mendo globalisht,
vepro lokalisht

Projektet e vitit 2018

Në vitin 2018 Syri i Vizionit është i fokusuar në vazhdimësinë e projekteve nga vitet e kaluara, mbajtjen e bashkëpunimeve shumëvjeçare me partnerët kryesore të organizatës dhe kontaktin e koordinimin e vazhduar në komunitet, me qytetarët dhe grupe të organizuara.
Këtë vit angazhimi në projektin e gjerë të qytetarisë aktive me mbështetjen e Olaf Palme Center, mbrojtja e fëmijëve dhe qeverisja me të drejtat e fëmijëve me mbështetjen e Save the Children. Përmes projekteve EUSIMRAE-s, Prospect +, KOSINT, dhe “Mbështetje në Integrim dhe Fuqizim të të Kthyerve Romë, Egjiptianë dhe Ashkalinjë, përmes zhvillimit të Kapaciteteve në Edukimin Bazik (CDBE) Kosovë” të filluar vitin e kaluar angazhohemi për integrimin e komuniteteve, romë, ashkali e egjiptian duke mbajtur edhe qendrat mësimore në shkolla në tri komuna të rajonit të Pejës.
Në mbështetje të shkollave për punësimin e të rinjve vazhdojnë projektet SEED dhe ProKarriera mbi mundësitë e shkollimit dhe karrierës, qasjen në tregun e punës dhe krijimin e mundësive të punësimit.
Si pjesë e rrjeteve dhe partneriteteve lokale e rajonale, Syri i vizionit është  një zë aktiv në shoqëri dhe një promotor i ndryshimeve që kanë për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e qytetarëve në angazhimin e tyre për ndryshimet dhe angazhimin për një jetë më të mirë.

Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja me të Drejtave të Fëmijës
Emri i projektit: “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja me të Drejtave të Fëmijës”

Kohëzgjatja: 2018-2021 muaj (janar 2018 – dhjetor 2021)

Vendi: Pejë, Gjakovë, Klinë, Gjilan dhe Prizren, Prishtinë, Ferizaj dhe Mitrovicë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti për 2018: 139,108.84 euro

Partnerë: Save the Children, Zyra në Kosovë

Qëllimi i projektit: Syri i Vizionit në kuadër të këtij programi do të punojë në dy tematika në fushën e Mbrojtjes së Fëmijës dhe Qeverisjes me të Drejtat e Fëmijëve. Në fushën e Mbrojtjes së Fëmijës do të ndikojë në krijimin e infrastrukturës ligjore e cila mbron fëmijët dhe ndalon dhunën e ndëshkimin trupor ndaj fëmijëve në çdo mjedis, po ashtu edhe në ngritjen profesionale të institucioneve që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve për të ofruar shërbime të shpejta dhe profesionale. Në fushën e Qeverisjes me të Drejtat e Fëmijëve, programi do të punojë më fëmijët e grupit monitorues RoR dhe Asambletë e Fëmijëve në fuqizimin e rolit të tyre për draftimin e politikave dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje në nivel lokal e nacional.

Përfituesit: Përfitues janë të gjithë fëmijët e Kosovës pa dallime etnike, fetare, racore, gjinore apo aftësisë së tyre të kufizuar. Institucionet në nivel lokal dhe nacional që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve dhe qeverisjen më të drejtat e tyre, Asambletë e Fëmijëve, shkollat, prindërit, mësimdhënësit si dhe OSHC-të të cilat punojnë me fëmijë.

Realizimi i projektit: Në fushën e Mbrojtjes së Fëmijës projekti do të realizohet në komunat Pejë, Klinë, Gjakovë, Prizren dhe Gjilan, kurse në fushën e Qeverisjes me të Drejtat e Fëmijëve do të punohet në komunat Prishtinë, Pejë, Prizren, Klinë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë dhe Ferizaj.

Arritjet e projektit

• Institucionet lokale janë funksionale në identifikimin e rasteve të dhunës dhe mbrojtjes së fëmijëve. Ato kanë krijuar mekanizma për raportim dhe parandalim të rasteve të dhunës si brenda shkollës ashtu edhe jashtë saj, përderisa mësuesit dhe prindërit përdorin metoda alternative për edukimin e fëmijëve

- Krijimi i mekanizmave miqësorë për fëmijët për raportimin e dhunës në shkollë;

- Punëtori me Këshillat Drejtues të shkollave fillore të mesme të ulëta dhe përpilimi/hartimi i planeve të punës për këshillat drejtues të shkollave lidhur me veprimet që duhet të ndërmerren në shkolla për parandalimin e dhunës;

- Hartimi i udhëzuesit për rregulloren për hapjen e kutive të ankesave në shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta në komunën e Pejës;

- Mbështetje profesionale për komisionet për hapjen e kutive të ankesave;

-Hartimi dhe akreditimi i një moduli: “Modul trajnimi për mësimdhënës për parandalimin dhe identifikimin e llojeve të dhunës.

-Mbajtja e modulit të trajnimeve për mësimdhënësit për parandalimin dhe identifikimin e llojeve të dhunës;

-Zbatimi i rekomandimeve të nxjerra nga Studimi Fillestar i vitit të kaluar (2017) mbi mekanizmat e përdorur për raportimin e dhunës në shkolla dhe i mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve të identifikuara nga vet fëmijët në vitin 2017;

- Aksioni i nënshkrimit të posterit. SiV do të përdorë qasjen “Grumbulli i Shkollave” të cilat do ta nisin aksionin e nënshkrimit të posterit;

- Rreth 400 prindër të trajnuar në disiplinën pozitive;

- Zhvillimi i kapaciteteve të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale për identifikimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës si dhe për të ofruar shërbime më cilësore për fëmijët;

-Monitorimi i zbatimit të dy objektivave të planit trevjeçar (të zhvilluar në 2017) për mbrojtjen e fëmijës dhe familjes nga abuzimi;

