mendo globalisht,
vepro lokalisht

Projektet e vitit 2013

Gjatë vitit 2013 organizata ka vijuar me projektet e filluara nga vitet e kaluara dhe ka zgjeruar aktivitetet duke rritur numrin e përfituesve dhe shtrirjen në komuna të ndryshme të Kosovës. Mijëra pjesëmarrës në aktivitete kanë përfituar nga projektet që ka realizuar organizata në terren, ndërsa ndikimi është shtrirë mbi autoritetet lokale e qendrore, për të lehtësuar qasjen e qytetarëve te autoritetet dhe zgjidhjen e problemeve të tyre, që organizatën “Syri i Vizionit” e ka konfirmuar si një akter dhe partner i rëndësishëm në Kosovë dhe në rajon. Gjatë vitit janë mbajtur partneritetet me organizata dhe donatorë me të cilët punohet në vite dhe është shtuar rrethi i tyre me projekte të reja.
Bazuar në këto projekte gjatë vitit 2013 kanë qenë të angazhuar rreth 15 vetë, të cilët kanë kontribuar në mbi dhjetë projekte afatgjata, si dhe angazhime të tjera, aktivitete e fushata të bazuara në nevojat e komunitetit. Nga këto projekte ka përfituar komuniteti në lokalitete të ndryshme në Kosovë, me përqendrim në rajonin perëndimor të Kosovë, por edhe në rajonet tjera. Janë zhvilluar projekte me grupe të komunitetit në zona të ndryshme përfshirë zonat rurale, grupe të cilët më parë kanë qenë të injoruara apo të papërkrahura por edhe në grupe të organizuara, por që nuk kanë pasur më parë mbështetjen që tash ua ka ofruar organizata jonë.
Janë vazhduar projektet e filluara një vit më parë, kanë vazhduar projektet në dialogun social në sektorin e qumështit dhe mbështetjen për arsimin profesional në përshtatje me nevojat e tregut, me mbështetjen financiare nga Solidar Suisse, si dhe projektin për të rinjtë dhe bashkëpunimin ndërrajonal të tyre. Kurse kanë vazhduar dhe janë zgjeruar programet e qytetarisë aktive të mbështetura nga Olof Palme dhe projektet e mbrojtjes dhe krijimit të kushteve për sigurinë fëmijëve nëpër shkolla me Save the Children.
Gjatë vitit 2013 ka filluar edhe zbatimi i dy projekteve të reja të financuara në partneritete nga Komisioni Evropian. Projekti vendor për mbështetje organizatave të fermerëve që zhvillohet në partneritet me IADK dhe projekti rajonal antikorrupsion ku Syri i Vizionit është një nga 15 OJQ nga Ballkani.
Në aspektin mjedisor, organizata ka filluar një projekt në të cilin udhëheq një grupim prej rreth 10 organizatave joqeveritare në aktivitetet që i kushtohen ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e lumit Drin dhe të rrisë mirëkuptimin për vlerën e pasurisë natyrore për njerëzit dhe ekosistemet dhe ka mbështetur aksionin për pastrimin komunës së Pejës. Është koordinuar edhe aksioni i shoqërisë civile dhe autoriteteve me emrin "Ta pastrojmë Pejën". Kurse në gjashtë muajt e parë organizata ka ndihmuar fuqizimin e qendrën e sapohapur për shërbim të vizitorëve në hyrje të zonës turistike të Rugovës deri në krijimin dhe pavarësimin e organizatës joqeveritare me emrin “Porta perëndimore”.

Një pjesë e aktivitetit që është bërë gjatë vitit ka qenë e përqendruar për mbështetje iniciativa të qytetarëve, grupeve joformale dhe atyre në themelim e sipër, që është zhvilluar përmes Zyrës për përkrahje dhe këshillim e hapur në kuadër të organizatës. Të rinjtë vullnetarë të organizatës janë përfshirë në hulumtime dhe në organizmin e aktiviteteve dhe fushatave me partnerë të ndryshmen nëpër Kosovë.
Pasi 2013 ka qenë një vit zgjedhor në Kosovë, në kuadër të Demokracisë në Veprim, Syri i Vizionit ka monitoruar fushatën dhe zgjedhjet në gjashtë komuna të Kosovës.
Në aspektin e zhvillimit të brendshëm të kapaciteteve të organizatës gjatë vitit është plotësuar në profesionalizimin e kuadrit me pjesëmarrjen në trajnime dhe aftësime në të cilat janë angazhuar stafi i organizatës dhe aktivistët vullnetarë. Është hartuar strategjia e re trevjeçare dhe është plotësuar strategjia e organizatës për komunikimin me media.

Dialogu social në sektorin e qumështit
Titulli i Projektit: Dialogu social në sektorin e qumështit

Kohëzgjatja: 10 muaj (1 mars – 31 dhjetor 2013)

Vendi: Kosovë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me Solidar Suisse

Buxheti: 16,370 €

Donatori: Solidar Suisse

Qëllimi i projektit: Ky projekt synon fuqizimin e prodhuesve dhe përpunuesve në sektorin e qumështit: zyrtarëve të tyre gjatë marrjes së mostrave të qumështit, administratës së projektit, transparencë dhe neutralitet gjatë marrjes së mostrave të qumështit nga ana e Shoqatës së prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit.

