mendo globalisht,
vepro lokalisht

Projektet në vitin 2024

Në vitin 2024, Syri i Vizionit vazhdoi misionin për të forcuar komunitetet, promovuar angazhimin qytetar, mbrojtur fëmijët, përmirësuar shëndetin publik dhe fuqizuar të rinjtë në vështirësi në Kosovë. Përmes një game të gjerë projektesh, pati në fokus rritjen e transparencës në qeverisjen lokale, përmirësimin e aksesit në kujdesin shëndetësor, promovimin e qytetarisë aktive si dhe mbështetjen e arsimit dhe punësimit për grupet e margjinalizuara, duke krijuar mundësi të rëndësishme për pjesëmarrje dhe zhvillim.

Projekti Aleanca për Qytetari Aktive angazhoi qytetarët në Pejë, Istog dhe Skenderaj në monitorimin e përmbushjes së zotimeve elektorale. Nëpërmjet mbledhjeve publike, hartimit të Kartave të Angazhimit dhe dialogut të vazhdueshëm me autoritetet lokale, qytetarët u fuqizuan të ndjekin dhe të ndikojnë në qeverisjen lokale, duke forcuar llogaridhënien sociale dhe pjesëmarrjen qytetare.

Aleanca Qytetare për Transparencë promovoi transparencën dhe llogaridhënien në qeverisjen lokale përmes publikimit të Transparometrit Komunal, duke rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e qytetarëve për akses në informacion dhe përmirësuar mbikëqyrjen e autoriteteve komunale në Pejë.

Në sektorin e shëndetit, projekti AQH – Kujdes Shëndetësor i Qasshëm dhe i Cilësisë rriti ndërgjegjësimin për sëmundjet jotransmetuese si hipertensioni, diabeti dhe astma përmes 14 sesioneve ndërgjegjësuese dhe tetë karavanëve shëndetësor në gjashtë komuna, duke arritur mbi 1,200 pjesëmarrës dhe identifikuar shumë raste për ndjekje të mëtejshme mjekësore.

Përmes programit “Detyrimi Ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijëve”, forcuam sistemet e mbrojtjes së fëmijëve dhe fuqizuam fëmijët të marrin pjesë aktivisht në vendimmarrje. Mbështetëm fushata avokimi të drejtuara nga fëmijët, promovuam prindërimin jo të dhunshëm dhe avancuam ndërgjegjësimin për mjedisin dhe klimën, ku mbi 400 fëmijë fituan njohuri dhe aftësi për të avokuar për të drejtat e tyre.

Në fund, nisma “Fuqizimi i Komuniteteve të Cenueshme në Kosovë” mbështeti të rinjtë nga komunitetet Rome, Ashkali dhe Egjiptiane në Pejë, Mitrovicën e Jugut dhe Ferizaj. Nëpërmjet programeve të kushtëzuara me para, shërbimeve për zhvillim personal dhe udhëzues për karrierë, trajnimeve profesionale dhe edukimit për aftësi jetësore, projekti angazhoi mijëra të rinj, prindër dhe mësues, duke siguruar edukim gjithëpërfshirës dhe akses të përmirësuar në mundësitë e punësimit.

Së bashku, këto iniciativa pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të Syri i Vizionit në ndërtimin e komuniteteve përfshirëse, të qëndrueshme, ku qytetarët e të gjitha moshave, gjinive dhe prejardhjeve mund të marrin pjesë, të lulëzojnë dhe të formësojnë një të ardhme më të mirë.

Aleanca për Qytetari Aktive
Titulli i Projektit: Aleanca për Qytetari Aktive
Kohëzgjatja: 12 muaj (Janar 2024- dhjetor 2024)
Vendi: Pejë, Istog dhe Skenderaj
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 16,304.00 euro
Donatori: Olof Palme Internacional

Qëllimi i projektit: Iniciativë e nëntë organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, që veprojnë në kuadër të koalicionit “Aleanca për Qytetari Aktive”, është monitorimi i përmbushjes së zotimeve zgjedhore të kryetarëve të komunave.
Përfituesit: Grupet kryesore të synuara nga projekti janë qytetarët e këtyre komunave ku zbatohet projekti dhe adresimi i kërkesave apo shqetësimeve të tyre drejtuar kandidatëve potencial për kryetar komune në zgjedhjet lokale 2021. 

