misli globalno,
deluj lokalno

Kompani ose Ekspert/e për Rishikimin dhe Plotësimin e Rregullores së Prokurimit me Shtojca

Termat e Referencës

 

Kompani ose Ekspert/e për Rishikimin dhe Plotësimin e Rregullores së Prokurimit me Shtojca

Hyrje

Syri i Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarisht si organizatë joqeveritare lokale në shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë edhe më herët, që nga viti 1999, si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës. Që nga fillimi, motoja e organizatës ka qenë “Mendo globalisht, vepro lokalisht”, të cilës organizata i ka qëndruar besnike. Misioni i organizatës është “Zhvillimi i komunitetit të njerëzve, grupeve joformale, organizatave, rrjeteve, institucioneve dhe donatorëve përmes avokimit, shkëmbimit të informacionit dhe ndërgjegjësimit” dhe SiV përmes veprimit të saj dëshmon se është një organizatë që kryen veprime lokale bazuar në praktikat më të mira.

  1. Informata të përgjithshme

Syri i Vizionit (SiV), në partneritet me Save the Children – Zyra në Kosovë (SCiK), tash e disa vite po zbaton programe që synojnë monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës dhe me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës Nr. 06/L-084.

Këto programe kanë për qëllim fuqizimin e mekanizmave dhe krijimin e mundësive për pjesëmarrje aktive të fëmijëve në vendimmarrje në të gjitha aspektet që lidhen me interesin më të mirë të tyre, duke përfshi arsimin, shëndetin, mjedisin, proceset vendimmarrëse në nivel lokal dhe kombëtar si dhe jetën sociale e rekreative

Në kuadër të programit tematik “Fuqizimi i Fëmijëve për Ndryshim Politikash dhe Pjesëmarrje”, fokusi është fuqizimi i grupeve të fëmijëve përmes Asambleve Komunale të Fëmijëve (AKF) dhe Grupit Monitorues Respect Our Rights (ROR), për të siguruar që fëmijët të kenë një pjesëmarrje aktive dhe ndikim real në politikat lokale dhe kombëtare.

Në këtë kontekst, për të forcuar kapacitetin e avokimit dhe për të hartuar një plan strategjik trevjeçar (2026–2028), do të organizohet një punëtori tre-ditore me anëtarët e ROR dhe kryetarët e AKF-ve për hartimin e një Strategjie të Përbashkët të Avokimit në nivel lokal dhe kombëtar, në përputhje me nevojat dhe interesat reale të fëmijëve.

Procesi do të lehtësohet nga një ekspert i jashtëm, në bashkëpunim të ngushtë me stafin e SiV dhe SCiK, duke siguruar që strategjia e avokimit të jetë e bazuar në evidenca, qëllimet e ROR dhe AKF për të përmirësu pozitën e pjesëmarrjes aktive të tyre në vendimmarrje.

Shkarko dokumentin e plotë: ToR për Hartimin e Rregullores së Prokurimit