mendo globalisht,
vepro lokalisht

Projektet e vitit 2007

Gjatë vitit 2007 organizata ishte zgjeruar dhe ishte angazhuar një numër të madh të projekteve. Këtë vit buxheti i organizatës kishte arritur afër 300 mijë dollarë, kurse numri i donatorëve kishte arritur 24, që ndihmoi për të krijuar një pavarësi të madhe të organizatës dhe zgjerimin e saj në shumë fusha të veprimit ku kishte nevojë shoqëria kosovare duke i mundësuar organizatës që në vitet në vazhdim të orientohet më shumë në sektorë të caktuar sipas interesimit vetanak. Në projekte të ndryshme në mënyrë aktive ishin angazhuar një numër prej më shumë se 10 personave të punësuar të përhershëm, kurse me projekte të veçanta dhe angazhime afatshkurta janë angazhuar qindra njerëz.
Këtë vit dhjetë organizata mes të cilave edhe “Syri i Vizionit” krijojnë koalicion e OJQ-ve “Demokracia në veprim” me qëllim monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë. Kjo ishte një ndërmarrja mjaft e gjerë që ndikoi në ngritjen e rolit të shoqërisë civile në Kosovë dhe pati ndikim direkt në demokratizimin e politikës dhe përmirësimin e procesit zgjedhor.
Tjetër aspekt i rëndësishëm i angazhimit në këtë fushë ishte ai për krijimin e një koalicioni joformal për parlament të pastër. Ky koalicion që u krijua në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të vitit 2007 kishte për qëllim të ndikonte për krijimin e një parlamenti të pastër. Kjo u bë përmes një hulumtimi nga i cili u publikua një broshurë me të dhënat për të gjithë kandidatët që u quajtën të padenjë për Parlamentin e Kosovës. Hulumtimi tregoi se janë rreth 50 emra kandidatësh të propozuar të cilat kanë të kaluar të dyshuar dhe nuk meritojnë të jenë në Parlamentin e Kosovës. Kjo ka ndihmuar që qytetarët të vetëdijesohen për të kaluarën e këtyre kandidatëve dhe që një pjesë e mirë e tyre të mos zgjidhen në zgjedhjet e viti 2007.
Njëkohësisht Syri i vizionit me një projekt tjetër, bëri fushatë për dalje sa më të madhe në zgjedhje.
Në funksion të demokratizimit dhe ngritjes së transparencës, në një projekt të përbashkët me Atë Lorenc Mazreku nga Peja dhe komunën e Pejës, u hartua një rregullore që pastaj u miratua në kuvendin e Pejës që obligon komunën për më shumë transparencë. Poashtu bashkë me komunën e punua në planifikimin urban në lokalitetin Zatra, që deri këtë periudhë kishte statusin e vendbanimit joformal.
Aktivitetet e mësipërme ndikuan në krijimin e një imazhi të ri për organizatën dhe shtuan jashtëzakonisht numrin e aktivistëve dhe qytetarëve të angazhuar direkt në projekte.
Në aktivitete në mbështetje të projekteve të organizatave partnere gjatë këtij viti nga SiV janë përgatitur dhe mbajtur disa aktivitete dhe debate: me ATRC dhe ministrinë e bujqësisë dhe pylltarisë për sensibilizimin për mbrojtjen e pyjeve në Kosovë; me FIQ është trajtuar çështja e sigurisë në Kosovë, etj.
Por krahas këtyre u vazhduan edhe aktivitetet e planifikuara në vitet e kaluara në kuadër të KIP-it, projektet në lagjen “7 shtatori”, Llazoviq, Kasneci, projekti me ueb faqet e komunave, etj. që ishin kishin filluar një vit më parë dhe po vazhdonin edhe këtë vit.

