Titulli i Projektit: Hulumtimi i kapaciteteve për parking të automjeteve në qytetin e Pejës
Kohëzgjatja: 2 muaj (mars 2010 – prill 2010)
Vendi: Pejë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 2.142 €
Donatori: Në kuadër të projektit Mobkos
Qëllimi i projektit: Qëllimi i këtij projekti ka qenë hulumtimi i kapaciteteve të parkingjeve në qytetin e Pejës, identifikimin e vend parkingjeve ilegale, të cilat shfrytëzohen nga ngasësit e automjeteve si dhe hartimin e skenarëve për problemet dhe kapacitet që ka qyteti për parkim të automjeteve.
Përfituesit: Përfitues të këtij projekti ka qenë drejtorati për urbanizëm në komunën e Pejës, ku përmes eksperteve të angazhuar nga projekti janë zhvilluar skenar në video për problemet dhe ngarkesat të cilat ekzistojnë parkingjet e automjeteve në qytetin e Pejës, dhe janë dhënë rekomandime për intervenime.
Realizimi i projektit: Projekti është realizuar nga një grup vullnetaresh, të cilët kanë pasur harta dhe vendet e përcaktuar si parkingje për automjete, ku dhe kanë bërë incizimin e këtyre parkingjeve, numrit të automjeteve që ndodhen në parking, matjen e veturave të cilat janë parkuar ilegalisht nëpër rrugë, etj. Pas hulumtimit janë vendosur në hartë të dhënat se sa është kapaciteti i parkingjeve në qytetin e Pejës, sa shfrytëzohen nga qytetarët dhe cilat duhet të jenë masat që duhen ndërmarrë nga autoritetet në zgjidhjen e problemeve.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Hartimi një databaze me të dhënat për kapacitet që ka qyteti për vend parkingje për automjete
• Autoritetet kanë të dhëna për parkingjet ilegale dhe shtrirjen e tyre nëpër pjesë të qytetit.
• Komuna e Pejës problemet me parkingje i ka të përpunuara dhe paraqitura në hartë dhe ato shfrytëzohen për qëllime planifikimi.
• Komuna e Pejës është e informuar me sjelljet e pjesëmarrëseve ne trafik/parkingje, dhe ka mundësi që të organizoj fushat/kampanja vetëdijesuese.
Titulli i Projektit: "Demokracia në Veprim" – Zgjedhjet 2010
Kohëzgjatja: 3 muaj (nëntor2010 - janar 2011 )
Vendi: Rajoni i Pejës (Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik), Kosovë
Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit" në kuadër të koalicionit "Demokracia në veprim"
Buxheti: 86,931.90 euro Donatori: Ambasada Britanike, ISC, NDI, Ambasada e Zvicrës, BTD, Olof Palme, USAID
Qëllimi i projektit: "Demokracia në Veprim" është themeluar me qëllim të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të organizuara në nëntor të vitit 2007 si dhe me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Pas kësaj janë monitoruar edhe zgjedhjet e vitit 2009 dhe 2010 si dhe përsëritjen dhe zgjedhjet parakohshme në disa komuna të Kosovës.
Përfituesit: Përfituesit e drejtpërdrejt (direkt) janë e tërë popullata e Kosovës, votuesit por edhe subjektet politike. Në veçanti, një numër i njerëzve që janë përfshirë në proces si monitorues mujor dhe ditor kanë përfituar nga trajnimet mbi procesin dhe sistemin zgjedhor në Kosovë.
Realizimi i projektit: Aktivitetet përfshijnë monitorimin e tërësishëm të procesit zgjedhor: monitorimin e fushatës njëmujore të partive politike, ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave në ditën e zgjedhjeve dhe gjatë balotazhit dhe publikimin e rezultateve të hershme në 5 komuna të rajonit të Pejës, e poashtu edhe zgjehdjet e e jashtëzakonshme në Istog e Rahovec dhe përseritjet e zgjedhjeve në komunat Drenas, Skenderaj, Malishevë dhe Deçan.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Monitorimi i mbi 500 aktiviteteve zgjedhore gjatë periudhës së fushatës së zgjedhjeve qendrore të vitit 2010
• Monitorimi i medieve dhe shpenzimeve të partive politike gjatë fushatës
• Mbajtja e konferencave të shtypit me raportet për problemet dhe parregullsitë që janë hasur gjatë monitorimit,
• Monitorimi i ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave
• Monitorimi i përsëritjes së votimeve në komunat Skenderaj, Deçan dhe Malishevë.
• Monitorimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Istog në prill 2010 dhe Rahovec në nëntor 2010
• Angazhimi i vëzhguesve afatgjatë (LTO) për një periudhë dy muaj e gjysmë;
• Angazhimi i mbi 750 vëzhguesve afatshkurtër (STO) në ditën e zgjedhjeve;
• Organizimi dhe mbajtja e mbi 50 trajnimeve për STO për një periudhë 10 ditore;
Titulli i Projektit: Ndihmë në implementimin e MOBKOS II
Kohëzgjatja: 4 muaj (mars 2011 – tetor 2011)
Vendi: Kosova, Komuna e Pejës
Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit", programi MOBKOS, Komuna e Pejëss
Buxheti: 6.934 €
Donatori: Qeveria Flamane (Belgjikë) në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës me mbështetje edhe nga Komuna e Pejës
Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim rritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe institucioneve në raport me mobilitetin urban
Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejtë janë komunat dhe Ministria që mbledhin informacionin që iu duhet lidhur me planifikimin hapësinor, dhe marrin sugjerimet dhe idetë e ekspertëve lidhur me mobilitetin urban; organizatat dhe aktivistët që merren me ambientin dhe urbanizëm; dhe së fundi qytetarët e Pejës përmes promovimit të fushatës për përdorimin e biçikletave dhe parkingjeve me qëllim që të lehtësohet trafiku urban.
Realizimi i projektit: Projekti është vazhdimësi i projektit MOBKOS 1 ndërsa në këtë fazë Syri i vizionit ka rolin e sekratariatit të programit, për të mbajtur kontaktet me partnerët dhe përfituesit. Pjesë e punës ka qenë krijimi dhe mbajtje e një ueb sajti me emrin MOBKOS i cili shërben si platformë kombëtare për mobilitetin urban në Kosovë dhe në të janë publikuar artikuj, studime dhe opinione lidhur me moblitetin urban në Kosovë. Përgjegjësi e vizonit ka qenë edhe mbajtja e konferencave kombëtare për mobilitetin urban, realizimin e fushatave për parkingjet dhe vetëdijesimin e popullatë për zhvillimin e mobilitetit urban.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Menaxhimi i ueb sajtit të MOBKOS përmes realizimit të thirrjes së për thirrjes për hartimin e 50 artikujve nga fusha e mobilitetit urban
• Kampanja për lirimin e parkingjeve: xhirimi i pesë spoteve profesioniste me aktorë në rrugë, publikimi dhe shpërndarja e tyre
• Materialet e kampanjës vizuale: postera, fletëpalosje, që promovojnë mobilitetin urban
• Realizimi i dy konferencave me ekspertë dhe institucione për krijimin e një platforme të veprimit të përbashkët në tërë Kosovë lidhur me mobilitetin urban
• Asistimi për licencimin Audit By-pad për Pejën
Titulli i projektit: Rritja e mbikëqyrjes publike në sundimin e ligjit në Kosovë
Kohëzgjatja: 9 muaj (dhjetor 2009 – shtator 2010)
Vendi: Kosovë (SIV mbulon komunën e Pejës)
Organizata ( t ) zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me FIQ
Buxheti total: 6.115 $,
Donator: National Endowment for Democracy ( NED)
Qëllimi i projektit: Projekti ka për qëllim të ndikojë në funksionalizimin e mekanizmave institucional të llogaridhënies dhe të përfshijë qytetarët në vlerësimin e funksionimit të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë. Në fushën e sigurisë projekti trajton temat nga fusha e krimit të organizuar (trafikimi me njerëz, krimet ekonomike dhe financiare, dhe luftimi i materieve narkotike), ndërsa nga fusha e drejtësisë projekti përqendrohet në ofrimin e qasjes në drejtësi për qytetarët dhe zhvillimin e institucioneve të drejtësisë. Puna në këtë projekt përfshinë hartimin e studimeve dhe analizave, organizim të debateve publike, dhe avokim të vazhdueshëm tek institucionet, organizatat joqeveritare dhe mediat.
Përfituesit: Përfitues të këtij projekti janë të gjithë qytetarët te Pejës, pasi atyre ju janë ofruar me shumë informata se sa po zbatohet ligji në Kosovë dhe çfarë kanë bërë institucionet në luftimin e dukurive të ndryshme negative. Po ashtu përmes këtij projekti qytetarët kanë pasur mundësi të kërkojnë më shumë llogaridhënie nga institucionet për punën që ata bëjnë ne vendosjen e rendit dhe sigurisë në qytetin e Pejës. Gjithashtu përfitues të këtij projekti kanë qenë edhe institucionet drejtësisë, institucionet komunale policia e Kosovës dhe shoqëria civile pasi që përmes këtij projekti janë identifikuar disa mangësi që kanë ekzistuar në zbatimin ligjit dhe luftimin e dukurive të ndryshme negative, duke rritur bashkëpunimin e këtyre institucioneve dhe koordinim më të mirë të aktiviteteve në teren.
