mendo globalisht,
vepro lokalisht

Java e Ditëve të Hapura në Komunën e Pejës

Pejë, 20.05.2024 - Nxënësit e shkollave fillore janë njohur me drejtimet dhe punën në shkollat profesionale të Pejës si Shkolla Ekonomike Ali Hadri, Shkolla Teknike "Rifat Gjota, Shkolla e Mesme e Artit "Odhise Paskali". Ky hap është i rëndësishëm për t'i udhëhequr nxënësit në rrugën e arsimit të tyre të ardhshëm. Le të inkurajojmë bashkarisht një zgjedhje të vetëdijshme dhe të suksesshme për të gjithë nxënësit tanë! 📚💫 #Peja #Arsimi #ZgjedhjetArsimore
______________________
Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i komuniteteve të cenueshme të Kosovës përmes qasjes më të mirë dhe të barabartë në tregun e punës” i cili implementohet në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe financohet nga Agjensia Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim.

Skip to content