mendo globalisht,
vepro lokalisht

Ekspert/e për Hartimin e Strategjisë Trevjeçare të Avokimit (2026–2028) për grupet e fëmijëve ROR dhe AKF

Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një ekspert/e profesionist/e për hartimin e Strategjisë Trevjeçare të Avokimit (2026–2028) për grupet e fëmijëve ROR dhe AKF-ve, kjo strategji do të përcaktojë objektivat e zhvillimit të kampanjave vetëdijësuese dhe avokuese të udhëhequra nga vetë fëmijët, duke fuqizuar mekanizmat dhe krijuar mundësi për pjesëmarrje aktive të fëmijëve në vendimmarrje në të gjitha aspektet që lidhen me interesin më të mirë të tyre (arsimin, shëndetin, mjedisin, proceset vendimmarrëse në nivel lokal dhe kombëtar, si dhe jetën sociale dhe rekreative). Fëmijët e ROR dhe AKV-ve, do të përcaktojnë aktivitetet dhe prioritetet e strategjisë, duke reflektuar nevojat dhe interesat e tyre konkrete.

  1. Kualifikimi i nevojshëm:
  • Diplomë universitare (kualifikimi Master dhe edukimi profesional/joformal në fushën e të drejtave të fëmijeve ,vendimarrje dhe komunikimit masiv/avokim është përparësi);
  • Dokumentimi i përvojës së punës në hartimin e planeve të punës  dhe kampanjave  që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve gjithëpërfshirjen dhe përfshirjen e tyre në vendimarrje;
  • Njohuri për parimet e të drejtave të fëmijëve të bazuara në KDF dhe KB;
  • Njohuri mbi politikat zhvillimore në nivel  lokal e kombëtare qe ka të bëjë në Arsim, Shëndetësi, Mjedis jetën sociale e rekreative.
  • Njohuri mbi mekaanizmat dhe legjislacionin në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi dhe gjithëpërfshirja, specifikisht mosdikriminimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe vazjave apo fëmijëve nga gupet e margjinalizuara;
  • Shkathtësi të shkëlqyera analitike, udhëheqëse dhe shkathtësi në shkrim dhe komunikim miqësor më fëmijë;
  • Shkathtësi të mira në të shkruar dhe të folur të gjuhës shqipe dhe angleze.
  1. Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Nga eksperti/ja  i/e angazhuar pritet:

  • Përgatitja e planit të punës dhe metodologjisë, draft-agjendën dhe zhvillimi i materialeve të nevojshme për punëtorinë me fëmijë;
  • Udhëheqja e punëtorisë dyditore me fëmijët e grupit ROR, kryesine e AKF-ve, grupit dhe mentorët (si dhe përfaqësues nga SiV dhe SCiK) dhe hartimi i draftit të parë të Strategjisë tre vjeçar me rekomandimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve/fëmijëve;
  • Dorëzimi i draftit të parë të planit të punës tek SiV, jo më vonë se shtatë (7) ditë pas mbajtjes së punëtorisë për rishikim nga SiV dhe SCiK si dhe mentorët e grupit;
  • Dorëzimi i dokumentit final/Strategjisë për aprovim tek SiV jo më vonë se tre (3) ditë pune pas pranimit të komenteve;
  • Dorëzimi i raportit me shkrim dhe timesheet tek SiV jo më vonë se pesë (5) ditë pune pasi të ketë dorëzuar dokumentin final/planin e punës të aprovuara nga SiV dhe SCiK.

Për më tepër, klikoni në vegëzën vijuese: ToR per Hartimin e Strategjise Avokuese per ROR dhe AKF_2026