mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mjetet e Komunikimit dhe Rrjetet Sociale ishte punëtoria e dytë e cila është mbajtur sot në Qendrën e Solidaritetit mes Gjeneratave në komunën e Istogut.

05 korrik 2024, Istog - Mjetet e Komunikimit dhe Rrjetet Sociale ishte punëtoria e dytë e cila është mbajtur sot në Qendrën e Solidaritetit mes Gjeneratave në komunën e Istogut. Kjo punëtori është organizuar për të moshuarit e kësaj komune për ti njohur më mirë rreth mjeteve te komunikimit elektronik, përdorimi i llogarive të postës elektronike, përfitimet dhe rreziqet e mediave sociale.
Të hënën datë 𝟎𝟖 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟒 duke filluar nga ora 𝟭𝟬:𝟬𝟬 do vazhdohet me punëtori për “Shërbime Online dhe Fizike”, ku të moshuarit do kenë mundësi të njoftohen me shërbimet të cilat ofrohen online, e po ashtu përdorimin e bankomatit.
Kjo punëtori është organizuar në kuadër të programi “AGE+ Ndërtimi i komuniteteve miqësore për të moshuarit nëpërmjet veprimit ndër breza në Kosovë” i cili zbatohet nga organizata Syri i Vizionit në partneritet me Volkshilfe Solidaritat dhe financohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim - ADA.

________________

Skip to content