Forcimi i përpjekjeve demokratike përmes iniciativave për ndërtimin e paqes
Titulli i Projektit: Forcimi i përpjekjeve demokratike përmes iniciativave për ndërtimin e paqes

Kohëzgjatja: 16 muaj (qershor 2007 – shtator 2008)

Vendi: Regjioni i Pejës

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 21,931 €

Donatori: Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara përmes CARE International

Qëllimi i projektit: Qëllimi kryesor i këtij projekti është zvogëlimi i konfliktit ndër-etnik në komunitetet e targetuara përmes kësaj iniciative dhe forcimin e pajtimit. Me këtë projekt ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet komunale dhe shoqërinë civile në realizimin e aktiviteteve që kanë për qëllim përkrahjen e komuniteteve për të adresuar dhe menaxhuar konfliktin ndër-etnik në nivel të komunitetit.

Përfituesit: Përfitues janë të gjitha komunitetet që jetojnë në regjionin e Pejës që është mbuluar nga ky projekt. Kjo përfshin jo vetëm komunitetet pakicë por edhe shumicë. Veç kësaj, qeveria lokale dhe shoqëria civile kanë përfituar nga ndihma në ngritjen e kapaciteteve.

Realizimi i projektit: Projekti është fokusuar në ngritjen e kapaciteteve intervenuese me synim ngritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj komuniteteve me popullatë të përzier, si komponent i rëndësishëm për të krijuar besim dhe bashkëpunim në mes komuniteteve dhe komunës. Për më tepër, projekti është fokusuar në përkrahjen e shoqërisë civile dhe qeverisë lokale për të identifikuar shkaqet e konfliktit dhe mënyrat e adresimit, me qëllim që të përfundohet cikli i dhunës në Kosovë.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Angazhimi i 25 përfaqësuesve të shoqërisë civile përmes trajnimeve në zgjedhjen e konflikteve, ndërmjetësim dhe të drejta;

• Promovimi i strukturave të komuniteteve (këshillave të fshatrave), pjesëmarrjes ndër-etnike, bashkëpunimit dhe llogaridhënies;

• Ndihmesa në inicimin e 3 nismave të komuniteteve për të përmirësuar kualitetin e jetës së grupeve të margjinalizuara siç janë gratë;

• Ngritje e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në strukturat vendimmarrëse komunale.

Shihemi te kutitë – Zgjedhjet 2007
Titulli i Projektit: Shihemi te kutitë – Zgjedhjet 2007

Kohëzgjatja: 1 muaj (nëntor – dhjetor 2007)

Vendi: Regjioni i Pejës

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 5,193 €

Donatori: IREX/ATRC

Qëllimi i projektit: Ngritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet 2007 në regjionin e Pejës që përfshinë katër komuna: Deçan, Klinë, Istog dhe Pejë.

Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejt (direkt) janë qytetarët e regjionit të Pejës që përbën mbi 200.000 banorë. Përmes aktiviteteve të ndryshme të informimit gjatë periudhës një mujore, projekti ka kontribuar në ngritjen e numrit të votuesve në ditën e votimit.

Realizimi i projektit: Ky projekt përmbante aktivitete që kanë të bëjnë me fushatën informuese dhe edukuese të votuesve gjatë fushatës zgjedhore në nëntor 2007. Kjo ndërmarrje përfshinte thirrje për të dalë në votim përmes materialeve promovuese, telefonatave, afisheve, fletushkave, bluzave, paketimeve të sheqerit, posterëve dhe dërgimit të e-mailave.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Informimi i një numri të madh të qytetarëve mbi rëndësinë për të marrë pjesë në zgjedhje;

• Pjesëmarrja e qytetarëve në debate;

• Marrja e mendimeve nga telefonatat e realizuara;

• Informimi i qytetarëve me programet e katër kandidatëve për kryetar në Pejë, Istog, Klinë dhe Deçan.