Përfituesit: Përfitues direkt janë shoqatat e përpunuesve dhe prodhuesve të qumështit, administrata dhe projekt oficeret që janë të kyçur direkt në realizmin e projektit fermerët dhe konsumatorët e produkteve të qumështit.

Realizimi i projektit: Në këtë projekt Shoqata e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit, SiV gjatë vitit 2013 ka pasur përgjegjësinë e ofrimit të ndihmës punëtorëve të projektit në përpunimin e databazës së fermerëve, ofrimin e statistikave si dhe monitorimin e projekt oficerëve në terren gjatë marrjes së mostrave. Gjatë gjithë kësaj periudhe një vjeçare, SiV ka dalë në terren me projekt oficerët për të shikuar problemet me të cilat përballen këta gjatë mbledhjes së mostrave si dhe njëkohësisht ka marrë mendimet e fermerëve për sfidat me të cilat ballafaqohen ata, mendimi i tyre rreth marrjes së mostrave dhe rezultatet për mostrat e qumështit.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Rregullimi i listës së fermerëve dhe përpunimi i bazës së të dhënave

• Monitorimi i projekt oficerëve

• Raportimi i të dalave nga hulumtimi

• Raportimi i të dalave nga hulumtimi

SELDI- Civil Society for Good Governance and Anti- Corruption in Southeast Europe: Capacity Building for Monitoring, Advocacy and Awareness Raising
Titulli i Projektit: Civil Society for Good Governance and Anti- Corruption in Southeast Europe: Capacity Building for Monitoring, Advocacy and AĂ«areness Raising- (SELDI)

Kohëzgjatja: shkurt 2013- janar 2015

Vendi: Shqipëri, Bosnje, Bullgari, Kroaci, Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi, Serbi, Turqi

Organizata(t) zbatuese: Center for the Study of Democracy (SiV është anëtar i rrjetit për Kosovën bashkë me institutin Riinvest)

Buxheti: 13.886 € përmes Syri i Vizionit, (buxheti tjetër është realizuar përmes CSD)

Donatori: Komisioni Evropian

Qëllimi i projektit: Qëllimi i projektit është të mbështesë procesin e integrimeve evropiane duke promovuar vlerat demokratike dhe sundimin ligjit, të kontribuojë për një shoqëri civile aktive dhe dinamike në rajon, që merr pjesë në debatin publik për demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe kundër korrupsionit.

Përfituesit: Përfitues të projektit janë organizatat e shoqërisë civile, institucionet që merren me luftimin korrupsionit dhe qeverisjes së mirë, administrata publike dhe ligjvënësit, mediat dhe qytetarët në shtetet përkatëse ku implementohet projekti.

Realizimi i projektit: Projekti realizohet në kuadër të rrjetit, nga akterët secili në vendin e vet. Takimet dhe konferencat e përbashkëta mbahen dy herë në vit, në të cilat publikohen gjetjet nga hulumtimet dhe raporti antikorrupsion në secilin nga shtetet.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Zhvillimi i planit të aksionit për aktivitete e SELDIt në rajon për strategjinë rajonale të qeverisjes së mirë dhe antikorrupsion nga shoqëria civile

• Prezantimi i një programi të përbashkët strategjik që ka për qëllim fuqizimin dhe vlerësimin e koalicioneve të OJQve dhe nismave të ndryshme

• Realizmi i hulumtimeve cilësore, monitorim dhe strategji avokimi në fushën e qeverisjes së mirë dhe të anti-korrupsionit duke kontribuar në reformat kyçe të sektorit në nivel rajonal dhe kombëtar;

• Institucionet qeveritare të njohin rëndësinë dhe vlerën e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në procesin e reformave në qeverisjen e mirë dhe kundër korrupsionit dhe që qytetarët të jenë më të mira të vetëdijshëm dhe të konsultohen në temë. Veprimi i qartë në qeverisjen e mirë dhe anti-korrupsion, shpërndarja e mesazhit të avokimit dhe rekomandimet e politikave për çdo vendi dhe rajoni përmes koalicionit të fuqizuar SELDI dhe OJQ ve dhe qytetarëve;

• Monitorimi i qeverisjes së mirë (duke përfshirë anketat, prodhimin e analizave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, Raportet e Vlerësimit të Korrupsionit);

• Ndërgjegjësimi i publikut dhe në terren (përfshirë Qeverisjen e mirë rajonale dhe Forumin e Politikave Anti-Korrupsioni, bashkëpunim me OJQ-të vendore, organizatat bazë dhe rrjetet, takime dhe konsultimet me shtrirjen e autoritetet, media).

Ta pastrojmë Pejën
Emri projektit: Ta pastrojmë Pejën

Kohëzgjatja: 2 muaj (May 2013 – Qershor 2013)

Vendi: Pejë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 4000 €

Donatori: Komuna e Pejës

Qëllimi i projektit: Qëllimi i projektit është pastrimi i qytetit nga deponitë ilegale të mbeturinave nëpër pjesë të ndryshme të qytetit dhe fshatrave të komunës së Pejës, si dhe rritja e vetëdijes së banorëve të kësaj komune ne ruajtjen dhe përkujdesjen e ambientit.

Përfituesit: Përfitues të këtij projekti janë të gjithë qytetarët e komunës së Pejës, të cilët do t’i krijojnë vetvetes një ambient më të pastër që do të reflektojë në shëndetin e tyre, duke pasur një shëndet më të mirë dhe qytet më të pastër.

