Hyrje
Syri i Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarisht si organizatë joqeveritare lokale në shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë edhe më herët, që nga viti 1999, si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës.
Që nga themelimi, motoja e organizatës ka qenë: “Mendo globalisht, vepro lokalisht”, parim të cilit SiV i ka qëndruar vazhdimisht besnik në punën dhe angazhimin e saj.
Vizioni ynë: Organizatë që realizon veprime lokale të bazuara në praktikat më të mira
Misioni ynë: Mbështetja e komunitetit përmes informimit, avokimit, vetëdijesimit dhe ngritjes së kapaciteteve të individëve, grupeve joformale, organizatave, institucioneve, rrjeteve dhe donatorëve.
Vlerat tona: Respektimi i të gjithëve pa dallim, puna në ekip dhe ndihma ndaj njëri tjetrit, hapësira e veprimi për vullnetarët, besimi dhe përgjegjshmëria, qasja bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirja
- Informata të përgjithshme
Në kuadër të programit tematik “Fuqizimi i Fëmijëve për Ndryshim Politikash dhe Pjesëmarrje”, Syri i Vizionit (SiV), në partneritet me Save the Children – Zyra në Kosovë (SCiK), po punon për të forcuar rolin e fëmijëve në proceset vendimmarrëse dhe avokuese në nivel lokal dhe nacional.
Me përfshirjen e anëtarëve të rinj në ROR dhe AKF gjatë këtij viti, është identifikuar nevoja për ngritjen e kapaciteteve të tyre në avokim të bazuar në dëshmi, duke u fokusuar në nevojat reale të fëmijëve dhe në rritjen e përgjegjësisë institucionale në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Për këtë qëllim, SiV do të organizojë trajnim për grupet e fëmijëve ROR dhe AKF-të në shtatë komuna për të fuqizuar aftësitë e tyre në:
- zhvillimin e aftësive praktike në avokim (identifikim problemesh, analizë dhe kërkesa);
- komunikimin me institucionet dhe vendimmarrësit;
- zhvillimin e iniciativave avokuese të bazuara në dëshmi;
- fuqizimin e rolit të tyre si aktorë aktiv në komunitet.
- kuptimin e të drejtave të fëmijëve sipas UNCRC;
Trajnimi do të përfshijë gjithashtu komponentin e trajnimit bashkëmoshatar (peer-to-peer), duke fuqizuar anëtarët e ROR për të mbështetur grupet tjera të fëmijëve), si dhe do të promovojë bashkëpunimin ndërmjet komunave.
Shkarko dokumentin e plotë: ToR për Trajnimin për Avokim me ROR dhe AKF-të