"Demokracia në Veprim" – Zgjedhjet 2007
Titulli i Projektit: "Demokracia në Veprim" – Zgjedhjet 2007

Kohëzgjatja: 2 muaj (tetor – dhjetor 2007)

Vendi: Rajoni i Pejës (Pejë, Klinë, Istog, Deçan)

Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit" në kuadër të koalicionit "Demokracia në veprim"

Buxheti: 25,280 €

Donatori: USAID / IREX, IFES, NDI, Olaf Palme, SOROS, Vala 900

Qëllimi i projektit: "Demokracia në Veprim" është themeluar me qëllim të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të organizuara në nëntor të vitit 2007 si dhe me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Përveç "Syrit të Vizionit" pjesë e koalicionit "Demokracia në Veprim - Zgjedhjet 2007" janë 10 organizata: 1. Ndërtimi i Komunitetit Mitrovicë (CBM); 2. Komunikimi për Zhvillim Shoqëror (CSD); 3. Qendra për Zhvillim të Shoqërisë Civile (CCSD); 4. Developing Together (DT); 5. Forumi për Iniciativë Demokratike (FID); 6. Iniciativa për Progres (INPO); 7. Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QKBN); 8. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI); 9. Shoqata “Nëna Terezë”; 10. Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED);

Përfituesit: Përfituesit e drejtpërdrejt (direkt) janë e tërë popullata e Kosovës. Në veçanti, një numër i njerëzve që janë përfshirë në proces si monitorues mujor dhe ditor kanë përfituar nga trajnimet mbi procesin dhe sistemin zgjedhor në Kosovë. Gjithashtu, nga fushatat për edukimin e votuesve kanë përfituar të gjithë votuesit në përgjithësi, ndërsa në veçanti ata të pavendosurit.

Realizimi i projektit: Aktivitetet përfshijnë monitorimin e tërësishëm të procesit zgjedhor: monitorimin e fushatës, ditës së zgjedhjeve, monitorimin e mediave, edukimin e votuesve, numërimin paralel të votave dhe publikimin e rezultateve të hershme.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Monitorimi i mbi 100 aktiviteteve zgjedhore gjatë periudhës së fushatës;

• Monitorimi i ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave

• Shpallja e rezultatit paraprak disa orë pas mbylljes së kutive

• Angazhimi i 5 vëzhguesve afatgjatë (LTO) për një periudhë një mujore;

• Angazhimi i mbi 300 vëzhguesve afatshkurtër (STO) në ditën e zgjedhjeve;

• Organizimi dhe mbajtja e mbi 50 trajnimeve për STO për një periudhë 10 ditore;

• Organizimi i fushatës për edukimin e votuesve një javë para zgjedhjeve.

Dukshmëria e Programit të Iniciativës Kosovare (KIP)
Titulli i Projektit: Dukshmëria e Programit të Iniciativës Kosovare (KIP)

Kohëzgjatja: 7 muaj (maj – nëntor 2007)

Vendi: Kosovë, Serbi dhe Mal i Zi

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me IAN dhe ZZP

Buxheti: 9,391 €

Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP)

Qëllimi i projektit: Ky projekt kishte për qëllim ofrimin e informacionit të besueshëm mbi procesin e kthimit në Kosovë në tri gjuhë (Shqip, Serbisht dhe Anglisht). Projekti përfshinte mbledhjen dhe shpërndarjen e informatave dhe të dhënave si dhe të fakteve tjera të nevojshme me qëllim të lehtësimit të progresit të kthimit. Informatat e mbledhura janë shtypur në formë broshure dhe janë shpërndarë, por edhe janë publikuar në veb faqet e komunave si Istog, Klinë, Skenderaj, Prizren dhe Mitrovicë.

Përfituesit: Përfitues direkt janë personat e zhvendosur të cilët jetojnë jashtë Kosovës dhe pesë komunat që kanë përfituar një broshurë me të gjitha informatat në një vend si dhe kanë përfituar të dhëna të kompletuara për veb faqe më të azhuruara mbi procesin e kthimit.