Realizimi i projektit: Në këtë aksion pastrimi janë përfshirë të gjitha institucionet publike komunale, duke filluar nga kryetari i komunës, shoqëria civile, grupe të ndryshme të interesit, biznese dhe qytetarët. Të gjithë këta akterë janë ndarë në grupe, duke u ndarë nëpër zona të ndryshme brenda dhe jashtë qytetit, duke pastruar kështu të gjitha lagjet e qytetit dhe fshatrat ku kanë qenë të identifikuara deponi ilegale.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Mobilizimi i të gjitha institucioneve publike e private, shoqërisë civile, qytetarëve dhe grupeve tjera të interesit në pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave në komunën e Pejës

• Pastrimi i deponive ilegale dhe deponimi i mbeturinave në deponin e qytetit

• Ruajtja dhe mirëmbajtja e ambientit përmes ngritjes së vetëdijes përmes fushatave për pastrim radio dhe TV emisioneve

• Krijimi i një ambienti më të pastër në komunën e Pejës

"Together 4 Children Rights Child protection and Child Right Governance"
Emri i projektit: "Together 4 Children Rights Child protection and Child Right Governance"

Kohëzgjatja: 8 muaj (Maj 2013 – Dhjetor 2013)

Vendi: Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Mitrovicë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 53, 317 €

Donatori: Save the Children

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e pozitës së të drejtave të fëmijës në Republikën e Kosovës përmes forcimit të organizatave të fëmijëve në shkolla dhe jashtë tyre , si dhe për të rritur ndikimin e tyre në zbatimin e të drejtave të fëmijës në shoqërinë kosovare . Po ashtu, mbështetjen dhe zhvillimin e politikave për mbrojtjen e fëmijëve në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe standardeve të BE-së, që fëmijët ta shohin shkollën si një vend të sigurt dhe të fuqizohen mekanizmat për mbrojtjen e fëmijëve në shkollë dhe jashtë saj.

Përfituesit: Përfitues direkt të projektit janë fëmijët dhe menaxhmenti i shkollave të mesme të ulëta “Ramiz Sadiku” dhe “Xhemail Kada” në Pejë, “Zekeria Rexha” dhe “Mustafa Bakija” në Gjakovë, “Jeronim de Rada” dhe “Tefik Çanga” në Ferizaj si dhe “Andon Zako Çajupi” e “Bedri Gjinaj” në Mitrovicë. Në kuadër të këtij projekti fëmijët e këtyre shkollave, mësimdhënësit dhe prindërit kanë pasur mundësi që të ndjekin trajnime të shumta që kanë të bëjnë me parandalimin dhe adresimin e dhunës dhe ngacmimeve në shkolla, po ashtu në hartimin e strategjive për funksionalizim të mekanizmave mbrojtjes brenda shkollës. Ndërsa përfitues indirekt kanë qenë institucionet lokale për të drejtat e fëmijëve siç janë: Institucioni i Avokatit të Popullit-Ombudspersonit, Drejtoritë e arsimit nëpër komuna, Qendra për Punë Sociale, Koordinatori për të Drejtat e Fëmijëve, Policia e Kosovës, etj.

Realizimi i projektit: Projekti është realizuar në katër komuna të Kosovës, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Ferizaj, duke përfshirë kështu në secilën komunë nga dy shkolla të mesme të ulëta, në të cilat është punuar direkt me këshillin e shkollës në hartimin e kodeve të mirësjelljes dhe në krijimin dhe fuqizimin e mekanizmave për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve në shkollë. Po ashtu fëmijët që vijojnë mësimin në këto shkolla së bashku me këshillin e shkollës kanë ndjekur disa trajnime që kanë pasur për qëllim parandalimin dhe adresimin e dhunës si dhe ngacmimeve në shkollë. Janë shpërndarë broshura të konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve për t’i njoftuar me këtë konventë si dhe janë shpërndarë informatorë me kontaktet e institucioneve përgjegjëse për të drejtat e fëmijëve në nivel lokal. Gjithashtu janë organizuar vizita të institucioneve përgjegjëse për të drejtat e fëmijëve në shkolla, si dhe janë mbajtur tryeza të rrumbullakëta në secilën komunë më të gjithë akterët si dhe janë mbajtur edhe në radio dhe Tv debate për ngritje të vetëdijes dhe përgjegjësisë së fëmijëve dhe vetë institucioneve në përmirësimin e situatës të së drejtave të fëmijëve në këto komuna.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Hartimi dhe vendosja e kodit të mirësjelljes në gjashtë shkolla të mesme të ulëta

• Vendosja e kutive të ankesave në tetë shkolla duke krijuar mundësi fëmijëve që të adresojnë pakënaqësitë e tyre përmes kutive

• Janë trajnuar mbi 250 fëmijë në fushën e parandalimit dhe adresimit të dhunës dhe ngacmimeve që ndodhin në shkolla

• Mbi 300 fëmije janë informuar me punën e mekanizmave për të drejtat e tyre që veprojnë në nivel lokal nga vizitat dhe takimet e këtyre institucioneve që kanë pasur më fëmijë

• Janë shtypur dhe shpërndarë mbi 35 000 kopje të Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, duke ngritur vetëdijen e fëmijëve mbi të drejtat e tyre që u garantohen edhe me konventën ndërkombëtare

