21-22 maj 2019, Pejë – Në kuadër të kuadër të programit SEED II “Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit - SEED” i cili mbështetet financiarisht nga Agjencia Austriake për Zhvillim - ADA dhe realizohet nga organizata Syri i Vizionit e Volkshilfe Solidarität është mbajtur trajnimi dyditorë në temat: “Plotësueshmëria e arsimit të dyfishtë dhe arsimi joformal” dhe “Ekonomia sociale, ndërmarrësia sociale dhe ekonomia e solidaritetit social” ku kanë marrë pjesë përfaqësues nga institucionet lokale të komunave Pejë, Gjakovë dhe Prizren, anëtarë të bizneseve dhe shoqatave të bizneseve, zyrat e punësimit, shoqëria civile si dhe përfaqësues nga sindikatat.
Trajnimet janë mbajtur nga doc. dr Hugo A.M. van Veghel nga Tara International Consulting dhe kanë pasur për qëllim që pjesëmarrësit të rrisin njohuritë e tyre rreth ndikimit të arsimit të dyfishtë dhe mbështetjes që mund të jap arsimi joformal, si dhe për ekonominë sociale, mundësitë e zhvillimit të ndërmarrjeve sociale dhe mbështetja që biznesi mund të jap për këto ndërmarrje.
________________