Realizimi i projektit: Ky projekt përfshinte hulumtimin dhe mbledhjen e informatave, dizajnimin, redaktimin, shtypin dhe shpërndarjen e broshurës. Veç kësaj, ka pasur një numër të aktiviteteve të ndryshme si organizimi i mbledhjeve të rregullta me zyrtarët komunalë për të mbledhur informata, nënshkrimin e memorandumeve me komunat dhe aktivitete tjera teknike duke mbuluar Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Realizimi e mbi 40 takimeve me institucione të ndryshme në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi me qëllim të mbledhjes së informatave më të sakta mbi kthimin;

• Nënshkrimi i 5 memorandumeve mbi bashkëpunim në procesin e kthimit me komunat Istog, Klinë, Skenderaj, Prizren dhe Mitrovicë;

• Printimin e një mijë (1000) kopjeve në kolor në tri gjuhë (Shqip, Serbisht dhe Anglisht) të ndara për secilën komunë.

• Publikimi i të dhënave të kompletuara mbi kthimin në ueb faqet e komunave

Përkrahje reintegrimit të komunitetit rom e egjiptian në lagjen “7 Shtatori”
Titulli i Projektit: Përkrahje reintegrimit të komunitetit rom e egjiptian në lagjen “7 Shtatori”

Kohëzgjatja: 5 muaj (gusht – dhjetor 2007)

Vendi: Regjioni i Pejës

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 6,125 €

Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Këshillit danez për Refugjatë (DRC)

Qëllimi i projektit: Ky projekt është vazhdimësi e përpjekjeve të mëparshme në ofrimin e ndihmës në lagjen "7 Shtatori". Konkretisht, projekti fokusohet kryesisht në aktivitete parashkollore me fëmijët e lagjes nga komuniteti kthyes dhe pranues.

Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejtë (direkt) janë 20 fëmijë nga lagja "7 Shtatori" pavarësisht se a janë anëtarë të familjeve të kthyera apo të komunitetit pritës të kësaj lagje, të gjithë kanë përfituar pa dallim poashtu edhe në aktivitetet shoqërore dhe kurset parashkollore. Realizimi i projektit: Ky projekt është vazhdimësi e aktiviteteve të mëparshme parashkollore për 20 fëmijët e komuniteti rom e egjiptian gjatë të cilave ofrohen kurse të kompjuterëve dhe shkrim e lexim në një periudhë pesë mujore. Veç aktivitetit, projekti ka edhe realizimin e radio emisioneve në mediat lokale si dhe publikimin e artikujve në mediat e shtypura dhe elektronike me qëllim që të avokohet tutje për procesin e kthimit të komunitetit rom e egjiptian në Pejë.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Njëzet (20) fëmijë nga komuniteti rom e egjiptian të moshës prej 4-6 përfituan nga kurset dhe aktivitetet tjera;

• Organizimi i kurseve parashkollore edhe aktiviteteve shoqërore për komunitetin rom e egjiptian;

• Kontributi në përmirësimin e qendrës ku mblidhen fëmijët;

• Dy radio emisione dhe publikimin i disa artikujve në media.

Koordinimi i rrjeti të OWPEJL-së për Kosovë
Titulli i Projektit: Koordinimi i rrjeti të OWPEJL-së për Kosovë

Kohëzgjatja: 12 muaj (janar – dhjetor 2007)

Vendi: Kosovë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti:11.200 €

Donatori: Hivos

Qëllimi i projektit: Përkrahja dhe promovimi i fushave të programit të OWPEJL (projektet dhe nismat) me fokus në krijimin e përmbajtjes së materialeve për publikimin në gjuhën shqipe si dhe menaxhimin e rrjetit/përfaqësimin për Kosovë të OWPEJL-së. Koordinimi i aktiviteteve do të bëhet përmes rrjetit të OneWorld në rajonin e Evropës Juglindore.

