Projektet në vitin 2021
Në vitin 2021, Syri i Vizionit vazhdoi punën në të gjithë Kosovën për të forcuar qytetarinë aktive, qeverisjen demokratike, përfshirjen sociale dhe mirëqenien e komuniteteve. Gjatë zgjedhjeve lokale dhe kombëtare, organizata përfshiu qytetarët në dhjetë komuna për të mbledhur prioritetet e tyre dhe për t’i formalizuar ato në “Kartën e Premtimeve”, të cilën kandidatët për kryetar komune u ftuan ta nënshkruajnë, duke krijuar një kornizë për llogaridhënie dhe transparencë. Më shumë se 125 vëzhgues afatshkurtër dhe tetë afatgjatë u trajnuan për të monitoruar zgjedhjet, duke siguruar pjesëmarrjen e qytetarëve dhe procese të drejta.
Në nivel komunitar, Syri i Vizionit u përqendrua në shëndetin dhe mbështetjen sociale, veçanërisht për grupet më të cenueshme si komunitetet Rome, Ashkali dhe Egjiptiane. Fushatat ndërgjegjësuese për parandalimin e COVID-19, të kombinuara me akses të shtuar në barna dhe pajisje mjekësore, ndihmuan në ruajtjen e shëndetit të fëmijëve, grave dhe familjeve. Paralelisht, projekti AQH - Kujdes Shëndetësor i Qasshëm dhe i Cilësisë promovoi ndërgjegjësimin për hipertensionin, diabetin dhe astmën, duke arritur mbi 300 pjesëmarrës në Pejë, Deçan, Istog dhe Klinë.
Fuqizimi i grave dhe sipërmarrëseve të reja mbeti prioritet. Nëpërmjet trajnimeve, mentorimit dhe mbështetjes praktike, 20 fermeret gra zhvilluan aftësitë në bletari, kultivimin e bimëve mjekësore dhe bujqësinë e vogël. Projekti gjithashtu forcoi Shoqatën “Bletët e Pejës”, duke mbështetur zhvillimin strategjik, brendimin dhe aksesin në treg.
Mbrojtja e fëmijëve dhe të drejtat u avancuan përmes programit “Detyrimi Ynë për të Ardhmen”, që synonte krijimin e mjediseve të sigurta për fëmijët, promovimin e prindërimit pozitiv dhe ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve lokale. Grupet e drejtuara nga fëmijët dhe asambletë komunale të fëmijëve morën pjesë në avokim, fushata mjedisore dhe procese vendimmarrëse, duke siguruar që zëri i fëmijëve të dëgjohet dhe të drejtat e tyre të respektohen.
Nëpërmjet “Aleancës së Qytetarisë Aktive”, Syri i Vizionit mbështeti angazhimin e qytetarëve dhe qeverisjen lokale në 19 komuna, duke lehtësuar forumet, avokimin dhe platformat digjitale për t’u siguruar që shqetësimet e qytetarëve të adresohen dhe pjesëmarrja e grave në proceset vendimmarrëse të rritet. Së fundi, organizata promovoi rikuperimin komunitar dhe bashkëpunimin ndëretnik pas COVID-19 në Pejë, Klinë, Istog dhe Rahovec, duke vlerësuar nevojat, nismat e dialogut dhe projektet me grante të vogla për të forcuar kohezionin social dhe bashkëpunimin lokal.
Nëpërmjet këtyre përpjekjeve, Syri i Vizionit forcoi transparencën, fuqizimin e qytetarëve, përfshirjen sociale dhe mirëqenien e grupeve të cenueshme, duke lënë një ndikim të qëndrueshëm në të gjithë Kosovën gjatë vitit 2021.
