Titulli i Projektit: Hulumtimi i trafikut në qytetin e Pejës
Duration: 2 months (May 2009 – June 2009)
Vendi: Pejë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 1500 €
Donatori: Në kuadër të projektit Mobkos
Qëllimi i projektit: Qëllimi i këtij projekti ka qenë hulumtimi i trafikut në qytetin e Pejës, duke angazhuar një grup vullnetaresh në nyjet më të frekuentuara të qytetit, duke bërë numërimin e qarkullimit të veturave, këmbësorëve, çiklisteve dhe mjeteve tjera në komunikacion.
Përfituesit: Përfitues të këtij projekti ka qenë drejtorati për urbanizëm në komunën e Pejës, ku përmes eksperteve të angazhuar nga projekti janë zhvilluar skenar në video për problemet të cilat ekzistojnë në trafikun e Pejës, dhe janë dhënë rekomandime për intervenime.
Realizimi i projektit: Projekti është realizuar nga një grup vullnetaresh të organizatës sonë, të cilët kanë qenë të vendosur në pika të ndryshme të qytetit të Pejës, në kohë të caktuar, duke analizuar kështu edhe intervalet se në çfarë kohe trafiku është i ngarkuar dhe sjell probleme. Me ketë janë analizuar të gjithë pjesëmarrësit në trafik duke i përfshi të gjitha kategoritë, si dhe janë analizuar sjelljet e pjesëmarrësve ne trafik. Të dhënat pastaj janë përpunuar përmes një softueri për të parë se cilat janë zonat më të ngarkuara ku bllokohet trafiku në qytetin e Pejës.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Krijimi për herë të parë i një databazë me të dhënat mbi kapacitetin e rrugëve, ngarkesat e trafikut dhe në qytetin e Pejës.
• Të dhënat për pjesëmarrësit në trafik në kohë të caktuar, numrin e automjeteve dhe qytetarëve pjesëmarrës në trafik në kohë të caktuar.
• Nxjerrja e rekomandimeve për zgjidhjen e problemeve në trafik pas analizës kompjuterike të të dhënave.
• Komuna e Pejës është e informuar me sjelljet e pjesëmarrëseve ne trafik, dhe ka mundësi që të organizoj fushat/kampanja vetëdijesuese.
Titulli i Projektit: Rritja e mbikëqyrjes publike në sundimin e ligjit në Kosovë
Kohëzgjatja: 12 muaj (nëntor 2009 – shtator 2010)
Vendi: Kosovë (SiV mbulon komunën e Pejës)
Organizata ( t ) zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me FIQ
Buxheti total: 76,858 $, (6.016 $ për Pejën)
Donatori: National Endowment for Democracy (NED) and Balkan Trust for Democracy (BTD)
Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për synim rritjen e mbikëqyrjes publike në fushën e sundimit të ligjit.Projekti do të dizajnojë dhe mbështesë Planin kosovar të veprimit për partneritet evropian(PVPE) në fushën e zbatimit të ligjit, të ofrojë sugjerime për hartimin dhe zbatimin e këtij plani dhe të forcojë kapacitetet e gjashtë OJQve lokale për të bërë monitorimin e zbatimit të ligjit në nivel lokal. Duke u përqendruar në sektorin e sundimit të ligjit, projekti ngrit kapacitetin e shoqërisë civile aty ku qytetarët e Kosovës kanë nevojë më së shumti për t’i ndihmuar në të drejtat e tyre për qasje të lirë, të barabartë dhe të dobishme në sistemin e drejtësisë, pa dallim kombësie, gjinie, paaftësie apo pikëpamje politike; ky projekt poashtu do t’i ndihmojë mediet e Kosovës që të kenë rol aktiv dhe informues në monitorimin e përmbushjes së të drejtave njerëzore në sektorin e sundimit të ligjit.
Përfituesit: Përfitues të projektit janë qytetarët e Kosovës, siguria në një kuptim në katër sektorët: trafikim të qenieve njerëzore, migracion, polici, dhe gjykatë. Përfitues janë edhe institucionet që merren me sigurinë, përfshirë edhe gjashtë komunat ku realizohet projekti (Gjilani, Ferizaji, Mitrovica, Gjakova, Prizreni dhe Peja), shoqatat që merren me këtë tematikë dhe shoqëria civile në përgjithësi.
Realizimi i projektit: Projekti do të analizojë politikat e qeverisë në fushën e sundimit të ligjit përkatësisht: trafikim të qenieve njerëzore, migracion, polici, dhe gjykatë. Gjatë zbatimit të projektit do të bëhet vlerësimi i zbatimit të këtyre politikave në nivelin të regjioneve të Kosovës. Me këtë do të vlerësohet përmbushja e aktiviteteve te PVPE-së. Të gjeturat do t’i raportohen Komisionit për Integrime Evropiane dhe Komisionit Evropian. Ndërsa, partnerët do t’i publikojnë të gjeturat e tyre në mediat lokale dhe tek institucionet lokale që janë relevante për çështjen në fjalë. Kështu, do të rritet mbikëqyrja e parlamentit ndaj qeverisë dhe shoqëria civile do të jetë më e përfshirë në procesin e hartimit të politikave. Gjatë realizimit të projektit do të monitorohen gjykatat, policia, mediat etj
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Asambleja komunale është e informuar mbi zbatimin e ligjit dhe veprimtaria e tyre rritet, puna e qeverisë komunale është e ekspozuar
• Raportimi i gjetjeve: përmbushja e aktiviteteve të projektit
• Vlerësimi i zbatimit të politikave në komunat e selektuara të Kosovë
• Puna e policisë është e studiuar dhe vlerësuar me detyrat që dalin nga PVPE
Titulli i Projektit: Rinia dhe Dialogu Social
Kohëzgjatja: 24 muaj (Janar 2009 deri Dhjetor 2011)
Vendi: Kosovë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me Swiss Labour Assistance - SLA
Buxheti: 8,000 € gjatë vitit 2009
Donatori: Swiss Development Agency – SDC, Swiss Labour Assistance
Qëllimi i projektit: Forcimi i sektorëve rinor të sindikatave dhe organizatave rinore si përgatitje dhe si kontribut për dialogun social, me anë të një konkursi për projekte, konferencave dhe shkollimit të mëtejmë.