- Inicimi i dialogut social në mes të shkollave, prindërve, QPS-ve dhe Policisë për identifikimin e fëmijëve me sjellje asociale në shkolla dhe risocializimi i tyre në shkollë e familje;

• Avokim për zhvillimin e infrastrukturës ligjore dhe sistemit funksional për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe ndëshkimi trupor me pjesëmarrjen e OJQ-ve, fëmijëve dhe akterëve tjerë

- Promovimi i legjislacionit në fuqi që ka të bëjë me mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe ndëshkimi trupor;

-Kontraktimi i një kompanie të marketingut për hartimin dhe zbatimin e një plani/fushate veprimi për katër vitet 2018-2022 e cila është hartuar në vitin 2017;

-Fushata ndërgjegjësimi mbi (Projekt)Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, me theks të veçantë në ndalimin e ndëshkimit trupor;

-Pjesëmarrja e SiV në takime dhe punëtori rajonale dhe ndërkombëtare;

- Punëtori informuese në rajone me institucionet, mekanizmat përgjegjës për të drejtat e fëmijëve dhe shoqërinë civile.

• Fuqizimi i kapaciteteve në fushën e avokimit dhe lobimit për fëmijët e Grupit ROR dhe AKF-ve, si dhe fuqizimi i rolit të fëmijëve në rritjen e llogaridhënies së institucioneve dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të fëmijëve në planifikim dhe zbatim të politikave lokale e nacionale

- Ripërtëritja e grupi ROR me anëtarë të rinj të trajnuar në monitorimin e KNF-së dhe kapacitetet janë zhvilluar në bazë të nevojave të tyre;

- Punëtori për të forcuar funksionimin e brendshëm të ROR-it, hartimi i planit të veprimit për vitin 2018;

-Trajnime me anëtarët e grupit ROR për forcimin e kuptimit të koncepteve të buxhetit për çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve, në menyrë që shqetësimet e tyre t’i paraqesin para drejtorëve të komunave gjatë diskutimeve publike dhe lobimit që ato të përfshihen në planet buxhetore për vitet e ardhshme;

- Finalizimi dhe zbatimi i planit të veprimit 2018-2021 në mes të grupeve të pavarura të fëmijëve të mbikëqyrjes me Avokatin e Popullit;

-Inicimi i procesit të dialogut me institucionet qendrore dhe lokale mbi infrastrukturën ekzistuese ligjore që rregullon përfaqësimin e fëmijëve/nxënësve në shkollat fillore në strukturat ligjore;

-Punëtori me DKA dhe koordinatorët për të drejtave e fëmijëve për hartimin e një Udhëzuesi në mënyrë që Asambletë Komunale të Fëmijëve të kenë një rol formal të bazuar në kuadrin ligjor edhe në bazë të rregullave komunale që mandatojnë strukturat e Asambleve;

• Fëmijët marrin pjesë aktivisht në proceset vendimmarrëse, kërkojnë monitorim efektiv dhe përgjegjshmëri të institucioneve të mandatuara dhe marrin iniciativa në avokimin për çështjet që prekin të drejtat e tyre.

-Përfaqësimi i grupit ROR në iniciativa të ndryshme me qëllim avokimi për mbrojtjen dhe qeversjen e të drejtave të fëmijëve;

-Pjesëmarrja e fëmijëve në seancat buxhetore;

-Fëmijët nga Asambletë, ROR, këshillat e fëmijëve shprehin komentet dhe sugjerimet e tyre në punëtorinë për Strategjinë Kombëtare për të Drejtat e Fëmijës me Zyrën për Qeverisje të Mirë, mënyrë që kjo strategji të jetë në përputhje me nevojat dhe pritjet e tyre;

- Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të KNF-së dhe Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në shtatë komuna;

- Fushata online të grupeve të udhëhequr nga fëmijët përmes faqeve të tyre- uebsajteve përfaqësuese, për të promovuar drejtpërdrejt fushat e Mbrojtjes dhe Qeverisjes me të Drejtat e Fëmijëve dhe të gjitha aktivitetet dhe fushatat e advokimit të kryera nga këto grupe dhe institucionet e tjera që kanë mandat mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
SEED Step II Kosovo – Support of Educational and Employment Development
Titulli i Projektit: SEED Step II Kosovo – Support of Educational and Employment Development

Kohëzgjatja: 36 muaj (janar 2017 - dhjetor 2019) - 2018

Vendi: Kosovë, Shqipëri, Serbi

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit (për projektin në Kosovë) në partneritet Volkshilfe Solidarität

Donatori: ADA – Austrian Development Cooperation

Qëllimi i projektit: Të kontribuojë në zhvillimin strategjik të tregut të punës, një kontribut për uljen e varfërisë dhe barazinë gjinore në këto shtete, nxitjen e partneritetit të qëndrueshëm për krijimin e një kornize aktive të tregut të punës në nivel lokal dhe në qasjen në punësim formal, mbështetja e të rinjve dhe grave për punësim, lehtësimit në mes sektorit publik dhe privat, promovimin e punësimit ose vetëpunësimit në kushte të drejta pune dhe rritjes së ndërgjegjësimit për barazi gjinore.

Përfituesit: Nga ky program përfitojnë nxënësit, posaçërisht femrat, në shkollat e mesme ekonomike- drejtimi i turizmit në rajonin e Dukagjinit, por projekti përfshin të gjithë akterët e turizmit në këtë rajon. Përfiton edhe komuniteti në komunat Pejë, Prizren dhe Gjakovë me përmirësimin e gjendjes në fushën e punësimit në turizëm, ndërmarrjet dhe bizneset.