Titulli i Projektit: Perspektiva për zgjedhjet lokale 2021 Kohëzgjatja: 6 muaj (Korrik - dhjetor 2021) Vendi: Pejë, Istog Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit Buxheti: 3383.18 euro Donatori: Olof Palme International Qëllimi i projektit: Iniciativë e nëntë organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, që veprojnë në kuadër të koalicionit “Aleanca për Qytetari Aktive” është monitorimi i përmbushjes së zotimeve zgjedhore të kryetarëve të komunave. Përfituesit: Grupet kryesore të synuara nga projekti janë qytetarët e këtyre komunave ku zbatohet projekti dhe adresimi i kërkesave apo shqetësimeve të tyre drejtuar kandidatëve potencial për kryetar komune në zgjedhjet lokale 2021. Realizimi i projektit: Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore për kryetarë të komunave 2021, në dhjetë komuna të Kosovës janë organizuar tridhjetë tubime me qytetarë për të identifikuar kërkesat e tyre ndaj kandidatëve për kryetar të komunës së tyre. Nga tri tubime janë organizuar për secilën komunë. Në tubimin e parë është diskutuar për çështje të përgjithshme që preokupojnë qytetarët. Në tubimin e dytë është diskutuar për një temë specifike për secilën komunë, në varësi të asaj çfarë organizatat lokale e kanë konsideruar si më të nevojshme. Kurse tubimi i tretë ka pasur një temë të njëjtë për dhjetë komunat, ku është diskutuar për dialogun social. Pas përfundimit të takimeve, kërkesat e qytetarëve janë mbledhur në një bazë të të dhënave dhe janë renditur sipas votave të marra gjatë diskutimeve. Kështu, janë identifikuar prioritetet e qytetarëve dhe kërkesat tjera më pak urgjente. Për secilën komunë është hartuar dokumenti i veçantë i quajtur Karta e Zotimeve. Në Kartën e Zotimeve janë listuar të gjitha kërkesat e qytetarëve, të renditura sipas prioritetit dhe fushës që i takojnë. Karta e Zotimeve është hartuar me qëllim që t’u prezantohet kandidatëve për kryetarë komune. Të gjithë kandidatëve për kryetarë komune në dhjetë komunat e përzgjedhura u është ofruar mundësia që të nënshkruajnë këtë Kartë, e cila do të shërbejë si kontratë sociale mes tyre dhe qytetarëve të cilët ata do t’i qeverisin për katër vitet e ardhshme. Karta e Zotimeve njëkohësisht do t’i shërbejë shoqërisë civile si dokument bazë për të monitoruar qeverisjen lokale në katër vitet e ardhshme në këto dhjetë komuna. Pas përfundimit të zgjedhjeve, organizatat anëtare të koalicionit “Aleanca për Qytetari Aktive” kanë takuar kryetarët e zgjedhur të komunave, për t’iu rikujtuar zotimet zgjedhore dhe avokuar për përmbushjen e tyre. Progresi në përmbushjen e zotimeve është duke u monitoruar në baza të rregullta nga organizatat dhe po prezantohet në platformën “zotimet.forumi.online”, ku jepet mundësia për qytetarët që të shohin përmbushjen e zotimeve. Arritjet: • Organizimi i gjatë (6) takime, tri (3) ne secilën komune, Istog dhe Pejë, me fokus grupet e qytetarëve për mbledhjen e kërkesave apo nevojave të tyre. • Organizimi i dy diskutimeve publike me kandidatët për kryetare komune. • Hartimi i Kartës së Zotimeve me kërkesat dhe prioritet e qyfterëve se dhe nënshkrimi i tyre nga kandidatët për kryetar komune.
Titulli i Projektit: "Demokracia në Veprim" - Zgjedhjet nacionale 2021 Kohëzgjatja: 2 muaj (tetor- dhjetor 2021) Vendi: Rajoni i Pejës (Pejë, Gjakovë, Malishevë, Rahovec, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik) Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit" në kuadër të koalicionit "Demokracia në veprim" Buxheti: 19,855.99 euro përmes Siv, pjesa tjetër nga DnV Donatorët: USAID dhe Ambasada Gjermane Qëllimi i projektit: "Demokracia në Veprim" është themeluar me qëllim të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të organizuara në nëntor të vitit 2007 si dhe me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Përveç organizatës "Syri i Vizionit" pjesë e koalicionit "Demokracia në Veprim - Zgjedhjet 2021" janë 10 organizata joqeveritare kosovare. Përfituesit: Përfituesit e drejtpërdrejt janë e tërë popullata e Kosovës. Në veçanti, një numër i njerëzve që janë përfshirë në proces si monitorues mujorë dhe ditorë kanë përfituar nga trajnimet për procesin dhe sistemin zgjedhor në Kosovë. Realizimi i projektit: Aktivitetet përfshijnë monitorimin e tërësishëm të procesit zgjedhor: monitorimin e fushatës zgjedhore të partive, ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave në ditën e zgjedhjeve dhe publikimin e rezultateve të hershme. Arritjet e projektit: • Monitorimi i qindra aktiviteteve zgjedhore gjatë periudhën së fushatës dhe raportimi i rregullt në bazë ditore. • Mbajtja e konferencave të shtypit me raportet për problemet dhe parregullsitë që janë hasur gjatë monitorimit. • Monitorimi i ditës së zgjedhjeve nacionale, votimit dhe numërimit të votave. • Shpallja e rezultatit paraprak disa orë pas mbylljes së kutive. • Angazhimi i 8 vëzhguesve afatgjatë (LTO) për një periudhë dy muaj. • Angazhimi i mbi 125 vëzhguesve afatshkurtër (STO) në ditën e zgjedhjeve; • Organizimi dhe mbajtja e mbi 50 trajnimeve për STO për një periudhë 10 ditore.