Përfituesit: Përfitues direkt janë anëtarët iniciativë të organizatave rinore dhe sektorët rinorë të sindikatave, të cilët angazhohen në veçanti për çështjet e rinisë dhe punësimit (papunësisë, të drejtat në punë etj.). Përfituesit e fundit do të jenë të punësuarit (të rinjtë), të cilët përfitojnë nga aktivitetet dhe fushatat si dhe nga sindikatat e përforcuara dhe nga sensibilizimi i opinionit dhe forcave politike vendimmarrëse për temat e dialogut social.
Realizimi i projektit: Me qëllim të arritjes së qëllimeve dhe rezultateve, SLA dhe SIV kanë organizuar konkurs ndërkombëtar për projekt propozime me organizatat rinore nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Kosova. Konkursi në të njëjtën kohë krijon dhe kornizat e programit, në kuadër te të cilit janë të planifikuara aktivitete të ndryshme. Në fillim është hapur konkursi ndërkombëtar dhe janë ftuar organizatat, të konkurrojnë me një draft projekt ide, nga të cilat do të pranohen vetëm ato të cilat do të kontribuojnë në përmasimin e parakushteve për një dialog social në rajon. Temat e caktuara janë: Siguria Sociale, Dialogu Social, Punësimi i të rinjve, Tregjet e punës, të drejtat në punë implementimi i kontratave kolektive të punës, zvogëlimi i varfërisë, globalizimi i drejtë, punë e fëmijëve, punësimi joformal trajtimi i barabartë dhe jo diskriminimi i femrave, të hendikepuarve, minoriteteve dhe të zhvendosurve të brendshëm, emigrimi për punësim si dhe siguria dhe shëndeti në punë. Janë pranuar rreth 40 projekt ide nga tri vendet, nga të cilat janë përzgjedhur nga pesë projekt ide nga secili vend. Në fazën e dytë 15 organizatat e përzgjedhura kanë përgatitur projekt propozimet që kanë dorëzuar tek SLA dhe SIV dhe ato janë prezantuar para pjesëmarrësve në një konferencë në Prishtinë dhe secili ka qenë edhe prezantues edhe juri. Nga kjo konferencë janë zgjedhur nga secili vend nga dy projekte për t’u përkrahur, gjithsej gjashtë. Projektet e tyre do të implementohen gjatë vitit 2010, kurse SLA dhe SIV do të bëjnë monitorimin.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Rreth 30 sindikalistë dhe aktivistë të rinj nga regjioni i projektit janë trajnuar për menaxhim të projekteve;
• Rreth 15 organizata të përzgjedhura kanë marrë pjesë në një konkurs internacional për projekte “Rinia dhe Dialogu Social”, dhe kanë dorëzuar një projekt propozim në bazë të standardeve të përcaktuara;
• Në çdo vend të rajonit të projektit do të implementohen nga dy projekte nga organizatat rinore;
• Rreth 30 aktivistë të rinj të sindikatave do të trajnohen në seminaret me temat relevante sindikaliste të vet përzgjedhura, të cilat përvoja do t’i përcjellin në sindikata;
• Rreth 30 aktivist të rinj të sindikatave do të përfitojnë në konferencat internacionale nga përvojat e vendeve fqinje, dhe i identifikojnë përpirësit e një standardi legjislativ të përbashkët të bazuar në ekonomin e Evropës Juglindore.
• Partnerët social (Sindikatat, bashkimet e punëdhënësve, autoritet publike) nga çdo vend i rajonit të projektit i njohin kërkesat e përbashkëta të te rinjve në raport me temat e punësimit.
Titulli i Projektit: “Perspektiva rurale” -Dialogu në sektorin e qumështit
Kohëzgjatja: 12 muaj (01 Janar 2009 – 31 Dhjetor 2009)
Vendi: Kosovë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me Swiss Labour Assistance - SLA
Buxheti: 51,000 €
Donatori: Swiss Development Agency – SDC, Swiss Labour Assistance
Qëllimi i projektit: Aktivizimi dhe institucionalizimi i dialogut në sektorin e qumështit, forcimi i organizatave të grupeve të interesit dhe ngritja e marrëdhënieve industriale mes tyre. Me përmirësimin e aftësive negociuese të fermerëve të qumështit dhe një platforme të përshtatshme debutuese, dialogu mes përfaqësuesve të rëndësishëm në sektorin e qumështit do të institucionalizohet dhe do çojë në rritjen e prodhimit në sektorin e qumështit. Projekti synon që të ketë ndikim në ngritjen e të ardhurave të fermerëve të qumështit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve në zonat rurale
Përfituesit: Përfituesit direkt të projektit janë përfaqësuesit e organizatave dhe akterët e rëndësishëm të sektorit të qumështit në veçanti përfaqësuesit dhe anëtaret e Asociacionit të prodhuesve të qumështit të Kosovës dhe Asociacionit të përpunuesve të qumështit të Kosovës. Përfituesit indirekt janë familjet e fermerëve që jetojnë në zonat rurale dhe që merren më prodhimin e qumështit.