Përfituesit: Përfitues të kësaj ndërmarrjeje janë të gjitha ato vende që i qasen përmes internetit OWPEJL dhe kështu njoftohen në mënyrë të shpejtë për zhvillimet që ndodhin në rajonin që mbulon OWPEJL si dhe në gjuhët e veçanta të lexuesve të këtyre vendeve.

Realizimi i projektit: Ky projekt bazohet në ofrimin e përkrahjes përmes shkëmbimit të informatave dhe materialeve online dhe të shtypura që kanë të bëjnë me fushat e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë dhe informimit të publikut. Përveç kësaj, OWPEJL u mundëson lexuesve të marrin informata në lidhje me zhvillimet e ndryshme sociale, ekonomike dhe politike në vendet që mbulon. Komunikimi në mes anëtarëve të rrjetit bazohet në partneritetin, ku çdo organizatë shkëmben informatat dhe materialet për shpërndarje të koordinuar.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Mbajtja dhe mbulimi i portalit në gjuhën shqipe të OWPEJL

• Publikimi i më tepër se 100 temave/çështjeve dhe publikimi në gjuhën shqipe. Këto informata më tej përkthehen edhe në gjuhët e vendeve ku shtrihet OneWorld;

• Angazhimi i rregullt i një personi (menaxher rrjeti) dhe redaktor;

• Ngritja e diversitetit të informatave të ofruara për vendet që mbulon platforma OWPEJL.

Plani i Veprimit për Re-integrim në lagjen Llazoviq në Pejë
Titulli i Projektit: Plani i Veprimit për Re-integrim në lagjen Llazoviq në Pejë

Kohëzgjatja: 11 muaj (prill 2007 – shkurt 2008)

Vendi: Komuna e Pejës

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 13,800 €

Donatori: Agjensioni Evropian për Rindërtim përmes Këshillit Danez për Refugjatë (DRC)

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka pasur për qëllim krijimin e kushteve për kthimin dhe re-integrimin e 30 familjeve serbe me afro 120 anëtarë nga Serbia dhe Mali i Zi në vendet e tyre të origjinës në Kosovë, më saktësisht në lagjën "Llazoviq", në zonën urbane në Komunën e Pejës.

Përfituesit: Përfitues të drejtëpërdrejtë (direkt) të këtij projekti janë 30 familje serbe me afër 120 anëtarë, të cilët gjenden të zhvendosur në Serbi si dhe komuniteti pritës në Kosovë. Është punuar në fokus grupe të veçanta të ndarë me gra, burra dhe të rinj, ku secili grup përbëhej nga 5 pjesëtarë nga të dy komunitetet - kthyes dhe pritës.

Realizimi i projektit: Projekti në masë të madhe përbëhet nga aktivitete për dialog përmes fokus grupeve dhe punëtorive në fushën e avokimit dhe të edukimit. Përveç kësaj, organzimi në grupe nga 5 pjesëtarë dhe të ndarë në 3 fokus grupe të grave, burrave dhe të rinjve, ka kaluar nëpër një proces të trajnimit dhe takimeve në mes njëri tjetrit nga të dy komuntietet. Përzgjedhja e këtyre grupeve është bërë duke u mbështetur në artikulimin e vullnetit (nga të dyja palët) dhe gatishmërinë për të punuar, bashkëpunuar dhe bashkëjetuar me të gjitha komunitetet në lagjen Llazoviq. Për më tepër, gjatë gjithë kohës ka pasur aktivitete për ngritjen e vetëdijes në mediat lokale me qëllim të informimit të publikut të gjerë.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Ngritja e bashkëpunimit dhe kontributi në forcimin e marrëdhënieve në mes grupeve relevante dhe grupeve të komuniteteve;

• Krijimi i tri fokus grupeve që përbëhen nga gratë, burrat dhe të rinjtë;

• Lehtësimi i kontaktit të drejtpërdrejtë në mes grupeve dhe komuniteteve;

• Krijimi i një agjende të përbashkët me komunitetet për veprim të mëtejshëm për përmirësimin e kushteve në lagjen Llazoviq.

