Pejë, 19 nëntor 2024- Në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Smajl Hajdaraj” ka filluar trajnimi me prindër në “Qasja e Familjeve të Sigurta” që u ofron prindërve aftësi dhe njohuri të vlefshme për të krijuar një mjedis familjar më të sigurt dhe më mbështetës.
Sesioni i parë “Ëndrrat për Familjen & Vetëkujdesi për Kujdestarët”, ka për qëllim qe prindërit dhe kujdestarët të kuptojnë përfshirjen e plotë të Familjeve të Sigurta, të kenë një vizion afatgjatë të llojit të kujdestarit, që duan të jenë dhe të identifikojnë teknikat e përballimit për menaxhimin e stresit dhe shqetësimeve që mund të përjetojnë gjatë kujdesit për fëmijët e tyre.
Sesioni i dytë do të jetë “E drejta për të qenë i sigurt”, për të vazhduar me tutje edhe me tetë sesionet e tjera, qe realizohen në kuadër të programit tematik për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijës “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” për Forcimin e Shoqërisë Civile nga Organizatat Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children Kosova/o , financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar - Sida.