Realizimi i projektit: Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore për kryetarë të komunave 2021, në dhjetë komuna të Kosovës janë organizuar tridhjetë tubime me qytetarë për të identifikuar kërkesat e tyre ndaj kandidatëve për kryetar të komunës së tyre. Nga tri tubime janë organizuar për secilën komunë. Në tubimin e parë është diskutuar për çështje të përgjithshme që preokupojnë qytetarët. Në tubimin e dytë është diskutuar për një temë specifike për secilën komunë, në varësi të asaj çfarë organizatat lokale e kanë konsideruar si më të nevojshme. Kurse tubimi i tretë ka pasur një temë të njëjtë për dhjetë komunat, ku është diskutuar për dialogun social.
Pas përfundimit të takimeve, kërkesat e qytetarëve janë mbledhur në një bazë të të dhënave dhe janë renditur sipas votave të marra gjatë diskutimeve. Kështu, janë identifikuar prioritetet e qytetarëve dhe kërkesat tjera më pak urgjente.
Për secilën komunë është hartuar dokumenti i veçantë i quajtur Karta e Zotimeve. Në Kartën e Zotimeve janë listuar të gjitha kërkesat e qytetarëve, të renditura sipas prioritetit dhe fushës që i takojnë. Karta e Zotimeve është hartuar me qëllim që t’u prezantohet kandidatëve për kryetarë komune. Të gjithë kandidatëve për kryetarë komune në dhjetë komunat e përzgjedhura u është ofruar mundësia që të nënshkruajnë këtë Kartë, e cila do të shërbejë si kontratë sociale mes tyre dhe qytetarëve të cilët ata do t’i qeverisin për katër vitet e ardhshme. Karta e Zotimeve njëkohësisht do t’i shërbejë shoqërisë civile si dokument bazë për të monitoruar qeverisjen lokale në katër vitet e ardhshme në këto dhjetë komuna.
Pas përfundimit të zgjedhjeve, organizatat anëtare të koalicionit “Aleanca për Qytetari Aktive” kanë takuar kryetarët e zgjedhur të komunave, për t’iu rikujtuar zotimet zgjedhore dhe avokuar për përmbushjen e tyre. Progresi në përmbushjen e zotimeve është duke u monitoruar në baza të rregullta nga organizatat dhe po prezantohet në platformën “zotimet.forumi.online”, ku jepet mundësia për qytetarët që të shohin përmbushjen e zotimeve.

Arritjet:
•	Monitorimi i Kartës së Zotimeve në Pejë, Istog dhe Skenderaj, të dala nga diskutimet me qytetarë gjatë zgjedhjeve lokale 2021.
•	Futja e të dhënave të monitorimit në data bazën online forumi.online, çdo të dytin muaj.
•	Organizimi i tri debateve publike mes kryetarëve të tri komunave me qytetarë, për të diskutuar lidhur me zbatimin e premtimeve.
•	Mbledhja e të dhënave për prodhimin e 3 info-grafikëve për secilën komunë, që publikohen nga D+ dhe organizatat partnere.
•	Organizimi dhe pjesëmarrja në konferencë përmbyllëse të projektit
•	Promovimi i aktiviteteve të projektit.

Aleanca Qytetare mbron transparencën, llogaridhënien dhe integritetin në qeverisjen lokale
Titulli i Projektit: Aleanca Qytetare mbron transparencën, llogaridhënien dhe integritetin në qeverisjen lokale 
Kohëzgjatja: 10 muaj (Mars - dhjetor 2024)
Vendi: Pejë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 2,040 euro
Donatorët: Olof Palme International Center / SIDA

Qëllimi i projektit: Qëllimi i publikimit të Transparometrit Komunal nga KDI është të promovojë dhe përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien në qeverisjen lokale të Kosovës. Ky vlerësim synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtat e tyre për qasje në informacion, mbikëqyrjen e autoriteteve komunale dhe të inkurajojë pjesëmarrjen në vendimmarrje.

Përfituesit: Të gjithë qytetaret e komunave ku zbatohet projekti, institucionet e nivelit lokal dhe qendror, mediat dhe e gjithë Kosova. 