• Janë shtypur dhe shpërndarë mbi 4000 informatorë me kontaktet e institucioneve përgjegjëse për të drejtat e fëmijëve në nivel lokal

• Janë mbajtur katër tryeza të rrumbullakëta në Pejë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Ferizaj me të gjithë akterët ku është diskutuar për sigurinë dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve në shkolla

• Janë mbajtur nga dy trajnime me secilin këshill të shkollës për hartimin e strategjisë për krijimin dhe funksionalizimin e mekanizmave për të drejtat e fëmijëve brenda shkollës

• Janë mbajtur tri radio debate në radio lokale dhe një emision në TV Mitrovicë për të drejtat e fëmijëve

• Janë mbajtur ligjërata në kuadër të ditës ndërkombëtare të konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijë nga vetë fëmijët në secilën shkollë

• Janë krijuar grupe të trajnerëve nga shtatë persona (fëmijë) në secilën shkollë që do ligjërojnë për Konventën ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve.

"Demokracia në Veprim" – Zgjedhjet 2013
Titulli i Projektit: "Demokracia në Veprim" – Zgjedhjet 2013

Kohëzgjatja: 5 muaj (gusht- dhjetor 2013)

Vendi: Rajoni i Pejës (Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik)

Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit" në kuadër të koalicionit "Demokracia në veprim"

Buxheti: 35,293 € përmes Syri i Vizionit, (buxheti tjetër është realizuar përmes KDI)

Donatori: USAID, NDI, Ambasada Angleze, Ambasada e Norvegjisë, Olof Palme International Center,

Qëllimi i projektit: "Demokracia në Veprim" është themeluar me qëllim të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të organizuara në nëntor të vitit 2007 si dhe me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Përveç organizatës "Syri i Vizionit" pjesë e koalicionit "Demokracia në Veprim - Zgjedhjet 2013" janë 10 organizata joqeveritare kosovare

Përfituesit: Përfituesit e drejtpërdrejt (direkt) janë e tërë popullata e Kosovës. Në veçanti, një numër i njerëzve që janë përfshirë në proces si monitorues mujor dhe ditor kanë përfituar nga trajnimet mbi procesin dhe sistemin zgjedhor në Kosovë. Gjithashtu, nga fushatat për edukimin e votuesve kanë përfituar të gjithë votuesit në përgjithësi, ndërsa në veçanti ata të pavendosurit.

Realizimi i projektit: Aktivitetet përfshijnë monitorimin e tërësishëm të procesit zgjedhor: monitorimin e fushatës njëmujore të partive, ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave në ditën e zgjedhjeve dhe gjatë balotazhit në gjashtë komuna dhe publikimin e rezultateve të hershme në komunat Pejë dhe Gjakovë.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Monitorimi i qindra aktiviteteve zgjedhore gjatë periudhës së fushatës;

• Mbajtja e konferencave të shtypit me raportet për problemet dhe parregullsitë që janë hasur gjatë monitorimit,

• Monitorimi i ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave në gjashtë komuna; balotazhi në katër komuna të rajonit

• Shpallja e rezultatit paraprak disa orë pas mbylljes së kutive në Pejë e Gjakovë

• Angazhimi i 8 vëzhguesve afatgjatë (LTO) për një periudhë dy muaj;

• Angazhimi i mbi 350 vëzhguesve afatshkurtër (STO) në ditën e zgjedhjeve;

• Organizimi dhe mbajtja e mbi 50 trajnimeve për STO për një periudhë 10 ditore;

Funksionimi i qendrës për vizitorë
Titulli i Projektit: "Demokracia në Veprim" – Zgjedhjet 2013

Kohëzgjatja: 5 muaj (gusht- dhjetor 2013)

Vendi: Rajoni i Pejës (Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik)

Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit" në kuadër të koalicionit "Demokracia në veprim"

Buxheti: 35,293 € përmes Syri i Vizionit, (buxheti tjetër është realizuar përmes KDI)

Donatori: USAID, NDI, Ambasada Angleze, Ambasada e Norvegjisë, Olof Palme International Center,

Qëllimi i projektit: "Demokracia në Veprim" është themeluar me qëllim të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të organizuara në nëntor të vitit 2007 si dhe me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Përveç organizatës "Syri i Vizionit" pjesë e koalicionit "Demokracia në Veprim - Zgjedhjet 2013" janë 10 organizata joqeveritare kosovare

Përfituesit: Përfituesit e drejtpërdrejt (direkt) janë e tërë popullata e Kosovës. Në veçanti, një numër i njerëzve që janë përfshirë në proces si monitorues mujor dhe ditor kanë përfituar nga trajnimet mbi procesin dhe sistemin zgjedhor në Kosovë. Gjithashtu, nga fushatat për edukimin e votuesve kanë përfituar të gjithë votuesit në përgjithësi, ndërsa në veçanti ata të pavendosurit.

