mendo globalisht,
vepro lokalisht

Shoqëria civile ju drejtohet tri ministrive dhe Komunës së Pejës lidhur me shkollen për të verbër

Komunikatë për media

Pejë, 24 korrik- Ju informojmë se grupi prej 52 organizatave kosovare sot ju ka drejtuar me një kërkesë ministrave të tri ministrive kosovare: z. Mahir Yagcilar në Ministrinë në Administratës publike; z. Skender Reçica, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale, z. Abelard Tahiri në Ministrinë e Drejtësisë dhe kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, lidhur me rrënimin e paralajmëruar të objektit të QBMK Xheladin Deda (shkolla e të verbërve) në Pejë.
Këtyre institucioneve iu kemi drejtuar tri kërkesa:
1. Informimin e plotë të publikut, ofrimin e gjithë dokumentacionit lidhur me planin e rrënimit të objektit, në mënyrë që të realizohet transparenca e plotë dhe publiku të jetë i pajisur me informatat e duhura për të krijuar një gjykim të drejtë për gjithë këtë proces.
2. Anulimin e menjëhershëm të memorandumit dhe gjetjen e një lokacioni tjetër për ndërtimin e Gjykatës Themelore në Pejë.
3. Fillimin e një programi të investimeve në këtë objekt me rëndësi, në mënyrë që të ruhet arkitektura e objektit që ka një vlerë të veçantë për qytetin e Pejës, por edhe të zhvillohen më tej shërbimet profesionale që ofrohen në këtë institucion.

Ju informojmë poashtu se grupi iniciues i përbërë nga OJQ Syri i Vizionit, Shoqata e të verbërve të Kosovës dhe QBMK Xheladin Deda ende nuk janë informuar me përmbajtjen dhe nuk kanë marrë kopjen e memorandumit të tri ministrive me komunën e Pejës, që parasheh rrënimin e objektit, edhe pse ua kemi drejtuar kërkesat atyre edhe zyrtarisht edhe publikisht.
Grupi i organizatave që kundërshtojnë rrënimin e objektit bëjnë me dije se, me këtë kërkesë drejtuar ministrive, është realizuar hapi i radhës në kundërshtimin e tyre, ndërsa aksionet nuk do ndalen deri në vendimin përfundimtar për anulimin e memorandumit mes ministrive dhe Komunës së Pejës dhe realizimin e transparencës së plotë.
Kërkojmë mbështetjen tuaj me bindjen së të gjithë së bashku mund të bëjmë më shumë në kauzën tonë: për ndërtim e kundër rrënimit.

Grupi Iniciues i përberë nga:
1. Syri i Vizionit
2. Shoqata e të verbërve të Kosovës
3. QBMK “Xheladin Deda”

Me mbështetje nga:
4. SBASHK
5. Ec ma ndryshe
6. Fondacioni Lumbardhi
7. Rrjeti i Grave të Kosovës
8. ORCA
9. Into the Park
10. Gaia Kosovo
11. KDI
12. Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar
13. Shoqata e gazetarëve të Pejës
14. Anibar
15. DokuFest
16. KCSF
17. QBMK “Nëna Terezë” Mitrovicë
18. ATRC
19. Komiteti i grave të verbra të Kosovës
20. Evolution Dance
21. Durmish
22. Iniciativa Kosovare për Stabilitet - IKS
23. OJQ Labyrinth
24. CDF
25. QBMK “Përparimi”
26. Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
27. Agjensioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Rajonal
28. Varg e Vi
29. Shoqata Numizmatike Shqiptare "Demastion"
30. Trentino con il Kossovo
31. Lets Do It Peja
32. QBMK Lef Nosi
33. Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD
34. Trashëgimia kulturore pa kufij, CHWB Kosova
35. The ngo Frabaac
36. 7Arte
37. QBMK Nëna Terezë, Prizren
38. OJQ ZANA
39. Fondacioni Shtatëmbëdhjetë – 17
40. Organizata Çohu
41. Lda Kosovo
42. Qendra për Politika dhe Avokim- QPA
43. Youth Initiative for Human Rights – Kosovo
44. Shoqata “7 Shtatori”
45. KIPRED
46. Unioni i Punëtoreve Socialë të Kosovës
47. Today Towards Future
48. Kosovo Architecture Foundation
49. DoCoMoMo Kosovo
50. OJQ RRITU- Termokiss
51. QEMD "FINCH"
52. Shoqata Kosovare e te Shurdherve

Edhe pse dokumenti është adresuar në emrin e 52 organizatave, numri i organizatave mbështetëse gjatë ditës po vazhdon të rritet gjithnjë.

________________

Skip to content