mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mundësi punesimi - Zyrtar për monitorim dhe vlerësim në fushën e mbrojtjes dhe qeverisjen e të drejtave të fëmijëve

13.06.2017
Titulli i punës: Zyrtar për monitorim dhe vlerësim në fushën e mbrojtjes dhe qeverisjen e të drejtave të fëmijëve

Vendi i punës: Pejë

Fillimi i punës: 1 Korrik 2017

Kohë zgjatja: Kontratë 6 mujore me mundësi vazhdimi

Syri i Vizionit ka për qëllim promovimin e demokracisë lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në Kosovë. Në përpjekjet e vazhdueshme për praktika demokratike, “Syri i Vizionit” i ka dhënë rol të veçantë promovimit të qeverisjes së mirë, përgjegjësisë, transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje.

Syri i Vizionit kërkon të punësojë një zyrtar për Monitorim dhe Vlerësim në kuadër të Programit “Detyrimi ynë për të Ardhmen- Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, qëështë duke u realizuar në fushën e mbrojtjes dhe qeverisjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë në partneritet me zyrën kosovare të Save the Children, dhe për qëllim ka edhe parandalimin e dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve në çdo ambient.

Zyrtari për Monitorim dhe Vlerësim është përgjegjës për të punuar ngushtë me menaxherin e programit për Zhvillimin e Programit dhe Cilësisë në udhëheqjen e programit tematik dhe me ekipin e projektit, që të arrijnë monitorim efektiv, vlerësim, vlerësim të ndikimit, rishikim dhe raportim të rezultateve të punës me fëmijët.

Zyrtari M & V përpos punës me stafin e programit do të punojë edhe me stafin e organizatës dhe partnerët; do të bëjë plane, vegla, procese për mbledhjen e të dhënave, analiza dhe raportim. Zyrtari M & V do të udhëheqë, këshillojë dhe mbështesë zhvillimin e kapaciteteve të ekipeve të programit dhe organizatës për të arritur rezultatet e pritura.

FUSHAT KRYESORE TË PËRGJEGJËSISË:

Monitorimi dhe Vlerësimi i Sistemit të Zhvillimit/Menaxhimit

Punon me menaxherin e programit që të sigurojë zbatimin e Standardeve të Cilësisë të Syri i Vizionit dhe Save the Children International zyra në Kosovë dhe siguron mirëkuptim dhe zbatim të prioriteteve e nismave të SCI MEAL për të arritur ndikim për fëmijët.
Punon me përgjegjësin për Zhvillim te Politikave dhe Cilësisë në SiV dhe SCI që të sigurojë zhvillimin e hulumtimit inovativ dhe efektiv, vegla dhe mekanizma monitorimi e vlerësimi të cilat do të ofrojnë informatat më relevante dhe strategjike për të menaxhuar programin.
Ndihmon përgatitjen e raporteve analitike në nivel vendi për statusin e çështjeve të të drejtave të fëmijëve kur shfaqen mundësitë për të ndikuar në politikat zhvillimore dhe sociale.
Pozita do të kërkojë që të udhëtohet 40-50 % të kohës në komunat ku Syri i Vizionit punon.
Aftësi dhe gatishmëri për të ndryshuar praktikat dhe orët e punës në mënyrë të papritur dhe të punojë me stafin e ri të punësuar në rast të nevojës.
Ndihmon ekipet e programit për të zhvilluar rezultate dhe tregues SMART gjatë dizajnimit të projektit dhe zhvillimin e propozimeve, të cilat përshtaten me rezultatet e treguesve ndërkombëtarë e vendorë për përdorim në matjen e programeve.
Udhëheq ekipet e programit për të krijuar planet e MEAL dhe buxhetit që të sigurojë mbledhjen e të dhënave të hulumtimit paraprak aty kur janë të nevojshme për fillim të projektit, si dhe anketa e vijës së mesme dhe vijës së fundit gjatë dhe në fund të projekteve.
Punon bashkërisht për të siguruar monitorim dhe vlerësim efektiv të cilësisë së programit, duke përdorur një varg monitorimesh dhe në baza periodike rishqyrton planin i cili siguron se programet e financuara nga granti përshtaten me kërkesat e MEAL.
Mbështet koordinatorët tematikë/specialistët në zhvillimin e planeve/veglave të M & V për të gjitha projektet dhe shfrytëzimin efektiv të veglave të tilla për planifikim, monitorim dhe raportim, përfshirë përcjelljen e treguesve të kornizës logjike për të integruar vlerësimin e ndikimit dhe mësimin në ciklin e programit, me theks në të dhëna të zbërthyera.
Ndërmerr aktivitete të rregullta në terren në mënyrë të pavarur, që të sigurojë pajtim dhe zbatim me kohë të M & V të planifikuar.
Organizon dhe lehtëson monitorimin tremujor, rishikimin e procesit dhe ngjarjeve të organizuara.
Siguron që vlerësimet e mbështetura nga Syri i Vizionit dhe Save the Children janë dizajnuar dhe zbatuar sipas standardeve të vendosura të cilësisë dhe rezultatet janë shpërndarë me kohë tek aktorët, në mënyrë që të përmirësohet performansa e programit dhe të kontribuojë në mësim më të gjerë.
Raportimi

Punon ngushtë me menaxherin e programit dhe koordinatorët tematikë që të sigurojë përgatitjen me kohë të raporteve të brendshme dhe të jashtme e produkteve përkatëse; vërteton saktësinë, kohën dhe përshtatshmërinë e informacionit.
Siguron përshtatje me udhëzimet e rekomanduara, formatet dhe standardet e SiV dhe SCI-së.
Përgatit raportet e konsoliduara vjetore të programit dhe organizon mësim të duhur për të shpërndarë arritjet kryesore dhe mësimet e nxjerra.
Kualifikimet dhe përvoja:

Diplomë universitare në shkenca shoqërore apo ndonjë fushë përkatëse /Titulli Master është një përparësi
Se paku 2-5 vjet përvojë pune përkatëse në një mjedis të OJQ-ve
Aftësi për të koordinuar punën ndër-drejtori dhe ndër-sektoriale
Shkathtësi të larta ndër-personale dhe komunikuese
Shkathtësi të larta lehtësuese dhe prezantuese
Shkathtësi trajnuese, zhvillim kapacitetesh, këshillimi dhe mentorimi
Shkathtësi të shkëlqyeshme TI [Microsoft Office] dhe softuerë tjerë statistikorë
Mundësi dhe gatishmëri për të udhëtuar në të gjitha pjesët e vendit
Përkushtim dhe mirëkuptim për synimet, vlerat dhe parimet e Syri i Vizionit, përfshirë edhe qasjet e bazuara në të drejta
Aftësi në punë ekipore dhe vet-iniciativë
Njohje e gjuhës angleze në të shkruar dhe folur, gjuha serbe apo boshnjake është një përparësi
Të mos jetë i dënuar apo nën hetime për vepra penale
Preferohet

- Përvojë pune në ndonjë organizate lokale jo-qeveritare apo të ngjashme

- Patentë shoferi, kategoria B

Femrat, pjesëtarët e të gjitha grupeve etnike, si dhe të sapo diplomuarit janë veçanërisht të inkurajuar të aplikojnë

Mënyra e Aplikimit

Aplikacionet në gjuhën shqipe ose angleze (që përfshijnë një letër motivuese dhe Europass CV) duhet të dorëzohen me së voni më 25 Qershor 2017 në formë elektronike në info@syriivizionit.org

Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që do të futen në listën e ngushtë.

 

Skip to content