Realizimi i projektit: Aktivitetet përfshijnë monitorimin e tërësishëm të procesit zgjedhor: monitorimin e fushatës njëmujore të partive, ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave në ditën e zgjedhjeve dhe gjatë balotazhit në gjashtë komuna dhe publikimin e rezultateve të hershme në komunat Pejë dhe Gjakovë.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Monitorimi i qindra aktiviteteve zgjedhore gjatë periudhës së fushatës;

• Mbajtja e konferencave të shtypit me raportet për problemet dhe parregullsitë që janë hasur gjatë monitorimit,

• Monitorimi i ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave në gjashtë komuna; balotazhi në katër komuna të rajonit

• Shpallja e rezultatit paraprak disa orë pas mbylljes së kutive në Pejë e Gjakovë

• Angazhimi i 8 vëzhguesve afatgjatë (LTO) për një periudhë dy muaj;

• Angazhimi i mbi 350 vëzhguesve afatshkurtër (STO) në ditën e zgjedhjeve;

• Organizimi dhe mbajtja e mbi 50 trajnimeve për STO për një periudhë 10 ditore;

Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politik-bërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë
Emri projektit: “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politik-bërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë”

Kohëzgjatja: 20 muaj (Prill 2013 – Nëntor 2014)

Vendi: Gjithë Kosovën

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit - IADK

Buxheti: 30,160.29 €

Donatori: Bashkimi Evropian

Qëllimi i projektit: Projekti synon të formojë Bashkimit të Shoqatave Bujqësore të Kosovës (BSHBK), të kontribuojë në fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të tij, në mënyrë që ata të përfaqësojnë fermerët në negocime me Qeverinë në të gjitha sektorët e zhvillimit të bujqësisë.

Përfituesit: Përfitues direkt i këtij projekti janë shoqatat bujqësore të Kosovës, komunat e gjithë Kosovës, Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Realizimi i projektit:

Projekti realizohet në partneritet të Organizata Syri i Vizionit (SiV) me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK) nga Mitrovica dhe është i fokusuar në 5 regjione të Kosovës, duke përfshirë regjionin e Pejës, Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit dhe të gjitha komunat e këtyre regjioneve.

Janë realizuar pesë punëtori në regjionet e Kosovës, duke përfshirë komunat, shoqatat e fermerëve dhe Ministrinë e bujqësisë, në të cilat me angazhimin e një eksperti janë analizuar strategjitë ekzistuese në këto regjione për zhvillim të bujqësisë, janë analizuar zbatimi i ligjeve dhe urdhëresave administrative të dala nga niveli qendror dhe ai lokal, është diskutuar rreth problemeve me të cilat ballafaqohen fermerët, është diskutuar rreth specifikave të regjioneve dhe në fund të punëtorive janë dhënë rekomandime për BSHBK që të adresojë ato në nivel lokal dhe qendror.

Pas përfundimit të punëtorive është organizuar konferenca në nivel qendror, ku janë ftuar të gjithë akterët e rëndësishëm në Kosovë për zhvillimin e bujqësisë të cilëve u janë prezantuar të gjeturat nga mbajtja e pesë punëtorive në pesë regjionet e Kosovës dhe janë adresuar rekomandimet për institucionet përkatëse. Në ketë konferencë është angazhuar edhe një ekspert ndërkombëtar, i cili ka treguar për rolin dhe fuqinë e organizatave të fermerëve në Gjermani dhe Evropë.

Për të forcuar rolin dhe njohjen e Bashkimit të Shoqatave Bujqësore të Kosovës është krijuar edhe ueb faqja www.bshbk.net e cila do të ofrojë informata për publikun rreth punës që bën BSHBK dhe informimin e fermerëve. Në kuadër të projektit është realizuar një vizitë studimore në Bullgari, ku pjesëmarrës të saj kanë qenë anëtaret e bordit të BSHBK-së, të cilët gjatë kësaj vizite janë takuar me institucione të ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare, kompani të ndryshme prodhuese në sektorin e bujqësisë dhe në sektorin e energjisë së ripërtritshme.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Realizimi i pesë punëtorive në pesë regjione të Kosovës, identifikimi i problemeve dhe nevojave të fermerëve në këto regjione

• Organizimi i konferencës në nivel qendror dhe prezantimi i të gjeturave nga punëtoritë.

• Krijimi i ueb faqes për BSHBK-në

• Organizimi i vizitës studimore në Bullgari për anëtaret e bordit të BSHBK-së, ku kanë marr përvoja nga institucionet, bizneset dhe organizatat e fermerëve për sfidat në përmbushjen e standardeve para anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe problemet me të cilat po ballafaqohen tash pas anëtarësimit.

"Dita e Drinit - Drin day"
Titulli i Projektit: Dita e Drinit

Kohëzgjatja: 10 muaj (18 Nëntor – 19 Shtator 2014)

Vendi: Pejë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 14.932.50 €

Donatori: GIZ

Qëllimi i projektit: Dita e Drinit synon të rrisë mirëkuptimin e vlerës së kësaj pasurie natyrore për njerëzit dhe ekosistemet. Shoqëria civile si dhe qeveritë lokale e nacionale të Bregut të Drinit duhet të ndërtojnë një marrëdhënie emocionale dhe të respektueshme për lumin e tyre. Një varg i gjerë i aktiviteteve, si ngjarje kulturore e sportive, edukuese dhe zbavitëse si dhe përfshirje e artistëve e personaliteteve të përkushtuara ndaj Drinit do të mund të frymëzonin publikun të jetë aktivë për Drinin në jetët e tyre të përditshme.

Përfituesit: Fëmijët, nxënësit e shkollave, fëmijët e fshatrave ku do të shtrihen aktivitetet e projektit për këtë fazë të projektit. Po ashtu përfitues do të jenë institucionet dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, e posaçërisht të komunave ku kalon Drini i bardhë.