Realizimi i projektit: Projektit për ngritjen e dialogut mes aktereve të dialogut të qumështit përfshin organizimin e një konferencë në të cilën të gjithë akteret njihen më mirë mbi probleme ekzistuese që ballafaqohet ky sektor. Konkluzionet e saj iu shërbejnë Shoqatës së prodhuesve dhe Shoqatës së përpunuesve në realizimin e fushatave avokuese dhe për t’i detalizuar kërkesat e tyre drejt Institucioneve. Shoqatave iu janë ofruar punëtori për njohjen me marrëveshjen e CEFTE-së si dhe hulumtimi i sektorit të qumështit në Kosovë për përmirësimin e njohurive të tyre për atë që ofron kjo marrëveshje. Shoqatat janë ndihmuar me fushatat e tyre avokuese në realizimin e konferencave për shtyp, takimeve me institucionet, që ka sjellë deri te premtimet e Qeverisë për t’i pranuar disa kërkesa të shoqatave. Në ballafaqim me problemet e ndryshme në këtë sektor, ka filluar edhe zhvillimi i strategjisë për këtë sektor, në punëtorinë e parë është bërë swot analizën e të gjithë sektorit dhe pas kësaj gjatë vitit 2010 do të vazhduar me takime të tjera për të ardhur tek një strategji e plotë dhe reale për përmirësimin e këtij sektori. Projekti ka pasur edhe komponent tjetër atë të monitorimi të shoqatave fermere që kanë fituar në garën e biznes planeve vitin e kaluar.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Ngritja e dialogut mes akterëve të sektorit të qumështit si dhe njohja me problemet me të cilat ballafaqohen secili akter i këtij sektori
• Konkluzionet nga konferenca për problemet e këtij sektori nga të gjithë akterët
• Hulumtimi i sektorit të qumështit në Kosovë dhe krahasimi i këtij sektori me shtetet fqinje
• Ngritja e kapaciteteve të përfaqësuesve të prodhuesve dhe përpunueseve të qumështit në negocim
• Ekzistimi i SWOT analizës së sektorit të qumështit
• Krijimi i strategjisë të këtij sektori duke përfshirë të gjithë akterët relevantë
Titulli i Projektit: Ndihmë në implementimin e MOBKOS I
Kohëzgjatja: 4 muaj (shtator 2009 – mars 2010)
Vendi: Kosova, Komuna e Pejës
Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit", programi MOBKOS, Komuna e Pejëss
Buxheti: 14.135 €
Donatori: Qeveria Flamane (Belgjikë) në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Post-telekomunikacionit dhe mbështetje të Komunës së Pejës
Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për rritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe institucioneve në raport me planifikimin urban
Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejtë janë komunat dhe Ministria që mbledhin informacionin që iu duhet lidhur me planifikimin hapësinor, dhe marrin sugjerimet dhe idetë e ekspertëve lidhur me mobilitetin urban; organizatat dhe aktivistët që merren me ambientin dhe urbanizëm; dhe së fundi qytetarët e Pejës përmes promovimit të fushatës për përdorimin e biçikletave me qëllim që të lehtësohet trafiku urban.
Realizimi i projektit: Projekti realizohet në dy linja. E para: mbajtja e një fushatë për promovimin e çiklizmit urban në Pejë që do realizohet me shpërndarjen e materialeve reklamuese për promovimin e çiklizmit urban dhe mbajtjen e një parakalimit në qytetin e Pejës me pjesëmarrjen e qindra biçiklistëve rrugëve të Pejës dhe me nxjerrjen e rekomandimeve për institucionet kosovare për mënyrën se si të realizohen kushte më të mira për çiklizmin urban. E dyta: ndërtimi i një programi të mobilititetit në Kosovë që do të behet përmes një rrjeti ekspertësh, një ueb-sajti, seminareve me ekspertët dhe një konference hulumtuese për mobilitetin urban.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Realizimi i një seti fotografish promovuese për çiklizmin urban
• Materialet e kampanjës vizuale: postera, fletëpalosje, që promovojnë përdorimin e biçikletave
• Mbajtja e një parakalimi të çiklistëve rrugëve të Pejës me pjesëmarrjen e shkollave, policisë, komunës, organizatave joqeveritare, klubit të ciklitit, etj
• Një ueb-sajt për mobilitetin urban në Kosovë në bashkëpunim me ministrinë, ekspertët, komunat, shoqërinë civile, për grumbullimin dhe shpërndarjen në një vend të informacionit në 8 module të mobilitetit urban
• Një konferencë dhe disa seminare me ekspertë dhe institucione për krijimin e një platforme të veprimit të përbashkët në tërë Kosovë lidhur me mobilitetin urban
• Krijimi i një rrjeti të ekspertëve të jashtëm mbështes në gjithë projektin e mobilitetit urban në Kosovë
Titulli i Projektit: Parandalimi i konfliktit në Kosovë
Kohëzgjatja: 01 Prill 2009 – 30 Shtator 2011
Vendi: Kosova, (Pejë, Klinë, Istog, Mitrovicë, Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Novobërdë)
Organizata(t) zbatuese: CARE Internacionale Kosova dhe ProPeace Platforma (Syri i Vizionit në kuadër të ProPeace mbulon komunat Pejë, Klinë dhe Istog)
Buxheti: 930,000 € (realizohet nga Propeace)
Donatori: Komisioni Evropian
Qëllimi i projektit: Promovimi i paqes së qëndrueshme duke inkurajuar një udhëheqje më të madhe të shoqërisë civile dhe pjesëmarrje politike mes të rinjve të Kosovës
Përfituesit: Përfitues të këtij projekti do jenë grupimet e të rinjve në 8 komunat me popullatë shumetnike në të cilat zhvilohet projekti. Këta të rinj dhe OJQ-të do të ejnë pejsë e projektit dhe do të punojnë së bashku në krijimin e sistemit të paralajmërimit të hërshëm. Nga projekti përfitojnë edhe komunat sepse atyre ju ofrohet informacion i vazhdueshëm për gjendjen në terren.