Titulli i projektit: Parandalimi dhe mbrojtja nga COVID-19 - duke punuar si ndërlidhës midis projektit dhe komuniteteve të cenueshme jo-shumicë Kohëzgjatja: 12 muaj (janar 2020- dhjetor 2020) Vendi: Pejë, Klinë, Istog Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit Buxheti: 5875.20 euro Donatori: Organizata Ndërkombëtare për Migrim - IOM Qëllimi i projektit: Përmirësimi i kushteve të jetesës së komuniteteve të cenueshme jo-shumicë përmes sigurimit të qasjes në barna dhe pajisje mjekësore dhe duke punuar si ndërlidhës ndërmjet projektit dhe komuniteteve të cenueshme jo-shumicë. Përfituesit: Posaçërisht komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali në komunën e Pejës, Istogut dhe Klinës. Po ashtu institucionet lokale siç janë Drejtoritë e Shëndetësisë dhe Zyrat për Komunitete dhe Kthim. Realizimi i projektit: Projekti i propozuar do të ndërgjegjësojë qytetarët, veçanërisht komunitetin rom, egjiptian dhe ashkali, për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Për më tepër, sigurimi i shëndetit të fëmijëve, grave dhe vajzave është një domosdoshmëri për mirëqenien e shëndetit të familjes dhe një parakusht për kujdesin shëndetësor. Prandaj, u vendos që të ndërmerren masa mbështetëse posaçërisht për komunitetin rom, egjiptian dhe ashkali, si dhe masa për ngritjen e vetëdijes për familjet e romëve, egjiptianëve dhe ashkalive në komunën e Pejës, Istogut dhe Klinës. Arritjet: • Marrëveshje me bizneset për pranimin e të rinjve në praktikë. • Punësimi i dy të rinjve në praktikë brenda bizneseve. • Kryerja e pyetësorëve me familjet dhe identifikimi i nevojave të tyre. • Bashkëpunimi me institucionet në identifikimin e përfituesve • Bashkëpunim dhe komunikim i mirë me bizneset dhe praktikantët gjatë monitorimit. • Bashkëpunimi me punonjësin shëndetësor dhe familjet në nevojë • Konfirmimi i medikamenteve për familjet e përzgjedhura nga lista e përfituesve.
Emri i projektit: Kosovo integration initiative 2020 (KOSINT 2020) Kohëzgjatja: 1 prill 2020 - 31 dhjetor 2021 Vendi: Kosovë Organizata(t) zbatuese: SiV me partnerë VoRAE, BSFK, RADC Donatori: Fondacioni për Shoqëri të Hapur (OSF) Buxheti: $150,025.0 Qëllimi i projektit: Fuqizimi i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që të ngrenë zërin e tyre, të punojnë shumë për të përmbushur nevojat e tyre, të kenë unitet mes tyre dhe të trajtohen në mënyrë të barabartë në të gjithë sektorët nga pushteti lokal dhe qendror, si dhe nga e gjithë popullata e Kosovës. Këtë e mbështesin dokumentet e rëndësishme, të cilat e obligojnë Qeverinë e Kosovës që ta përmbushë këtë objektiv, ku përfshihen ligjet, strategjitë dhe dokumentet e nënshkruara ndërkombëtare për fuqizimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Përfituesit: Përfitues kryesorë janë komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali, institucionet shtetërore dhe të shoqërisë civile të cilat merren me këto komunitete, përfshirë Qeverinë e Kosovës, përkatësisht gjithë shoqëria kosovare. Realizimi i projektit: Projekti i ka nëntë komponentë të ndërlidhur në pajtim me rezultatet e pritura të cilat do të realizohen: Rezultatet dhe aktivitetet: • Përgjigjja e urgjencës për COVID 19 • Dialog në komunitet / Sesione informuese për regjistrim dhe fuqizim politik • Dialog në komunitet / Sesione Informative për strehimin • Fushata derë më derë • Strategjia e komunikimit • Fushata mediatike (digjitale) • Fushata mediatike (tradicionale) • Fitoni mbështetje nga jo-romët • Strategjia e avokimit KOSINT do të nisë disa fushata avokuese për komunitetin, pushtetin lokal dhe qendror, për të arritur objektivin. Temat e avokimit do të bazohen në zhvillimet aktuale dhe nga kontributi i dialogut në komunitet, diskutimeve publike, raporteve të ndryshme, si dhe politikave të integrimit në BE. Disa sugjerime për avokim janë: • Avokim për çështjet e post-COVID 19 • Avokim për regjistrimin • Avokimi për punësimin • Avokimi për strehimin.
Emri i Projektit – Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësorë Gjatë vitit 2021, Syri i Vizionit, në kuadër të projektit AQH – Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësorë, ka zhvilluar një sërë sesionesh ndërgjegjësuese mbi hipertensionin diabetin dhe astmën. Ky projekt mbështetet nga AQH dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe zbatohet në bashkëpunim me Swiss TPH. Projekti është realizuar në katër komunat e Kosovës: Peja, Deçani, Istogu dhe Klina. Qëllimi kryesor i këtij projekti është rritja e ndërgjegjësimit për shëndetin dhe promovimi i sjelljeve më të shëndetshme, veçanërisht në komunitetet që kanë nevojë për kujdes shëndetësor cilësor. Këtu përfshihen popullatat rurale, rinia e papunë, si dhe grupet e margjinalizuara si romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët. Gjatë kësaj periudhe, Syri i Vizionit ka organizuar 13 sesione ndërgjegjësuese mbi hipertensionin diabetin dhe astmën, duke angazhuar një gamë të gjerë pjesëmarrësish, të ndarë sipas gjinive dhe grupeve të moshave të ndryshme. Sesionet janë mbajtur në vende të ndryshme, si në shtëpi private, dhoma konference, shkolla dhe sallat e kuvendeve komunale, të cilat janë miratuar paraprakisht nga autoritetet përkatëse lokale. Aktivitetet e realizuara janë pritur me interes të madh nga pjesëmarrësit. Përkatësisht, janë mbajtur 7 sesione në Pejë, 2 në Deçan, 2 në Klinë dhe 2 në Istog, me gjithsej 325 pjesëmarrës. Ky projekt ka kontribuar ndjeshëm në realizimin e objektivave të tij, duke përmirësuar njohuritë e popullatës mbi hipertensionin, astmën dhe diabetin. Kjo ka ndihmuar në përmirësimin e shëndetit të komuniteteve të targetuara.