Së bashku krijojmë qytetet më të mirë - Lokaliteti "Zatra" Pejë
Titulli i Projektit: Së bashku krijojmë qytetet më të mirë - Lokaliteti "Zatra" Pejë

Kohëzgjatja: 5 muaj (prill - gusht 2007)

Vendi: Komuna e Pejës

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 2,922 €

Donatori: IREX/ ATRC

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim të ndihmojë në realizimin e plotë të Planifikimit Urban me theks të veçantë në lagjën "Zatra" në Pejë, që është një vendbanim individual joformal. Kjo do të arrihej duke u bazuar në bashkëpunimin me banorët e lagjës dhe pjesëmarrjes së tyre të drejpërdrejtë në vendimmarrje në të mirë të lagjës.

Përfituesit: Përfitues të drejpërdrejtë (direkt) janë 1300 banorë që jetojnë në 350 shtëpi në këtë lagje. Përveç kësaj, kjo ndërmarrje ndikon në ngritjen e vetëdijes më gjërë të popullatës në Komunën e Pejës duke treguar sesi kushtet e jetës mund të përmirësohen me veprime dhe organizmit të përbashkët për jetë më të mirë.

Realizimi i projektit: Projekti është zbatuar përmes një numri të aktiviteteve si: konsultimet e drejpërdrejta me planifikuesit urbanistik dhe banorët e lagjës (duke bërë vizita dhe organizimin e një punëtorie të përbashkët), si dhe analizimin e gjendjes urbane, sociale, mjedisore dhe ekonomike. Qëllimi është arritur përmes një hulumtimi derë më derë në formë të një regjistrimi të popullsisë dhe banimit për komplet banorët e kësaj lagjeje.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Regjistrimi i plotë i banorëve dhe shtëpive në lagjen Zatra

• Identifikimi dhe regjistrimi i vendeve joformale të banimit;

• Përfshirja e banorëve të lagjes në pjesëmarrje të drejtëpërdrejtë në planifikimin urban të lagjes;

• Ngritja e vetëdijes së komuniteti dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në planifikimin urban;

• Hartimi i listës nga banorët gjatë analizës SWOT;

• Krijimi i një baze adekuate të të dhënave për lagjen duke përfshirë gjendjen e tanishme në aspektin urban, social mjedisor dhe ekonomik.

Takimi i Fazës së Katërt të Komponentës për Aktivizimin Rinor – KIP
Titulli i Projektit: Takimi i Fazës së Katërt të Komponentës për Aktivizimin Rinor – KIP

Kohëzgjatja: 5 muaj (qershor – nëntor 2007)

Vendi: Kosovë, Serbi dhe Mal i Zi

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit organizatë lidere e ndihmuar nga Caritas Kosova- Mitrovicë, Iniciativa për Paqe (IFP)- Pejë, dhe Zaviçaj za Povratak (ZZP), Kragujevc, Serbi

Buxheti: 27,258 €

Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP)

Qëllimi i projektit: Ky projekt është vazhdimësi e punës me rininë brenda Komponentës për Aktivizim Rinor. Projekti ka pasur synim zgjerimin e mëtejmë dhe ngritjen e lidhjeve ndër-kufitare në mes të grupeve rinore, aktivistëve të shkollave fillore në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi me fokus në ngritjen e kapaciteteve. Krahasuar me fazat paraprake, në këtë pjesë ka pasure ngritje të numrit të shkollave dhe njëkohësisht edhe të nxënësve që do të marrin pjesë në aktivitetet rinore dhe në shkëmbimin e përvojave.

