Pejë, Korrik 2017- Prej muajit korrik Syri i Vizionit ka filluar një tjetër projekt të ri në mbështetje të edukimit dhe integrimit të të kthyerve romë, egjiptianë dhe ashkalinj në shoqërinë në Kosovë. Projekti “Mbështetje në Integrim dhe Fuqizim të të Kthyerve Romë, Egjiptianë dhe Ashkalinjë, përmes zhvillimit të Kapaciteteve në Edukimin Bazik mbështetet nga GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit - German International Cooperation) dhe do zgjasë deri në fund të vitit 2019.
Qëllimi i projektit i projekti është lehtësimi i integrimit të komuniteteve romë, egjiptian dhe ashkali në sistemin arsimor, si për ata që jetojnë në Kosovë dhe ata që po kthehen, në mënyrë të veçantë, përmirësimi i pjesëmarrjes së qëndrueshme dhe të suksesshme afatgjatë të fëmijëve në sistemin e arsimit formal.
Nga ky projekt përfitojnë rreth 500 (300 Romë, Egjiptian dhe Ashkali rreth 200 Shqiptarë) që do të përfitojnë nga arsimi plotësues, mentorimi dhe arritjet në arsim. Të njëjtët fëmijë Romë, Ashkali dhe Egjiptian do të përfitojnë çanta shkollore dhe mjete tjera mësimore dhe do të angazhohen në aktivitete shkollore ndërkulturore që do përfshijnë një total prej 3600 nxënës në 6 shkollat përkatëse.
Projekti do të realizohen në komunat Pejë, Klinë dhe Istog, në të cilat janë përzgjedhur gjashtë shkolla në Zahaq, Kliçinë, Sigë në Pejë, shkollat “Ismet Raci” dhe “Motrat Qiriazi” në Klinë dhe shkolla e fshat Zallq në Istog në të cilat do hapen gjashtë qendra të mësimit mbështetës për nxënësit e komuniteteve Romë, Egjiptianë dhe Ashkalinjë, në të cilat do të angazhohen 18 tutorëve – mësues mbështetës që do të punojnë me nxënësit në këto qendra. Në kuadër të projektit do të ketë edhe organizim i ngjarjeve ndërkulturore në nivel të shkollave, kamp veror, aktiviteteve të lobimit dhe avokimit për përfshirjen e masave integruese në planet lokale për bashkëfinancimin e aktiviteteve të projektit si dhe fushata avokimit në komunitet.