Realizimi i projektit: Programi trevjeçar në Kosovë realizohet nga organizata “Syri i Vizionit” dhe fokusohet në nxitjen e partneritetit të qëndrueshëm që shtyn në krijimin e një kornize aktive të tregut të punës në nivel lokal dhe në qasjen në punësim formal. Një vëmendje e veçantë u është dhënë të rinjve dhe grave përmes: mbështetjes në punësim, lehtësimit në mes sektorit publik dhe privat, forcimit të organizatave partnere, ekspertizës dhe transferimit të njohurive, promovimin e punësimit ose vetëpunësimit në kushte të drejta pune dhe rritjes së ndërgjegjësimit për barazi gjinore.

Arritjet:

• Funksionalizimi i grupeve lokale të punësimit në Pejë dhe Gjakovë, duke mbajtur punëtori dhe hartuar rregullore te funksionimit te këtyre këshillave dhe angazhim ne krijimin e planeve të veprimit për punësim dhe strategji për zhvillimin e burimeve njerëzore në këto dy rajone.

• Këmbimi i përvojave rajonale në arsim dhe punësim, pjesëmarrje në aktivitete të zyrtarëve komunalë nga komuna e Shabacit të Serbisë në komunën e Pejës për të parë funksionimin e shkollave profesionale, qendrave të aftësimit profesional dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy komunave.

• Mbështetja e shkollave profesionale ekonomike nga Peja, Gjakova dhe Prizreni për të marrë përvoja nga shkollat e Austrisë dhe krijimi i rrjeteve të bashkëpunimit në mes të shkollave nga Kosova dhe atyre austriake.

• Hartimi i doracakut/udhëzuesit për shkollat profesionale ekonomike në Gjakovë dhe Prizren, për përfundimin e praktikave profesionale te drejtimit hoteleri dhe turizëm.

• Vazhdimi i fushatës vetëdijesuese përmes rrjeteve sociale, televizioneve nacionale, portaleve, billbordeve dhe takimeve me prindër dhe shpërndarjen e fletushkave në rrugë dhe afër shkollave të mesme te ulëta (klasat e nënta) për mundësitë që ofrojnë shkollat profesionale ekonomike me theks të veçantë për regjistrimin e vajzave në profilin e hotelerisë dhe turizmit.

• Trajnimi i 35 pjesëmarrësve nga bizneset, institucionet lokale dhe shkollat profesionale në temat: “Hartimi i planeve të veprimit për punësim – LAPE, zhvillim të burimeve njerëzore” dhe “Zhvillimi rural, vendet e punës që përkujdesen për mjedisin, ekonomia e kaltër, inovacioni”.

• Shpallja e thirrjes për grante dhe përzgjedhja e nëntë përfitueseve, të cilat synojnë të përmirësojnë cilësinë e arsimit për sa i përket orientimit të biznesit dhe/apo uljes së pengesave për karrierat e grave në sektorin e hotelerisë dhe turizmit.

• Organizimi i tre panaireve në shkollat profesionale ekonomike në Pejë, Gjakovë dhe Prizren me pjesëmarrjen e rreth 5,000 nxënësve nga klasat e nënta, të cilët janë njoftuar më profilet që i ofron shkolla ekonomike dhe bizneset në të cilat mund të punësohen pasi ta përfundojnë shkollën e mesme.
Active Citizenship Kosova
Titulli i Projektit: Active Citizenship Kosova

Kohëzgjatja: 12 muaj (janar 2018 - dhjetor 2018)

Vendi: Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 28.922.88 euro

Donatori: Olof Palme International

Qëllimi i projektit: Projekti ka për qëllim aktivizimin e qytetarëve në nivel lokal që të ndikojnë në zhvillimin e kapaciteteve të komunitetit të organizohen për të përmirësuar jetesën e tyre dhe të jenë pjesë përbërëse e vendimmarrjes në nivelin komunal.

Përfituesit: Përfaqësuesit e këshillave lokal të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec, grupet formale dhe jo formale të grave, deputetet e kuvendeve komunale, grupet e të rinjve, zyrtarët e institucioneve dhe akterët e tjerë që punojnë në këtë fushë, si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Realizimi i projektit: Projekti Active Citizenship është fokusuar në mbështetjen, fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të këtyre grupeve të akterëve në komunitet, organizatave jo qeveritare, grupeve të grave të rinjve, në mënyrë që këto grupe të kenë mundësi të krijojnë vetë-iniciativa për të qenë pjesë e vendimmarrjes dhe monitorimit të zyrtarëve në përmirësimin e komunikimit mes zyrtarëve dhe komunitetit.

Si mekanizëm tjetër për të ndihmuar kryetarët e këshillave lokal dhe grupeve tjera të interesit, vazhdon të funksionojë Zyra Ndihmëse dhe Këshilluese, e cila ndihmon çdo individ, grup formal apo jo formal, në shkrimin e kërkesave, ankesave apo projekt ideve për t’i adresuar ato tek institucionet. Ndërsa tjetër mjet avokues që shërben për shpërndarjen e informatave tek qytetaret është edhe faqja e internetit www.aktivizohu.org, përmes se cilës shpërndahen informata të shumta se si mund të zhvillohet një qytetari aktive, publikohen problematikat apo edhe zgjidhjet e tyre me vetë-inicimin e qytetarëve dhe përmes kësaj kenë qasje edhe banorët në komunat e ndryshme të Kosovës.

Aktivitet e këtij projekti këtë vit janë koncentruar në fuqizimin e rolit të gruas dhe këshillave lokal duke i përkrahur me grante të vogla, për të cilat janë tetë (8) grante në përgjithësi.

Arritjet:

- Shkëmbimi i përvojave, praktikave dhe sfidave në organizimin dhe funksionalizimin e këshillave lokal në Kosovë.

- Inicimi i institucionalizimimit të këshillave lokal.

- Zhvillimi i qëndrueshëm dhe pjesëmarrja aktive e grave dhe këshillave lokal në vendimmarrje, duke i mbështetur me tetë (8) fushata avokuese për mbrojtjen e të drejtave të grave, fuqizimin e rolit të tyre në proceset e vendimmarrjes, me mbështetjen nga deputetët e kuvendeve komunale të këtyre komunave ku zbatohet projekti.