Realizimi i projektit: Në realizimin e këtij projekti gjatë gjithë muajve janë mbajtur takime të vazhdueshme me institucionet gjegjëse, më pas janë realizuar intervista të shumta me qytetarë dhe pas përfundimit të intervistave janë nxjerrë analiza që kanë paraprirë mbajtjen e debateve në tema të caktuara. Në këto debate janë prezantuar të dalat nga hulumtimi duke diskutuar për të arriturat e institucioneve në sundim të ligjit dhe ne luftimin e dukurive negative. Nga debatet kanë dalë rekomandime të cilat kanë ndihmuar institucionet që të koordinojnë më mirë aktivitete e tyre dhe të rrisin më shumë bashkëpunimin me qytetarët.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Rritja e bashkëpunimit të qytetarëve më institucione
• Rritja e bashkëpunimit dhe koordinim më të mirë të punës ndërmjet institucioneve
• Koordinim dhe bashkëpunim më të madh të institucioneve më shoqërinë civile
• Pjesëmarrje aktive të qytetarëve në sundim të ligjit dhe luftim të dukurive negative.
• Më shumë llogaridhënie të institucioneve kundrejt qytetarëve.
• Hartimi dhe shpërndarja e një publikimi me gjetjet që kanë dalë gjatë projektit.
Titulli i Projektit: “Perspektiva rurale”
Kohëzgjatja: 12 muaj (01 Janar 2010 – 31 Dhjetor 2010)
Vendi: Kosovë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me Swiss Labour Assistance – SLA dhe Volkshilfe
Buxheti: 65.400 €
Donatori: Swiss Development Agency – SDC, Austrian Development Agency – ADA, Swiss Labour Assistance
Qëllimi i projektit: Perspektiva Rurale synon përmirësimin e kushteve jetësore rurale dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomike në Kosovën Perëndimore si dhe nxit organizatat fermere që të zhvillojnë ide novatore dhe t’i ofrojnë shërbime më të mira anëtarëve të tyre. PERSPEKTIVA RURALE është iniciativë e përbashkët e OJQ-së Syri i Vizionit me qendër ne Pejë dhe e Swiss Labour Assistance në Kosovë.
Përfituesit: Përfituesit direkt të projektit janë anëtarët e dhjetë organizatave fermere qe kanë kaluar ne fazën e dytë të garës së biznes planeve, të cilët kanë marrë pjesë direkt në përpilimin e planit të biznesit dhe në punëtoritë e organizuara, gjithashtu përfitues direkt janë anëtarët e tri organizatat që janë përzgjedhur si organizatat me biznes planin më të mirë nga juria neutrale dhe planet e tyre janë mbështetur nga projekti. Përfituesit indirekt janë familjet e fermerëve që jetojnë në zonat rurale.
Realizimi i projektit: Për t’i përkrahur iniciativat e organizatave jo-profitabile në zonat rurale janë ftuar OJQ-të nga komunat Prizren, Gjakova dhe Rahovec që të marrin pjesë në garën “organizatat më të mira fermere në Kosovën Perëndimore 2010”. Rreth 22 organizata dhe rrjete të OJQ-ve kanë aplikuar me një ide biznesi, dhe një juri vendore që prezanton sektorin privat, autoritetet dhe shoqërinë civile ka përzgjedhur dhjetë idetë që kalojnë në fazën e dytë të garës. Organizatave që kanë kaluar në fazën e dytë u janë ofruar 44 punëtori për pesë kapitujt e biznes planit (Vizioni dhe Strategjia, Tregu dhe marketingu, Organizmi dhe manexhmenti, Financat dhe rreziqet duke përfshirë edhe shkrimin e planit të biznesit dhe prezantimi), që janë ndjekur nga 262 pjesëmarrës. Juria e përbërë prej 14 anëtarëve qe vinin nga institucionet lokale si bankat, shoqëria civile, universitetet, institucionet financiare dhe autoritete lokale ka shpërblyer tri shoqata: Shoqata e grave të veja “Krusha” me planin e biznesit për konservimin e specave dhe ajvarit shtëpiak si Bio produkte; Shoqata e Grave Fermere “Krusha e Vogel” me projektin investim në hapjen e një pike grumbulluese në regjionin e Hasit si dhe fituesi i tretë ishte “Saturni” për teknikën ujitjes së mollëve.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Përpilimi i nëntë planeve të biznesit si dhe në planet biznesit te përpiluara nga shoqatat kanë paraparë punësimin e 21 punëtorive duke mos marrë për bazë përfituesit direkt nga këto plane të biznesit
• Mbështetja financiare e projektit nga Shoqata e grave të veja “Krusha” me planin e biznesit për konservimin e specave dhe ajvarit shtëpiak si Bio produkte
• Mbështetja e projektit nga Shoqata e Grave Fermere “Krusha e Vogel” me projektin investim në hapjen e një pike grumbulluese në regjionin e Hasit
• Mbështetja e projektit të organizatës së fermerëve “Saturn” nga Gjakova për teknikën e ujitjes së mollëve.
