mendo globalisht,
vepro lokalisht

Istog, 12.06.2024- Syri i Vizionit në bashkëpunim me Komunën e Istogut ka hapur Qëndren për Soliadritet mes Gjeneratave në komunën e Istogut. Kjo qendër do të jetë në shërbim të të moshuarve në baza ditore, ku cdo shërbim ndaj tyre ofrohet pa pagesë. Përpos qëndrimit ditor, në qendër do të organizohen edhe aktivitete të ndryshme, ku të moshuarit do të kalojnë një ditë ndryshe dhe do të socializohen. Gjithashtu, aktivitetet do të zhvillohen edhe mes të moshuarve dhe fëmijëve sepse aktivitetet e përbashkëta ofrojnë mundësi për të zhvilluar aftësitë sociale, si komunikimi, bashkëpunimi dhe empatia. Fëmijët mësojnë të jenë më të kujdesshëm dhe më të kuptueshëm ndaj nevojave të të moshuarve.

Hapja e qendrës u realizua në kuadër të programit “Ndërtimi i komuniteteve miqësore për të moshuarit nëpërmjet veprimit ndër breza në Kosovë - AGE+” i cili zbatohet nga organizata Syri i Vizionit në partneritet me Volkshilfe Solidaritat dhe financohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim.

Skip to content