- Konferencë për media për raportimin e punës në Zyren ndihmëse për qytetarë dhe rëndësinë e kësaj zyre, si dhe promovimi i sportelit ndihmës për qytetarë në Komunën e Pejës.

- Faqja e internetit www.aktivizohu.org ka vazhduar të shërbejë si mjet informues, avokues dhe shkëmbyes i përvojave të mira të vetë-iniciativave, drejtpërdrejt për qytetarët në mbarë Kosovën.
Nisma e Kosovës për integrim (Kosovo integration initiative 2020 - KOSINT 2020)
Titulli i projektit: Nisma e Kosovës për integrim (Kosovo integration initiative 2020 - KOSINT 2020)

Kohëzgjatja: 1 prill 2018 - 31 dhjetor 2020

Vendi: Kosovë

Organizata(t) zbatuese: SiV me partnerë - KEC, BSFK, RADC

Donatori: Fondacioni për Shoqëri të Hapur (OSF)

Qëllimi i projektit: Ky projekt synon të përmirësojë qasjen e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptian në shërbimet e arsimit, tregut të punës dhe mirëqenies sociale duke kontribuar në përmbushjen e zotimeve përkatëse të bëra nga Qeveria e Kosovës, në formën e politikave të reformës sektoriale që fokusohen në arsim, punësim dhe mirëqenie sociale. Duke mbikëqyrur zbatimin e reformave sektoriale dhe duke ndikuar në zhvillimin e politikave e planifikimin e buxhetit, koalicioni kontribuon në zbatimin e politikave të shpallura dhe rrjedhimisht përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në shoqëri. Objektivat e projektit janë si në vijim:

Përfituesit: Përfitues kryesorë janë komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali, institucionet shtetërore dhe të shoqërisë civile të cilat merren me këto komunitete, përfshirë Qeverinë e Kosovës, përkatësisht gjithë shoqëria kosovare.

Realizimi i projektit:

Projekti i ka tre komponentë të ndërlidhur në pajtim me rezultatet e pritura të cilat do të realizohen:

• Fuqizimi i Rrjetit KOSINT

• Mbikëqyrja e zbatimit të reformave të sektorit

• Zhvillim i politikave dhe avokim

Arritjet e projektit:

1. Mundësi të zgjeruara për përfshirjen e OSHC-ve dhe pjesëmarrjen në mbikëqyrjen e reformës sektoriale, zhvillimin e politikave dhe planifikimin e buxhetit

• Rritja dhe fuqizimi i Rrjetit KOSINT duke zgjeruar atë tutje me OSHC-të tjera që punojnë në përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në sektorin e arsimit edhe në tregun e punës, si dhe në përmirësimin e qasjes në shërbimet e mirëqenies sociale

2. OSHC-të organizojnë mbikëqyrjen e reformave sektoriale të arsimit e punësimit dhe mirëqenies sociale, sa u përket zotimeve të Qeverisë për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

• Organizimi i ekipeve mbikëqyrëse për mbledhjen e të dhënave për mbikëqyrjen e reformave të përzgjedhura sektoriale në nivel kombëtar nga këndvështrimi i integrimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Ideja themelore është të organizojë mbikëqyrjen e dy politikave sektoriale kombëtare në dritën e përfshirjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian:

• Plani Strategjik i Arsimit të Kosovës 2017-2021,

• Strategjia Sektoriale e MPMS 2014-2020 e cila mbulon fushën e punësimit dhe mirëqenies sociale.

3. OSHC-të ndikojnë në zbatimin e politikave të reformimit të arsimit e punësimit dhe mirëqenies sociale dhe procesin e planifikimit të buxhetit, në interesin më të mirë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

• Krijimi i dy grupeve të specializuara të punës për të siguruar kontribute të argumentuara për zhvillimin e politikave dhe planifikimit të buxhetit të reformës së arsimit e punësimit dhe mirëqenies sociale nga perspektiva e integrimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Fuqizimi i OSHC-ve për të nisur procesin e përfshirjes së publikut në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal
Titulli i projektit: "Fuqizimi i OSHC-ve për të nisur procesin e përfshirjes së publikut në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal"

Kohëzgjatja: 8 muaj (prill - dhjetor 2018)

Vendi: Kosovë, Serbi, Shqipëri

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit, Vlora Youth Center, Sretenje, Timok Club dhe Pirgos

Buxheti: 300.000 SEK

Donatori: Olof Palme International

Qëllimi i projektit: Projekti synon të ndikojë drejtpërdrejt në "fuqizimin e zërit të qytetarëve në parashtrimin e kërkesave të tyre si dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje", e cila synon të inkurajojë përfshirjen aktive të qytetarëve në vendimet dhe trajtimin e kërkesave të tyre në nivel lokal duke u përfshirë drejtpërdrejt në punën e politikave lokale dhe proceseve vendimmarrëse në Shqipëri, Serbi dhe Kosovë.

Përfituesit: Qytetarët do të përfshihen drejtpërdrejtë në takimet informuese, duke përfshirë burrat, gratë e reja nga zonat rurale dhe urbane nga tre vendet e rajonit - Kosova, Serbia dhe Shqipëria, përkatësisht në tre komunat e Pejës, Vlorës dhe Pozhegës. Së paku 50 persona nga këshilla dhe organizata të partnerëve do të marrin pjesë në tre vizita studimore dhe do të fitojnë përvojë nga vendet që vizitojnë dhe do ta përshtasin atë njohuri në vendin e tyre.