Realizimi i projektit: Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile Aleanca Qytetare për Transparencë (AQT), e udhëhequr nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe 12 organizata tjera partnere të shoqërisë civile (1. Mundësia NGO, 2. Polis, 3. AvoNet, 4. Qeliza, 5. Gjethi, 6. Center for Peace and Tolerance, 7. Center for Policies and Advocacy - QPA, 8. OJQ SHL Kosova, 9. Iniciativa Qytetare Skenderaj - IQS, 10. Ekovizioni, 11.NGO Fortesa, 12. Syri i Vizionit) monitoron institucionet lokale konkretisht në matjen dhe vlerësimin e indikatorëve të transparencës komunale për vitin 2023-2024 . Si rezultati i këtij angazhimi të përbashkët, do të publikohet “Transparometrit komunal për vitin-2023 dhe vitin 2024” i cili bazohet në 48 indikatorë vlerësues dhe do të përfshinë 38 Komunat e Republikës së Kosovës.

Arritjet:
•	Vlerësimi i transparencës dhe llogaridhënies për komunën  e Pajës për vitin 2023
•	Analizë gjithëpërfshirëse për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit për komunën e Pejës për vitin 2023
•	Vlerësimi i transparencës dhe llogaridhënies për komunën  e Pejës për vitin 2024.


AQH - Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor
Titulli i Projektit: AQH - Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor’
Kohëzgjatja: 5 muaj (Qershor – Tetor 2024)
Vendi: Pejë, Deçan, Junik, Klinë, Istog dhe Gjakovë
Organizata(t) Zbatuese: Syri i Vizionit dhe KDI
Buxheti: 2040 euro
Donatorët: Olof Palme International Center / SIDA

Në vitin 2024, Syri i Vizionit ka vazhduar angazhimin për të përmirësuar shëndetin publik nëpërmjet organizimit të sesioneve ndërgjegjësuese dhe karvanëve shëndetësorë në disa komuna të Kosovës. Aktivitetet janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë e Shëndetësisë të komunave, një hap i rëndësishëm për të siguruar që këto aktivitete të arrijnë sa më shumë qytetarë dhe të realizohen në mënyrën më efikase të mundshme.
Gjatë vitit 2024, Syri i Vizionit organizoi 14 sesione ndërgjegjësuese dhe 8 karvanë shëndetësorë në gjashtë (6) komuna: Pejë, Deçan, Junik, Klinë, Istog dhe Gjakovë, me mbështetje nga Projekti AQH - Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i zbatuar nga Swiss TPH.

Sesionet ndërgjegjësuese
Këto sesione u realizuan kryesisht në hapësirat e Qendrave të Mjekësisë Familjare (QMF), të cilat janë vendet më të përshtatshme për grumbullimin e qytetarëve dhe janë afër vendeve të tyre të banimit. Pjesëmarrësit u informuan për sëmundjet jo të transmetueshme (SNT), si hipertensioni, diabeti dhe astma, dhe mënyrat për të parandaluar dhe menaxhuar këto sëmundje.

Sesionet ndërgjegjësuese për periudhën qershor – shtator 2024:
•	Pejë: 3 sesione (1 për hipertension, 1 për diabet, 1 për astmë)
•	Istog: 2 sesione (1 për hipertension, 1 për diabet)
•	Klinë: 3 sesione (1 për hipertension, 1 për diabet, 1 për astmë)
•	Deçan: 2 sesione (1 për hipertension, 1 për diabet)
•	Junik: 2 sesione (1 për hipertension, 1 për diabet)
•	Gjakovë: 2 sesione (1 për hipertension, 1 për diabet)

Pjesëmarrësit: 347 pjesëmarrës (193 gra, 154 burra). Grupet etnike: 324 shqiptarë, 23 romë, egjiptianë dhe ashkali.

Raste të identifikuara: 19 raste me hipertension, 12 raste me diabet dhe 0 raste me astmë.
Karvanët shëndetësorë
Karvanët Shëndetësorë janë një tjetër komponent kyç i projektit, që synon rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjet jo të transmetueshme dhe promovimin e jetesës së shëndetshme. Karvanët janë realizuar në disa qytete, duke ofruar informacion dhe shërbime të shëndetit të drejtpërdrejtë për qytetarët.