• Krijimin e bashkëpunimit mes institucioneve lokale dhe shoqatave fermerë
• Ofrimi i punëtorive për më shumë së 60 anëtarë te organizatave fermerë
• Buletini i projekt propozimeve, dhe shpërndarja e tyre tek institucionet e ndryshme për përkrahje organizatave fermerë.
• Monitorimi i projekteve të realizuara nga gjashtë organizatat rinore
Titulli i Projektit: Përpilimi i Strategjisë së veprimit për komunitetin serb 2011-2013 në komunën e Klinës dhe përkrahje mini projekteve në Pejë
Kohëzgjatja: 12 Muaj (Janar 2010 – Dhjetor 2010)
Vendi: Klinë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 28.659.50 €
Donatori: The Olof Palme Center
Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për synim të fuqizojë dhe përkrah komunitetin serb në komunën e Klinës duke e zhvilluar një plan të veprimit trevjeçar për komunitetin në këtë komunë, që do të hartohet duke u bazuar në nevojat të nxjerra nga vet komuniteti. Ky dokument si plan aksioni u ofrohet komunës, donatorëve dhe komunitetit.
Përfituesit: Përfitues direkt të projektit janë komuniteti serb në komunat Pejë, Istog dhe Klinë, ndërsa në komunën e Klinës është hartuar plani i aksionit për periudhën tri vjeçare ku do të përfshihen të gjitha nevojat kërkesat e komuniteteve në këtë komunë. Gjithashtu përfitues direkt janë edhe Komunat Pejë, Istog dhe Klinë, ku përpos strategjive, ata do të jenë të përfshirë dhe në trajnime work shope të ndryshme në kuadër të projektit. Njëkohësisht përfitues direkt janë edhe fokus grupet e projektit të cilët kanë përfituar 5 iniciativa në kuadër të grandeve të vogla.
Realizimi i projektit: Projekti është realizuar në dy linja njëkohësisht. Për komunitetin në komunën e Istogut dhe Pejës ku është punuar më shumë në fuqizimin e grupeve në fokus përmes trajnimeve work shopeve si dhe grandeve të vogla, ku janë përkrahur gjithsej 5 iniciativa për këto fokus grupe në komunat Pejë, Istog dhe Klinë. Gjithashtu projekti është koncentruar edhe në punën me grupin për hartimin e strategjisë për tri vite në komunën e Klinës.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Përpilimi i një udhërrëfyesi komunal për prioritete të komunitetit serb bazuar në nevojat reale të tij.
• Krijimi i një plani aksioni të detajizuar për Komunën e Klinës me afat trevjeçar mbi komunitetin serb që jeton në komunën e Klinës.
• Krijimi i një baze zhvillimore strategjike si dokument i gatshëm gjithëpërfshirës për t’u përgjigjur tek çdo donator duke përfshirë komunën si përgjegjëse për ndërhyrje konkrete në favor të komunitetit në fokus.
• Implementimi i 5 iniciativave të bazuara në prioritete të komunitetete dhe të përkrahura në kuadër të grandeve të vogla në projekt.
Titulli i Projektit: Strategjia e Qeverisë kosovare për përfshirjen e komunitet: rom, ashkali e egjiptian në praktikë në nivelin lokal përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve
Kohëzgjatja: 12 muaj (Janar 2010 – Dhjetor 2010)
Vendi: Pejë, Klinë dhe Istog
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 33.776.74 €
Donatori: Olof Palme Center
Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim fuqizimin dhe mobilizimin e komunitetit RAE me qëllim që të sigurojë që dispozitat e përfshira në Strategjisë 2007 të Qeverisë së Kosovës për përfshirjen e komunitetit RAE të jenë të kthyer në praktikë në nivelin komunal.