Titulli i projektit: Fuqizimi i grave ndërmarrëse ne bujqësi (viti i dytë). Kohëzgjatja e projektit: 1 shkurt – 31 dhjetor 2021 Vendi i implementimit te projektit: Pejë, Istog, Klinë. Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit Buxheti: 20,000 Euro Donatori: Diakonie Austria / Waldesian Church Qëllimi i projektit: Përmirësimi i qeverisjes dhe ndërmarrësisë së femrave përmes ngritjes së kapaciteteve dhe fuqizimit të grave dhe të rejave duke përmirësuar pozitën e tyre në biznese në komunat Pejë, Klinë dhe Istog. Rritja e ndërmarrësisë së grave, forcimi i vetë-iniciativës dhe punësimit përmes zhvillimit të bizneseve familjare në bujqësi. Ky projekt synon t'u ofrojë grave dhe fermereve te reja të zgjedhura në rrethinën e Pejës mbështetje në zhvillimin e aktiviteteve të tyre ekonomike. Përfitueset: Ky projekt është vazhdim i aktivitetit të ndërtimit të kapaciteteve për gratë fermere të filluar me financimin e Otto per Mille në vitin 2020 në tre komuna - Pejë, Klinë dhe Istog. Në vitin 2021, në total 20 gra dhe të reja do të jenë përfituese të drejtpërdrejta, duke përfshirë 15 gra fermere që morën pjesë në vitin 2020. Të paktën pesë gra të tjera fermerë do të ftohen të aplikojnë për mbështetje gjatë vitit 2021. Këshillimi i drejtpërdrejtë do t'u ofrohet në bazë të produkteve dhe shërbimeve që ata ofrojnë ose synojnë të ofrojnë në të ardhmen. Në vitin 2020, disa gra pjesëmarrëse në projektin e Syri i Vizionit me iniciativën e tyre themeluan Shoqatën e Grave Bletare “Peja Bees”. Në vitin 2021, projekti do të ndihmojë jo vetëm gratë e individualisht, por gjithashtu do të fuqizojë këtë shoqatë duke mbështetur zhvillimin e saj institucional dhe strategjik. Realizimi i projektit: Në tre muajt e parë, do të organizohen trajnime për shoqatën e bletareve. Në tremujorin e dytë, trajnimi dhe këshillat praktike do të organizohen për të gjithë përfituesit e vitit 2020. Gjatë vitit, Syri i Vizionit do të takohet gjithashtu me përfaqësues të komunave për të përcaktuar më mirë kriteret se si të fuqizojnë gratë në bujqësi dhe te diskutohen mundësitë e bashkëfinancimit publik ose tjetër për të plotësuar mbështetjen e dhënë në këtë projekt. Më pas do të organizohen seanca informuese për gratë fermere. (1) të sigurojë këshillim / trajnim praktik për bletarët e rinj në fusha të ndryshme të bletarisë, siç janë rritja dhe mbajtja e bletëve, prodhimi i mjaltit dhe tregtimi; (2) sigurojë këshillim / trajnim praktik për gratë që thajnë bimë të vogla (bimë për çaj dhe kuzhinë, bimë malore që ato mbledhin, bimë mjekësore) ose kultivojnë perime (spec, domate, marule, kastravec etj.) (3) të mbështesë të paktën pesë gra shtesë (akoma të pazgjedhura) fermere me trajnim, mallra dhe / ose pajisje për të zhvilluar produktet e tyre; (4) të forcojë institucionalisht shoqatën "Bleta Bees"; dhe (5) fuqizojë gratë të aplikojnë për grante të ofruara nga Drejtoria Komunale e Bujqësisë ose donatorë të tjerë të mundshëm. Aktivitet dhe rezultatet: • 15 gra fermere do të fitojnë njohuri praktike në lidhje me fushat në të cilat punojnë. Njëmbëdhjetë prej tyre për mbajtjen e bletëve dhe prodhimin e mjaltit, ndërsa tre do të fitojnë njohuri praktike mbi tharjen dhe mbjelljen e bimëve të vogla dhe një për kultivimin e dhive qumështore. Ato gjithashtu do të njihen me mënyrat e hyrjes në tregun lokal, si dhe rrjetëzimin. • Dy punëtori trajnimi njëditore për grupe grash në dy zona, d.m.th. Bletaria dhe tharja dhe mbjellja e bimëve të vogla. • Do të organizohet mentorim katër ditor me vizita ne terren për te ofruar këshilla praktike për përfitueset e vitit te kaluar. • Do të organizohet trajnim me vizita në terren për katër ditë për të siguruar këshilla praktike për përfituesit e vitit të kaluar. • Mentorimi do të mbahet nga trajnerë të cilët janë ekspertë në fushën përkatëse. • Shoqata e Grave Bletare “Peja Bees” do të ketë te përshkruar strategjinë e tyre të veprimit dhe do të mësojë rreth brendimit dhe promovimit të mjaltit. • Trajnim dy ditorë mbi brendimin dhe promovimin e mjaltit do të sigurohet për anëtarët e Shoqatës së Grave Bletare "Bleta Peja" • Punëtori dy ditore për zhvillimin e strategjisë së veprimit të Shoqatës së Grave Bletare “Peja Bees ” • Të gjitha fermeret pjesëmarrëse do të informohen dhe do të kenë qasje në “Thirrjen për grante bazuar në udhëzimin administrativ të