Thirrje për Vullnetarë dhe Anëtarë
Bëhu Vullnetar
Regjistrohu si vullnetar dhe bëhu pjesë e një grupi të përkushtuar ndaj ndryshimeve pozitive, një hap më afër organizatës sonë.
Bëhu Anëtar
Ne në Syri i Vizioni kemi prioritet zbatimin e praktikave të mira për të ndryshuar vendin tonë për mirë. Bashkohuni me ne për të bërë një ndryshim!
Syri i Vizioni është një organizatë që kryen veprime lokale bazuar në praktikat më të mira. Misioni i Organizatës është të mbështesë komunitetin përmes informimit, avokimit, ndërgjegjësimit dhe ngritjes së kapaciteteve të individëve, grupeve joformale, organizatave, institucioneve, rrjeteve të donatorëve.
Për të arritur vizionin dhe misionin e mësipërm, Syri i Vizioni zbaton një qasje bashkëpunuese dhe të hapur me partnerët, aksionerët, përfituesit, anëtarët si dhe vullnetarët e shumtë të saj.
Me zgjerimin e aktiviteteve dhe rritjen e vetë Organizatës, ka lindur nevoja e sistemit dhe shtimit të anëtarëve dhe vullnetarëve, prandaj u bëjmë thirrje njerëzve të të gjitha grupmoshave, me çfarëdo aftësie që kanë, të kontribuojnë në një ndryshim i qëndrueshëm i vendit ku po jetojmë.
Bazuar në vlerat e organizatës, të cilat ndër të tjera përfshijnë: Respektimin e të gjithëve pa dallim; Puna në grup dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin; Hapësirë veprimi për vullnetarë; Besimi dhe llogaridhënia, qasja bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirja, ju ftojmë të aplikoni si Vullnetar ose Anëtar i Organizatës sonë për t'u bërë pjesë e ndryshimeve në shoqërinë tonë.