Realizimi i projektit: Aktivitetet do të organizohen në kuadër të Ditës së Drinit dhe kanë për qëllim të krijojnë një rrjet të gjerë akterësh aktivë në të gjitha sektorët qeveritarë, joqeveritarë dhe të shoqërisë. Këto aktivitete do të organizohen nga shtatë organizata joqeveritare, nën koordinimin e Syri i Vizionit, dhe në bashkëpunim me disa komuna dhe tri universitete. Këto aktivitete do të përfshijnë zyrtarët komunalë nga dhjetë (10) komuna të Kosovës, artistë dhe sportistë, shkencëtarë, ambientalistë, nxënës, studentë dhe anëtarë të komunitetit në zonat përgjatë rrjedhës së lumit, me qëllimin për të krijuar një rrjet të gjerë të mbrojtjes dhe aktivistëve të ruajtjes së mjedisit, por edhe të ndikojë në institucionet vendore përgjegjëse për hartimin e politikave dhe legjislacionit adekuat.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Mirëkuptim dhe vetëdije më e mirë e vlerës së pellgut të Lumit Drin, shfrytëzim i qëndrueshëm i tij, çështje mjedisore si dhe ndikimet në ndryshimin klimatik në ujë dhe ekosisteme, masa të mundshme të përshtatjes dhe veprim i bashkërenduar në mes të vendeve në breg të lumit, si dhe në mes të akterëve (rini, publik i përgjithshëm, politikanë dhe vendimmarrës të sektorit publik) për të mbrojtur dhe ruajtur këtë burim

• Pjesëmarrje e shtuar e shoqërisë civile për mbrojtjen e pellgut të Lumit Drin

• Bashkëpunim i përmirësuar ndërkufitar

• Ndjenjë e shtuar e pronësisë dhe përgjegjësi e ndarë për pellgun e Lumit Drin

“Qeverisja dhe të drejtat e fëmijës”- Monitorimi i zbatimit të Konventës për të drejtat e fëmijëve
Emri projektit: “Qeverisja dhe të drejtat e fëmijës”- Monitorimi i zbatimit të Konventës për të drejtat e fëmijëve

Kohëzgjatja: 7 muaj (Qershor 2013 – Dhjetor 2013)

Vendi: Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 13,797 €

Donatori: Save the Children

Qëllimi i projektit: Projekti synon zhvillimin e një kornize të monitorimit të tri fushave: E drejta për Arsimim, Ngacmimi dhe Mosdiskriminimi, që rregullohen me Konventën ndërkombëtarë për të Drejtat e Fëmijëve; ngritjen e çështjeve nëpërmjet bashkëpunimit me të gjithë akterët për mbrojtjen e fëmijëve në mënyrë që të arrihet ndryshim në nivel institucional. Përfituesit: Përfitues direkt të projektit janë shkolla fillore “Ramiz Sadiku” në Pejë ,shkolla fillore “Zekeria Rexha” në qytetin e Gjakovës dhe shkolla fillore “Naim Frashëri” në qytetin e Prishtinës me target grupe kyç drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe nxënës nga të tri shkollat. Përfitues indirekt të projektit janë institucionet e ndryshme (institucioni i Avokatit të popullit, Qendra për punë sociale, Drejtoria e arsimit dhe shëndetësisë, Policia, Gjykata, koordinatori për të drejtat e fëmijëve) dhe prindërit.

Realizimi i projektit: Projekti është realizuar në tri komuna, atë të Pejës, Gjakovës dhe Prishtinës. Syri i Vizionit në bashkëpunim me Save the Children kanë përzgjedhur këto tri shkolla fillore, në të cilat së bashku me drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave janë përzgjedhur 30 fëmijë nga mosha 11 – 15 vjeçare (nga 10 në një shkollë), duke përfshirë edhe nxënës të komuniteve pakicë. Me disa takime informuese dhe trajnime këta fëmijë janë aftësuar për realizimin e pyetësorëve për hulumtim në shkollat e tyre. Pyetësorët janë realizuar me nxënës, prindër dhe institucione. Hulumtimi është bërë nga vetë fëmijët me përkrahje të stafit të projektit. Nga të gjeturat e hulumtimit janë hartuar raporte për të tri komunat Pejë, Prishtinë dhe Gjakovë si dhe një raport gjeneral. Raportet bashkë me rekomandimet përkatëse u janë dorëzuar të gjitha institucioneve në nivel lokal dhe atë qendror, të cilët merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Gjithashtu këto raporte u janë dorëzuar edhe shkollave në të cilat është bërë monitorimi, si dhe janë prezantuar para Kuvendit të Koalicionit të Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijës – KOMF dhe në media. Raporti i monitorimit do t’i ndihmojë institucionet në përgjithësi dhe vetë shkollat që të ndërmarrin masa për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të fëmijëve brenda objekteve shkollore duke krijuar një ambient të sigurt dhe miqësor për të gjithë fëmijët.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Realizimi i mbi 3000 pyetësorëve me fëmijë, prindër dhe institucione

• Hartimi dhe publikimi i tri raporteve të monitorimit në komunat Pejë, Gjakovë dhe Prishtinë

• Hartimi dhe publikimi i raportit gjeneral të monitorimit në fushat: E drejta për Edukim, Jodiskriminimi dhe Ngacmimet

• Janë mbajtur tri punëtori më këshillin e shkollave dhe grupin punues të rregullores për parandalim dhe adresim të dhunës në shkolla

• Janë mbajtur punëtori me grupet e fëmijëve ku në secilën prej tri shkollave janë krijuar grupe të fëmijëve të cilët dinë dhe janë të gatshëm për të monitoruar të drejtat e tyre që u garantohen me konventën ndërkombëtare për të drejtat e tyre

• Janë mbajtur takime dhe punëtori të shumta me institucione të ndryshme që merren me mbrojtje të drejtave të fëmijëve dhe është krijuar një bashkëpunim shumë i mirë më to.