Karvanët Shëndetësorë për periudhën qershor – tetor 2024:
•	Pejë: 1 karvan
•	Istog: 1 karvan
•	Junik: 1 karvan
•	Gjakovë: 3 karvanë
•	Deçan: 1 karvan

Pjesëmarrësit: 929 pjesëmarrës (322 gra, 607 burra). Grupet etnike: 865 shqiptarë, 62 romë, egjiptianë dhe ashkali, 2 boshnjakë.

Raste të identifikuara: 109 raste të reja me hipertension, diabet dhe sëmundje të tjera.
Në vitin 2024, Syri i Vizionit ka vazhduar të jetë faktor kyç në rritjen e ndërgjegjësimit dhe ofrimin e mundësive për qytetarët që të kujdesen për shëndetin e tyre. Me mbështetje të vazhdueshme nga SDC dhe Swiss TPH, dhe nëpërmjet bashkëpunimit me Drejtoritë e Shëndetësisë, kemi mundësuar një rritje të ndjeshme të qasjes dhe informacionit shëndetësor në disa komuna të Kosovës.


“Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja me të Drejtat e Fëmijëve”
Titulli i Projektit: “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja me të Drejtat e Fëmijëve” 
Kohëzgjatja: 12 muaj (Janar - dhjetor 2024)
Vendi: Pejë, Gjakovë, Klinë, Gjilan dhe Prizren, Prishtinë, Ferizaj dhe Mitrovicë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 97,632.95 euro
Donatorët: Save the Children Kosova/o dhe SIDA

Qëllimi i projektit: Syri i Vizionit në kuadër të këtij programi do të punojë në dy tematika në fushën e Mbrojtjes së Fëmijës dhe Qeverisjes me të Drejtat e Fëmijëve. Në fushën e Mbrojtjes së Fëmijës do të ndikojë në krijimin e infrastrukturës ligjore e cila mbron fëmijët dhe ndalon dhunën e ndëshkimin trupor ndaj fëmijëve në çdo mjedis, po ashtu edhe në ngritjen profesionale të institucioneve që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve për të ofruar shërbime të shpejta dhe profesionale. Në fushën e Qeverisjes me të Drejtat e Fëmijëve, programi do të punojë më fëmijët e grupit monitorues RoR dhe Asambletë e Fëmijëve në fuqizimin e rolit të tyre për hartimin e politikave dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje në nivel lokal e nacional.

Përfituesit: Përfitues janë të gjithë fëmijët e Kosovës pa dallime etnike, fetare, racore, gjinore apo aftësisë së tyre të kufizuar. Institucionet në nivel lokal dhe nacional që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve dhe qeverisjen më të drejtat e tyre, Asambletë e Fëmijëve, shkollat, prindërit, mësimdhënësit si dhe OSHC-të të cilat punojnë me fëmijë.

Realizimi i projektit:  Syri i Vizionit do të punojë në dy fusha - Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijëve. Në fushën e Mbrojtjes së Fëmijëve, Syri i Vizionit do të punojë në pesë komuna (në 10 shkolla të Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Klinës dhe Gjilanit) dhe do të ndikojë në zhvillimin e infrastrukturës ligjore që mbron fëmijët dhe ndalon dhunën ndaj fëmijëve. Do të punohet ngushtë me institucionet e nivelit lokal e nacional në promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe do të mbështesë institucionet në hartimin e Udhëzimeve Administrative, në veçanti në hartimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon ndëshkimin trupor ndaj fëmijëve.
SiV do të organizojë njëkohësisht trajnime për disiplinën pozitive në  prindërimin e përditshëm me prindër si një alternativë për prindërit në rritjen dhe edukimin e fëmijëve pa dhunë dhe pa ndëshkim trupor.  Në kuadër të këtij programi do të ofrohet përkrahje edhe në ngritjen e kapaciteteve të mekanizmave/institucioneve të mandatuara për mbrojtjen e fëmijëve në mënyrë që të ofrojnë shërbime profesionale, duke forcuar kështu dialogun social ndërmjet shkollave, QPS-ve dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe familjes nga abuzimi, po ashtu.

