mendo globalisht,
vepro lokalisht

Istog, 03 qershor- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve “1 Qershori”, organizatajoqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në kuadër të projektit SIMRAES II, ka organizuar debatin “Çfarë bënti për mua?” me institucionet lokale që kanë për mandat mbrojtjen e fëmijëvedhe ofrimin e shërbimeve publike për ta.

Debati kishte përqëllim të ngritë vetëdijen e fëmijëve për punën, përgjegjësitë dhe obligimet qëinstitucionet kanë ndaj tyre si dhe fuqizimin e shkollës më këto institucione.

Në debat kanë qenëtë ftuar zyrtarë nga Drejtoria e Arsimit, Zyra për të Drejtat e Njeriut,Policia, Qendra për Punë dhe MirëqenieSociale, Institucioni i Avokatit të Popullit - Zyra në Pejë, menaxhmenti ishkollës, mësimdhënës dhe prindër, si dhe nxënësit e shkollës fillore të mesmetë ulët Martin Camaj në Gurrakoc dhe paralelja e ndarë ne Llukafc të Thatë.

Gjatë debatit institucionet paraqitën punën, obligimet dhe rolin e tyre në mbrojtjen e fëmijëve.Ato shfaqën gatishmëri, mirëpritën pyetje nga nxënësit dhe sqaruan të gjitharastet veç e veç se çfarë mund të ndërmerret si dhe format për t’u zgjidhur ato.

Ky debat uorganizua në kuadër të projektit “Përkrahja e BE-së për Zbatimin e Strategjisëpër Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2- Arsim për Integrim”(i quajtur EU SIMRAES 2), i cili zbatohet nga KFOS në partneritet me shtatëorganizata partnere, ndër të cilat edhe Syri i Vizionit dhe KEC në Komunën eIstogut dhe mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.

________________

Skip to content