma në krijimin e kontakteve të drejtpërdrejta në mes komuniteteve si kontribut në zvogëlimin e paragjykimeve.
Titulli i Projektit: Njoftimi i institucioneve komunale mbi projektet e zhvilluara nga KIP në Pejë dhe Istog
Kohëzgjatja: 2 muaj (qershor - korrik 2005)
Vendi: Rajoni i Pejës
Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit" organizatë lidere në partneritet me "Vision 02"- Istog dhe Helping People in Need, Rozhajë, Mali i Zi
Buxheti: 2,890 € (1,350 + 1,540)
Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP)
Qëllimi i projektit: Projekti përbën organizimin e dy takimeve me zyrtarët e komunave të Pejës dhe Istogut gjatë një periudhe prej 2 muajve (qershor dhe korrik 2005), me qëllim që të ngritet dukshmëria në nivel lokal e projekteve të KIP-it të quajtur "Përgatitja e kushteve për kthim të 25 familjeve të komunitetit rom e egjiptian në lagjen '7 Shtatori' në Pejë dhe të disa familjeve serbe në Kosh dhe Berkovë në Istog". Gjatë këtyre takimeve është bërë një prezantim që ka të bëjë me projektet e sipër-përmendura si dhe debatin/diskutimin me pjesëmarrësit mbi qëndrueshmërinë afat-gjatë të projektit.
Përfituesit: Numri i përgjithshëm prej 60 pjesëmarrësve ku përfshihen zyrtarët komunalë dhe kryesuesit e departamenteve në nivel lokal të cilët kanë marrë pjesë. Gjithashtu janë ftuar dhe kanë marrë pjesë në këto takime edhe përfaqësuesit e OJQ-ve në nivel nivel komunal që janë të përfshira në procesin e kthimit, re-integrimit dhe dialogut ndër-etnik.
Realizimi i projektit: Projekti është zhvilluar me bashkëpunimin të ngushtë në mes të organizatave partnere të KIP-it si "Helping People in Need" dhe "Vision 02" me qëllim që të prezantohet para autoriteteve lokale dhe akterëve të tjerë të shoqërisë civile qëllimin e projektit të KIP-it, ndërlidhjen me përpjekjet e DRC-së në aspektin e kthimit të organizuar në pjesët urbane si dhe lidhjet në mes të Strategjive Komunale për Kthim në Pejë dhe Istog. Gjithashtu, në këto takime është bërë prezantimi i rezultateve të dy hulumtimeve të realizuar në maj dhe qershor me 200+200 veta (400 në përgjithësi). Në hulumtimin e parë janë përfshirë komuniteti pritës në lagjen 7 shtatori dhe 25 familjet e komunitetit rom e egjiptian të kësaj lagjeje, të cilët ishin të zhvendosura në Mal të Zi, kurse hulumtimi i dytë është bërë me komunitetin pritës të fshatrave Kosh dhe Berkovë dhe disa familje serbe të zhvendosura në Serbi.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Organizimi i takimeve me 120 pjesëmarrës (tejkalon 60 të parashikuar) nga institucione të ndryshme, OJQ lokale, pjesëtarë të komunitetit pritës dhe të kthyer, publiku i gjerë;
• Informimi i pjesëmarrësve me qëllimet, objektivat dhe aktivitetet e programit për kthim dhe re-integrim;
• Prezantimi i rezultateve të dy hulumtimeve;
• Publikimi në media lidhur më këtë aktivitet.
Titulli i Projektit: Zhvillimi Strategjisë Rinore në përkrahjes të kthimit të serbeve në Kosh, Istog dhe Berkovë, Klinë
Kohëzgjatja: 6 muaj (qershor – nëntor 2005)
Vendi: Komuna e Pejës
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit organizatë lidere në partneritet me OJQ-të "Visioni 02" - Istog dhe "Jug" - Kraljevë, Serbi
Buxheti: 46,110 € (29,110 + 17,000)
Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP)
Qëllimi i projektit: Të sigurojë kthim dhe re-integrim të qëndrueshëm për 38 familje serbe në fshatin Kosh në komunën e Istogut dhe 30 familje tjera serbe në fshatin Berkovë në komunën e Klinës. Ky projekt është i inkorporuar në një iniciativë më të gjerë për kthim në fshatrat e sipër-përmendura.
Përfituesit: Përfituesit e drejtpërdrejtë (direkt) të këtij projekti kanë qenë të rinjtë nga Kosh, Berkovë dhe Zllakuqan pjesë e grupit të targetuar. Të rinjtë e përfshirë janë ata që jetojnë në këto fshatra si dhe të rinjtë e zhvendosur në Kraljeve dhe Smederevska Palankë. Grupet e përfshira në këtë proces kanë qenë katër në përbërje nga 15 anëtarë secila. Poashtu, brenda grupit ato vet kanë zgjedhur 4 përfaqësues brenda çdo grupi dhe së bashku kanë hartuar strategjinë rinore gjithëpërfshirëse për fshatrat Kosh, Berkovë dhe Zllakuqan.
Realizimi i projektit: Projekti kryesisht përbëhet nga aktivitete për dialog me të rinjtë duke përdorur metoda për pjesëmarrje si dhe përmban aktivitete që kanë të bëjnë me ngritjen e vetëdijes në mediat lokale. Veç kësaj, janë ofruar trajnime në fusha të ndryshme si Menaxhimi i Konflikteve, Të Drejtat e Njeriut, Planifikim Strategjik dhe Lidership i Bazuar në Vlera. Këto trajnime janë organizuar për të rinjtë, pjesëmarrës që vijnë nga komuniteti i zhvendosur dhe ai pritës nga fshatrat Kosh dhe Berkovë, me qëllim që të zhvillojnë së bashku një plan për rini për këtë pjesë.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Identifikimi i të rinjve që dëshirojnë të marrin pjesë në grupet vepruese;
• Hartimi i listës me nevoja prioritare dhe brenga të të rinjve të zhvendosur;
• Sinkronizimi i nevojave të të rinjve nga të dy grupet e komuniteteve pjesëmarrëse;
• Organizimi i 4 trajnimeve paraprake, 8 takime në mes të rinjve dhe punëtori ndër-kufitare;
• Përgatitja e planit të veprimit për të rinjtë e Koshit, Berkovës dhe Zllakuqanit;
• Përgatitja e përfaqësuesve të 4 grupeve për veprim për koordinim të mëtejmë;
• Realizimi i radio emisioneve në mediat lokale dhe publikimi i artikujve në mediat e shtypura dhe elektronike.