Realizimi i projektit: Projekti do të krijojë grupe qytetare të cilat do të kenë një përfshirje të gjerë të qytetarëve, kryesisht të atyre që kanë ndikim në komunitet. Qëllimi i këtyre grupeve qytetare është të avokojnë për të drejtat e qytetarëve dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje përmes përfshirjes së kërkesave dhe prioriteteve të qytetarëve në prioritetet e institucioneve vendore. Grupet qytetare gjithashtu do të jenë pjesë e fushatave të avokimit të cilat synojnë forcimin e rolit të qytetarëve në përfshirje dhe në të njëjtën kohë ato do të avokojnë që problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët parashtrohen në vendin e duhur dhe zbatohen nga institucionet vendore të mandatuara me krijimin e kushtet themelore për jetët dhe aktivitetet e qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, qëllimi i këtyre grupeve qytetare të avokimit do të jetë forcimi i rolit të qytetarëve në hartimin e politikave ku vlerësohet se qytetarët duhet të përfshihen dhe të vendosin për prioritetet e tyre.

Rezultatet:

• Rritja e njohurive të organizatave të qytetarëve dhe partnerëve mbi nismat dhe idetë e zbatuara nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia.

• Organizimi i tre vizitave studimore në Pozhegë, Pejë dhe Vlorë.

• Janë bërë tre vizita studimore nga të cilat partnerët së bashku me përfituesit kanë arritur të fitojnë përvojë nga vendet që ata vizitojnë dhe përshtasin atë njohuri në vendin e tyre.
Mbështetje në Integrim dhe Fuqizim të të Kthyerve Romë, Egjiptianë dhe Ashkalinj, përmes zhvillimit të kapaciteteve në edukimin fillor (CDBE) Kosovë
Project title: Support in the Integration and Empowerment of Roma, Egyptian and Ashkali Returnees, through the development of capacities in primary education (CDBE) Kosovo

Kohëzgjatja: 30 muaj (korrik 2017 - dhjetor 2019)

Vendi: Pejë, Istog, Klinë

Organizata zbatuese: Syri i Vizionit

Donatori: Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH -

German International Cooperation (GIZ)

Qëllimi i projektit: Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është lehtësimi i integrimit të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali në sistemin arsimor, përfshirë ata që jetojnë në Kosovë dhe ata që po kthehen. Në veçanti projekti synon të përmirësojë pjesëmarrjen e qëndrueshme, të suksesshme dhe afatgjate të fëmijëve në sistemin e arsimit formal.

Përfituesit: Rreth 500 fëmijë (rreth 200 shqiptarë dhe 300 romë, egjiptianë dhe ashkalinj) do të përfitojnë nga arsimi plotësues, mentorimi dhe arritjet në arsim. Të njëjtët fëmijë rom, ashkali dhe egjiptian do të përfitojnë çanta shkollore e mjete tjera mësimore. Ndër të tjera, prej 200 deri 300 nxënës romë, ashkalinj, egjiptianë dhe shqiptarë do të angazhohen në aktivitete shkollore ndërkulturore nga një numër i përgjithshëm prej 3600 nxënësish të regjistruar në gjashtë shkollat përkatëse.

Realizimi i projektit: Projekti realizohet përmes fushatave vjetore të vetëdijesimit, hapjes së gjashtë qendrave mësimore për nxënësit e komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali, trajnimit të 18 tutorëve të cilët do të punojnë me nxënësit në këto qendra, rinovimit dhe pajisjes së klasave në qendrat mësimore, ofrimit të mentorimit individual-ndihmës në kryerjen e detyrave të shtëpisë për fëmijët romë, egjiptianë dhe ashkalinj, furnizimit me material shkollor për fëmijët romë, egjiptianë dhe ashkalinj në këto gjashtë qendra mësimore, organizimit të ngjarjeve ndërkulturore në nivel të shkollave dhe në gjashtë qendrat mësimore, mbështetjes psike-sociale pranë këtyre qendrave mësimore, trajnimit të mediatorëve, ndërmjetësimit me autoritetet komunale, kampit veror 2017, aktiviteteve të lobimit dhe avokimit për përfshirjen e masave integruese në planet lokale për bashkëfinancimin e aktiviteteve të projektit si dhe të fushatave të avokimit në komunitet.

Arritjet e projektit:

- Hapja e klasave të mësimit plotësues në gjashtë shkolla fillore në komunat e Pejës, Klinës dhe Istogut, renovimi i tyre dhe furnizimi me materiale bashkëkohore për mbajtjen e mësimit plotësues në shkollat e Zahaqit, Sigës, Kliçinës, dy shkolla në qytetin e Klinës dhe një në Zallq të Istogut;

- Trajnimi i 18 tutorëve (edukatorëve) për zhvillimin e mësimit plotësues me rreth 25 nxënës të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkalinj në shkollat përkatëse;

- Realizimi i fushatave vjetore të vetëdijesimit rreth regjistrimit në klasat e para dhe rëndësisë së arsimimit për fëmijët e komuniteteve rom, egjiptiane dhe ashkali;

- Ofrimi i mentorimit individual ndihmës rreth detyrave të shtëpisë për nxënësit, pjesëmarrës në mësimin plotësues;

- Furnizimi me material shkollor për fëmijët romë, egjiptianë dhe ashkalinj, pjesëmarrës të mësimit plotësues (shpërndarja e pakove shkollore-çantave)

- Organizimi i ngjarjeve ndërkulturore në nivel shkollash në gjashtë shkollat e klasave të mësimit plotësues;

- Mbështetja psikosociale për fëmijët e gjashtë klasave të mësimit plotësues;

- Trajnimi i mediatorëve;

- Ndërmjetësimi me autoritetet komunale në çështjet sociale, shëndetësi, etj.