Realizimi i projektit: Do të formohet një Grup Kosovar për Parandalim te Konflikteve (GKPK) i cili do te promovoj aksione dhe avokim mes të rinjve për ndërtimin e paqes dhe zgjidhjen dhe parandalimin e konflikteve. Do te zhvillohet edhe një sistem online i paralajmërimit të hershem që do të përmbajë informatat lidhur me ngjarjet kyçe në Kosovë, që të mund të vlerësohen konfliktet e mundshme. Projekti vendos mekanizmat të përbashkëta të parandalimit të konflikteve ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve qeveritare në nivel qendror si dhe në nivelin e tetë komunave. Projekti përkrah dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet strukturave të shoqërisë civile dhe atyre qeveritare në nivelin qendror dhe atë komunal. Projekti gjithashtu do të dizajnojë strategji për parandalimin e konflikteve të mundshme ndër-etnike mes komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Projekti promovon qasje të cilat përfshijnë të rinjtë në aktivitete të ndërtimit të paqes, të cilat mund të barten në mbarë Kosovën duke udhëhequr së paku tetë aktivitete afatshkurtra në fusha të ndryshme.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Grupi Kosovar për Parandalim të konflikteve është operacional nga dhjetori 2009
• Një sistem për paralajmërim të hershëm që përkrahë përpjekjet për ndërtim të paqes është operacional nga dhjetori 2009
• Mekanizmat për Parandalim të përbashkët të konflikteve themeluar në mes të shoqërisë civile dhe aktorëve të qeverisë në nivel kombëtarë dhe në tetë komunat e përzgjedhura
• Minimum 8 aktivitete domethënëse të udhëhequra nga rinia në fushat e parandalimit të konflikteve dhe sigurisë që inkurajojnë veprime shoqërore, avokim dhe pjesëmarrje në krijim të politikave
Titulli i Projektit: - Promovimi i përgjegjshmërisë dhe efikasitetit të institucioneve demokratike në Kosovë.
Kohëzgjatja: (tetor 2008-shtator 2009)
Vendi: Pejë
Organizata zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 5.241 $
Donatori: FIQ-NED
Qëllimi i projektit: Projekti synon promovimin e përgjegjshmërisë dhe efikasitetit të institucioneve demokratike në Kosovë dhe fuqizimin e kapacitetit të mbikëqyrjes nga shoqëria civile. Po ashtu të masë përgjegjshmërinë dhe efikasitetin e institucioneve të vendit, duke regjistruar kështu përvojat e qytetarëve me institucionet lokale, në mënyrë që këto përvoja, rezultate të ndahen me publikun e gjerë dhe vet institucionet.
Përfituesit: Përfitues të këtij projekti janë të gjithë qytetarët te Pejës, pasi ata do të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre qytetare ndaj institucioneve lokale duke kërkuar llogaridhënie nga shërbimet publike.
Realizimi i projektit: Gjatë këtyre muajve menaxheri i projektit ka bërë intervista ditore më qytetarë, si dhe ka organizuar takime më fokus grupe, çdo dy muaj nga një takim. Ndërkohë çdo muaj është mbajtur takim më kryetarin e komunës ku i janë prezantuar ankesat e qytetarëve ndaj institucioneve dhe shërbimeve të ndryshme publike, të hartuara në një dokument. Po ashtu kohë pas kohe raportet të tilla me ankesa të qytetarëve janë publikuar në media të ndryshme elektronike dhe të shkruara, si dhe janë mbajtur takime më zyrtarë të atyre institucioneve ku ankesat e qytetarëve kanë qenë më të mëdha. Janë mbajtur dy debate si dhe është hartuar një publikim me gjetjet e punës njëvjeçare.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Më shumë llogaridhënie të institucioneve kundrejt qytetarëve
• Më shumë vend për proaktivitet qytetar dhe presion publik
• Më shumë hapësirë për diskutim për problemet e përditshme të qytetarëve të Kosovës dhe më shumë mundësi për përgjigje më të shpejtë institucionale ndaj ankesave, kërkesave dhe shkeljeve të ndryshme të të drejtave të qytetarëve.
• Hartimi dhe shpërndarja e një publikimi me gjetjet që kanë dalë gjatë projektit
Titulli i Projektit: BRIDGE (Bridging Rights Initiatives in support to Democracy, Good Governance and Equity)
Kohëzgjatja: 24 muaj (Janar 2009 – Dhjetor 2010)
Vendi: Klinë, Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 98.957 €
Donatori: Komisioni Evropian
Qëllimi i projektit: Projekti synon promovimin e grupeve të margjinalizuara të shoqërisë, fuqizimin tyre përmes forcimit të organizatave që i përfaqësojnë ata dhe shtimin e pjesëmarrjes së tyre vendimmarrje. Projekti merret me fuqizimin e shoqërisë civile përmes krijimit të këshillave të përbashkët nëpër komuna, që nxisin fushata për promovimin të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike.
Përfituesit: Në kuadër të këtij projekti përfitues direkt janë më shumë se 50 organizata dhe grupe të ndryshme jo formale të cilat veprojnë në rajonin e Pejës duke përfshirë katër sektorët: grave, fëmijëve, njerëzve me nevoja të veçanta dhe komuniteteve pakicë. Gjithashtu në kuadër të këtij projekti përfitues kemi edhe nga institucionet lokale të këtyre komunave duke përfshirë zyrtarë të departamenteve për të drejtat e njeriut nga pesë komunat e rajonit të Pejës.