Përfituesit: Të përfshirë kanë qenë përfaqësuesit e komuniteteve të lagjeve fshatrave të komunave Pejë, Klinë dhe Istog, ku kanë qenë të përfshirë direkt në implementimin e iniciativave të përbashkëta të cilat janë përkrah nga grandet e vogla në kuadër të projektit. Gjithashtu përfitues direkt kanë qenë edhe zyrtarët komunalë nga Zyra e komuniteteve si dhe nga Zyra për kthim. Përfitues ishin edhe grupe të ndryshme dhe organizata të ndryshme të komuniteteve të cilat kanë fituar edhe grande të ndryshme gjatë këtij vitit.
Realizimi i projektit: Për më tepër projekti është fokusuar edhe në fuqizimin e komuniteteve duke realizuar takime dhe trajnime të ndryshme me qëllim ngritjen e kapaciteteve të komuniteteve: rom, egjiptian dhe shkali. Në të njëjtën kohë projekti ka vazhduar edhe me përkrahjen e grupeve të ndryshme dhe organizatave të komuniteteve (të krijuara nga projekti i vitit të kaluar për hartimin e strategjive në Pejë, Klinë dhe Istog) me grande të vogla të cilat i kanë implementuar këto grupe dhe organizata gjatë këtij viti në këto tri komuna.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Hartimi i Strategjisë së veprimit për komunitetet: rom, egjiptian dhe ashkali në komunën e Klinës.
• Ekzistimi i informatave mbi përparësitë, fuqitë, dobësitë dhe rreziqet të detajizuar nga vetë komuniteti gjatë fasilitimeve të grupeve në fokus, informata të cilat do të ndihmojnë në shkrimin e planit të aksionit për pjesëmarrjen e komunitetit REA.
• Njohja më e mirë e komunës me problemet ekzistuese të komunitetit REA nëpër vendbanimet e veçanta të tyre.
• Organizimi i tri trajnimeve në tri fushat: Avokim/lobim, Planifikim strategjik si dhe Dizajnimi i projekt propozimeve për steering committes ku morën pjesë përfaqësuesit e komuniteteve nga fshatra dhe lagje të komunës së Klinës si dhe përfaqësues të komunës.
• Krijimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të fokus grupeve për veprime të përbashkëta
• Përkrahja e 9 iniciativave me grandeve të vogla për fokus grupet dhe organizata të komuniteteve në Istog dhe Pejë
Titulli i Projektit: “Ndikimi i grupeve të interesit në ndryshimin e ligjit për mbeturina konform direktivave të BE-së”
Kohëzgjatja: Maj 2010 – qershor 2011
Vendi: Në tërë territorin e Kosovës
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 30 791.00 euro
Donatori: ISC- USAID
Qëllimi i projektit: Qëllimi i projektit ka qenë ndihma në hartimin e një ligji adekuat për mbeturinat në Kosovë. Aktivitetet tona kanë ndihmuar institucionet në hartimin ligjit të ri dhe kanë përfshirë në këtë proces të gjithë akterët në këtë sektor, duke u angazhuar që mendimet e tyre të merren parasysh gjatë hartimit të ligjit dhe të kemi një proces sa më gjithëpërfshirës, që të kemi një ligj që do gjejë sa më shumë zbatim në Kosovë, duke qenë në të njëjtën kohë edhe në përputhje me direktivat e BE-se për këtë sektor.
Përfituesit: Përfitues të këtij projekti janë të gjitha komunat e Kosovës, kompanitë publike dhe ato private të cilat merren me menaxhim të mbeturinave, shoqëria civile ambientaliste si dhe qeveria dhe parlamenti. Gjatë hartimit të këtij ligji janë përfshirë të gjithë akterët që merren me mbrojtje të mjedisit përmes aktiviteteve tona që janë zhvilluar në kuadër të këtij projekti.
Realizimi i projektit: Projekti është realizuar në tri faza, në fazën e parë janë realizuar takime informuese më të gjitha institucionet qeveritare dhe joqeveritare në nivel lokal dhe qendror, komunitetin e biznesit, mediat dhe grupe tjera të interesit. Në fazën dytë; janë mbajtur gjashtë takime rajonale për të analizuar draft ligjin e ri dhe për të dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, që ligji i ri tu përshtatet nevojave të komunave dhe te gjejë zbatueshmeri. Pas takimeve rajonale është mbajtur edhe një takim në nivel nacional më të gjithë akterët, qoftë nga niveli lokal po ashtu edhe ai qendror, për t’i analizuar të gjitha rekomandimet e dala më parë, dhe për të dhënë komente shtesë në draft ligj. Pas takimeve në nivel rajonal dhe qendror janë angazhuar ekspertë të jashtëm për të shikuar përshtatshmërinë e draft ligjit me direktivat e BE-së dhe përfshirjen e rekomandimeve nga niveli lokal në ligjin e ri. Po ashtu gjatë gjithë kohës janë mbajtur takime më Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor dhe më komisionin parlamentar duke iu ofruar mbështetjen e duhur në hartimin ligjit dhe përfshirjen rekomandimeve në këtë ligj
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Mbajtja e takimeve me Ministrinë për tu njoftuar me ecurinë e punës për draft ligjin e ri, që zyrtarët e kësaj ministrie të jenë pjesë e takimeve rajonale për të prezantuar draft ligjin në nivel lokal
• Organizimi i takimeve rajonale për të marrë vërejtjet dhe sugjerimet e të gjitha institucioneve qeveritare dhe joqeveritare dhe grupeve tjera të interesit në fushën e mjedisit, sidomos në menaxhimin mbeturinave
• Organizimi i takimit nacional me të gjitha institucionet për të analizuar draft ligjin para se të shkojë në parlament, për të dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre
• Mbajtja e takimeve punuese me grupin e ekspertëve të jashtëm për të harmonizuar draftin me legjislacionin evropian dhe për t’u dhënë rekomandimeve të komunave formën ligjore për t’u inkorporuar në ligjin e ri
• Përcjellja e dokumenteve me rekomandime në Ministri dhe komision parlamentar.
