Deçan, 23 gusht – U mbajt takimi “Prezantimi i prioriteteve të këshillave lokalë”, që u organizua në kuadër të projektit për fuqizimin e qytetarisë aktive në Kosovë.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i prioriteteve të këshillave lokalë dhe përfshirja e këtyre prioriteteve në planet e punës apo në prioritet e komunës për vitin 2016 dhe 2017.
Në këtë takim gjatë prezantimit të prioriteteve të këshillave lokalë janë paraqitur pakënaqësitë e përfaqësuesve të komunitetit në trajtimin e shqetësimeve dhe problematikave të tyre nga ana e institucioneve. Shqetësimet e tyre pavarësisht kërkesave që ata i janë drejtuar komunës, jo vetëm që nuk janë shqyrtuar, por as përgjigje nuk marrin nga institucionet. Zyrtaret komunale e vlerësojnë zgjedhjen e këshillave lokale dhe e shohin si mundësi të mire për identifikimin e prioriteteve, po pavarësisht kësaj ende nuk është krijuar një komunikimin i mirë mes tyre, dhe vlerësojnë punën e organizatës “Syri i Vizionit”, qe është duke bërë një ndërlidhje mes këshillave lokale dhe institucioneve.
Pjesëmarrës në takim ishin kryetarët e këshillave lokale, dhe zyrtarët komunalë.
Takimi është organizuar në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive”, që ka për qëllim zhvillimin e qytetarisë aktive në Kosovë, i cili është duke u realizuar tash e sa vite në rajonin e Pejës dhe Prizrenit nga OJQ “Syri i Vizionit” mbështetur nga organizata Olof Palme International Center.
________________