- Zhvillimi i kampit veror dyjavor 2017 (i mbajtur në muajin korrik-gusht);

- Zhvillimi i aktiviteteve të avokimit dhe lobimit për përfshirjen e masave integruese në planet lokale për bashkëfinancimin e aktiviteteve të projektit;

- Zhvillimi i fushatave avokuese në komunitet.
Prospect +
Emri i projektit: “Prospect + ”

Duration: 37 months (November 2015 – December 2018)

Vendi: Pejë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit dhe Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

Buxheti: 68.135.00 euro

Donatori: Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Karl Kübel Stiftung für Kind und Familie (KKS)

Qëllimi i projektit:

Projekti ka për qëllim vetëdijesimin dhe integrimin e komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali, për të drejtën në edukim, shëndetësi, e cila jo vetëm është një e drejtë fundamentale, por është edhe një strategji për të tejkaluar varfërinë si dhe sigurinë në raste socio-ekonomike dhe avokim, dhe në këtë kontekst projekti ka për qëllim të kontribuojë në zbatimin e Strategjisë së Planit të Veprimit, integrimin e komuniteteve duke e përmirësuar qasjen e tyre ne arsim, shëndetësi dhe shërbime sociale. Gjithashtu, projekti ka për qëllim vetëdijesimin e prindërve me anë të trajnimeve të ndryshme, angazhimin e tyre në pjesëmarrje të shkollës.

Përfituesit:

Përfitues të këtij projekti janë familjet e komuniteteve, fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit, të cilët në bashkëpunim me institucionet dhe organizatën “Syri i Vizionit”, do të përmirësojnë pjesëmarrjen e tyre në arsim, shëndetësi dhe shërbime socio-ekonomike, për të rritur nivelin e vetëdijesimit dhe informimit rreth shëndetësisë dhe shërbimeve shëndetësore.

Realizimi i projektit:

Në komunën e Pejës është punuar në lagjen \"7 Shtatori\", një ndër lagjet më të banuara me këtë komunitet, si dhe në fshatin Vitomiricë - shkollat \"Xhemajl Kada\" dhe \"7 Shtatori”. Në lagjet e lartë përmendura është punuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me komunitetet, kryesisht me familjet e komuniteteve, për gjendjen e tyre aktuale, të ardhmen e tyre, të drejtat e tyre në shoqëri, integrim, të drejtat e fëmijëve në arsim, të drejtat e tyre në shëndetësi si dhe të drejtat e tyre socio-ekonomike. Ne së bashku gjatë kësaj periudhe kohore kemi bashkëpunuar dhe kemi pasur një komunikim të mirë sa i përket çështjeve të prekura, në veçanti kemi organizuar fushata vetëdijësuese me prindërit për t'i motivuar ata që t'i regjistrojnë fëmijët në shkolla dhe t'ua mundësojnë vijimin e mësimit të rregullt. Projekti, si i tillë, ka prodhuar materiale për fushata të caktuara, takime të ndryshme.

Aktivitetet dhe rezultatet:

- Janë adaptuar dhe pajisur me inventar dy qendra mësimore brenda shkollave SHFMU “Xhemajl Kada” dhe SHFMU “7 Shtatori” ku është zhvilluar mësimi plotësues me nxënësit e komuniteteve. Në këto qendra mësimore janë angazhuar nga dy tutorë apo ndihmës mësues, ku përveç detyrave të shtëpisë janë realizuar edhe aktivitete të ndryshme ndërkulturore, vetëdijësuese, si dhe aktivitete edukativo-arsimore.

- Janë realizuar aktivitete vetëdijësuese për regjistrimin e fëmijëve në shkollë- Rëndësia e arsimimit

- Me anë të aktiviteteve të ndryshme fëmijët kanë treguar përmirësim të dukshëm në shkolla, e sidomos në mësim të rregullt. Gjithashtu është zvogëluar numri i mungesave dhe braktisjeve, derisa vijueshmëria e tyre në shkollë është përmirësuar.

- Janë realizuar fushata shëndetësore në lagje të komuniteteve çdo muaj me qëllim të informimit dhe ngritjes së vetëdijes në shëndetësi tek familjet e komuniteteve. Përmes ngritjes së vetëdijes se grave është zvogëluar numri i shtatzënive të padëshiruara, është ngritur numri i kontrolleve shëndetësore në qendrat e mjekësisë familjare si dhe është bërë vaksinomi i fëmijëve.

- Janë organizuar aktivitete/fushata avokuese në lagjet e banuara nga komunitetet, aktivitete me të cilat është arritur të zgjidhen disa probleme në këto lagje, siç janë ato të infrastrukturës rrugore, ujit të pijes, kontrollet sistematike shëndetësore, shërbimet sociale dhe nxjerrja e dokumenteve personale.
ProKarriera
Emri i projektit: ProKarriera

Duration: January 2018 - December 2018

Vendi: Pejë, Kosovë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Budget:

Donatori: Solidar Suisse

Qëllimi i projektit është përmirësimi i mundësive të karrierës dhe i punësimittë të rinjve duke shpërndarë tek ata dhe familjet e tyre sa më shuaminformacion lidhur me karrierën dhe arsimmiin në Kosovë, përfshirja e prindërvenë këtë proces si dhe mbështetja për sistemin e arsimit që të përshtatet sipasnevojave që ka tregu i punës.

Përfitues të drejtpërdrejtë janë nxënësit të shkollave të mesme të ulëta, ngaklasat 6-9 në Kosovë, bashkë me familjet e tyre. Përfitues specifik janë rreth1700 nxënës të klasave të 9-ta në komunën e Pejës që bashkë mefamiljet marrin guidat për shkollat e Pejës, rreth 120 prindër të përfshirëpunëtoritë dhe vizitat lidhur me karrierën, rreth 80 mësues të përfshirë nëkëshillim në karrierë, si institucionet qendrore e lokale të arsimit.