Titulli i Projektit: Krijimi i klubeve të debatit në formatin “Karl Popper”
Kohëzgjatja: Janar 2010 – Mars 2011
Vendi: Pejë, Prishtinë dhe Ferizaj
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 900 euro
Donatori: Soros/FOL
Qëllimi i projektit: Qëllimi i projektit është fuqizimi dhe aktivizimi rinor përmes klubeve të debatit të përbërë nga nxënës të shkollave të mesme dhe krijimi i klubeve të debatit në formatin “Karl Popper” në komunat Pejë, Prishtinë dhe Ferizaj, duke zhvilluar një kulturë të debatit tek të rinjtë, që në të ardhëm këta të rinj të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse, dhe të jetë të gatshëm për të avokuar për të drejtat e tyre.
Përfituesit: Përfitues të këtij projekti janë të rinjtë, përfitues direkt janë rreth 30 nxënës të shkollave të mesme, ndërsa në kuptim të gjerë përfitues janë shkollat dhe shoqëria pasi këta nxënës do të jenë të gatshëm për të debatuar problematika të ndryshme që ata i preokupojnë dhe ato t’i adresojnë ato problematika të institucionet gjegjëse. Në katro shkolla janë krijuar nga një grup debatit brenda institucionit të tyre, që në të ardhmen këta të rinj të jenë lider për të ndërmarrë aktivitete të ndryshme në shkollë dhe jashtë saj.
Realizimi i projektit: Me Drejtorinë e arsimit dhe drejtoritë e shkollave të mesme janë identifikuar nxënësit që kanë prirje për debat. Për ta janë mbajtur trajnime profesionale në formatin “Karl Popper” me nxënës në të cilat janë trajnuar diku 30 nxënës, pas trajnimeve janë mbajtur demo-debate me tematika të ndryshme që kanë preokupuar të rinjtë. Po ashtu janë organizuar edhe turnamente të ndryshme ku të rinjtë kanë sprovuar dijeninë e tyre përmes këtij debati mbi tematikat vendore dhe ndërkombëtare. Projekti është realizuar në partneritet me organizatat FOL, BIRN dhe INPO.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Krijimi i tri klubeve të debatit në Pejë, Prishtinë dhe Ferizaj
• Mbajtja e trajnimeve për koordinator të klubeve të debatit, të cilët kanë punuar vazhdimisht më nxënës për t’u profesionalizuar në debatin e strukturuar
• Mbajtja e trajnimeve profesionale me nxënës, ku janë trajnuar 100 të rinj për të debatuar në debat të strukturuar sipas rregullave Karl Popper
• Organizimi i demo-debateve, ku të rinjtë janë ballafaquar në debat me njëri tjetrin për tematika të ndryshme që preokupojnë të rinjtë, në sferën ekonomike, sociale, politike dhe edukative
• Organizimi i katër turnamenteve nacionale me shkolla nga komunat pjesëmarrëse, në të cilat janë përzgjedhur tri skuadrat më të mira
• Pjesëmarrja e të rinjve në turnamentet ndërkombëtare, në turneun ndërkombëtar ne Holandë dhe ne Maqedoni
Titulli i Projektit: “Pranimi i Kosovës në lëvizjen globale kundër ndryshimeve klimatike”
Kohëzgjatja: 01 tetor 2010 - 30 prill 2011
Vendi: Pejë, Klinë, Deçan, Junik dhe Istog
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 1598.63 euro
Donatori: CRLS/ISC-USAID
Qëllimi i projektit: Qëllimi i projektit është përfshirja e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në lëvizjen globale për të luftuar ndryshimet klimatike, përmes veprimeve që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe institucioneve vendimmarrëse që t’i bashkëngjiten fushatës së OKB-së për ndryshimet klimatike. Po ashtu ndikimi te institucionet qendrore në nxjerrjen e dokumenteve që përfshijnë Kosovën në luftën globale kundër ndryshimeve klimatike.