Në fushën e Qeverisjes me të Drejtat  Fëmijës do të punojmë me grupet udhëhequra nga vetë fëmijët si është grupi nacional për monitorimimin e zbatimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës “Respekto të drejtat tona” (Respect Oour Rights), Asambletë Komunale të Fëmijëve  (AKF), si dhe me koordinatorët për të drejtat e fëmijëve në shtatë komuna – Pejë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Klinë, Prishtinë dhe Mitrovicë.  Projekti do të ndikojë edhe në rritjen e transparencës së institucioneve dhe kjo do të arrihet përmes angazhimit të fëmijëve në takime dhe punëtori të drejtpërdrejta me institucionet. Gjatë kësaj periudhe, SiV do të fokusohet gjithashtu në adresimin e gjetjeve të raportit të Young Voices, përmes grupit ROR dhe AKF-ve.  Këtë vit dhe në vitet në vijim, një rëndësi e veçantë do t'i kushtohet edukimit të fëmijëve për çështjet mjedisore dhe ndryshimet klimatike, ku përveç ndërgjegjësimit të tyre për këto çështje, do të ketë edhe një fushatë avokuese nga vetë fëmijët duke avokuar kështu për të gjitha institucionet mbi rëndësinë e hartimit të politikave praktike për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.

Objektivat dhe rezultatet: 
•	Rritja e ekspertizës dhe burimeve teknike të OSHC-ve për të përmirësuar efikasitetin e brendshëm dhe efektivitetin e qeverisjes.
•	 SC do të mbështesë partnerët e OSHC-ve për të zhvilluar dhe zbatuar planet e ZÇK-së Hartimi i një manuali të pavarur për monitorim dhe vlerësim do të jetë një vlerë e shtuar për të përmirësuar monitorimin edhe në të gjitha projektet.
•	SiV ka rishikuar grafikun organizativ dhe ka përfshirë rolet e PR, mbledhjes së fondeve dhe M&E - dhe ka bërë rishikim të shkallës së pagave për stafin.
•	Faqja e re internetit e SiV është krijuar për të qenë më ndërvepruese dhe më miqësore për përdoruesit
•	SiV ka zhvilluar një strategji për mbledhjen e fondeve.
•	SiV ka filluar të zbatojë Planin e ri të Sigurisë, ka krijuar një vend pune të sigurt dhe të sigurt për stafin.
•	Fëmijët përfitojnë nga mundësitë e shtuara për t'u organizuar dhe shprehur rreth çështjeve me interes të përbashkët.
•	Rritja e njohurive të fëmijëve për të drejtat e tyre dhe përmirësimi i aftësive në lidhje me avokimin e politikave dhe fushatën për çështjet më urgjente që lidhen me të drejtat e fëmijëve.
•	Rritja e njohurive të fëmijëve për të drejtat e tyre dhe përmirësimi i aftësive në lidhje me politikat dhe fushatën për çështjet më urgjente që lidhen me të drejtat e fëmijëve.
•	400 fëmijë u trajnuan për të drejtat e fëmijëve, si dhe avokojnë dhe bëjnë fushatë për të drejtat e tyre.
•	200 fëmijë të trajnuar për të drejtat e fëmijëve, duke mbrojtur dhe duke bërë fushatë për të drejtat e tyre.
•	Planet e avokimit dhe fushatat e drejtuara nga fëmijët në lidhje me të drejtat e fëmijëve, barazinë gjinore, mjedisin dhe ndryshimet klimatike të zhvilluara dhe ofrimi i tyre i mbështetur nga SC .
•	Zgjerimi i partneriteteve formale dhe joformale dhe mundësive të rrjetëzimit të përbashkët me organizatat e drejtuara nga fëmijët.
•	Hartimi i strategjive për mundësi bashkëpunimi dhe partneritete të zgjeruara formale dhe joformale dhe mundësi të përbashkëta rrjetëzimi me organizatat e drejtuara nga fëmijët.
•	Partneritet i ri strategjik me iniciativat/organizatat/rrjetet e drejtuara nga fëmijët dhe janë ndërmarrë aktivitete të përbashkëta.