Realizimi i projektit: Projekti është vazhdimësi e projektit gjashtëvjeçar “Mismatch” dhe i ndihmonarsimit në përshtatje me tregun e punës dhe përgatitjen e nxënësve sa më mirëpër këtë treg. Përvoja e krijuar në rajonin e Pejës synohet të bartet në nivelqendror, duke iu ofruar Ministrisë së Arsimit mbështetje për zbatimin e lëndëssë orientimit në karrierë në shkollat e Kosovës. Kjo është bërë përmestrajnimeve të drejtpërdrejta me mësimdhënësit e Kosovës si dhe përmes mbështetjesprocesit të hartimit të strategjisë për komunikimin me prindërit për çështjet ekarrierës. Në nivel lokal bëhet monitorimi dhe mentorimi i mësuesve që janëtrajnuar vitin e kaluar në Deçan dhe Klinë, si dhe një analizë me nevojat qëkanë këto shkolla që bashkë me rekomandimet i dorëzohet Drejtorisë komunale tëarsimit. Kurse në komunën e Pejës, në bashkëpunim me të gjithë akterët qëkoordinohen në një grup lokal, bëhet identifikimi i nevojave dhe kalohet nëhapat konkret për realizimin e tyre. Njëkohësisht, krijohen grupet e para tëprindërve dhe aktivitete informuese dhe vetëdijesuese të prindërve përkarrierën.

Arritjet e projektit:

• Koordinimi i një grupi lokal me përbërje nga të gjithë akterët nga komuna,shkollat dhe biznesi, hartimi një dokumenti për analizën e nevojave në sektor,Ndërhyrje në nevojat në sektorin e edukimit në karrierë të identifikuara ngagrupi

• Trajnimi për orientim në karrierë me mësuesit e rreth 80 pilot shkollave tëkurrikulës në nivel të Kosovës

• Mbështetja për Ministrinë e Arsimit për hartimin e strategjisë së komunikimitme prindërit për orientimin në karrierë

• Hartimi i guidave për shkollat e mesme profesionale të Pejës. Shpërndarja etyre tek rreth 1700 nxënës të klasave të nënta

• Takime me prindërit në shkollat e mesme të ulëta, bashkëbisedim përkarrierën, organizim i takimeve dhe vizitave në shkolla të mesme profesionale

• Monitorimi i zbatimit të orientimit në karrierë në komunat Klinë dhe Deçan,punëtoritë me mësuesit e certifikuar në dy komuna, hulumtim me nxënësit, hartimi raportit të monitorimit me rekomandime.
Pjesëmarrja e të rinjve në zgjedhje. Adresimi i nevojave të tyre nga qeverisja e re komunale
Titulli i projektit: “Pjesëmarrja e të rinjve në zgjedhje. Adresimi i nevojave të tyre nga qeverisja e re komunale”.

Kohëzgjatja: 2 muaj (qershor 2018 - korrik 2018)

Vendi: Pejë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Qëllimi i projektit: Diskutimin e trendit të pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhjet lokale të tetorit 2017. Nevojën e adresimit të kërkesave të të rinjve nga qeverisja komunale, platformat programore ku përfshihen të rinjtë, dhe pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrjen lokale/komunale. Gjatë tryezës do të diskutohen mekanizmat që mund të përdoren nga të rinjtë për pjesëmarrje efektive në vendimmarrjen komunale dhe adresimin e nevojave të tyre.

Përfituesit: Të rinjtë në përgjithësi, organizatat e shoqërisë civile, institucionet lokale, si dhe të rinjtë e partive politike në veçanti.

Fuqizimi i OSHC-ve lokale dhe qytetarëve në parandalimin e korrupsionit në prokurimet publike komunale
Titulli i projektit: Fuqizimi i OSHC-ve lokale dhe qytetarëve në parandalimin e korrupsionit në prokurimet publike komunale

Kohëzgjatja: Janar 2018 - mars 2020

Vendi: Istog, Kosovë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Budget: 8.550.00 Euro

Donatori: DAI – USAID

Qëllimi i projektit:

Qëllimi i projektit është fuqizimi i shoqërisë civile në adresimin dhe luftimin e korrupsionit në prokurimin publik dhe të jetë pjesë e projektit TEAM “Komunat Transparente, Efektive dhe Përgjegjëse”, të zbatuar nga DAI dhe të përkrahur financiarisht nga USAID.

Përfituesit:

Përfitues direkt janë institucionet e komunës së Istogut, qytetarët dhe opinioni i gjerë. Ideja e këtij projekti është të rrisë transparencën dhe ndërgjegjësimin e institucioneve për llogaridhënie ndaj qytetarëve.

Realizimi i projektit:

Projekti do të monitorojë komunën e Istogut, dhe atë të gjitha fazat e prokurimit duke filluar nga procesi i përgatitjes dhe aprovimit të buxhetit komunal, përpilimit të planeve të prokurimit, procedurat e prokurimit, menaxhimin e kontratave dhe performancën e komunave në adresimin e gjetjeve të specifikuara në raportet e Auditorit. Ky projekt mëton që përmes monitorimit aktiv të të gjitha këtyre fazave të prokurimit të përmirësojë menaxhimin e parasë publike, rris kualitetin e shërbimeve për qytetarët dhe të zvogëlojë rreziqet e korrupsionit. Përmes këtij projekti, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) gjatë dy viteve të ardhshme do të fuqizojë kapacitetet e konsorciumit të OJQ-ve lokale Syri i Vizionit, YAHR, ISDY dhe Ekovizioni për të monitoruar prokurimin publik në komunat e Prizrenit, Suharekës, Ferizaj, Lipjanit, Istogut dhe Podujevës

Arritjet e projektit:

Faza e planifikimit të buxhetit - Monitorimi i procesit të buxhetimit komunal për pajtueshmëri me kërkesat ligjore për zhvillimin e buxhetit komunal dhe përcjellja e prioriteteve të paraqitura nga qytetarët gjatë dëgjimeve buxhetore dhe përfshirja e prioriteteve të paraqitura nga qytetarët në buxhet për vitin e ardhshëm.

Faza e planifikimit të prokurimit - Monitorimi i procesit të zhvillimit të planeve komunale të prokurimit dhe monitorimi i zbatimit të planeve komunale të prokurimit.