Përfituesit: Përfitues të këtij projekti janë institucionet e Kosovës të cilat do të jenë pjesëmarrëse me shtetet tjera të OKB-së në luftën kundër ndryshimeve klimatike, duke përfituar fonde që u jepen shteteve në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Përfituese të këtij projekti janë edhe qytetarët të cilët do kenë njohuri të mjaftueshme mbi rrezikun që vjen nga ngrohja globale dhe mënyrat se si ata mund të kontribuojnë në zvogëlimin e ngrohjes globale.
Realizimi i projektit: Projekti është realizuar në disa faza, në fazën e parë janë mbajtur takime me institucione komunale në fushën e ambientet, më pas është realizuar një tribunë rajonale ku kanë ligjëruar ekspertë të fushës së ndryshmeve klimatike. Më pas ka filluar realizimi i peticionit me qytetarë në komunat Pejë, Klinë, Deçan, dhe Istog që Parlamenti i Kosovës të nxjerr një rezolutë për angazhimin e saj në luftën kundër ngrohjes globale. Po ashtu gjatë kësaj kohë janë shpërndarë edhe broshura vetëdijesuese nëpër qytete dhe institucione të ndryshme.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Shpërndarja e materialeve promovuese me fakte bazë rreth fenomenit të ndryshimeve klimatike për të ngritur vetëdijen e qytetarëve dhe aktivizimin e tyre, se si mund të japin kontributin e tyre, si duhet shfrytëzuar racionalisht energjinë
• Mbledhja e peticionit me nënshkrime të 10 mijë qytetarëve nëpër Kosovë (2000 në Pejë) për të kërkuar nga Parlamenti miratimin e një dokumenti i cili përfshin Kosovën në luftën globale kundër ndryshimeve klimatike nëpërmjet formimit të një grupi punues të përfaqësuesve vendimmarrës në nivel kombëtar, shoqërisë civile dhe grupeve tjera të interesit
• Mbajtja e tribunave me ekspertë dhe institucione lokale, shoqërinë civile mediat dhe qytetarët për të nxjerrë rekomandime se çfarë duhet bërë Kosova në luftën globale kundër ndryshimet klimatike.
Titulli i Projektit: Ngritja e vetëdijes kundër korrupsionit
Kohëzgjatja: 01 gusht - 31 dhjetor 2010
Vendi: Pejë, Gjakovë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 1800 euro
Donatori: IPOL/UNDP
Qëllimi i projektit: Qëllimi i këtij projekti është që të informojë qytetarët për punën qe është duke u bërë nga institucionet të cilat janë përgjegjës për luftën kundër korrupsionit se çfarë roli kanë dhe çfarë kanë punuar në këtë fushë; të njoftohen me sistemin ligjor anti korrupsion që është i zbatueshëm në Kosovë: sa është duke u zbatuar dhe se cilët janë mekanizmat ekzistues për të luftuar korrupsionin në Kosovë. Ky projekt ka mundësuar krijimin e një rrjeti gjithëpërfshirës të organizatave joqeveritare të përfshira në veprimtaritë anti-korrupsion, që zëri i shoqërisë civile të jetë më i fuqishëm ndaj institucioneve në luftën antikorrupsion.
Përfituesit: Përfitues janë organizatat joqeveritare pasi ato në formë të organizuar dhe me aktivitet të koordinuara janë më të fuqishme për të ndikuar të institucionet lokale dhe qendrore në luftën anti korrupsion, duke ndikuar në rritjen e transparencës. Po ashtu përfitues janë qytetarët, të cilëve do t’u ofrohen informacione se si ata mund të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse dhe të drejtat e tyre për të kërkuar llogaridhënie nga institucionet për taksat e tyre.
Realizimi i projektit: Janë mbajtur shtatë takime rajonale në të cilat kanë marr pjesë gjykatat, prokuroritë, institucionet komunale, shoqëria civile, agjensioni anti korrupsion dhe mediat. Pas këtyre takimeve është hartuar një raport i cili është publikuar në takimin nacional të mbajtur në Prishtinë. Po ashtu është organizuar fushata mediale, ku përveç promovoje janë transmetuar edhe debatet publike të incizuara nëpër komuna. Gjithashtu janë shpërndarë broshura për të vetëdijesuar qytetarët se si duhet t’u qasen institucioneve për të raportuar rastet e korrupsionit në komunat e tyre.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Organizimi i tryezave të rrumbullakëta, që nëpërmjet tryezave është bërë informimi më i mirë për shoqërinë civile, qytetarët, bizneset dhe mediat, mbi rolin e institucioneve të zbatimit të ligjit në luftimin e korrupsionit nëpër komuna dhe në përgjithësi në Kosovë.
