- Kuvendi i Anëtarëve
- Bordi drejtues
- Menaxhmenti
- Drejtor Ekzekutiv: Veton Mujaj, veton.mujaj@syriivizionit.org, 044 111 408
- Zëvendësdrejtor dhe Shef i Administratës: Qenan Bardhaj, qenan.bardhaj@syriivizionit.org, 044 142 895
- Koordinatore e organizatës: Vlora Latifi, vlora.latifi@syriivizionit.org, 044 143 098
- Shef i Programeve: Enver Ulaj, enver.ulaj@syriivizionit.org, 044 169 349
- Përgjegjëse për Financat: Zana Latifi, zana.latifi@syriivizionit.org, 049 680 314
- Përgjegjës për Logjistikën: Dukagjin Nishiqi, dukagjin.nishiqi@syriivizionit.org, 044 458 028
takohet çdo vit dhe zgjedh me afat tri vjeçar Bordin drejtues dhe drejtorin ekzekutiv, të cilët pastaj përpilojnë programe dhe kanë përgjegjësinë e plotë për projektet, stafin, të mirat e organizatës.
- Kuvendi i Anëtarëve
Në menaxhim, organizata udhëhiqet dhe mbikëqyret nga Bordi drejtues që përbëhet nga shtatë anëtarë dhe zgjidhet nga Kuvendi i Anëtarëve. Bordi mban takimet e veta të rregullta në të cilat analizon punën dhe prioritetet e organizatës.
- Kontakt për bordin: Luan Ibraj, luan.ibraj@gmail.com, 044 139 567
Syri i Vizionit financohet nga projektet që realizohen me partnerë dhe donatorë, nga të hyrat vetanake, shërbimet dhe format tjera të financimit. Shumica e donatorëve që financojnë projektet tona janë organizata ndërkombëtare, e në raste të veçanta ka participim edhe nga institucionet vendore dhe sektori privat. Organizata ka rregullore të prokurimit e cila rregullon funksionimin e financave të organizatës. Auditimi i jashtëm i organizatës bëhet për çdo vit fiskal. Auditimet janë të kompletuara duke filluar nga viti 2004 dhe janë bërë rregullisht përgjatë viteve tjera në vazhdim.
- Financat
Në nivelin organizativ, OJQ Syri i Vizionit ka të punësuar nëpër projekte rreth 15 persona, shumica e të cilëve kanë përgjegjësi të caktuara për projekte specifike. Ky ekip punues përkrahet nga një grup kryesor i 40 të rinjve vullnetarë të trajnuar nga organizata jonë dhe aktivistë të komunitetit, që shërbejnë në aktivitete të caktuara në lëmin e avokimit, shpërndarjen e informative dhe rritjen e vetëdijes. Ndërsa lista e gjerë e vullnetarëve me mbi 300 persona kohë pas kohe angazhohen në projekte të ndryshme si vëzhgues në monitorimin e zgjedhjeve, anketues, etj.
- Stafi & Vullnetarët