mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fushata për shënimin e Ditës ndërkombëtare të Konventës për të drejtat e fëmijëve

Fushata për shënimin e ditës ndërkombëtarë të Konventës për të drejtat e fëmijëve

 

Komunikatë për media

Datë: 19 Nëntor - Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja në partneritet me organizatën Save the Children, ka zhvilluar fushatën për shënimin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve.

Qëllimi i kësaj fushate ka qenë që fëmijët të ngrisin zërin e tyre në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre në Kosovë. Fushata është realizuar në kuadër të projektit "Qeverisja me të drejtat e fëmijëve" që realizohet nga organizatat partnere “Syri i Vizionit” dhe “Save the Children Kosova”.

Në kuadër të fushatës janë mbajtur këto aktivitete
Ferizaj
• Aktivitetet me fëmijët me nevoja të veçanta dhe asamblenë komunale të fëmijëve për shënimin e ditës ndërkombëtare të Konventës (Pikturë, recitale, ekspozitë, dhe shpërndarja e broshurave të Konventës).
• Realizimi i Dramës në teatër me qëllim të përçimit të mesazhit për të drejtat e fëmijëve.
Klinë
• Realizmi dhe përzgjedhja e Eseve më të mira me temën 20 Nëntori dita e konventës, shkolla “Ismet Raci” Klinë.
• Realizimi i kuizit me temë për 20 Nëntori dita e konventës, salla e konferencave komuna e Klinës
• Ligjëratë e temën 20 nëntori dita e konventës si dhe shpërndarja e konventës në shkolla dhe qytet
Mitrovicë
• Shpërndarja e broshurave dhe ligjërata për konventën në shkollat fillore të mesme të ulëta në zonat rurale Kçiq, Shalë, Kushtovë
• Marshi nga qendra e qytetit deri tek komuna, përçimi i mesazhit në institucione komunale për mos përkrahjen e të drejtave të fëmijëve. Pastaj nga aty së bashku të gjithë fëmijët do të ndalen në sheshin e qytetit për të shënuar aktivitet të lira për ditën e konventës. Recitale, piktura, drama etj.
Gjakova
• Trajnimi në shkollat fillore të mesme të ulëta mbi konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve.
• Hapja e ekspozitës me punimet e nxënësve të shkollave të mesme të ulëta të komunës së Gjakovës, me temën “Të drejtat e mia”.
• Realizimi i debatit me institucionet që kanë për mandat mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe asamblenë komunale të fëmijëve Gjakovë.
Pejë
• Shpërndarja e broshurave të Konventës për fëmijët e shkollave të mesme të ulëta.
• Ligjërata në shkollat e mesme të ulëta mbi konventën e të drejtave të fëmijëve.
Gjilan
• Vizitë fëmijëve në klasat e bashkangjitura me nevoja të veçanta - SHFMU “Rexhep Elmazi”.
• Ligjërata mbi Konventën në shkollat fillore të mesme të ulëta Gjilan.
• Aktivitetet me fëmijët me nevoja të veçanta dhe asamblenë komunale të fëmijëve për shënimin e ditës ndërkombëtare të Konventës, (Pikturë, recitale, ekspozitë dhe shpërndarja e broshurave të Konventës).

Fushata është zhvilluar në bashkëpunim me zyrtarët për të drejtat e fëmijëve në komunat: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë, Klinë dhe Pejë.

Në fushatë janë përshirë qindra nxënës nga shkollat e mesme të ulëta në këto 7 komuna, të cilët përmes aktiviteteve të tyre krijuese dhe sensibilizuese kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe institucioneve për tëdrejtat e fëmijëve në Kosovë.

“Në pesë ditë ne kemi përçuar mesazhin tek institucionet dhe qytetarët për diskriminimin dhe mospërfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje. Ne mendojmë se fëmijët duhet të jenë më shumë të përfshirë në vendimmarrje kualitative në Kosovë, prandaj jemi duke në fuqizimin e fëmijëve për të ngritur zërin e tyre, si dhe në krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Aktivitet tona do vazhdojnë me monitorimin dhe publikimin e rasteve të mos zbatimit të konventës për të drejtat e fëmijëve në Kosovë” thotë Vlora Latifi, koordinatore e projektit nga OJQ Syri i Vizionit.

Syri i Vizonit dhe Save the Children për vite me radhë në kuadër të projektit "Qeverisja me të drejtat e fëmijëve" janë duke mbështetur fuqizimin e asambleve komunale të fëmijëve të komunave Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë, Klinë dhe Pejë.

Nëntor 2016

OJQ “Syri i Vizionit”

Për më shumë informacion:
Vlora Latifi
Tel: 044 143 098
e-mail: vlora.latifi@syriivizionit.org
www.syriivizionit.org

________________

Skip to content