• Takime me organizatat joqeveritare për mbledhjen e të dhënave për punën që bëjnë këto organizata në luftimin e korrupsionit dhe transparencës; krijimi i një baze të dhënash që do të përdoren për krijimin e një rrjeti të OJQ-ve të cilët janë aktivë në politikat anti-korrupsion.
• Organizimi i takimit final në Prishtinë me të gjitha institucionet nga të gjitha komunat për të diskutuar mbi strategjinë që duhet bërë në luftën kundër korrupsionit dhe për përcaktimin e metodave avokuese
• Fushata mediale nëpërmjet broshurave dhe posterëve publiku i gjerë është informuar për punën e institucioneve përgjegjëse dhe ligjet ekzistuese për anti-korrupsion.
• Krijimi i data-bazës me të dhënat e organizatave për të ndihmuar në aktivitet e ndryshme në luftën kundër korrupsionit në Kosovë.
Titulli i projektit: Rritja e mbikëqyrjes publike në sundimin e ligjit në Kosovë
Kohëzgjatja: 12muaj (nëntor 2010 – tetor 2011)
Vendi: Kosovë (SIV mbulon komunën e Pejës)
Organizata ( t ) zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me FIQ
Buxheti total: 44.750 $, ( 4700 $ për Pejën)
Donator: National Endowment for Democracy ( NED)
Qëllimi i projektit: Projekti ka për qellim rritjen e mbikëqyrjes publike në fushën e sundimit të ligjit dhe promovimin e përgjegjshmërisë dhe efikasitetin e institucioneve demokratike të Kosovës si dhe fuqizimin e kapacitetit të mbikëqyrjes së institucioneve nga shoqëria civile. Gjithashtu ka për qellim fuqizimin e qytetarëve që të jenë më aktiv në ushtrimin e të drejtave të tyre duke mbledhur përvojat e tyre që kanë pasur me institucione dhe shpërndarjen e këtyre përvojave me publikun e gjerë përmes raporteve të publikuara.
Përfituesit: Përfitues në këtë projekt janë qytetarët, shoqëria civile, institucionet dhe mediat pasi që rritet transparenca e institucioneve ndaj grupeve të ndryshme të interesit, në disa sektorë si në parandalimin e drogave, kundër trafikimit me qenie njerëzore, krimet ekonomike, punën e policisë, gjyqësisë dhe shërbimeve tjera publike. Përmes kësaj qytetarët, shoqëria civile dhe grupet tjera të interesit bëhen pjesë e proceseve që ndodhin brenda komunës së tyre, duke ndikuar në rritjen e llogaridhënies.
Realizimi i projektit: Me këtë projekt analizohen politikat e sigurisë në fushën e sundimit të ligjit, përkatësisht: në parandalimin e drogave, parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, krimeve ekonomike dhe shërbimeve të ndryshme publike. Në kuadër të kësaj janë realizuar intervista si formë e hulumtimit në këto fusha ku më pas janë nxjerrë statistika të cilat janë publikuar në konferenca për media dhe janë organizuar debate në të cilat është trajtuar raporti i dalë nga hulumtimi. Gjatë gjithë kohës janë monitoruar puna e Kuvendit Komunal dhe drejtorive të caktuara që kanë të bëjnë me tematikat që trajton projekti si dhe është bërë monitorimi i mediave se sa hapësirë u jepet trajtimit të këtyre tematikave. Në fund të projektit publikohet edhe raporti i përgjithshëm mbi punën e bërë, të dalat dhe rezultatet e projektit, raport ky me rekomandime që u adresohet institucioneve përgjegjëse.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Anketë me 200 qytetarë për rastet korruptive në Policinë e Kosovës
• Intervista me zyrtarë dhe aktorë të ndryshëm në fushën e luftimit të drogave, plotësimi i kritereve të sigurisë në ndërtime, zbatimi i ligjit në këto fusha
• Diskutimi i rezultateve të dala nga intervistat në debatet e mbajtura për trajtim të këtyre çështjeve
• Prezantimi i rezultateve në dy konferenca për media.
• Hartimi i rekomandimeve për punën e mëtejme të cilat publikohen në raporte dhe u dërgohen institucioneve përkatëse.