Termat e Referencës
Trajner/e për ngritje të kapaciteteve të zyrtarëve komunalë mbi buxhetimin e ndjeshëm ndaj fëmijëve
- Informata të përgjithshme
Në kuadër të programit tematik “Fuqizimi i Fëmijëve për Ndryshim Politikash dhe Pjesëmarrje”, Syri i Vizionit (SiV), në partneritet me Save the Children – Zyra në Kosovë (SCiK), po punon për të forcuar integrimin e perspektivës së fëmijëve në proceset vendimmarrëse dhe buxhetore në nivel lokal.
Duke pasur parasysh zgjedhjet lokale të vitit 2026 dhe ndryshimet e pritshme në qeverisjen komunale, është identifikuar nevoja për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të rinj dhe ekzistues komunalë në fushën e buxhetimit të ndjeshëm ndaj fëmijëve.
Për këtë qëllim, SiV do të organizojë trajnim profesional për zyrtarët komunalë për të përmirësuar aftësitë e tyre në:
- zhvillimin e buxheteve të ndjeshme ndaj fëmijëve;
- përfshirjen kuptimplotë të fëmijëve në proceset buxhetore (gjatë dëgjimeve publike buxhetore, prezantimin e buxhetit tek fëmijët para dhe pas aprovimit )duke siguruar qe çështjet dhe nevojat e ngritura nga fëmijët i përmbush edhe buxheti i planifikuar për vitin pasues);
- ndërlidhjen e buxhetimit të ndjeshëm ndaj fëmijëve me planifikimin standard buxhetor komunal.
Trajnimi do të realizohet në bashkëpunim me KLG, e cila do të kontribuojë në lidhjen praktike ndërmjet buxhetimit të ndjeshëm ndaj fëmijëve dhe proceseve të rregullta të planifikimit buxhetor komunal.
Shkarko dokumentin e plotë: ToR për Trajnimin e Zyrtarëve për Buxhetim të ndjeshëm ndaj Fëmijëve