mendo globalisht,
vepro lokalisht

Asambleja komunale e fëmijëve në Pejë, kërkon kushte me të mira në shkolla

Pejë, 20 Nëntor - Asambleja komunale e fëmijëve në Pejë ka filluar ditën më shumë aktivitete në kuadër të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve. Fillimisht është lansuar një video sensibilizuese ku fëmijët adresojnë nevojat e tyre në shëndetësi, arsim, sport, mjedis dhe përfshirje ne vendimmarrje, e më pas kanë realizuar një debat publik me drejtorin e arsimit z. Naser Gega.

Fëmijët Asamblistë kanë adresuar shumë kërkesa qe kanë të bëjnë më përmirësimin e kushteve në shkolla, duke përfshi kabinetet dhe pajisjen me inventar të duhur, mungesën e terreneve sportive, higjienën jo të duhur në shkolla, rrezikun në komunikacion nga prindërit qe sjellin fëmijët me makina dhe qentë endacak. Të gjitha këto shqetësimi dhe kërkesa të fëmijëve i pari i arsimit në komunën e Pejës, z. Naser Gega, u zotua se disa prej këtyre kërkesave dhe shqetësimeve janë përfshi në politikat zhvillimore dhe disa të tjera do të trajtohen menjëherë. Ai p ashtu kërkoj nga fëmijët qe të ndihmojnë shkollat në ruajtjen e ambientit dhe higjienës në shkolla dhe të ndihmojnë në ngritje të vetëdijes së prindërve që ata të mos krijojnë kolona dhe rrezikojnë jetën e tyre afër shkollave duke i sjell fëmijët në shkollë.

Në anën tjetër zyrtarja për të drejtat e fëmijës znj. Drita Krasniqi, u zotua se do të jetë krah i zërit të fëmijëve dhe së bashku me ta do adresojnë çdo shqetësim më kohë dhe do gjejnë zgjidhje qe ata ti gëzojnë të drejtat siç u garantohen me legjislacion vendor e ndërkombëtar.

Po ashtu mbështetje dhe zotim kishte edhe nga zyrtarja për barazi gjinore znj. Samka Drançolli, e cila njëherit ka kërkuar fëmijëve që të jenë edhe pjesë e aktiviteteve kurdo qe preket interesi i tyre, por në të njëjtën kohë ju bashku zërit të fëmijëve se DKA-ja duhet të ju rikujtoj shkollave obligimet dhe përgjegjësit qe kanë për të eliminuar shqetësimet qe kanë fëmijët.

Aktivitet janë përmbyll ku fëmijët asamblistë së bashku me zyrtarët komunale dhe përfaqësuesit e organizatave Syri i Vizionit dhe Save the Children Koaova/o si mbështetës të AKF-ve kanë vendosur disa mesazhe në orë, me qëllim të ngritjes së vetëdijes mbi kërkesat, nevojat dhe të drejtat e fëmijëve.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit tematik për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijës “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” për Forcimin e Shoqërisë Civile nga Organizatat Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children Kosova/o, financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar - Sida.

Skip to content