Termat e Referencës
Angazhimi i një Eksperti/je për Mbështetjen e Procesit të Hartimit të Planit Lokal të Veprimit në Mjedis (PLVM) 2027–2031 për Komunën e Mitrovicës së Jugut
në kuadër të projektitHorizonte të Gjelbra – Iniciativa për tranzicion të gjelbër të udhëhequr nga të rinjtë dhe komuniteti në Kosovën Perëndimore
Data: 02 tetor 2026
Në kuadër të projektit “Horizonte të Gjelbra – Iniciativa për tranzicion të gjelbër të udhëhequr nga të rinjtë dhe komuniteti në Kosovën Perëndimore”, të zbatuar nga CARE Deutschland e.V. – Zyra në Kosovë, në partneritet me Syri i Vizionit (SiV) dhe EC Ma Ndryshe dhe të bashkëfinancuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, projekti mbështet forcimin e qeverisjes lokale mjedisore dhe pjesëmarrjen e qytetarëve, veçanërisht të të rinjve dhe grave, në proceset e vendimmarrjes.
Në kuadër të Aktivitetit A.4.1.4 “Aktivitete pasuese me autoritetet vendore: hartimi/përditësimi/harmonizimi i Planeve Vendore të Veprimit”, , projekti do të mbështesë proceset pjesëmarrëse për përditësimin ose hartimin e planeve lokale për mbrojtjen e mjedisit dhe tranzicionin e gjelbër, duke u bazuar në gjetjet e Hulumtimit mbi Sfidat Mjedisore dhe duke përfshirë të rinjtë dhe organizatat e shoqërisë civile.
Në këtë kuadër, CARE dhe Syri i Vizionit, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës së Jugut, do të mbështesin hartimin dhe/ose përditësimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis (PLVM) për periudhën 2027–2031, në përputhje me kuadrin ligjor dhe politikat relevante në Kosovë dhe, sipas rastit, me standardet dhe prioritetet përkatëse të BE-së për mjedisin dhe tranzicionin e gjelbër.
Për këtë qëllim, Syri i Vizionit do të angazhojë një Ekspert/e për Hartimin e PLVM-së, i/e cili/a do të ofrojë ekspertizë teknike dhe metodologjike dhe do të mbështesë procesin pjesëmarrës të hartimit të dokumentit në bashkëpunim me Komunën, Grupin Punues dhe palët relevante të interesit.
Konsulenca pritet të zhvillohet midis nëntor 2026 dhe mars 2027, me aktivitete specifike të planifikuara në përputhje me nevojat e projektit dhe një plan zbatimi që do të dakordësohet me ekipin e projektit.
Për më shumë: ToR_Ekspert për Hartimin e PLVM-së së Mitrovicës së Jugut