Istog, 22 tetor 2026 – Memorandumi i Mirëkuptimit për zbatimin e projektit “AGE+ II – Ndërtimi i komuniteteve miqësore për të moshuarit përmes veprimit ndërbrezor në Kosovë” u nënshkrua nga drejtori ekzekutiv i organizatës Syri i Vizionit, Veton Mujaj, dhe nënkryetari i Komunës së Istogut, Genc Ademaj.

Në takim ishin të pranishëm edhe drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, Merita Muzlijaj Bytyçi, si dhe përfaqësuesit e stafit të programit AGE+ II nga Syri i Vizionit, Naser Lajqi dhe Rinora Gashi.
Projekti AGE+ II synon fuqizimin e burrave dhe grave të moshës së tretë, krijimin e kushteve dhe mundësive të barabarta për pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje, si dhe zhvillimin e komunave mike për të moshuarit dhe të qendrave të solidaritetit.

Projekti do të zbatohet deri në dhjetor 2028, me synim krijimin e komuniteteve më miqësore për të moshuarit, promovimin e plakjes aktive dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën shoqërore dhe në proceset vendimmarrëse.