Active Citizenship Kosova
Titulli i Projektit: Active Citizenship Kosova

Kohëzgjatja: 10 muaj (1 mars – 31 dhjetor 2013)

Vendi: Pejë, Klinë, Istog, Deçan, Rahovec

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 51. 928 €

Donatori: Olof Palme International Center

Qëllimi i projektit: Projekti synon një angazhim të përgjithshëm të të gjithë qytetarëve të Kosovës, për të qenë pjesë e proceseve vendimmarrëse duke u përqendruar në rajonin e Pejës dhe Prizrenit.

Përfituesit: Përfaqësuesit e fshatrave të 7 bashkësive lokale të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të rajonit të Pejës dhe të Prizrenit, grupet jo formale të grave si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Realizimi i projektit: Projekti “Active Citizenship” është fokusuar në shtatë bashkësi lokale, në pesë komuna të Komunave Pejë, Istog, Rahovec, Deçan dhe Klinë, këshillat dhe OJQ-të e së cilave janë përkrahur dhe fuqizuar për të qenë vetë bartës të përgjegjësive për të kryer vetë aktivitetet në emër të komunitetit të bashkësive që prezantojnë. Për këtë janë mbajtur edhe trajnime profesionale në fusha të ndryshme, si Avokim, Shkrim të projekt propozimeve dhe Ngritje të fondeve. Si mekanizëm tjetër për të ndihmuar këshillave të bashkësive lokale, shoqërisë civile dhe grupet tjera të interesit në Pejë është hapur edhe Zyra ndihmëse dhe këshilluese, e cila vazhdimisht ka ndihmuar kryetarët e bashkësive lokale, në shkrimin e kërkesave ankesave apo projekt ide për t’i paraqitur me kohë tek institucionet. Gjithashtu aktivitetet e këtij projekti në këtë fazë janë koncentruar edhe më shumë në fuqizimin e rolit të gruas në proceset vendimmarrëse, duke përkrahur edhe me grande të vogla, ku në përgjithësi janë ndarë 12 grande për organizatat dhe grupet jo formale të grave. Po ashtu një mjet tjetër avokues që ka shërbyer për shpërndarjen e informatave tek qytetarët ka qenë edhe hapja e ueb faqes www.aktivizohu.org, përmes së cilës janë ndarë informata të shumta se si mund të zhvillohet një qytetari aktive, janë publikuar edhe problematikat më të cilat ballafaqohen qytetarët e komunave të ndryshme të Kosovës

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Krijimi i 7 këshillave të bashkësive territoriale në rajonet Pejë dhe Prizren

• Realizimi i trajnimeve për këshillat e bashkësive territoriale

• Realizimi i trajnimeve me organizatat dhe grupet jo formale të grave

• Hartimi i planeve të aktiviteteve për këshillat e bashkësive lokale

• Ofrimi i këshillave qytetarëve të shumtë për mënyrën format e avokimit dhe të drejtat e tyre për të marrë shërbimet nga institucionet

• Shpërndarja e informatave mbi iniciativat e qytetarëve që kanë shërbyer si përvoja të mira për qytetarët e vendeve tjera të Kosovës dhe me gjerë

• Adresimi i të gjitha kërkesave të qytetarëve tek institucionet përkatëse dhe përkrahja e tyre

• Mobilizimi i qytetarëve dhe ngritja e zërit të tyre për pjesëmarrje në proceset e vendimmarrjes

• Funksionimi i zyrës ndihmëse dhe këshilluese në kuadër të projektit

• Mbështetje direkt për qytetarët përmes ofrimit të informatave dhe mundësive të komunikimit përmes ueb sajtit.

• Përkrahja e gjashtë grupeve jo formale të grave me grande të vogla (janë financuar këto projekte: Zhvillimi i rolit të femrës përmes medieve dhe gazetari me grupin e grave në Novosellë të Pejës; Vetëdijesimi i femrave përmes trajnimeve mbi shëndetin, planifikimin familjar dhe shëndetin riprodhues grupi i grave nga Grabanica e Klinës; Fuqizimi i Femrave të komuniteteve rome dhe egjiptiane përmes kursit të floktarisë në në Mahallë të Klinës; Rëndësia e pjesëmarrjes së gruas në proceset vendimmarrëse përmes trajnimeve dhe ligjëratave në Gurrakoc të Istogut; Fuqizimi i mekanizmave për pjesëmarrjen e gruas në proceset vendimmarrëse në Dugujevë të Klinës; Fuqizimi i rolit të gruas në bizneset familjare Zllakuqan i Klinës).

