Ndonjëherë, të gjithëve na ndodh të ndihemi të mërzitur, të shqetësuar, të frikësuar, të pasigurt ose të mendojmë se dikush nuk na ka trajtuar siç duhet.
Syri i Vizionit ka krijuar këtë hapësirë që ti të mund të na tregosh për një shqetësim, një padrejtësi ose për diçka që të ka bërë të ndihesh keq, i/e frikësuar, i/e pasigurt apo që mendon se të është shkelur një e drejtë në familje, në shkollë ose në ndonjë vend tjetër.
Këtu mund të bësh një ankesë ose të ndash një shqetësim me ne, në emrin tënd ose në mënyrë anonime. Ne do ta lexojmë atë që na shkruan me kujdes, respekt dhe seriozitet.
A mendon se ndaj teje është bërë një padrejtësi, nuk je dëgjuar, je trajtuar keq apo je ndier i/e pasigurt?
Nëse diçka nuk të duket e drejtë, mos ki frikë të flasësh. Na trego çfarë ka ndodhur.
Formular i Ankesës
Ne e kemi pranuar shqetësimin tënd dhe do ta trajtojmë me kujdes dhe seriozitet. Së shpejti do ta shqyrtojmë rastin tënd dhe, nëse ke lënë kontakt, do të të mbajmë të informuar për hapat e mëtejshëm.
🚨Ke nevojë për ndihmë menjëherë?
Nëse je në rrezik ose ke nevojë për ndihmë menjëherë, mos prit. Na telefono direkt në 044 695 650 ose telefono Policinë në 192.