Qeverisë nr. 02/2020 për masat dhe kriteret e mbështetjes në bujqësi dhe zhvillim rural ” • Ndihma për individët që të aplikojnë për grante. Përfitueset direkte dhe indirekte Përfitueset direkte: Në vitin 2021, në total 20 gra dhe të reja do të jenë përfituese të drejtpërdrejta, duke përfshirë 15 gra fermere që morën pjesë në vitin 2020. Të paktën pesë gra të tjera fermerë do të ftohen të aplikojnë për mbështetje gjatë vitit 2021. Përfitueset indirekte: Anëtarët e familjeve të grave dhe të rejave që do të përfshihen në projekt, afërsisht 100 persona në total. Komunat dhe qytetarët e këtyre komunave gjithashtu do të jenë përfitues indirekt.
Titulli i Projektit: Aleanca Qytetari Aktive dhe Komuna të Përgjegjshme Kohëzgjatja: 12 muaj (Janar - dhjetor 2021) Vendi: Pejë, Klinë, Istog, Junik, Deçan, Gjakovë, Rahovec, Prizren, Prishtinë, Suharekë, Lipjan, Mitrovicë, Vushtrri, Obiliq, Fushë Kosovë, Graçanicë, Kllokot, Ranillug, Partesh, Novobërdë dhe Shtërpcë Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit, “Ec Ma Ndryshe”, CSD and Democracy Plus Buxheti: 146,265.85 euro Donatori: Olof Palme Internacional Qëllimi i projektit: Qëllimi i kësaj aleance është të aktivizojë qytetarët dhe t'i shprehin shqetësimet e tyre në komunat e tyre. Në këmbim komunat aktivizojnë mekanizmat e tyre të reagimit dhe sigurohet një proces i bashkëpunimit demokratik. Duhet një qytetar i vetëm për të identifikuar problemet, por duhet një grup pas atij qytetari për ta fuqizuar atë. Kur grupi organizohet drejt veprimeve që përfitojnë, pjesëmarrja e komunitetit bëhet më e lartë. Kur ekzistojnë dy ose më shumë nga këto lloj organizatash bërthamore dhe ato bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, rrjetëzimi, procesi i vendimmarrjes mund të drejtohet drejt tyre dhe interesave të tyre. Përfituesit: Grupet kryesore të synuara nga projekti janë këshillat lokal, qytetarët e lagjeve në komunat në të cilat funksionon projekti, grupet e grave, organizatat e shoqërisë civile, grupet joformale, komunat si dhe qytetarët që synojnë të aktivizohen për të mirën e komunitetit në vendin ku ata jetojnë. Po ashtu, pushteti vendor duke përfshirë kryetarët e komunave, drejtorët e shërbimeve publike, anëtarët e kuvendeve komunale, autoritetet publike të nivelit qendror, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me të cilën planifikojmë të vazhdojmë më tej bashkëpunimin për organizimin dhe strukturimin e këshillave vendore, është gjithashtu një palë e interesuar në projekt. Realizimi i projektit: Organizatat do të punojnë drejtpërdrejt me qytetarët, grupet formale dhe joformale, organizatat joqeveritare, grupet e grave dhe të rinjve dhe grupet e tjera të margjinalizuara. Ata gjithashtu do të punojnë së bashku me institucionet e nivelit lokal për të zhvilluar mekanizma praktik dhe funksional që do të mundësojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe së bashku do të avokojnë në nivel lokal dhe qendror për të inicuar/shqyrtuar dhe zbatuar politika që do të kenë ndikim në mbarë Kosovën. Aleanca do të punojë për fuqizimin e grave në vendimmarrje. Për ta arritur këtë, secila organizatë do të vazhdojë të punojë me grupet e grave, këshilltaret komunale, gratë në politikë në mënyrë që si grup i përbashkët të punojë në ngritjen e pozitës së grave dhe motivimin e grave të tjera për t'u aktivizuar. Aleanca do të organizojë aktivitete sensibilizuese në fshatrat e komunave në mënyrë që gratë të marrin pjesë dhe të jenë më të përfaqësuara në këshilla. Arritjet: • Arritjet e përbashkëta • Mbështetja dhe avokimi për zbatimin e rregullores për zgjedhjen dhe funksionalizimin e këshillave lokal në 19 komuna. • Shkëmbim përvojash • Vizitë studimore • Dizajnimi dhe hapja e Platformës se Aleancës (forumi.online – i zgjeruar). • Premtimet për qeverisje të mirë • Takime për ngritjen e kapaciteteve të aleancës me OJQ-të lokale • Shkëmbimi i platformave të hapësirës publike në komunat partnere SIV • Takime mbështetëse dhe avokuese për hapjen e Zyrës ndihmesë për Qytetarët në komunën e Istogut. • Takime me këshillat lokale dhe zyrat ndihmesë për qytetarët në Klinë. • Trajnimi i këshillave lokale për monitorimin e kontratave publike në Rahovec dhe Gjakovë. • Zyra ndihmesë dhe këshilluese për qytetar • Ofrimi i trajnimeve për këshillat në Klinë, hartimi i dokumenteve zyrtare • Takimi