•	Rritja e mbështetjes së SC/OSHC-ve për pjesëmarrjen e fëmijëve në raportimin në mekanizmat ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut, përgjegjshmërinë sociale me në qendër fëmijën, konsultimet e menaxhimit të shkollave dhe procese të tjera të fokusuara tek fëmijët për t'i mbajtur përgjegjësit përgjegjës dhe për të arritur të drejtat e tyre.
•	Fëmijët e mbështetur për të raportuar dhe avokuar në mekanizmat kombëtarë dhe rajonalë të të drejtave të njeriut për të drejtat e tyre sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.
•	OSHC-të kanë kapacitetet dhe ekspertizën për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve dhe për të mbajtur përgjegjësi përgjegjës për të ofruar qasje të barabartë në sisteme cilësore të mbrojtjes së fëmijëve dhe mekanizma të të drejtave të fëmijëve.
•	SC mbështet OSHC-të dhe grupet e drejtuara nga fëmijët për të monitoruar dhe raportuar mbi cilësinë e zbatimit të politikave kombëtare dhe rajonale, si dhe kuadrin ligjor dhe financiar për të drejtat e fëmijëve.
•	Fëmijët dhe komunitetet janë të ndërgjegjshëm dhe të sensibilizuar për rëndësinë e parandalimit dhe reagimit adekuat dhe në kohë ndaj rasteve të dhunës, në përputhje me përgjegjësitë e institucioneve të mandatuara në nivel lokal.
•	SCI do të mbështesë partnerët e OSHC-ve dhe grupet e drejtuara nga fëmijët që të angazhohen në mënyrë aktive në dialogun e politikave dhe avokimit për të kërkuar llogari nga shteti për të raportuar mbi të drejtat e fëmijëve dhe për të zbatuar rekomandimet nga grupet e drejtuara nga fëmijët.
•	SiV dhe SCiK do të rrisin kapacitetet e institucioneve (MAPL dhe ZQM), në monitorimin dhe zbatimin e planeve të punës të hartuara nga ekipet për të drejtat e fëmijëve, si dhe funksionalizimin e këtyre ekipeve.
•	SC mbështet dhe bashkëpunon me OSHC-të për të shfrytëzuar fokusin e tyre strategjik për të avokuar për rritjen e investimeve publike në shërbimet me në qendër fëmijët, buxhetet e fokusuara tek fëmijët, duke i dhënë përparësi gjithëpërfshirjes dhe barazisë gjinore.
•	SC mbështet dhe partneritet me OSHC-të për të shfrytëzuar fokusin e tyre strategjik për të avokuar për rritjen e investimeve publike në shërbimet me në qendër fëmijën dhe shkollat/anëtarët e komunitetit (mësues/prindër/kujdestarë, djem dhe vajza) rrisin kapacitetet për prindërimin pa dhunë.
•	SC do të mbështesë partnerët e OSHC-ve për të bërë fushatë në të gjitha nivelet e fushave të tyre të fokusit në pesë perspektiva të cilësisë
•	SC do të mbështesë OSHC-të për të promovuar tre (3) modele të ndërhyrjes për mbrojtjen e fëmijëve dhe për të mbështetur përshtatjen e tyre nga mekanizmat/institucionet e mbrojtjes së fëmijëve për të rritur kapacitetet prindërore/fëmijë dhe edukimin pa dhunë për të sfiduar kufizimet sociale, ligjore, politike ose financiare ose normat e dëmshme për barazi.
•	OShC-të ndikojnë në mënyrë aktive dhe mbështeten nga Save the Children për të mbështetur dhe zgjeruar hapësirën qytetare.
•	Rritja e kapaciteteve të KS dhe OSHC-ve partnere për të analizuar, vlerësuar dhe formuluar strategji për të ndikuar në hapësirën qytetare në një mënyrë pozitive dhe për të eksploruar angazhimet e KS për të ndërmarrë veprime ndaj ndryshimeve dinamike në hapësirën qytetare.
•	 Veprimet e KS kundër kornizës legjislative kufizuese për të siguruar një mjedis të lirë dhe mundësues për OSHC-të, shoqatat dhe grupet joformale .
•	 OShC-të me iniciativat e tyre ekzistuese dhe çdo të ardhshme tregojnë dhe reagojnë ndaj ligjeve dhe rregulloreve kufizuese të OSHC-ve që ndikojnë në angazhimin qytetar në nivel lokal, së bashku me SC RoR dhe CLMA-të shprehën ndërgjegjësimin në rritje për zgjerimin e hapësirës qytetare për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Aktivitetet:
•	Zhvillimi i një manuali me mjete dhe formularë në M&E
•	Organizimi i një ditë tërheqje për të gjithë stafin për të parë karakterin aktual.
•	Ridizajnimi i faqes së internetit SiV për të qenë më miqësore dhe ndërvepruese.
•	Organizimi i seminarit-Zhvillimi i Strategjisë për mbledhjen e fondeve.
•	Kontraktimi i shoqërisë së licencuar për vlerësimin e sigurisë së objektit, hapësirave të brendshme dhe për zëvendësimin dhe plotësimin e sistemeve të nevojshme që do të dalin nga shoqëria.
•	Trajnim për fëmijët (CLMA dhe RoR) mbi të drejtat e tyre, avokimin dhe fushatën për të ndërtuar kapacitetin e fëmijëve për llogaridhënie, transparencë dhe vendimmarrje.
•	Trajnim për fëmijët (CLMA dhe RoR) mbi Avokimin e Investimeve Publike gjithëpërfshirëse miqësore për fëmijët në nivel lokal Raportimi dhe Monitorimi i të Drejtave të Fëmijëve.
•	Punëtori për zhvillimin e planeve dhe fushatave avokuese në lidhje me të drejtat e fëmijëve, barazinë gjinore, mjedisin dhe ndryshimet klimatike e zhvilluar dhe ofrimi i tyre i mbështetur nga SiV, SCiK dhe ECoZ (CLMA nga Peja, Gjakova, Klina, Ferizaj, Gjilani, Prshtina dhe Mitrovica).
•	Zbatimi i fushatave të drejtuara nga fëmijët për barazinë gjinore, mjedisin dhe mosdiskriminimin.
•	Shënimi i Ditës së KNKK-së dhe Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
•	Funksionalizimi dhe përditësimi i faqes së internetit të ROR (www.ror-rks.net).
•	Një punëtori njëditore e kryetarëve të CLMA-ve me Kryetarët e Këshillave Studentorë në nivel komune.
•	Mbështetja e iniciativave/organizatave/rrjeteve të udhëhequra nga fëmijët me ndërtimin e kapaciteteve teknike mbi perspektivat e detyrueshme.
•	Tryezë e përbashkët e koordinatorëve të të drejtave të fëmijëve, përfaqësuesve të CLMA-ve dhe ZQM-së për raportin e lëshuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë (ZQM) në lidhje me zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës.
•	Takime periodike me AKF-të.
•	Takime periodike me Grupin ROR.
•	Takime avokuese me ZQM, MASHT, Komisionin e Kuvendit për DNJBGJPPDHS dhe Koordinatorët për të drejtat e fëmijëve.
•	Përkrahja e Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve në komunën e Prizrenit për zhvillimin e një plani pune dhe komuna e Pejës për të zbatuar planin e punës 2024-2026.
•	Sesion informues me kryesuesit/zëvendës shefat dhe sekretarët e ekipeve për të drejtat e fëmijëve nga komunat Pejë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Prishtinë, Klinë dhe Istog për prezantimin e matricës së monitorimit nga MAPL dhe ZQM.
•	Trajnim për familje të sigurta me prindër dhe fëmijë.
•	Vizita në shtëpi për të ofruar alternativa të sigurta familjare.
•	Sesione informuese me drejtorët e shkollave për politikën për mbrojtjen e fëmijëve në komunat e Pejës, Prizrenit, Gjakovës, Ferizajt, Klinës, Gjilanit, Prishtinës dhe Klinës.
•	Takimi avokues i grupeve të fëmijëve me Këshillin për të Drejtat e Fëmijëve në përmbushje të angazhimeve të marra në vitin e kaluar.
•	Takime me drejtorët e shkollave të mesme të ulëta për përfaqësim të barabartë gjinor të fëmijëve në strukturat shkollore dhe në aktivitetet jashtëshkollore
•	Fushata për qasjr të barabartë të fëmijëve me aftësi të kufizuara në hapësirat qytetare në shkolla dhe hapësira të tjera publike. 
•	Punëtori dyditore me organizatat partnere dhe grupet e fëmijëve për të hartuar planin për 2024-2026.

