Think Globally,
Act Locally

Angazhimi i një konsulenti/es kryesor të hulumtimit (Lead research consultant)

Termat e Referencës

Angazhimi i një Konsulenti/es Kryesor të Hulumtimit (Lead Research Consultant)

Hyrje

Syri i Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarisht si organizatë joqeveritare lokale në shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë edhe më herët, që nga viti 1999, si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës.

Që nga themelimi, motoja e organizatës ka qenë: “Mendo globalisht, vepro lokalisht”, parim të cilit SiV i ka qëndruar vazhdimisht besnik në punën dhe angazhimin e saj.

Vizioni ynë: Organizatë që realizon veprime lokale të bazuara në praktikat më të mira

Misioni ynë:  Mbështetja e komunitetit përmes informimit, avokimit, vetëdijesimit dhe ngritjes së kapaciteteve të individëve, grupeve joformale, organizatave, institucioneve, rrjeteve dhe donatorëve.

Vlerat tona: Respektimi i të gjithëve pa dallim, puna në ekip dhe ndihma ndaj njëri tjetrit, hapësira e veprimi për vullnetarët, besimi dhe përgjegjshmëria, qasja bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirja.

Informata të përgjithshme

Në kuadër të programit tematik “Fuqizimi i Fëmijëve për Ndryshim Politikash dhe Pjesëmarrje”, Syri i Vizionit (SiV), në partneritet me Save the Children – Zyra në Kosovë (SCiK), po punon për të forcuar integrimin e perspektivës së fëmijëve në proceset vendimmarrëse, hulumtim dhe zhvillim të mekanizmave për mbrojtjen dhe pjesëmarrjen e fëmijëve.

Në kuadër të procesit të hartimit të Raportit Alternativ të Organizatave të Shoqërisë Civile mbi zbatimin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijës (UNCRC), Syri i Vizionit, si partner udhëheqës për nenet e caktuara të Konventës, kërkon të angazhojë një  Konsulent Kryesor të Hulumtimi (Lead Research Consultant).

Konsulenti do të udhëheqë procesin teknik të hulumtimit, duke siguruar që mbledhja e evidencës të zhvillohet në përputhje me metodologjinë e përbashkët të raportimit dhe standardet e dakorduara nga partnerët e konsorciumit.

Qëllimi i angazhimit

Qëllimi i kësaj konsulence është të mbështesë Syri i Vizionit (SiV) në udhëheqjen teknike dhe metodologjike të procesit të hulumtimit për hartimin e Raportit Alternativ të Shoqërisë Civile mbi Zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës (UNCRC) në Kosovë, të informuar nga fëmijët.

Konsulenti Kryesor i Hulumtimit do të jetë përgjegjës për zhvillimin e metodologjisë së përbashkët të hulumtimit, hartimin e mostrës dhe instrumenteve të standardizuara të

 

mbledhjes së të dhënave për të gjitha grupet tematike dhe nenet e UNCRC-së, ofrimin e mbështetjes metodologjike për partnerët gjatë gjithë procesit të hulumtimit, si dhe kryerjen e kontrollit final të cilësisë së të gjitha inputeve përpara dorëzimit të tyre në Save the Children në Kosovë (SCiK).

Përveç rolit koordinues dhe metodologjik, Konsulenti Kryesor do të jetë përgjegjës edhe për zbatimin e plotë të procesit të hulumtimit për Klasterin VI – Arsimi, Koha e Lirë dhe Aktivitetet Kulturore (Nenet 28, 29, 30 dhe 31) si dhe Parimet e përgjithshme – Nenin 12, për të cilat Syri i Vizionit është përgjegjese, derisa organizatat partnere QKSGJ dhe EcoZ kanë Klasterë të tjerë respektive.

Shkarko dokumentin e plotë: ToR per Konsulent Kryesor të Hulumtimit (Lead Research Consultant)