Përfituesit: Grupe të nxënësve nga 12 shkolla fillore nga Kosova dhe Serbia janë përfitues të drejtpërdrejtë (direkt) në vazhdimësi nga 10 shkolla që ishin më parë. Në përgjithësi, përfitues të drejtpërdrejtë do të jenë 120 nxënës nga këto shkolla si dhe nxënësit tjerë si përfitues të tërthortë (indirekt) parashihet të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme gjatë zbatimit të programit për ndarje të fondeve të vogla.

Realizimi i projektit: Kjo komponentë është realizuar në 12 lokacione të ndryshme (6 në Kosovë dhe 6 në Serbi) duke targetuar 120 nxënës, nga 12 për një lokacion. Në kuptimin gjeografik, janë përzgjedhur shkollat në këto qytete: Pejë, Mitrovicë, Klinë, Istog, Gurrakoc dhe Skenderaj në Kosovë, ndërsa në Serbi janë, Smederevska Palanka, Kragujevc, dhe Kraljevë. Zbatimi i projektit përbëhet nga rrjetëzimi; ngritja e kapaciteteve; dizajnimi dhe lansimi i 12 veb faqeve në të gjitha shkollat pjesëmarrëse; nxitja dhe udhëheqja e grupeve të të rinjve për të hartuar dhe dorëzuar 6 projekte në Kosovë dhe 6 në Serbi; ndarja e granteve dhe monitorimi i zbatimit të këtyre projekteve.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Ngritja e njohurive të nxënësve dhe shkollave mbi funksionimin e komponentës së KIP-it për të rinjtë;

• Funksionalizimi dhe krijimi i veb faqeve në 12 shkolla pjesëmarrëse;

• Ngritja e kapaciteteve të të rinjve dhe krijimi i mundësive për të transferuar tek të tjerët njohuritë që kanë marrë;

• Krijimi i një rrjeti të fortë prej 12 grupeve të rinjsh;

• Realizimi i 12 projekteve nëpër shkolla në fusha të ndryshme të granteve ndara për nxënësit; monitorimi i tyre

• Publikimi i fletushkës/broshurës së komponentës së të rinjve të KIP;

Materializimi i planeve të Komponentës për fazën e katërt dhe strategjia afatgjate
Titulli i Projektit: Materializimi i planeve të Komponentës për fazën e katërt dhe strategjia afatgjate

Kohëzgjatja: 1 muaj (prill - maj 2007)

Vendi: Maqedoni

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit organizatë lidere, ndihmuar nga Zaviçaj za Povratak (ZZP) Kragujevc, Serbi

Buxheti: 7,107 €

Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP)

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka pasur për synim të fuqizojë dhe të përkrahë grupet e të rinjve nga Kosova dhe Serbia përmes takimeve të rregullta. Këto takime kishin ndikim në përcaktimin e punës dhe zgjerimit të veprimeve të të rinjve e që inicioheshin nga të rinjtë gjatë këtyre tre vjetëve dhe kështu, duke kontribuar në përmirësimin e marrëdhënieve ndër-etnike. Komponenta e Aktivizimit të Rinor që vepron nën ombrellën e Programit të Iniciativës Kosovare (KIP) është vazhdimësi e fazës së katërt që nga themelimi i Fondit të Sekretariatit të KIP-it në vitin 2004.

Përfituesit: Katër (4) organizata të Rrjetit të KIP-it, nga dy përfaqësues nga secila organizatë pjesëmarrëse, që kanë punuar në terren në forcimin e aktiviteteve dhe partneriteteve në mes të organizatave, si dhe grupet e nxënësve nga 12 shkolla fillore nga Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.