Realizimi i projektit: Projekti është fokusuar në krijimin e këshillave të komunave ku në të gjitha komunat janë krijuar këshillat e veçanta ato të OJQ-ve grave, fëmijëve njerëzve me nevoja të veçanta si dhe komuniteteve. Më pas projekti është koncentruar në `fuqizimin e kapaciteteve të këtyre kategorive duke i përfshirë organizatat dhe grupet jo formale të cilat kanë kaluar në trajnime të ndryshme për fuqizimin e këtyre organizatave dhe grupeve jo formale. Gjithashtu projekti ka për synim edhe fuqizimin e institucioneve lokale gjegjësisht të departamenteve të drejtave të njeriut. Si koncept projekti në vete përmban edhe programet avokuese me institucionet lokale, si dhe përkrahja e këshillave me grante të vogla.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• OJQ-të, grupet joformale dhe përfaqësuesit e komunitetit, përfshirë gratë dhe grupet rinore, kanë kapacitet që të nxisin dhe të avokojnë për të drejtat e njeriut dhe integrimin e grupeve më të margjinalizuara.
• Komunitetet kanë kapacitet të dizajnojnë, të planifikojnë dhe të implementojnë iniciativa avokuese që promovojë të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike.
• Autoritetet komunale lokale promovojnë përfshirjen dhe pjesëmarrjen
• Këmbimi i eksperiencës dhe praktikave të mira e këshillave të krijuara nëpër komuna të ndryshme
• Katër projekt propozime të krijuara bashkërisht nëpër këshilla janë paraqitur te donatorët (ATRC dhe Ambasada Amerikane)
• OJQ-të dhe grupet joformale, liderët e komunitetit përfshirë gratë dhe grupet rinore kanë kapacitet për promovimin dhe avokimin për të drejtat e njeriut dhe integrimin e grupeve të margjinalizuara
• Deri në 10 nisma të këshillave për nëpër të ndryshme janë mbështetur financiarisht (deri në dy mijë euro) përfshirë sektorët e grave, fëmijëve, nevojave të veçanta dhe komuniteteve
Titulli i Projektit: "Demokracia në Veprim" – Zgjedhjet 2009
Kohëzgjatja: 3 muaj (shtator-dhjetor 2009)
Vendi: Rajoni i Pejës (Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik)
Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit" në kuadër të koalicionit "Demokracia në veprim"
Buxheti: është realizuar përmes KDI
Donatori: USAID, ISC, NDI, Ambasada Gjermane, Ambasada e Zvicrës, BTD, Olof Palme,
Qëllimi i projektit: "Demokracia në Veprim" është themeluar me qëllim të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të organizuara në nëntor të vitit 2007 si dhe me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Përveç "Syrit të Vizionit" pjesë e koalicionit "Demokracia në Veprim - Zgjedhjet 2009" janë 10 organizata: 1. Ndërtimi i Komunitetit Mitrovicë (CBM); 2. Komunikimi për Zhvillim Shoqëror (CSD); 3. Qendra për Zhvillim të Shoqërisë Civile (CCSD); 4. Developing Together (DT); 5. Forumi për Iniciativë Demokratike (FID); 6. Iniciativa për Progres (INPO); 7. Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QKBN); 8. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI); 9. Shoqata “Nëna Terezë”; 10. Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED);
Përfituesit: Përfituesit e drejtpërdrejt (direkt) janë e tërë popullata e Kosovës. Në veçanti, një numër i njerëzve që janë përfshirë në proces si monitorues mujor dhe ditor kanë përfituar nga trajnimet mbi procesin dhe sistemin zgjedhor në Kosovë. Gjithashtu, nga fushatat për edukimin e votuesve kanë përfituar të gjithë votuesit në përgjithësi, ndërsa në veçanti ata të pavendosurit. Realizimi i projektit: Aktivitetet përfshijnë monitorimin e tërësishëm të procesit zgjedhor: monitorimin e fushatës njëmujore të partive, ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave në ditën e zgjedhjeve dhe gjatë balotazhit dhe publikimin e rezultateve të hershme në 5 komuna të rajonit të Pejës.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Monitorimi i mbi 100 aktiviteteve zgjedhore gjatë periudhës së fushatës;
• Mbajtja e konferencave të shtypit me raportet për problemet dhe parregullsitë që janë hasur gjatë monitorimit,
• Monitorimi i ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave; balotazhit dhe përseritjes së votimeve (Prizren, etj)
• Shpallja e rezultatit paraprak disa orë pas mbylljes së kutive• Angazhimi i 5 vëzhguesve afatgjatë (LTO) për një periudhë dy muaj e gjysmë;
• Angazhimi i mbi 300 vëzhguesve afatshkurtër (STO) në ditën e zgjedhjeve;
• Organizimi dhe mbajtja e mbi 50 trajnimeve për STO për një periudhë 10 ditore;
Titulli i Projektit: Fuqizimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, përmes kyçjes së shoqërisë civile
Kohëzgjatja: (prill 2009- qershor 2010)
Vendi: Pejë
Organizata zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 10.000 $
Donatori: East West Management Institute (EWMI)
Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për synim që të ndihmojë në funksionalizimin e Këshillit për Siguri në Bashkësi (KKSB) në komunën e Pejës, kryesisht përmes kyçjes aktive të shoqërisë civile në këshill.
Përfituesit: Përfitues të këtij projekti janë Kuvendi Komunal, shoqëria civile, përfaqësuesit e komuniteteve dhe të gjithë qytetarët, pasi ky këshill ndihmon në rritjen e sigurisë në komunën e Pejës.