• Përkrahja e gjashtë organizatave të grave me grande të vogla (janë financuar këto projekte: Zbutja e analfabetizmit tek gratë nga shoqata e gruas “7 Shtatori” Pejë; Fuqizimi i gruas së komuniteteve rome e egjiptiane përmes kurseve të rrobaqepësisë “Vizioni 02” Istog; Pjesëmarrja e grave e zonave rurale në vendimmarrje OJQ “Zana” Klinë; Gruaja dhe qytetarja aktive në Komunën e Pejës OJQ “Alma” Pejë; Realizimi i kursit të gjuhës shqipe për gratë e komunitetit serb OJQ “Briga” Gorazhdevc Pejë; Shkëmbim përvojave nga gratë aktive të komunitetit serb OJQ “Efemija” Rahovec).
“Ngritja e pozitës së gruas në proceset e paqe-bërjes dhe paqe-ruajtjes”
Titulli i Projektit: “Ngritja e pozitës së gruas në proceset e paqe-bërjes dhe paqe-ruajtjes”

Kohëzgjatja: 4 muaj (Maj 2013 – Qershor 2013)

Vendi: Pejë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 3.590 $

Donatori: UNDP

Qëllimi i projektit: Projekti ka për qëllim ngritjen e participimit të gruas gjatë proceseve të ndërtimit të paqes dhe të planifikimit pas konflikteve.

Përfituesit: Përfituesit e këtij projekti kanë qenë gratë, grupet e organizuara të shoqërisë civile dhe institucionet, ndërsa përfitues kanë qenë edhe institucionet dhe të gjithë qytetarët aktivë në proceset vendimmarrëse në komunën e Pejës.

Realizimi i projektit: Janë realizuar tri tryeza me temat “Gatishmëria e femrave në përfshirjen e tyre në mekanizmat ekzistuese mbi ndërtimin e paqes”. Tryeza e parë është organizuar me grupin e grave, e dyta me të rinjtë dhe e treta me grupin e burrave, ku në të tria tryezat pjesëmarrësit ishin të përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve dhe qytetarë aktivë me ndikim në komunën e Pejës. Gjithashtu në kuadër të këtyre tryezave janë hartuar dhe rekomandime të cilat kanë dalë gjatë diskutimeve në këto tri tryeza. Po ashtu janë hartuar dhe tri raporte të ndara mbi rolin e femrës dhe gatishmërinë e tyre në përfshirjen e tyre në mekanizmat ekzistuese mbi ndërtimin e paqes.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Realizmi i tri tryezave me grupin e grave, burrave dhe të rinjve

• Nxjerrja e rekomandimeve nga të tri tryezat dhe adresimi i tyre në institucione

• Hartimi i tri raporteve të ndara mbi rolin dhe gatishmërinë e femrës për përfshirje në mekanizmat ekzistuese mbi ndërtimin e paqes.
Mismatch III
Titulli i Projektit: Mismatch III

Duration: 10 months (March 1 - December 31, 2013)

Vendi: Pejë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 17.830 €

Donatori: Solidar Suisse

Qëllimi i projektit: Qëllimi i përgjithshëm i projektit ka qenë që të përshtaten shkollat e mesme profesionale në qytetin e Pejës me nevojat e tregut të punës, të rrisë nivelin e edukimit dhe të krijojë kuadro kompetentë në profesionet që janë të nevojshme për tregun e punës, me fokusim në drejtimet e hotelerisë dhe turizmit.

Përfituesit: Përfituesi kryesor i projektit është Shkolla e mesme ekonomike “Ali Hadri” në Pejë me drejtimet e hotelerisë dhe turizmit. Përfitues direkt të projektit janë gjithashtu edhe rreth 1700 nxënësit e klasave të 9-ta në 26 shkollat fillore të Pejës, Komuna e Pejës në sektorët e arsimit dhe punës, bizneset në komunën e Pejës. Ndërsa përfitues indirekt janë gjitha komuna e Pejës, të rinjtë dhe qytetarët e Pejës.

Realizimi i projektit: Projekti është realizuar në bashkëpunim me Shkollën e mesme ekonomike “Ali Hadri” të Pejës, konkretisht në drejtimet hoteleri e turizëm. Në bashkëpunim me shkollën, komunën, zyrën rajonale të arsimit, bizneset dhe shoqërinë civile është krijuar një grup koordinues që ka trajtuar çështjet e praktikës profesionale për nxënësit në këto dy drejtime, rritjen e bashkëpunimit mes shkollës dhe bizneseve, etj. me iniciativat e këtij grupi është mbajtur një ditë e hapur për Shkollën ekonomike, dosieri i kontratave të praktikës profesionale, doracaku udhëzues për praktikë profesionale në hotelieri dhe turizëm, një hulumtim mbi gjendjen e bizneseve të hotelerisë dhe turizmit, etj.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Krijimi i grupit koordinues me përbërje shkollat, bizneset dhe institucionet

• Hartimi i dosierit të kontratave mes shkollave dhe bizneseve për kryerjen, monitorimin dhe vlerësimin e praktikës profesionale

• Dita e hapur e shkollës me vizitë nga 26 shkolla fillore në Shkollën ekonomike

• Hartimi i guidave për 1700 nxënës të klasave IX për drejtimet në Shkollën ekonomike

• Doracaku udhëzues për praktikën profesionale në hotelieri e turizëm

• Vizita e organizuar për bizneset në shkollën ekonomike

• Hulumtimi mbi gjendjen në bizneset e hotelerisë dhe turizmit në komunën e Pejës

• Takimi iniciues për lëndën e orientimit në karrierë me drejtorët e shkollave fillore të Pejës
Skip to content