Procesi i prokurimit - Monitorimi i dy proceseve të prokurimit me vlerë të lartë duke përfshirë analizën e specifikimeve teknike, vlerësimin nëse po zbatohen procedurat e sakta të prokurimit, vlerësimi i procesit të vlerësimit të ofertave (përzgjedhja e komisionit vlerësues, kriteret e vlerësimit), monitorimi dhe evidentimi i çdo ankese nga operatorët ekonomikë që marrin pjesë në proces, nxjerr në pah çdo devijim nga afatet kohore ligjore;

Menaxhimi i kontratave - Monitorimi i zbatimit të dy kontratave me vlerë të lartë (të njëjtat kontrata të monitoruara gjatë procesit të prokurimit); dhe monitorimi dhe ekstrapolimi i gjetjeve të auditimit në lidhje me komunat e monitoruara (rreziqet dhe gjetjet e përsëritura).
Institucione të përgjegjshme për një shoqëri aktive dhe të mirë informuar
Titulli i projektit: “Institucione të përgjegjshme për një shoqëri aktive dhe të mirë informuar”

Kohëzgjatja: 5 muaj (maj 2018 - shtator 2018)

Vendi: Pejë, Istog, Klinë dhe Junik

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 16.255 euro

Donatori: KCSF

Qëllimi i projektit: Rritje të komunikimit, transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve ndaj qytetarëve dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje

Përfituesit: Përfitues të këtij projekti në radhë të parë janë të gjithë qytetarët pa dallim moshe, përkatësie etnike apo gjinie, pasi që do të kenë një qasje më të mirë në kërkim të llogaridhënies dhe përgjegjësisë në çështjet që kanë adresuar në komuna dhe do të jenë mirë të informuar e me kohë për dëgjimet publike, vendimet, buxhetimin, etj. Përfitues do jenë edhe gratë dhe komuniteti joshumicë në zonat rurale të cilat do përfshihen në këshillat lokal. Do përfitojnë edhe vetë komunat që përmes kësaj strategjie ndërtojnë një standard të ri të kontaktimit të brendshëm dhe të jashtëm, i cili ka munguar deri tani.

Realizimi i projektit:

Projekti “Institucione të përgjegjshme për një shoqëri aktive dhe të mirë informuar” është fokusuar në krijimin e mekanizmave të komunikimit me qytetarë, rritjen e llogaridhëniës, transparencës dhe përgjegjësisë së institucioneve ndaj qytetarëve, vetëdijësimin dhe informimin e qytetarëve për rëndësinë e angazhimit të tyre në proceset vendimarrëse si: dëgjimet publike dhe format tjera të komunikimit me institucionet. Po ashtu, fokus të veçantë i jep përfshirjes së grave dhe komuniteteve pakicë (rom, egjiptian, ashkali, boshnjak dhe serb) në proceset e vendimmarrjes përmes këshillave lokal.

Arritjet:

- Tre strategji komunale të komunikimit dhe kontaktimit me qytetarë të aprovuara nga Kuvendet

- Raporti me rekomandime për pjesëmarrjen e qytetarëve në dëgjimet publike dhe buxhetim

- Qytetarët janë informuar për strategjinë me 3000 broshura dhe tre radio debate informuese

- Pjesëmarrje më e madhe e qytetarëve në takimet publike, ato të buxhetimit, apo takime e tryeza që kanë të bëjnë më interesin më të mirë të tyre

- Institucionet më të hapura, llogaridhënëse e transparente

- Gra të përzgjedhura në këshilla lokal dhe përfaqësim më të mirë gjinor

- Përfaqësuesit e komuniteteve të përfshirë dhe të përzgjedhur në këshillat lokal

- Institucionet janë me të koordinuara të përmirësojnë marrëdhëniet midis qeverisë lokale, Kuvendit Komunal, qytetarëve, mediave, organizatave private dhe publike, organizatave joqeveritare, si dhe komuniteteve që jetojnë e veprojnë në këto tre komuna.
Drejt një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në hartimin e politikave
Titulli i projektit: “Drejt një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në hartimin e politikave”

Kohëzgjatja: 12 muaj (01 qershor 2017 – 31 maj 2018)

Vendi: Pejë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 2.160,00 euro

Donator: CiviKos

Qëllimi i projektit: Syri i Vizionit në kuadër të këtij programi, i cili zhvillohet si pjesë e platformës CiviKos, me përkrahje financiare nga Programi MATRA, menaxhuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, ka realizuar programin "Drejt një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në hartimin e politikave”, duke fuqizuar kështu organizatat e shoqërisë civile të rajonit të Pejës (Pejë, Klinë, Istog, Junik, Deçan e Gjakovë), që të jenë aktive në hartimin e politikave ligjore dhe vendimeve tjera që prekin interesin e grupeve të synuara më të cilat punojnë dhe përfaqësojnë organizatat e shoqërisë civile të të gjitha komuniteteve.

Përfituesit: Përfitues të këtij programi kanë qenë të gjitha organizatat e shoqërisë civile të të gjitha komuniteteve dhe të të gjitha fushave, më qëllim të fuqizimit të tyre karshi institucioneve dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje në nivel lokal dhe nacional. Po ashtu edhe në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet OSHC-ve dhe institucioneve në nivel lokal.

Realizimi i projektit: Programi është realizuar përmes HUB qendrës rajonale të platformës CiviKos e udhëhequr nga SiV, në rajonin e Pejës.

Arritjet e projektit:

• Informimi më kohë i organizatave të shoqërisë civile me aktet ligjore dhe nënligjore për konsultime dhe pjesëmarrjen e tyre në këto konsultime;

• Sigurimin e informatave me kohë për mundësitë e pjesëmarrjes së OSHC-ve në grupe punuese dhe komisione të ndryshme në nivel lokal siç kërkohet me legjislacion;

• Rritja e pjesëmarrjes së OSHC-ve në konsultime publike, komisione të ndryshme lokale e nacionale;

• Koordinimi i veprimeve të OSHC-ve në rajonin e Pejës në ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta;

• Ngritje të kapaciteteve të OSHC-ve përmes trajnimeve dhe punëtorive profesionale;

• Ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet OSHC-ve dhe OSHC-ve me institucionet lokale e nacionale.
Skip to content