Realizimi i projektit: Gjatë këtyre muajve një person nga organizata jonë përcjellë punën e këtij këshilli, mban takime të rregullta me organizata të ndryshme të shoqërisë civile për të mbledhur informata dhe për të ndikuar në agjendën e punës së KKSB-së. Takimet janë javore me organizatat e shoqërisë civile që së bashku përzgjedhin personat të cilët do të jenë pjesë e punës së Këshillit për siguri. Po ashtu mbahen takime të rregullta më kryetarin e Komunës si kryesues i e KKSB-së. Gjatë projektit ofrohen trajnime për anëtarët e KKSB-së për hartimin e planit vjetor të punës dhe përpilimin e projekt propozimeve për të aplikuar tek donatorët. Faza e parë e projektit ka përfunduar në shtator 2009, ndërsa faza e dytë ka filluar në nëntor 2009 dhe përfundon në qershor 2010.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Përfshirja e anëtarëve të shoqërisë civile në Këshillin komunal për siguri në bashkësi;
• Bashkëpunimi më i madh në mes të institucioneve lokale, shoqërisë civile dhe komuniteteve;
• Hartimi i planit të punës së institucioneve në bashkëpunim me shoqërinë civile për përmirësimin e sigurisë;
• Aprovimi i planit të punës nga Kryetari i komunës;
• Harmonizimi i aktiviteteve veprues i përbashkët i institucioneve dhe shoqërisë civile në sigurinë e të gjitha qytetarëve.
Titulli i Projektit: Përpilimi i Strategjisë së veprimit për komunitetin serb 2010-2013 në komunën e Istogut dhe përkrahje mini projekteve në Pejë
Kohëzgjatja: 1 vit (Janar – Dhjetor 2009)
Vendi: Istog
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 21.497 €
Donatori: The Olof Palme Center
Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për synim të fuqizojë dhe përkrah komunitetin serb në komunën e Istogut duke e zhvilluar një plan të veprimit trevjeçar komunitetin në këtë komunë, që do të hartohet duke u bazuar në nevojat të nxjerra nga vet komuniteti. Ky dokument si plan aksioni u ofrohet komunës, donatorëve dhe komunitetit. Në pjesën tjetër projekti përkrah 4 iniciativa nga strategjia e hartuar në Pejë në vitin 2008.
Përfituesit: Përfitues të projektit në radhë të parë është komuniteti serb në komunën e Istogut dhe të Pejës. Komuna e Istogut dhe komuniteti serb kanë përfituar një plan veprimit për tre vjetët e ardhme. Fokus grupet e komunitetit në 8 lokalitete të komunës dhe zyrtarët komunalë kanë përfituar trajnime dhe aftësim për të paraqitur sa më mirë nevojat e komunitetit. Në Pejë përfitues janë gratë e Gorazhdecit, OJQ “Briga”, të rinjtë dhe pensionistët e fshatit, kurse kanë përfituar edhe banorët e Bellopjës dhe Levoshës.
Realizimi i projektit: Projekti është realizuar në dy linja njëkohësisht. Për komunitetin në komunën e Istogut pas dhjetëra takimeve me komunitetin në grupe të veçanta në secilin lokalitet dhe në grupin e përbashkët e më pjesëmarrjen e autoriteteve të Komunës së Istogut, është hartuar strategjia e veprimit në këtë komunitet për periudhën trevjeçare. Në komunën e Pejës nga strategjia e ngjashme e hartuar vitin e kaluar, këtë vit janë realizuar katër projekte të komunitetit. Për të rinjtë e fshatit Gorazhdec është nderuar zhveshtorja e fushës së sportit, për gratë është ndihmuar pajisja e sallonit të floktarisë, në Bellopojë është bërë sigurimi i grilave për dritaret e qendrës së kulturës, kurse është bërë rrethimi i varrezave në fshatin Lëvoshë.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Përpilimi i një udhërrëfyesi komunal për prioritete të komunitetit serb bazuar në nevojat reale të tij.
• Krijimi i një plani aksioni të detajizuar për Komunën e Istogut me afat trevjeçar mbi komunitetin serb që jeton në shtatë lokacione të ndryshme në komunën e Istogut.
• Krijimi i një baze zhvillimore strategjike si dokument i gatshëm gjithëpërfshirës për t’u përgjigjur tek çdo donator duke përfshirë komunën si përgjegjëse për ndërhyrje konkrete në favor të komunitetit në fokus.
• Intervenimi me mini grante, fuqizimi i fokus grupit të të rinjve në Gorazhdevc të Komunës së Pejës duke me mini projektin për riparimin e një pjese të zhveshtores së stadiumit.
• Ndërtimi dhe montimi i grilave për siguri në dritaret e Qendrës Kulturore të Bellopojes që ofron siguri për pajisjet e zyrës që janë në shërbim të komunitetits
• Përkrahja për mini projektin e rrethojës së varrezave të fshatit Levoshë.
• Përkrahja për mini projektin për fuqizimin e Shoqatës së gruas dhe pajisjes me mjete elementare të një salloni floktarisë në këtë fshat.
Titulli i Projektit: Ndërtimi i planit ndërinstitucional të veprimit për komunitet: rom, ashkali e egjiptian
Kohëzgjatja: 5 muaj (Gusht 2009 – Dhjetor 2009)
Vendi: Istog - Pejë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 17.127 €
Donatori: KFOS – SOROS
Qëllimi i projektit: Qëllimi i këtij projekti është të fuqizojë dhe mobilizojë e komunitetet: rom, egjiptian e ashkali si mënyrë për të siguruar një plan të veprimit afat-gjatë, plan ky ndër-institucional komunal i bazuar në dispozitat e strategjisë së Qeverisë së Kosovës për përfshirjen e komuniteteve: rom, egjiptian e shkali dhe Strategjisë së veprimit për komunitetin RAE të hartuar një vit më parë nga “Syri i vizionit”. Duke e bërë këtë, projekti mbështet integrimin e romëve, egjiptianëve dhe ashkalive në përgjithësi
Përfituesit: Në kuadër të këtij projekti përfitues direkt janë grupet të ndryshme të komuniteteve, këshillat me të rinj të komuniteteve: rom, egjiptian dhe ashkali të komunave Pejë dhe Klinë. Më se 70 përfitues të kurseve të realizuara të gjuhëve dhe kompjuterëve në komunat Pejë dhe Istog, zyrtarë komunalë si dhe organizata të komuniteteve kanë qenë pjesë e këtij programi.