Realizimi i projektit: Në një takimi të përbashkët me të gjithë partnerët e KIP-it është diskutuar rreth zhvillimit të rinisë, rrjetëzimit dhe edukimit brenda Komponentës së Rinisë; zhvillimin e një plani detaj të veprimit për punën e kësaj komponente në të ardhmen dhe përcaktimi i periudhës së zbatimit.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Ngritja e bashkëpunimit në mes organizatave të Komponentës Rinore dhe forcimi i Rrjetit KIP;

• Përcaktimi i funksionimit të partneriteteve brenda nën-komponentëve;

• Përmirësimi dhe përcaktimi i ndarjes së përgjegjësive në mes të organizatave partnere;

• Përmirësimi i shpërndarjes së informatave në mes të partnerëve për të gjitha aktivitetet e Komponentës;

• Ngritja e numrit të shkollave në projekte – dy shkolla më tepër i janë shtuar grupit aktual prej 10 shkollave;

• Hartimi i Strategjisë së Komponentës Rinore për vitin 2007.

Rinia për Transparencë
Titulli i Projektit: Rinia për Transparencë

Kohëzgjatja: 1 vit (korrik 2007 – gusht 2008)

Vendi: Komuna e Pejës

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit organizatë lidere me partnerët Qendra Rinore “Atë Lorenc Mazreku” dhe Zyra Ligjore në Komunën e Pejës

Buxheti: 2,252 € (1,420 + 832)

Donatori: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe GTZ, 1,420 €, dhe Komuna e Pejës 832 € (të alokuara më 2008)

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka ndihmuar Komunën e Pejës në hartimin dhe përgatitjen e Rregullores për transparencë. Aktiviteti është drejtuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët në këtë projekt dhe në bashkëpunim me zyrtarët komunalë, por në bazë vullnetare sa i përket angazhimit të të rinjve dhe çështjeve tjera logjistike dhe administrative.

Përfituesit: Në veçanti, përfituesit e drejtpërdrejtë janë institucionet lokale të Komunës. Megjithatë, përmes zbatimit të kësaj rregulloreje mbi transparencën, qytetarët kanë përfituar drejtpërdrejt sepse rregullorja u krijon atyre më shumë mundësi të informohen sesi tatimi i tyre është duke u shpenzuar dhe njëkohësisht mund të kërkojnë më shumë llogari nga të zgjedhurit e tyre.

Realizimi i projektit: I tërë projekti është zbatuar në bazë vullnetare. Grupet e angazhuara kanë punuar gjatë tërë projektit në të mirë të publikut. Shumica e aktiviteteve janë mbuluar nga këto grupet të vullnetarëve që dy organizatat partnere i kanë mobilizuar. Projekti përfshin krijimin e fokus grupeve me pjesëmarrje të kombinuar nga udhëheqësit komunalë, qytetarët dhe rinia nga zonat rurale dhe urbane. Është krijuar një grup punues (grup prej 10 personave që do të përzgjedhjen nga fokus grupet) për të hartuar propozimet e tyre mbi rregulloren për transparencë. Gjithashtu nga organizatat zbatuese është organizuar një trajnim tre ditor mbi pjesëmarrjen e qytetarëve me pjesëmarrëse nga fokus grupet. Përfundimisht, janë shtypur dhe shpërndarë fletushka, komunikata për shtyp dhe janë mbajtur Radio dhe TV debate/emisione me qëllim që të njoftohet opinioni i gjerë për këtë aktivitet.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Hartimi i rregullores për transparencë me një grup prej 10 personave i përbërë nga institucionet lokale, qytetarët dhe të rinjtë;

• Aprovimi i kësaj rregulloreje në Kuvendin Komunal;

• Dizjanimi dhe shpërndarja e fletushkave (800 në gjuhën shqipe dhe 200 në gjuhët boshnjake-serbe) për të informuar publikun;

• Promovimi i rregullores, shpërndarja e komunikatave për shtyp dhe organizimi i dy radio emisioneve: në Radio Pejë dhe në Radio Dukagjini si dhe një emision televiziv në TV Dukagjini;

• Organizimi i trajnimit tre ditor mbi "pjesëmarrjen e qytetarëve në vendim-marrje".

Skip to content