avokues për rritjen e numrit të grave përfaqësuese në këshillat lokale në komunën e Klinës. • Përditësimi i rregullt i faqes së Qytetarisë Aktive CSD • Programi për ngritjen e kapaciteteve për Forumet në Komunitet dhe ngritja e mekanizmit cilësor të komunikimit në marrëdhëniet Forume Komuniteti – OSHC – Komuna. • Krijimi i një mekanizmi inovativ dhe modern për konsultime publike me qytetarët • Aktivitetet e rrjetit synojnë të ndikojnë në agjendën e nivelit qendror. • Aktivitetet e rregullta të Rrjetit CSD • Promovimi i projekteve të rritura në komunitet D+ • Krijoni forume qytetare në tre komunitete të reja • Angazhoni forumet e mëparshme qytetare në seancat dëgjimore të buxhetit • Ruani dhe zgjeroni Portalin Online ndreqe.com • Monitorimi i Përgjegjshmërisë së Komunës dhe Vlerësimi i Performancës. • Tre seminare me ndërmjetësues lokalë dhe koordinatorë rajonalë për mobilizimin e komunitetit. EC • Veprime lokale / shfaqje publike. • Krijimi i dialogut politik me komunat e reja. • Programi i praktikës / Aktivizimi rinor në lagje dhe shkolla • Hulumtimi mbi legjislacionin kombëtar të planifikimit • Ngjarje diskutimi publik mbi legjislacionin kombëtar të planifikimit • Mirëmbajtja e platformës së ueb-it Mahalla.info dhe publikimi i informacionit mbi aktivizimin • Fushata mediatike për aktivizimin e lagjes • Konferenca përmbyllëse.
Titulli i Projektit: “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja me të Drejtat e Fëmijëve” Kohëzgjatja: 12 muaj (janar - dhjetor 2021) Vendi: Pejë, Gjakovë, Klinë, Gjilan dhe Prizren, Prishtinë, Ferizaj dhe Mitrovicë Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit Buxheti: 119.548.48 eurp Donatoret: Save the Children Kosova/o dhe SIDA Qëllimi i projektit: Syri i Vizionit në kuadër të këtij programi do të punojë në dy tematika në fushën e Mbrojtjes së Fëmijës dhe Qeverisjes me të Drejtat e Fëmijëve. Në fushën e Mbrojtjes së Fëmijës do të ndikojë në krijimin e infrastrukturës ligjore e cila mbron fëmijët dhe ndalon dhunën e ndëshkimin trupor ndaj fëmijëve në çdo mjedis, po ashtu edhe në ngritjen profesionale të institucioneve që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve për të ofruar shërbime të shpejta dhe profesionale. Në fushën e Qeverisjes me të Drejtat e Fëmijëve, programi do të punojë më fëmijët e grupit monitorues RoR dhe Asambletë e Fëmijëve në fuqizimin e rolit të tyre për hartimin e politikave dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje në nivel lokal e nacional. Përfituesit: Përfitues janë të gjithë fëmijët e Kosovës pa dallime etnike, fetare, racore, gjinore apo aftësisë së tyre të kufizuar. Institucionet në nivel lokal dhe nacional që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve dhe qeverisjen më të drejtat e tyre, Asambletë e Fëmijëve, shkollat, prindërit, mësimdhënësit si dhe OSHC-të të cilat punojnë me fëmijë. Realizimi i projektit: Syri i Vizionit do të punojë në dy fusha - Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijëve, në fushën e Mbrojtjes së Fëmijëve, Syri i Vizionit do të punojë në pesë komuna (në 10 shkolla të Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Klinës dhe Gjilanit) dhe do të ndikojë në zhvillimin e infrastrukturës ligjore që mbron fëmijët dhe ndalon dhunën ndaj fëmijëve. Do të punohet ngushtë me institucionet e nivelit lokal e nacional në promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe do të mbështesë institucionet në hartimin e Udhëzimeve Administrative, në veçanti në hartimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon ndëshkimin trupor ndaj fëmijëve. SiV do të organizojë njëkohësisht trajnime për disiplinën pozitive në prindërimin e përditshëm me prindër si një alternativë për prindërit në rritjen dhe edukimin e fëmijëve pa dhunë dhe pa ndëshkim trupor. Në kuadër të këtij programi do të ofrohet përkrahje edhe në ngritjen e kapaciteteve të mekanizmave/institucioneve të mandatuara për mbrojtjen e fëmijëve në mënyrë që të ofrojnë shërbime profesionale, duke forcuar kështu dialogun social ndërmjet shkollave, QPS-ve dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe familjes nga abuzimi, po ashtu. Në fushën e Qeverisjes m e të Drejtat Fëmijës do të punojmë me grupet udhëhequra nga vetë fëmijët si është grupi nacional për monitorimimin e zbatimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës “Respekto të drejtat tona” (Respect Our Rights), Asambletë Komunale të Fëmijëve (AKF), si dhe me koordinatorët për të drejtat e fëmijëve në shtatë komuna – Pejë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Klinë, Prishtinë dhe Mitrovicë. Projekti do të ndikojë edhe në rritjen e transparencës së institucioneve dhe kjo do të arrihet përmes angazhimit të fëmijëve në takime dhe punëtori të drejtpërdrejta me institucionet. Gjatë kësaj periudhe, SiV do të fokusohet gjithashtu në adresimin e gjetjeve të raportit të Young Voices, përmes grupit ROR dhe AKF-ve. Këtë vit dhe në vitet në vijim, një rëndësi e veçantë do t'i kushtohet edukimit të fëmijëve për çështjet mjedisore dhe ndryshimet klimatike, ku përveç ndërgjegjësimit të tyre për këto çështje, do të ketë edhe një fushatë avokuese nga vetë fëmijët duke avokuar kështu për të gjitha institucionet mbi rëndësinë e hartimit të politikave praktike për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike. Objektivat dhe rezultatet: • Institucionet vendore janë funksionale në identifikimin e rasteve të dhunës dhe mësuesve/prindërve u sigurohet ngritja e kapaciteteve mbi disiplinën pozitive për të rritur mbrojtjen e fëmijëve brenda dhe jashtë shkollave. • Mjetet miqësore ndaj fëmijëve për raportimin e dhunës në shkollë njihen dhe përdoren si mekanizma të besueshëm dhe funksionalë për të mbrojtur fëmijët nga dhuna. • Rreth 400 prindër janë trajnuar për qasjet e disiplinës pozitive në prindërimin e përditshëm-PDEP. • Zyrtarët e Qendrave për Punë Sociale kanë ndërtuar kapacitetet e tyre në identifikimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës dhe ofrojnë shërbime më cilësore për fëmijët. • Fillimi i dialogut social ndërmjet shkollave, prindërve, QPS-ve dhe Policisë ka filluar në identifikimin e fëmijëve me sjellje asociale në shkolla dhe risocializimin e tyre në shkollë dhe familje dhe zhvillimin e planeve të punës për këshillat drejtues të shkollave. • Fushata dhe avokimi për forcimin e sistemeve formale dhe joformale lokale dhe kombëtare të MC për të forcuar përpjekjet për parandalimin dhe reagimin e përshkruar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. • Fëmijët dhe komunitetet janë të vetëdijshëm dhe të sensibilizuar për rëndësinë e parandalimit dhe reagimit adekuat dhe në kohë ndaj rasteve të dhunës, në përputhje me përgjegjësitë e institucioneve të mandatuara në nivel lokal. • Forcimi i kapaciteteve në përpjekjet e avokimit dhe lobimit të grupeve të drejtuara nga fëmijët me qëllim rritjen e llogaridhënies së bartësve të detyrës. • Grupet e drejtuara nga fëmijët kanë kapacitete që mundësojnë pjesëmarrjen e tyre kuptimplotë në proceset vendimmarrëse. • Grupet monitoruese të udhëhequra nga fëmijët janë forcuar dhe fuqizuar për të adresuar çështjet e të drejtave të fëmijëve përmes përpjekjeve të tyre avokuese me Ombudspersonin (IOK). • Asambletë komunale të udhëhequra nga fëmijët njihen dhe përfshihen në punën e komunave të tyre përkatëse për çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve • Fëmijët marrin pjesë në mënyrë aktive në proceset e vendimmarrjes, duke kërkuar monitorim efektiv dhe llogaridhënie të institucioneve të mandatuara dhe duke marrë iniciativa në avokimin e çështjeve që dalin. • Grupi ROR ndikon vendimmarrësit në rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve • Grupet e drejtuara nga fëmijët rrisin ndërgjegjësimin për të drejtat e fëmijëve përmes aktiviteteve të fushatës Aktivitetet: • Mbajtja e punëtorisë për hartimin e strategjisë së përbashkët për shkollat. • Zbatimi i planit të punës së këshillit drejtues për parandalimin dhe referimin e dhunës dhe fillimin e dialogut social. • Monitorimi i kutisë së ankesave në komunën e Pejës, Klinës, Gjilanit dhe Gjakovës. • Hartimi i Udhëzimit Administrativ për kutinë e ankesave në institucionet para-universitare. • Hartimi i broshurës informative për kutitë e ankesave dhe doracakut të rregullores komunale për administrim me kutinë e ankesave në shkollat fillore, të mesme dhe të mesme. • Vlerësimi përfundimtar i mekanizmave të përdorur për raportimin e dhunës në shkolla. • Mbështetje profesionale për Komisionin e hapjes së kutive të ankesave. • Mbajtja e trajnimeve për mësuesit për parandalimin dhe identifikimin e llojeve të dhunës. • Zbatimi i rekomandimeve të dala nga Studimi