Komunikatë për Media
Pejë, 17 maj 2014
Me moton “Veprojmë së bashku për një të ardhme të qëndrueshme” Organizata joqeveritare Syri i Vizionit, ka organizuar për herë të parë në Kosovë, shënimin e “Ditës së Drinit” krahas vendeve tjera të rajonit si në Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi dhe Greqi.
Qëllimi i shënimi të “Ditës së Drinit” ishte që edhe Kosova të jetë pjesë e vendeve të rajoni sa i përket mbrojtjes dhe promovimit të lumenjve dhe ruajtjes së tyre duke rritur vetëdijen e institucioneve dhe të qytetarëve në ruajtjen e resurseve natyrore siç janë lumenjtë dhe hapësirat për rreth tyre.
Manifestimi i shënimit të “Ditës se Drinit” ka filluar më hapjen e panair në qendër të qytetit të Pejës, ku të pranishmeve u janë drejtuar më një fjalë rasti organizatorët e këtij manifestimi nga OJQ Syri i Vizionit, Kryetari i Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri, përfaqësuesja e Ambasadës Gjermane ne Kosovë si dhe Përfaqësues të GIZ-it zyra në Shqipëri.
Në kuadër të panairit “Veprojmë së bashku për një të ardhme të qëndrueshme” të gjithë organizatat partnere dhe zyrat e turizmit kanë promovuar punën e tyre, më pas manifestimi gjatë gjithë ditës ka vazhduar me shfaqje muzikore dhe kërcime nga ansamblet popullore lokale.
Gjithashtu, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme si; ngjitje nëpër shkëmbinj në grykë të Rugovës, ture me biçikleta, aktivitete edukuese mbi lumin, si dhe një vizitë tek Instituti Hidro-meteorlogjik i Pejës dhe një vizitë në qendrën e furnizimit me ujë në Radvac më nxënësit e shkollave dhe të rinjtë si dhe me përfaqësues të autoriteteve lokale, sportistë të njohur dhe personalitete.
Të pranishëm në këtë eveniment ishin përfaqësues të Ambasadës Gjermane, Ministra e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, kryetari i komunës së Pejës, përfaqësues të komunave Gjakovë, Prizren dhe Bajram Curr, si dhe zyrtarë nga tetë komunat e tjera që i përfshin pellgu i Drinit në Kosovë, artistë dhe sportistë të ndryshëm.
Dita e Drinit në Kosovë është mbajtur në qytetin e Pejës nga Syri i Vizionit në partneritet më organizatat tjera lokale: Era Group, Merimangat e Pejës, Let’s Do It Peja, Shoqata e Peshkatarëve, Porta Perëndimore dhe Rugova Experience, mbështetur financiarisht nga projekti i GIZ “Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike në Ballkanin Perëndimor” dhe në bashkëpunim me institucionet lokale në 11 komunat e zonës ku shtrihet Drini i Bardhë, institucionet akademike dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.