Fuqizimi i komuniteteve të cenueshme në Kosovë përmes qasjes më të mirë dhe të barabartë në tregun e punës
Titulli i Projektit: Fuqizimi i komuniteteve të cenueshme në Kosovë përmes qasjes më të mirë dhe të barabartë në tregun e punës
Kohëzgjatja: 36 muaj (Tetor 2023 – Shtator 2026)
Vendi: Komuna e Pejës, Mitrovica e Jugut dhe Ferizaj
Organizata Zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children
Buxheti: €97,632.95
Donatori: ADA – Agjencia Austriake për Zhvillim

Qëllimi i Projektit:
Qëllimet e projektit janë që deri në qershor 2026: 1,050 vajza dhe djem nga komunitetet Rome, Ashkalie dhe Egjiptiane, të cilët janë në rrezik të lartë për braktisje të shkollimit në shkollat dhe komunat e synuara, ta përfundojnë arsimin e mesëm të ulët; dhe deri në qershor 2026, 400 vajza dhe djem të rinj nga këto komunitete në komunat e synuara të pajisen me aftësi që t’u mundësojnë qasjen me besim në tregun e punës dhe/ose në arsimim të mëtejmë.

Rezultatet e Pritshme:
a) 300 familje Rome, Ashkalie dhe Egjiptiane, me fëmijë në rrezik të lartë për braktisje të arsimit të mesëm të ulët, përfitojnë nga programi i ndihmës me kushte (conditional cash program).
b) TPRAAN-et në komunat e synuara janë funksionale dhe operojnë me sukses përmes angazhimit të ngushtë me familjet, komunitetin dhe institucionet lokale përgjegjëse.
c) Rreth 2,200 prindër/kujdestarë dhe 1,450 vajza e djem të rinj nga komunitetet Rome, Ashkalie dhe Egjiptiane, si dhe 500 mësimdhënës nga shkollat e mesme të ulëta dhe shkollat profesionale të përfshira në projekt, përfshihen në fushata ndërgjegjësuese për promovimin e barazisë gjinore, diversitetit, përfshirjes dhe pjesëmarrjes së fëmijëve/të rinjve.
d) 4,800 vajza dhe djem përfitojnë nga shërbimet e Zhvillimit Personal dhe Udhëzimit në Karrierë në shkollat e mesme të ulëta në komunat e synuara, duke i ndihmuar të ndërtojnë rrugët e tyre arsimore bazuar në preferencat dhe aftësitë personale; ndërsa 300 mësimdhënës përfitojnë nga ndërtimi i kapaciteteve në këto tema.
e) Moduli ekzistues i Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm (EWS), pjesë e EMIS-it, forcohet për të identifikuar në mënyrë efektive shenjat e hershme të braktisjes shkollore në komunat e synuara.
f) 400 vajza dhe djem të rinj nga komunitetet Rome, Ashkalie dhe Egjiptiane regjistrohen në shkollat profesionale (VET), fitojnë aftësi profesionale bazuar në pikat e tyre të forta, talentin dhe interesat personale, dhe 150 prej tyre përfitojnë nga programi i ndihmës me kushte.
g) 500 vajza dhe djem të rinj, përfshirë 400 nga komunitetet Rome, Ashkalie dhe Egjiptiane në shkollat profesionale, përfitojnë nga qasja “Life Skills for Success (LS4S)” e Save the Children, që synon zhvillimin e aftësive dhe kompetencave themelore për të ecur me sukses gjatë shkollimit dhe tranzicionit në trajnime profesionale, arsimim të mëtejshëm ose treg pune.
h) Kompani lokale ofrojnë mundësi mësimi praktik në vendin e punës për 100 vajza dhe djem të rinj nga komunitetet Rome, Ashkalie dhe Egjiptiane.
i) 8,050 vajza dhe djem nga shkollat profesionale (VET) të synuara përfitojnë nga shërbimet e Udhëzimit në Karrierë dhe aftësitë e gjelbra për të rinjtë, ndërsa 200 mësimdhënës përfitojnë nga trajnime për ngritje kapacitetesh në këto fusha.