Bazë mbi mekanizmat e përdorur për raportimin e dhunës në shkolla. • Monitorimi i modelit të klasave miqësore përmes Qasjes Cluster. • Trajnim për disiplinën pozitive për prindërit. • Organizimi i trajnimeve për anëtarët e stafit të QPS-ve. • Sesione informuese për mësuesit dhe prindërit mbi edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues. • Hartimi i rregullores komunale për detyrat dhe përgjegjësitë disiplinore për mësimdhënësit. • Mbështetja e planit të veprimit për inicimin e dialogut social ndërmjet shkollës dhe QPS-ve. • Fushata sensibilizuese për Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve me theks të veçantë në ndalimin e ndëshkimit trupor. • Monitorimi i zbatimit të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe mbështetje për hartimin e udhëzimeve administrative të ligjit. • Hartimi i Udhëzimeve Administrative për mbrojtjen e fëmijëve, ofrimin e shërbimeve dhe bashkëpunimin e institucioneve me OSHC-të. • Pjesëmarrja në takime dhe seminare rajonale dhe ndërkombëtare. • Identifikimi i anëtarëve të rinj të ROR-it. • Punëtori për forcimin e funksionimit të brendshëm të ROR. • Takimi i rregullt i grupit të ROR për të koordinuar veprimet në lidhje me përfaqësimin e ROR dhe marrjen e veprimeve ad-hoc - • Punëtori treditore për hartimin e strategjisë dhe planit të punës ROR (2022-2025) • Hartimi i një raporti për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës • Rritja e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. • Shënimi i Ditës së Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Fëmijës dhe Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – Grupet e drejtuara nga fëmijët do të shënojnë Ditën e KNKK-së, duke kryer aktivitete të ndryshme për të shënuar këto dy data që prekin drejtpërdrejt të drejtat e fëmijëve. • Mbështetni fushatën online të grupeve të udhëhequra nga fëmijët përmes faqeve të tyre përfaqësuese të internetit.
Titulli i Projektit: Angazhimi i Komunitetit dhe Mbështetja e Jetesës pas Covid-19 Kohëzgjatja: 6 muaj (nëntor 2021- maj 2022) Vendi: Peje, Kline, Istog dhe Rahovec Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit Buxheti: 31,611.20 euro Donatori: UNMIK Qëllimi i projektit: Qëllimi kryesor i projektit është promovimi, fuqizimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve që janë më të prekura nga pandemia Covid-19 në (4) katër komuna të përzgjedhura në Pejë, Klinë, Istog dhe Rahovec, me fokus në komunitetet jo-shumicë duke përfshirë të kthyerit. Aktivitetet e propozuara të projektit kanë për qëllim ringjalljen e angazhimit të komunitetit dhe forcimin e bashkëpunimit ndëretnik përmes implementimit të projekteve të komunitetit në shkallë të vogël. Përfituesit: Komunat me departamentet e tyre përkatëse, këshilli lokal, organizatat e shoqërisë civile dhe ato organizata qe veprojnë ne komunitete, individë dhe me fokus në komunitetet jo-shumicë duke përfshirë të kthyerit. Realizimi i projektit: Fushatë informuese që fokusohet në të drejtat civile ndër-komunitetesh, dialogun ndëretnik dhe projektet e përbashkëta ndëretnike për të mbështetur ndërtimin e paqes dhe bashkëpunimin ndëretnik duke filluar nga dialogu ndëretnik deri tek aktivitetet e mbështetjes ekonomike. Arritjet: • Fushata informuese për promovimin e pjesëmarrjes se komunitetit në projekt dhe pjesëmarrjen në dialogun ndëretnik si dhe aktivitetet e ndërtimit të paqes përmes implementimit të projekteve të vogla ndëretnike që përmirësojnë jetesën në komunitet. • Vlerësimi i nevojave të komunitetit në zona të përzgjedhura në 4 komuna për zhvillimin e projekteve në shkallë të vogël që përmirësojnë jetesën e komuniteteve që nga ana tjetër mbështesin gjithashtu aktivitetet e ndërtimit të paqes dhe pajtimit. • Anëtarët e komunitetit dhe zyrtarët komunalë marrin pjesë në procesin e vlerësimit të nevojave dhe të mbështesin zhvillimin e projektit. • Hartimi dhe zhvillimi i një strategjie ekipore për zhvillimin e dialogut ndëretnik dhe diskutimeve në fokus grupe. Anëtarë nga secila komunë (gjithsej 20 anëtarë) janë trajnuar për shkrimin e projekt propozimeve dhe pastaj shkrimit e aplikimit me projekte. Propozimet/idetë e dorëzuara kanë hyjnë në fazën e konkurrimit dhe katër projekte janë përzgjidhen për mbështetje me grante. Ceremoni dorëzimi me palët e interesuara në përputhje me masat kunder COVID-19.