Realizimi i projektit: Projekti është fokusuar në fuqizimin e grupeve, këshillave të komuniteteve: rom, egjiptian dhe ashkali të dy komunave, gjegjësisht projekti është koncentruar në lagjen “7 shtatori” të Komunës së Pejës, dhe në fshatin Dubravë të Komunës së Istogut, ku janë realizuar trajnime, takime dhe kurse të shumta për të ndihmuar në fuqizimin dhe aktivizimin e grupeve dhe të qendrave të komuniteteve.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Forcimi i këshillave veprues, OJQ-ve dhe grupeve joformale, vetëdijesimi i komunitetit për të qenë aktiv.
• Inventarizimi i Qendrave të Komuniteteve në lagjen “7 shtatori” dhe Dubravë.
• Rritja e kapaciteteve të këshillave ekzistues dhe OJQ-ve për të qenë më efektivë në realizimin e fushave avokuese dhe në menaxhimin e aktiviteteve të tjera
• Organizimi i tri trajnimeve në tria fusha: Lidership dhe Qeverisje e Mirë, Menaxhimi i OJQ-ve dhe Menaxhimi i Financave. Në këto tri trajnime kanë kaluar përfaqësuesit e komuniteteve nga fshatrat dhe lagjet e Istogut dhe Pejës si dhe përfaqësues të Komunës.
• Realizimi i katër kurseve: gjuhës gjermane, angleze dhe kompjuterëve në Dubravë dhe kursi i kompjuterëve në lagjen “7 shtatori”, ku morën pjesë më se 70 përfitues të këtyre kurseve nga komunitetet: rom, egjiptian dhe ashkali.
Titulli i Projektit: Strategjia e qeverisë kosovare për përfshirjen e komunitet: rom, ashkali e egjiptian në praktikë në nivelin lokal përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve
Kohëzgjatja: 12 muaj (Janar 2009 – Dhjetor 2009)
Vendi: Klinë - Istog
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 32.214 €
Donatori: Olof Palme Center
Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim fuqizimin dhe mobilizimin e komunitetit RAE me qëllim që të sigurojë që dispozitat e përfshira në Strategjisë 2007 të Qeverisë së Kosovës për përfshirjen e komunitetit RAE të janë kthyer në praktikë në nivelin komunal.
Përfituesit: Në këtë projekt ka dy lloje të përfituesve, përfitues nga hartimi i strategjisë për komunën e Klinës si dhe përfituesit të cilët kanë qenë përfitues nga Grandet e vogla në komunën Istog dhe Pejë. Të përfshirë kanë qenë përfaqësuesit e komuniteteve të lagjeve fshatrave të komunave Pejë, Klinë dhe Istog, po ashtu përfitues direkt kanë qenë edhe fokus grupet të cilat janë formuar një vit më herët në komunat Pejë dhe Istog, si dhe fokus grupet të cilat janë formuar gjatë këtij viti në komunë e Klinës. Gjithashtu përfitues direkt kanë qenë edhe zyrtarët komunalë nga Zyra e komuniteteve si dhe nga zyra për kthim. Përfitues ishin edhe grupe të ndryshme dhe organizata të ndryshme të komuniteteve të cilat kanë fituar edhe grande të ndryshme gjatë këtij vitit.
Realizimi i projektit: Projekti është fokusuar në përpilimin e strategjisë vepruese për komunitetet: rom, egjiptian dhe ashkali në komunën e Klinës. Për më tepër projekti është fokusuar edhe në fuqizimin e komuniteteve duke realizuar takime dhe trajnime të ndryshme me qëllim ngritjen e kapaciteteve të komuniteteve: rom, egjiptian dhe ashkali në të tri komunat. Në kuadër të këtij projekti janë realizuar edhe takime të shumta deri në hartimin përfundimtar të strategjisë për komunën e Klinës. Në të njëjtën kohë projekti ka vazhduar edhe me përkrahjen e grupeve të ndryshme dhe organizatave të komuniteteve (të krijuara nga projekti i vitit të kaluar për hartimin e strategjive në Pejë dhe Istog) me grante të vogla të cilat i kanë implementuar këto grupe dhe organizata gjatë këtij viti në këto dy komuna.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Hartimi i Strategjisë së veprimit për komunitetet: rom, egjiptian dhe ashkali në komunën e Klinës.
• Ekzistimi i informatave mbi përparësitë, fuqitë, dobësitë dhe rreziqet të elaboruara nga vetë komuniteti gjatë fascilitimeve të grupeve në fokus, informata të cilat do të ndihmojnë në shkrimin e planit të aksionit për pjesëmarrjen e komunitetit REA.
• Njohja më e mirë e komunës me problemet ekzistuese të komunitetit REA nëpër vendbanimet e veçanta të tyre.
• Organizimi i tri trajnimeve në tri fushat: Avokim/lobim, Planifikim strategjik si dhe Dizajnimi i projekt propozimeve për steering committes ku morën pjesë përfaqësuesit e komuniteteve nga fshatra dhe lagje të komunës së Klinës si dhe përfaqësues të komunës.
• Krijimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të fokus grupeve për veprime të përbashkëta
• Përkrahja e grandeve të vogla për fokus grupet dhe organizata të komuniteteve në Istog dhe Pejë
Emri i projektit: Kthimi dhe reintegrimi në Kosovë(RRK II)
Kohëzgjatja: 24 muaj (shtator 2009 – shtator 2011)
Vendi: Komunat Klinë, Ferizaj, Kastriot dhe Rahovec
Organizata zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me DRC (bartëse e projektit)
Buxheti: 48.600 €
Donatori: Zyra Ndërlidhëse e Komisioni Evropian dhe Ministria për Kthim e Komunitete përmes Këshillit danez për refugjatë (DRC)
Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim të mbështesë reintegrimin e komuniteteve pakicë në komunat Klinë, Ferizaj, Kastriot e Rahovec, mobilizimin e institucioneve tjera vendore dhe shoqërisë në mbështetje të reintegrimit, stabilizimit të komunitetit si dhe mbështetjen e kthimit të qëndrueshëm të të zhvendosurve dhe aktiviteteve reintegruese sociale e ekonomike nëpërmes angazhimit të shtuar të autoriteteve komunale. Si pjesë e rëndësishme e projektit është reintegrimi social ekonomik i të kthyerve, që do të udhëhiqet nga Grupet Lokale të Veprimit-GVL
Përfituesit: Përfituesit e këtij projekti përfshijnë të paktën 160 familje nga komunitetet pakicë të zhvendosura brenda vendit apo refugjate në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, të cilët informohen dhe ndihmohen përmes aktiviteteve reintegruese sociale dhe ekonomike për t’u kthyer në Kosovë në komunat e Klinës Ferizajt, Kastriotit dhe Rahovecit si dhe komuniteti pranues dhe autoritetet përkatëse komunale të cilat janë përgjegjëse për kthim dhe reintegrim të familjeve.
Realizimi i projektit: Ky projekt ka një program për zhvillim të kapaciteteve, i cili inkorporon trajnime, seminare dhe këshillim në punë për autoritetet përkatëse komunale. Në komunat përkatëse gjatë projektit bëhet organizimi iniciativave për avokim, të cilat kanë për qëllim rritjen e vetëdijesimit në mesin e pakicave dhe njohjen e tyre me të drejtat dhe shërbimet komunale që janë në dispozicion të tyre. Projekti parasheh themelimin dhe lehtësimin e punës së Grupeve për veprim lokal-GVL, të cilat do të mbështeten dhe ndihmohen në procesin e përzgjedhjes së përfituesve në secilën nga katër komunat. Do të bëhet edhe lehtësimi i takimeve të GVL- së për të mbikëqyrur zbatimin e masave socio-ekonomike hulumtimit të tregut lokal të punës, dhe identifkimit, përzgjedhjen, zbatimin dhe mbikëqyrjen e projekteve për zhvillim ndëretnik dhe aktiviteteve sociale për të mbështetur reintegrimin pas kthimit.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Formimi i Grupeve Lokale të Veprimit (GVL)në të katër komunat Klinë, Ferizaj, Kastriot dhe Rahovec
• Formimi i Nën grupit lokal të Veprimit (NGLV);
• Ndihma dhe organizimi i takimeve të GVL-së me personat e zhvendosur dhe komunitetin pranues për identifikimin e problemeve.
• Ndihma dhe lehtësimi i GVL-së për identifikimin, përzgjidhen, zbatimin dhe mbikëqyrjen e projekteve për zhvillim ekonomik dhe aktivitete sociale pas kthimit.
Titulli i Projektit: “Ndikimin e grupeve lokale të interesit në vendimmarrje në nivel qendror”
Kohëzgjatja: korrik 2009 – maj 2011
Vendi: Kosovë, komunat Pejë, Deçan, Klinë, Istog
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 61.846 $
Donatori: ISC- USAID
Qëllimi i projektit: Qëllimi i projektit është të mundësojë ndikimin e grupeve lokale të interesit (komunat, shoqëria civile, komuniteti) në vendimmarrje në nivel qendror gjatë hartimit të ligjeve. Projekti synon që të krijohet një mekanizëm për ligjet që janë miratuar a do të miratohen në nivelin qendror; të fillohet me një iniciativë nga grupet i interesit që vijnë nga niveli lokal dhe të ndikohet në nivelin lokal në tërë territorin e Kosovës (konkretisht është përzgjedhur Ligji mbi pyjet); të krijohet një mekanizëm i bartjes së rekomandimeve të grupeve të interesit për ato ligje në nivelin qendror.
Përfituesit: Përfitues të këtij projekti janë komunat Pejë, Klinë, Deçan e Istog, 23 deputetë që vijnë nga këto komuna, organizatat që merren me ambientin dhe në kuptim më të gjerë gjithë komuniteti.
Realizimi i projektit: Projekti është zhvilluar në tri linja njëkohësisht. E para: përmes takimeve të përbashkëta çdo dy muaj në grupin këshillues është bërë mbajtja e kontakteve të vazhdueshme mes nivelit lokal me legjislativin: 18 nga 22 deputetëve nga rajoni, katër komunave, shoqërisë civile dhe komunitetit kanë koordinuar punët dhe paraqitja e interesave lokale në nivel qindor. E dyta: në emër të grupeve lokale të interesit është bërë ndikimi në parlament/komisionin parlamentar për bujqësi dhe pylltari për hartimin e një ligji të ri për pyjet. E treta: një zyrë është hapur në objektin e Komunës së Pejës dhe ka mbajtur kontaktet mes deputetëve dhe qytetarëve.
Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Organizimi i takimeve për sqarimin e legjislacionit me deputetët, Konsorciumin për Fuqizimin e Shoqërisë Civile për Avokim në Kuvendin e Kosovës, Kuvendin Komunal, OJQ-të etj.
• Organizimi i takimeve të përbashkëta mes deputeteve me grupet lokale të interesit për përcaktimin e prioriteteve të veprimit
• Përcjellja dhe trajtimi i tematikës prioritare që ka dalë, (ndryshimi dhe hartimi i Ligjit të ri për pyjet)
• Bartja e rekomandimeve të dala nga grupet e punës te deputetët
• Realizimi i debateve publike, dy debate të hapura dhe tri debate televizive
• Hapja dhe mbajtja e një zyre për lehtësimin e komunikimit mes deputetëve dhe grupeve të interesit në rajon